ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Adresimi i Kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë

Shkrime relevante

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Putini është i varur nga lufta

Vladimir Putin në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe industrinë...

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Shpërndaj

Prishtinë, 9 tetor 2024

Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Të nderuar gazetarë, punonjës të mediave,

Të dashur qytetarë, 

Sot, me vendimet e mbledhjes së 223-të të Qeverisë, e kaluam numrin prej 2000 vendimeve gjithsej e në total janë bërë 2009-të dhe po ashtu e kishim edhe projektligjin numër 300, me ç ‘rast arritëm deri në 303. Pra, është definitivisht Qeveria e Republikës së Kosovës e cila ka kaluar numrin më të madh të vendimeve e të projektligjeve në shtetin tonë të pavarur e në mes të këtyre vendimeve do të kisha theksuar edhe ligjin, që do të vijë në Kuvend për miratim atje, për Shërbimet e Pagesave, i cili synon që të rrisë sigurinë e shërbimeve të pagesave, integrimin e tyre, por edhe uljen e kostos për këto shërbime.

Me fjalë të tjera, ky projektligj që porsa e miratuam në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 223-të, pas miratimit edhe në Kuvend të Republikës, na integron në SEPA, në mënyrë që të ulen edhe kostot për qytetarët, të cilët nëpërmjet transfereve ndërbankare së bashku me bizneset, sipas një studimi të ‘’German Economic Team’’  të Berlinit, ka shkaktuar shpenzime prej rreth 55 milionë euro në vit. Pra nëpërmjet këtij projektligji që e miratuam në Qeveri, e së shpejti edhe në Kuvend do t’i kursejmë rreth 55 milionë euro në vit të qytetarëve dhe të bizneseve të cilët kanë qenë shpenzime si rezultat i transfereve ndërbankare të mëhershme. Gjithashtu kemi miratuar edhe projektligjin për Inspektoratin qendror të trashëgimisë kulturore por natyrisht më e rëndësishmja që bëmë në këtë mbledhje është në vigjilje të procesit të Berlinit dhe të Planit të Rritjes, planit për reforma dhe rritje të Bashkimit Evropian, idesë e cila është bërë projekt dhe do të zbatohet, i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për çfarë edhe tash ia kisha kaluar fjalën pa humbur kohë menjëherë zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Beslimi. 

Adresimi i plotë i zëvendëskryeministrit Bislimi:

Faleminderit shumë Kryeministër,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Sot po e shënojmë një hap shumë të rëndësishëm duke aprovuar agjendën e reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, plan i cili ka për qëllim që rajonin tonë ta sjellë më afër Bashkimit Evropian, duke na ndihmuar në nxitjen e rritjes ekonomike, përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike, si dhe qasjen në tregun unik të BE-së. Pra, ideja është që të përshpejtohet procesi i arritjes së reformave në anën tonë në mënyrë që ta përshpejtojmë edhe hyrjen në Bashkimin Evropian.

Për 4 vitet e ardhshme janë bërë të disponueshme nga Komisioni Evropian rreth 6 miliardë euro për 6 shtetet e rajonit si ndihmesë për arritjen e reformave, nga të cilat Kosova mund të përfitojë në maksimum 882,6 milionë euro. Këto fonde të destinuara për vendin tonë arrihen në atë rast kur ne i plotësojmë reformat për të cilat jemi dakorduar me Komisionin Evropian. Nga kjo shumë, rreth një e treta apo diku 253,3 milion euro janë grante kurse pjesa tjetër janë hua afatgjate apo 629,3 milion euro.  Kjo nënkupton që këto hua fillojnë të kthehen pas 10 viteve edhe atë me normë jashtëzakonisht atraktive të interesit dhe kthehen për një periudhë 40 vjeçare. Gjysma e fondeve pasi të zbatohen reformat shkojnë direkt në buxhetin e shtetit si mbështetje direkte buxhetore, kurse pjesën tjetër pastaj e thithim përmes projekteve investive në kuadër të  Kornizës Investive për  Ballkanin Perëndimor që njihet si WBIF.

