SHQIPTARËT E DËBUAN TURQINË MË 1912, POR TURQIA FESTOI SOT RIPUSHTIMIN ME XHAMINË E NAMAZGJASË
Shkruar me 10.10.2024
Shqiptarët i kanë borxh historisë të ndërtojnë objekte historike KOMBËTARE në qendër të Shqipërisë e të Kosovës, që të dokumentojnë historinë e mbijetesës së tyre dhe nuk i kanë ndërtuar. Ata nuk kanë ndërtuar një objekt kombëtar për të gjithë personalitet shqiptare dhe , sidomos të huaja, që kanë mbrojtur çështjen shqiptare dhe ndërtojmë një xhami, që ËSHTË MBETJE E PORANDORISË OSMANE E SIMBOL I PUSHTIMIT HISTORIK TURK.
Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një MEMORIAL në qendër të Tiranës për mbretërit Ilirë e Papët Shqiptarë!
Nuk kemi ndërtuar një objekt kulturor e historik për hebrenjt, që shpëtuam nga Hitleri në Luftën e Dytë Botërore me në krye Albert Ajnshtajnin?!
A e kuptojnë shqiptarët, se vendi i tyre ka shpëtuar një shkencëtar të madh, më të madhin e shekullit të kaluar?! Përse këtë akt historik, që duhet ta njohë e gjithë bota nuk e kemi dokumentuar me një vepër arti në qendër të Tiranës dhe, ndërtojmë një xhami të madhe, që t’i themi botës se jemi TURQË?
Përse ne luftojmë kundër vetvetes?!
Shqiptarët nuk kanë ndërtuar një memorial kombëtar për prejardhjen e tyre historike që nga Pellasgët, Ilirët e deri tek Shqiptarët dhe, ndërtojmë një xhami, që është simbol i skallavërisë historike, që na kujton pushtimin turk.
Kah po shkojmë kështu…?
Ne nuk kemi ndërtuar asnjë objekt historik, për ata që e kanë mbrojtur Shqipërinë nga Zhdukja, si personalitete shkencore e politike Amerikane me në qendër PRESIDENTIN AMERIKAN WILLSON, që e mbrojti shqipërinë nga ricoptimi më 1920 dhe PRESIDENTIN CLINTON, që e çliroi Kosovën në vitin 1999: Nuk kemi një monument në Tiranë për sekretaren e shtetit Amerikan Madeleine Albrigt, komandantin e NATO-os Wesli Clark që çliroi Kosovën etj.
Ne shqiptarët duhet t’i kishim ndërtuar një monument ish Kancelares Gjermane Angela Merkel vetëm për deklaratën e saj historike: “Shqiptarët jetojnë në pesë shtete dhe duhet të kenë shtetin e tyre”!
Shumë kryeqytete të botës e kanë vënë monumentin e Gjergj Kastriotit në qendrat e tyre, kurse ne Shqiptarët edhe Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nënë Terezën duam t’i heqim, largojmë, zhdukim dhe bëjmë që të mos shihen e vërehen se këtë e kërkon ish – pushtuesi historik- Turqia!
Çmenduri!?
Ne i kemi borxh shumë personaliteteve shkencore e politike e, sidomos albanologëve të shquar të botës, që kanë mbrojtur egzistencën e kombit shqiptar, që na e ka varrosur Turqia. Këtyre shkencëtarëve ndërkombëtarë, që kanë mbrojtur me veprat e tyre egzistencën historike të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre nuk u kemi ngritur asnjë monument, që t’i njohin Shqiptarët dhe, ndërtojmë një xhami, që simbolizon sundimin 500 vjeçar turk.
A nuk është ky turpi Shqiptar, që na bën njëherit të turpëruar para gjithë botës?! A nuk e vërteton kjo, se nuk jemi të çliruar ende nga Turqia dhe se vazhdojmë të jemi skllevër të saj se e duam pushtuesin historik?
Sidoqoftë Xhamia në mesin e Tiranës i thotë botës, se shqiptarët u ripushtuan nga Turqit nëpërmjet fesë islame!
A nuk e ripuishtoj , Dje, Turqia neoosmane Arbërinë tonë me përurimin e xhamisë për “prodhimin e turqve” të quajtur Xhamia e Namazgjasë?!
A nuk është kjo një dëshmi tjetër se “ne” e paskemi “një çështje turke” të pazgjidhur…?
E tmerrshme se çka jemi duke i bërë vetës SONË, identitetit tonë kombëtar Shqiptar…!
Kush mund të na shpëtoj neve nga vetja jonë…?!
Analizë e shkëlqyer!
Mjerisht shtetarët shqiptarë për karrige të veta po e shesin Shqipërinë tek Erdogani! Të vjen për të qarë se si Shqipëria sovrane po e humb pavarësinë! Përse një vend si Shqipëria shtet laik të përzihet Kryeministri në ndertimin e xhamisë. Ai duhet të mbroj laicitetin e shtetit jo të ftojë Erdoganin të ndertoj xhami dhe të sjellë ekipin e tij nga Turqia për ta udhëhequr e drejtuar.
Shqiptarët duhet ta bojkotojnë këtë xhami, ta lënë shkretë, asnjë mos ta shkel pragun e saj.
Xhamija Namazgjasë do t’i lihet TRASHGIM brezave të ardhshëm të shqiptarëve si OBJEKT KONFLIKTI HISTORIK MIDIS SHQIPTARËVE- siç ka mbetur edhe Xhamia Al Aksa mes Izraelit e Arablëve. Xhamia AL Aksa u ndërtua me dhunë, kundër dëshirës së Ebrejëve- mbas pushtimit të Jeruzalemit. Po xhamia Namazgjasë si u ndërtua?! A ishin dakort Shqiptarët për ndërtimin e saj? A e kuptojnë shqiptarët, se me xhaminë Namazgjasë Turqia bën ripushtimin shpirtëror të shqiptarëve? A nuk e kuptojnë shqiptarët, se kjo xhami është një fabrikë tjetër për prodhimi e turqëve në Tiranë? Sistemi i diktaturës ndërtoi mbi 500 ndërmarrje ekonomike, uzina e Kombinate, që të punonin shqiptarët e të mund të mbijetonin të pavarur. Koha e demokracisë ndërtoi shumë fishin e “ndërmarrjeve” të diktaturës me një ndryshim. Ato nuk janë nëdrrrje, që të punojnëë shqipotarët, por XHAMI – FABRIKA PËR PRODHIMIN E TURQËVE BRENDA HAPSIRËS SHQIPTARE!
Sapo lexova dicka edhe me te keqe, me te turpshme, me fyese…nga nje selxhuk. Selxhuku kryemufti Ali Erbash gjat lutjes u lut edhe per shpirterat e ushtareve osmanë te cilet u vrane gjate lufterave ne Shqiperi,te cilet sipas tij rane martirë per te sjelle islamin ne Shqiperi.
Nuk kane faj disa qe thone se Shqiperia kurr nuk do t e behet! Ajo kurre nuk do te behet me nje Berishe, Ilir Metë apo Edi Ramë. https://www.gazetatema.net/sociale/kleriku-turk-u-lut-per-ushtaret-osmane-qe-u-vrane-ne-shqiperi-blushi-smu-i461468