Nga: Agron Jaha
___
* Jusuf Buxhovit : “Kosova”I-V. Botues “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2015.
___
Shkrimtari dhe studiuesi Jusuf Buxhovi ka shënuar me veprën e tij kapitale ‘Kosova” vërtet një kthesë në historiografinë shqiptare. Kjo kthesë ka të bëj në rend të parë me ndërrimin e paradigmës studimore në rrafshin e interpretimit apo botëkuptimit modern të proceseve historike.
Vepra ‘Kosova’ na paraqitet me një kualitet të ri prezantues, të cilin unë do ta quaja shtjellim sintetik. Proceset historike nuk shihen më vetëm si procese thjesht politike apo të izoluara nga ndikimet e faktorëve të natyrave tjera, ato shihen dhe trajtohen në ndërveprim të vazhdueshëm dhe jo monokauzalisht apo fatalisht.
Autori na dëshmon jo për të parën herë jo vetëm mendimtarin e spikatur të letrave shqip, por edhe punëtorin e madh të dijes e shkencës.
Njohuritë e tij universaliste e radhisin atë detyrimisht, pa asnjë hamendësim a pikëpyetje, në traditën e pashkëputur të eruditizmit postrilindas, e bëjnë atë një lloj Humbolti apo enciklopedisti modern.
Me kontributin e tij të nduardurshëm Buxhovi ka kohë që është shndërruar në një epiqendër poliedrike, në një institucion referencial për gazetarinë, publicistikën dhe studiuesit e kulturës e historiografisë ilire-shqiptare.
“Kosova”, e ribotuar në pesë vëllime paraqet një vepër kapitale, apo më saktë një vepër enciklopediste dhe analitike të përmasave kombëtare e ndërkombëtare. Me botimin e saj tashmë edhe në anglisht, si dhe receptimin relativisht të shpejtë nga bibliotekat dhe universitetet në disa vende perëndimore do të shërbej pa mëdyshje si një burim informacioni, konsultimi e studimi.
Madje, duke pasur parasysh edhe validitetin dhe realibitetin e lartë dokumentues e shtjellues si dhe numrin e madh e të larmishëm të burimeve të konsultuara, ‘Kosova’ e Buxhovit lirisht mund të cilësohet si një enciklopedi e historisë ilire-shqiptare.
Vëllimi i parë – Antika, po ashtu mund të klasifikohet edhe si libër hyrës në historinë universale të lashtësisë dhe antikës evropiane. Kjo natyrisht e diktuar nga faktografia relevante historike, e cila si qendër tradicionale (nga e cila kanë pikënisjen të gjitha zhvillimet kulturore dhe historike me peshë të lartë specifike) ka territorin iliro-thrakas përkatësisht korpusin e kapshëm historiko-kulturor Dardan-Trojan-Hetit.
Këto zona kulturore përgatisin edhe brumin e parë, nga i cili në fillimet e Antikës do të lindin Etruskizmi, Helenizmi dhe Romakizmi si sistemet më komplekse kulturore të organizimit shoqëror në historinë botërore për kohërat antike.
Duke paraqitur rrugëtimin historik, sidomos të Dardanisë Antike, Buxhovi skicon me gjuhën e argumentit shkencor edhe rolin e madh të elementit protoilir në lindjen e helenizmit klasik, por edhe formimin dhe mbajtjen në jetë të Perandorisë Romake.
Roli i Dardanëve shihet në këtë kontekst nga autori me plotë të drejtë si themelor apo kauzal.
Jo vetëm burimet primare antike, edhe shënimet e mëvonshme, pastaj gjetjet arkeologjike në territorin iliro-thrakas, vërtetojnë fondamentalisht konceptin e autorit mbi rolin vendimtar kulturo-prodhues dhe kulturo-përcjellës të subtratit iliro-thrakas në tërësi, dhe përbrenda këtij e subsubstratit dardan si superqendër inicuese dhe krijuese.
Autori, sidomos në pjesën hyrëse, sqaron e përshkruan me elegancë dhe akribi të rrallë studimore jo vetëm historikun e studimeve albanologjike, por edhe vonesën e tyre të kuptueshme si pasojë e realitetit gjeopolitik mas shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe krijimit të shteteve të reja nacionale. Vërtetimin e vonuar të lashtësisë ilire-shqiptare autori e klasifikon si njërin nga faktorët e rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin, për copëtimin e tokave shqiptare nga fuqitë e kohës dhe shtetet kristiane ballkanike.
Këtë kuadër kauzalitetesh do ta plotësoja me një analizë formale të faktorëve që kanë përcaktuar dinamikën gjeopolitike të kohës, nga e cila mund të ekstrahohet faktori themelor konvertimi në masë i shqiptarëve në fenë islame, sidomos gjatë shek XVII, dhe nivelin e lartë kolaboracionist me pushtetin osman.
Kjo solli fillimisht rreshtimin e gabueshëm në anën e të “Sëmurit të Bosforit”, e më vonë edhe vonesën evidente në organizimin e lëvizjes nacionale. Rreth kësaj problematike do të thellohem në analizën time për vëllimin mbi Perandorinë Osmane të autorit.
Autori na jep një pasqyrë të gjerë mbi historinë e studimeve albanologjike, duke filluar nga filozofi Lajbnic, pastaj eruditi Han, Ksylenderi, Bopi, Mylleri, Gisemini, Luisini, Kondoni, Zhaku, Krispi, D’anzheli, Katapano, Klodin, por edhe autorët modern si Ndreqi, Vlora, Frashëri, Matje, Stipcevic, Zheji, Çabej, Demiraj etj,
Pajtohem plotësisht m vlerësimin e merituar që autori i bën sidomos punës shkencore të studiuesit P. Zhejit mbi vërtetimin e numrit të lartë të njësive morfemike elementare me polivalencë të lartë fjalëformuese në gjuhën shqipe.
Autori zotëron me nivel të lartë analitik punën me burimet antike, vlerësimin e tyre real historik, interpretimin, harmonizimin faktografik dhe ekuideor me studimet moderne. Duke filluar nga Heziodi, vazhduar me Homerin, Herodotin, Izokratin, Thukiditin, Platonin, Aristotelin, Vergjilin etj., autori na ofron vërtet një enciklopedi të tërë citatesh, referencash e shpjegimesh të dobishme.
Angazhimi i autorit për një vazhdimësi pellazge-ilire-shqiptar qëndron në përputhje të plotë faktografike me burimet antike, por edhe me rezultatet e studimeve albanologjike. Shkëputja e studimeve albanologjike nga ato të shtresimeve ilire dhe protoilire dhe përpjekja e dështuar e disa studiuesve kombëtar e ndërkombëtar, sidomos e të ashtuquajturit Rrethi i Vjenës, dhe një mori studiuesish tjerë, deri në nivelet universitare në Tiranë e Prishtinë, që trashëgiminë dhe lashtësinë shqiptare ta reduktojnë e minimizojnë si njërën nga temat e studimeve ballkanike, ku shqipja futet në një grup me gjuhët e sllavëve juglindor, neogreqishten dhe rumanishten, marrin përgjigjen përfundimtare si tentativa joshkencore, e të politizuara skajshmërish.
Vepra e Buxhovit është nga përgjigjet më të mira e të fuqishme kundër politizimit të historisë.
Herodoti në veprën e tij etnografike ‘Historia’ thoshte se “Dikur dikush ishte shumë i madh, kurse sot është tejet i vogël”. Kjo ndoshta do të ishte tragjedia e historisë ilire-shqiptare, e cila ende trajtohet padrejtësisht si një fëmijë jetim përgjithësisht nga shkenca historike botërore, me pak përjashtime.
Libri “Kosova” në pesë vëllime i Buxhovit paraqet për momentin materialin më adekuat dhe më të plotë për mësimin e historisë ilire-shqiptare.
Ka kohë që nuk kam hasur një analizë kaq të thukët dhe shkëncore si kjo e Z.Agron Jaha.
Z. Jaha ka njohuri të thella në shumë disiplina shkencore por ai flet dhe shkruan vetëm në momente dhe kohë të duhur.
Edhe në të kaluarën Z.Jaha, ka bërë punë me vlerë të jashtëzakonshme,por asnjëherë nuk është imponuar e as nuk ka pranuar që të jetë një çakall i neveritshëm, siç bëjnë disa të tjerë.
Me karakterin e tij unik përherë është veçuar me mendime dhe këshilla të shëndosha në dobi të kombit shqiptar.
Patjetër duhet kujtuar guximin dhe pronencimet e tij,të faktografaura në mediet ndërkombëtare mbi helmimet e nxënsëve shqiptarë në Kosovë, nga shërbimi sekret i policisë dhe ushtrisë së Serbisë, gjatë marsit të vitit 1990.
Z. Jaha me autoritetin e tij të krijuar në popull dhe me peshën e fjalës së matur si kryetar i Parlamentit Rinor të Kosovës,dega në Podujevë, pati ndihmuar pajtim e shumë familjeve që gjendeshin në hasmëri. Po ashtu me mjaft sukses kryente edhe punën e profesorit të Biologjisë në QAMO “8 Nëntori”të Podujevës. Ata që patën nderin të jenë nxënës të tij edhe sot Z. Jaha e kujtojnë me mall dhe respekt.
Ky përkushtim i pahile dhe interes në dobi të çështjes kombëtare z. Agron Jaha,i pati kushtuar me burgim e pastaj edhe me largim të detyrueshëm nga Kosova,ngase kanosej edhe me likiudim fizikik nga Sigurimi i fshehtë i Srbisë, nën akuzën se ai me disa shokë të tij ,kanë inskenuar helmimin e nxënësëve në shkollat e Kosovës.
Largimi i Agronit pati lënë boshëllëk të madh dhe të pakompenzueshëm në institutionet parale të Kosovës,që në atë periudhë me ngulm luftonin për shkëputje nga Serbia.