Negocimin e agjendës së reformave dhe Planit të Rritjes e kemi filluar që nga nëntori i vitit të kaluar përmes ekipit kryesor negociues që ka qenë brenda Zyrës së Kryeministrit dhe agjenda prek shumë fusha, pra në tërësi janë 5 fusha:  Qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimin e financave publike; fusha e dytë ka të bëjë me  Tranzicionin e gjelbër edhe digjitalizimin; fusha e tretë ka të bëjë me Zhvillimin e sektorit privat dhe mjedisin e të bërit  biznes; e  katërta merret me Zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit human; dhe fusha e fundit ka të bëjë me Vlerat themelore dhe sundimin  e ligjit. Në kuadër të këtyre fushave ne kemi dakorduar 30 reforma të cilat pastaj janë operacionalizuar në 111 veprime konkrete të cilat kanë afat zbatimi deri në fund të vitit 2027 dhe për secilën prej këtyre reformave pastaj edhe kemi kostim që nënkupton shumën të cilën Kosova përfiton pas raportimit pozitiv për përmbushjen e këtyre reformave.

Kisha dashur që në vijim vetëm shkurtimisht t’i  cek disa prej reformave që janë dakorduar:

–     Tek  administrata publike kemi forcimin  e kapaciteteve administrative, krijimin e   një sistemi transparent të kompensimit si dhe organizim më të thjeshtësuar  të ministrive të linjës;

–      Tek financat publike kemi plotësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për prokurim publik dhe  ndërmarrjen e  reformave në menaxhimin e investimeve publike;

–      Tek  siguria kibernetike kemi përafrimin me direktivat dhe standardet e sigurisë të Bashkimit Evropian;

–      Tek  efiçienca e energjisë kemi zbatimin e Direktivës së Efiçiencës së Energjisë dhe Direktivës për Performancën Energjetike të Ndërtesave;

–      Tek  tregu apo reformat e tregut kemi transpozimin dhe zbatimin e Paketës për  Energji të Pastër të Bashkimit Evropian;

–      Tek klima e biznesit kemi mes tjerash  lehtësimin e investimeve në sektorin privat dhe përmirësimin e mekanizmave për tërheqjen e më shumë  investimeve të huaja direkte sidomos në sektorët strategjik;

–      Do të kemi edhe rritje të qasjes në financa dhe integrim të sistemit të pagesave, për të cilat edhe foli kryeministri;

–      Tek  arsimi do të kemi prezantimin e  një sistemi arsimor të digjitalizuar duke zbatuar infrastrukturën digjitale nëpër shkolla; synojmë edhe rritjen e regjistrimit dhe cilësisë së arsimit në fëmijërinë e hershme; si dhe rritjen e cilësisë së arsimit dhe profesionit të mësimdhënësit;

–      Tek tregu i punës zbatohen politika për rritje të pjesëmarrjes në tregun e punës të grupeve të caktuara siç janë  gratë, të rinjtë  dhe grupet e cenueshme; dhe  punojmë drejt përafrimit të arsimit me nevojat e tregut të punës;

–      Tek gjyqësori parashohim përmirësimin e performancës, integritetit, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit tonë gjyqësor;

–     Tek të drejtat themelore kisha veçuar forcimin e zbatimit të kornizës legjislative dhe strategjike për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore si dhe për të drejtat e komuniteteve jo-shumicë;

Sot, po ashtu në kuadër të Planit të Rritjes është aprovuar edhe Lista e Projekteve Indikative me të cilat pastaj aplikojmë në Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe po flasim për projekte kryesisht infrastrukturore nga fusha e transportit, energjisë dhe infrastrukturës digjitale. Nga kjo mund të shohim se brenda 4 viteve të ardhshme shumë ndryshime të nevojshme dhe pozitive do të ndodhin nëpër disa sektorë, duke vazhduar kështu rrugën dhe orientimin tonë për zhvillim ekonomik dhe demokratik të shtetit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu