ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Olivera Lazareviq, myslimanja e parë në Ballkan në vitin 1390…!

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Shefqet Cakiqi – Llapashtica
___
Aleksandër Vuqiq dhe Milorad Dodik me Erdoganin…. në kujtim të muslimanes se parë në Ballkan: Olivera Lazareviq !
Nga viti 1390, Olivera Lazarevic ishte gruaja e 4. e ligjshme e Sulltan Pajazitit, grua KADUN si quheshin vetëm 4. gratë e ligjshme, sipas sheriatit, që dalloheshin nga pjesa tjetër e Haremit ! Olivera Lazarević është e lindur në vitin 1373 në Krushevc të Serbisë së sotme! Ajo ishte e bija e Knez Llazarit, një feudali lokal orthodoks! Edhe sot janë të ruajtura kujtimet dhe këngët serbe kur e kanë përcjellë Oliverën për në Portën e Pernadorisë nga Krushevci deri në Bullgari, serbët i kanë shtruar lule rrugës kah ka kaluar Karavani !

Marrveshja e VAZALITETIT të Kishës Ordthodokse me Perandorinë Osmane! Postulati i këtij Vazaliteti ishte “Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut”! E nga kjo ishte përcaktuese edhe krijimi i familjes nga ku kushtëzohej që femra para se të martohej, duhej nga 1 ditë deri 30 ditë të kaloj te begu, spahiu apo sundimtari lokal osman i kohës!
Kisha Orthodokse me këtë pranim të këtyre kushteve, ishte shkaktari që pjesë të Shqipërisë, Bosnja, Sanxhaku dhe Kosova…. si vijë ndarse e orthodoksisë me Perandorinë Osmane të kalojn në fenë Islame! Një citat nga rasti në Nevesinje i asaj periudhe dhe format poshtruese të Kishës Orthodokse që kishte pranuar Vasalitetin dhe këto kushte!

„Pricalo se i o njegovu suprotstavljanu begovima u okolini Nevesinja, koji su nametnuli velik namet onima koji su se zenili. Mogao se ozeniti i onaj tko ne plati, ali je mlada morala provesti kod bega do 30 noći. Zbog toga su mnogi izbjegavali zenidbu. Kad je Jovan došao u okolinu Nevesinja, od begova je uzimao dukate, ali s mjerom. Višak mjere bi ostavio begu kojemu bi naredio zenidbu i udaju, bez novca i bez toga da mlada probdije noć kod bega.“
(U fol gjithashtu për kundërshtimin e tij ndaj bejlerëve në rrethinën e Nevesinjes, të cilët vendosën një taksë të madhe për ata që martoheshin. Kushdo që nuk mundtë paguante, gjithashtu mund të martohej, por nusja duhej të kalonte deri në 30 net te begu. Për shkak të kësaj, shumë e shmangën martesën. Kur Jovan erdhi në afërsi të Nevesinje, ai mori dukatë nga bejlerët, por me masë. Masa e tepërt do ta linte begut me të cilin do të kontraktonte martesën, pa para dhe pa obligim që nusja të kalonte natën te begu .)
FILLET E MUSLIMANIZIMIT
Feudalët lokal fillojn të lidhin marrveshje paqje me Perandorinë Osmane! Nga të parët lidhet marrveshja e vazalitetit të Knez Lazarit dhe Perandorisë Osmane. Si shenjë e besnikrisë ndaj Perandorisë Osmane, Sulltan Pajaziti merr për grua vajzën e Knjez Llazarit – Oliverën e cila bëhet muslimanja e parë nga Ballkani !
Në vitin 1402 në Betejën e Angorës(Ankaras së sotme) në anën e Perandorisë Osmane merr pjesë edhe vëllau u Oliverës, Stefan Llazarevic. Osmanlitë humbin në atë betej dhe Sulltan Pajaziti zinet rob dhe për të mos duruar poshtrimet e mbyt veten! Olivera Lazareviç nuk ishte ri-martuar kurrë në shenjë dashurie dhe respekti për Sulltan Pajazitin, ka vdekur në vitin 1444!! Olivera Lazarevicin, muslimanja e parë në Ballkan, serbët e sotëm e kanë pjesë të historisë, madje e kanë shpallur edhe të shejtë!


Historia e lidhjeve të miqsisë së orthodokësve me Perandorin Osmane, daton që nga fillet e shtrirjes së saj në Ballkan! Pas të ashtuquajturës „Beteja e Kosovës“ me 1389, apo me mirë me thënë pas improvizimit të vrasjes së Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtnës, në krye të Perandorisë Osmane vjen Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror!
“BETEJA E KOSOVËS” 1389 – DHE VRASJES E SULLTAN MURATIT!
* Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror!
Po të ishte e vërtetë Beteja e Kosovës dhe vrasja e Sulltanit nga vendasit në vitin 1389… nuk do të bëhej kurorëzimi i Sulltan Pajazitit me vajzën e Knez Llazarit, nuk do të pranohej Vazaliteti e nuk do të viheshin në mbrojtje Kishat dhe Manastiret Orthodokse, gjithandej në Ballkan! Nga këto fakte, vërtetohet teoria se Sulltan Murati është vra në një komplot të brendshëm për marrjen e Sulltanatit nga Pajaziti i quajturi „I tmerrshëmi“!
Në raste të ngjajshme, në vendet kryengritse, Perandoria ka rrafshuar me tokë Kishat dhe i ka shëndrruar në Xhamia! Betjeja e Kosovës, vrasja e Sulltan Muratit dhe mitet tjera, në dritën e këtyre fakteve, mbesin mite e folklor ballkanik !!
PUSHTIMI I KONSTANDNOPOJES (STAMBOLLIT) BASHK ME SERBET – 29 maj 1453 !!
Konstantin Jereçek, njëri nga historianët më të famshëm të Ballkanit, në librin e tij “Historia e Serbëve”, shkruan se kur Sulltan Mehmeti II rrethoi Konstandinopojën në pranverën e vitit 1453 despoti serb Gjuragj Brankoviç i dërgoi si ndihmë 1500 ushtarë serbë dhe një njësi minatorësh nga Novobërda për të vënë mina poshtë mureve të qytetit të rrethuar. Trupat e Brankoviçit ishin të parat që depërtuan brenda kryeqytetit bizantin në mëngjesin e 29 majit, kur edhe filloi masakra totale dhe shkatërrimi tij. Në shenjë të mirënjohjes Sulltani i dërgoi Brankoviçit një pjesë nga plaçka e fitorës.


DY SERBE DHE NJË RUSE GRA TË SULLTANËVE TË PERANDORISË OSMANE !
Në botim të shtëpisë botuese „Derete“ në Beograd u botua libri „Dy serbe Sultane“ (Dve srpske sultanije) të autorit Nikole Giljen me histori nga mardhanjet serbo-osmane në mesjetë, përmes biografive të Olivera Llazareviqit(1373-1444) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Pajazitit(1360-1403) dhe Mare Brankoviqit(1418-1487) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Muratit II (1404 – 1451).
SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e Knez Lazarit gruaja e Sultan Pajazitit I Jildirim (1360-1403).

SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq gruaja e Sultan Muratit II (1404 – 1451).

SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse, gruaja e Sultan Sulejmanit Ligjvënësi (1520-1566).

Postulati i „Vazalitetit“ ishte „Duša Patriarhu, telo Padišahu“ (Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut) që nënkuptonte nënshtrimin fizik organeve të Perandorisë Osmane, duke përfshirë mashkujt ushtar në kuadër të Perandorisë Osmane, po edhe femrat në posedim ushtarve dhe administratorve të shtetit Osman. Kjo ishte „taksa„ që shqiptarët e besimit orthodoks nuk mundën ta tolerojn dhe filloj kalimi masovik në fenë islame!

Sulltan Sulejmani Ligjvënësi (1520–1566) ishte i martuar me Rusen me Aleksandra Anastazia Lisovska, ajo babain e kishte Prift Orthodoks dhe në Haremin e Sulltanit njihej si Sulltania Haseki Hurem! Sulltania Haseki Hurem, njihet si grua e ligjshem „Kadum“ me ndikim në Perandorin, ajo njihet edhe si humanitare, kishte ndërtuar disa kuzhina popullore në Mekë dhe Medina, pasi që dhëndrri i saj Rrustem Pasha ishte bërë Vezir i Madh dhe nga kjo kishte rritur ndikimin. Ka ndërtuar edhe Banjo publike (te ne shqiptaret nga kjo ka mbet thenja „Hamami i Hyres“), një Xhami në Stamboll që njihet si Xhamia Haseki Hurem, ndërsa në Jerusalem kishte ndërtuar një Xhami me Medrese! Pas vdekjes së Aleksandra Anastazia Lisovska 17 prill 1558, Sulltan Sulejman Ligjvënësi i ndërtoi një Mauzole me mure të stilizuara që u quajtën „muret e lumturisë së xhenetit“!

Olivera Lazarević (rreth vitit 1373 — pas vitit 1444[1]) ishte vajza më e vogël e princit Lazar Hrebeljanović dhe princeshës Milica. Në rininë e saj, ajo kaloi dymbëdhjetë vjet (1390-1402) në haremin e sulltanit osman Bajaziti I, si një zotim për paqe midis familjes Lazarević dhe Perandorisë Osmane, dhe për një kohë në robërinë e emirit mongol Tamerlane, si një e burgosur e rrethanave fatkeqe pas betejës së Angoras në vitin 1402.

Orthodoksët (edhe serbët e sotëm) deri me me 1815, kur e fitojnë autonominë nga Perandoria Osmane, vazhdimisht ishin vasal dhe të privilegjuar te Porta ! Vet Knez Millosh Obrenoviqi (1780 –1860) kishte qallmin dhe shallin si i biri i Sulltanit dhe i nënshtrohej dhe e dinte për pushtet Sulltanin, e kishte të shkruar edhe në Kushtetutë; i nënshtrohej Sulltanit!!
Ndersa shqiptarve as nuk ju lejonin gjuhen as Kishen Katolike dhe as pavarsine ! Vetem pas ardhjes se Gjonturqve ne vitin 1908, me shume veshtersi pajtohen per nje Autonomi per shqiptaret! Ndersa serbeve qe nga viti 1400 ju ka lejuar Kisha Orthodokse, me te drejte mbledhjen e antarsise dhe funksionimin norma të kishës, ju ka lejuar gjuha dhe shkollimi kishtar! 

K O M E N T E

11 KOMENTE

  1. Ja se cka shkruan ne librin e tij ” Kosova – nje histori e shkurter” historiani Noel Malcolm per Oliveren: ” Ne betejen e Ankarasë, korrik 1402 osmanet pesuan disfate katastrofike nga Timur Leni . Kronikat e hershme shenojne se Bajazitin e mbyllen ne kafaz te hekurt kurse gruaja e tij e dashur, Olivera, e zhveshur lakuriq, sherbente pushtuesin tatar (timur Lenin)me verë ne ahengjet e tij”.

  2. PERGEZIME PER KETE SHKRIM HISTORIK SHUME INTERESANT DHE TE ARGUMENTUEM ME FAKTE TE PAMOHUSHME.
    Ketu vertetohen fjalet e te famshmit At Gjergj Fishta ne LAHUTA E MALCISE:
    Per shqiptarë si jemi nà
    Turk e Shkjà të dy janë njà;
    Pse të dy, si Turk si Shkjà,
    Né me sy s’duen me na pà,

  3. Shumë fakte nuk i dijmë por ky kusht Orthodoks që vajza përpara martesës të kalojë 1 – 30 netë me Begun ,Spahiun apo të parin sundimtar lokal Osman .Ky fakt poshtërues tregon se hordhitë Otomane janë parë si shpëtimtarë nga Shqiptarët prandaj dhe treçereku i popullsisë pranoi konvertimin në Muslimanë . Pra ju shmang atij detyrimi poshtërues për gratë që do të martoheshin .Nuk e dij se kur u hoq ky detyrim e kusht i Kishës Orthodokse ,pas 1,2, shekujsh por dij që ndjej krenari që të parët e mij ,stër ,stër ,stërgjyshërit e mij kanë zgjedhur rrugën e llogjikës .Dijmë për haremët , për ligjshmërinë e pasjes së 3, 4, apo 7 grave por këtë detyrim Orthodoks tash po e mësoj .

  4. Prej shkolles fillore kam filluar te lexoj per historine tone dhe mund te them se kam lexuar shume. Askund nuk kam hasur qe ne trojet tona te kete ndodhur ky fare fenomeni qe femra para se te martohej duhej te qendronte deri ne 30 dite te begu. Gjate leximit te ketij shkrimi lexuesi do ta fitoje pershtypjen se konvertimi i shqiptareve ortodoks ne myslimane qenka bere per kete shkak. Kjo nuk eshte fare e vertete . Konvertimi eshte bere per shkaqe te tjera, ne radhe te pare per shkak te mbijeteses. Ja se si e pershkruan konvertimin e te krishtereve ne myslimane historianja turke dr. Nuray Bozbora qe eshte profesoreshë ne Universitetin Marmara te Stambollit. Ajo ne librin e saj “Shqiperia dhe nacionalizmi shqiptar ne Perandorine Osmane” thot: “…ne fillim te shekullit te XVII duke ndjekur nje politike diskriminimi mes popullates shqiptare, shteti osman shkoi drejt nje rregullimi te ri ne sistemin e vjeljes se taksave ; taksa qe paguante cdo vit cdo jomysliman (xhizja) nga 45 akce u rrit ne 305 akce, cka ishte nje shume, pagimi i se ciles ishte i veshtire. Aty nga mesi i shek. XVII kjo takse arriti ne 780 akce. Per te shpetuar nga kjo takse, kalimi ne fene islame u pa si nje rruge shpetimi. Mbi kete baze nje numer shume i madh shqiptaresh te krishtere kaluan ne fenë islame, akt ky qe i lidhi me fort ata ideologjikisht me shtetin osman” (faqe 90)

  5. Po ,sic thoni është z. Albert , por duhet të themi të vërtetën se fuqia ,Perandoria Otomane në atë periudhë ishte shteti më i organizuar ku shteteve të vogla ju dha drejtim ,rend e taksë . Dështimi i tij do të vinte pasi u shpërnda shumë ,s’i mjaftoi Ballkani por në Azi , Europë dhe pas 4 ,5 shekuj do të kthehej në kufi të shtetit të tij , Turqisë së sotme . Sic e them dhe më sipër shumë fakte nuk i dimë e sot mësojmë c’ka shkruhet më sipër . Të mirat që solli ai pushtim shqiptarët nuk i panë e as nuk do t’i shihnin nga fqinjët jugor e verior ,prandaj dhe pranuan besimin Musliman .Ky ka qenë shkaku kryesor pas shumë arsyeve të tjera të shumta si taksat e tj.

  6. Nuk kam jetuar shekujt 15, 16, 18, e 19 ,por ruajtja e gjuhës tregon se asimilimi total i pretenduar se ndodhi me pushtimin ,ardhjen ,dyndjet Osmane nuk është plotësisht e vërtetë. Flas për vendin tim dhe pse e njëjta gjë ka ndodhur dhe në vendet fqinjë që pagesat për shkëmbim e blerje malli kryhej me monedhën flori , lira turke, franceze e angleze . A duhet të harrojmë se në shekujt 12 ,14, ishim të ndarë në fise e jo në një shtet të vetëm ? Parapëlqej atë diferencim e krenari që mbajtëm për shekuj përball fqinjëve me prejardhje tjetër e sidomos sllavëve që shtireshin e vazhdojnë se zbuluan gadishullin e Ballkanit. Mundohemi të krijojmë një histori të re .Turqia u largua përgjithmonë më 1912 , e asnjë revoltë e vazhdueshme e popullit qoftë dhe e shprehur në rrethe të ngushta fisnore nuk kemi të dokumentuar ndaj Turqisë e popullit turk .Kur dikush të rrin në sofër edhe i pa ftuar me shekuj kthehet në mik e familjar. Një periudhë tepër e gjatë .Koha ka treguar e tregon se historia shkruhet e rishkruhet sipas situatës e interesit . A doni një shembull që s’ka lidhje me temën që debatojmë ??? Lufta e fundit e U.C K. sapo i ka kaluar cerek shekulli dhe ,,,,,dëshmitë , pohimet madje dhe libra të botuara përgënjeshtrohen e s’po del e vërteta lakuriqe se kush shkruajti deklaratën, urdhëresën për eliminimin e ithtarëvëtë L.D. të Presidentit të ndjerë Rugova . Pra me dëshmitarë të gjallë s’po mund të shkruhet historia e trojeve tona e tash me thënie nga arshiva të mara sa majtas e djathtas po shkruhet e rishkruhet historia e SHEKUJVE të shkuar . Ju Krishterët 25 %
    të dikurshëm mund të krenoheni për mbajtjen e besimit të të parëve por jeni gjithashtu dhe dëshmitarë se jo gjithmonë e përherë është përdorur forca ,dhuna , krimi . Janë përdorur metoda të ndryshme për të bindur shumicën e popullsisë ,sic përmendni dhe ju më sipër , taksat .Grekët thonë se ju lejua besimi i Krishterë ,Kishat , me kusht të paguanin haracin ,taksat . Njëjtë si tek ne .

    • Zonja Ritë!
      – Ne shekullin e 14 ne udheheqeshim nga princer arber qe sundonin principatat e tyre. Kishim Zenebishet, Arianitet, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Kastriotet, Dukagjinet, Zahariajt, Dushmanet, Spanet… Kur erdhen osmanet ne Shqiperi gjeten princer shqiptar e jo te huaj. Ne ate kohe Shqiperia po perjetonte fazen e nje periudhe lulezimi ekonomik, te filluar ne shekullin e XIII. Fatkeqesisht ky lulezim ekonomik i filluar ne shek. e XIII u nderpre me agresionin osman.
      – Gjate pushtimit 500 vjecar shqiptaret bene shume kryengritje. Ato ishin me qindra. Gjate asaj kohe ne humbem shume njerez. Afersisht rreth 300 000 arber per shkak te zullumit osman u detyruan te shperngulen jashte vendit. Vetem gjate kohes se lavdishme te Kryeheroit tone u vrane pameshirshem nga turqit dhjetera-mijera qytetare. Kete e pohojne vet turqit. Kete e thot vet turku Tursun Beu ne kronikat e tij. Dhe keto dhunime ndaj nesh vazhduan gjate tere pushtimit osman. Edhe ne ditet e fundit te pushtimit, turqit osmanë bene masakra ndaj nesh. Ja se cka thot historiani shqiptar nga Kosova, dr. Hakif Bajrami per mizorite turke : “Perandoria Osmane ishte okupatore dhe per shume shekuj sundoi duke mos lejuar mesimin ne gjuhen shqipe, duke u treguar shume e ashper dhe brutale ne shume raste, vecmas gjate kryengritjeve qe benin shqiptaret. Dokumentet flasin per krime te tmerrshme te kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Per njerez te pushkatuar dhe te ngulur ne hunj cdo 10 metra pergjate rruges Prishtine – Podujeve”. (Historiani flet per kryengritjen e vitit 1910)
      – Per thenjen tende qe kur dikush te rrin ne sofer dhe i paftuar me shekuj kthehet ne mik familjar, mendoj se eshte skandaloz. Sipas kesaj logjike edhe serbet, qe i kemi pasur pushtues nje shekull na qenkan mik familjar.
      – Sa per luften e fundit dihet shume mire se cilet ishin ata qe dhane urdhera per vrasje te kundershtareve politikë.
      – Greket genjejne kur thonë se pagesa e xhizjes ishte kusht per lejimin e besimit fetar. Xhizja ishte detyrim per te gjithe te krishteret. Turqit osmane ishin me tolerant ndaj ortodoksve se sa ndaj katolikeve sepse pas pushtimit te Konstandinopojes sulltan Mehmeti II e shpall vehten Protektor te Kishes Ortodokse dhe prej atehere kishat ortodokse gezonin mbrojtjen e pushtetit osman.
      Komentin po e perfundoj me thenjen e kreut te Drejtorise se Ceshtjeve Fetare te Turqise qe ushtaret osmane te vrare ne Shqiperi gjate pese shekujve i quajti martire qe rane per ta sjelle islamin ne Shqiperi. Vet kjo thenje e turkut tregon se islami tek ne u perhap me dhune, pra u perhap permes ushtareve ( jo permes njerezve te thjeshte qe me Kuran ne dore do te mundoheshin ta perhapnin fene) te cilet u luftuan nga popullsia vendase sepse nuk e donin turkun dhe nuk e donin as islamin.

  7. Trishtohem çfarë po shkruan kjo farë Rita, merr lexo të lutem e mëso historinë kombëtare se atë çka po shkruan as nëpër përralla nuk e gjen. Turqit osman ua merrnin fëmijët prindërve e bënin ushtrinë jeniçere, ata duke mos njohur as familjen u bënë sunduesit më të pamëshirëshëm mbi popujt tjerë, ashtu dhe mbi shqiptarët.

  8. Jo ,mos u trishtoni zonjë se shkruaj qartë se si shkruhet ,reformohet një histori 5 shekullore .Me kujdes lexoni se fillimin e ardhjes së ushtrisë Osmane e quaj ,LUFTË e më tej pranim të kushteve , shëndrrimin në fenë e tyre e bashkëjetesë për shekuj bashkë .Pra nuk mohoj se në fillim luftë ka pasur e për këtë mjafton qëndresa heroike e heroit tonë kombëtar Gj.K. Skënderbeu për të dëshmuar mosbindjes ndaj pushtimit. Por ,dhjetra ,qindra e qindra vite kaluan e ne nuk harruam gjuhën e as turqishten s’e mësuam . Shkruaj shumë qartë se si shkruhet HISTORIA e kaluar dhe ,,,,ajo bashkëkohore. Krahaso ” cerek shekullin e pas luftës së U.C.K.( me 5 shekujt që nga taktika e luftës që u ndoq si dy pika uji , binjakë ,me luftën civile që bëri komandanti basdart gjirokastrit më 1943 – 1944 ) se cfarë shkruhet , mohohen shkrimet ,deklaratat , autorët pa pikë turpi mohojnë librat e botuara SOT e ju ,ata ,ne ,po tregojmë historinë e shekujve më parë me një ” vërtetësi ” të plotë . E mbyll me një pshehrëtimë -” sikur gjysmën e atyrëve që kamë lexuar të keni lexuar ju do të dukej në komentet e ngurta , pa shpirt , tabllo të përsëritura nga libra të shumtë .

  9. Z.Albert ,mund t’ju duket skandaloze shprehja e ” sofrës për vite me një të paftuar ” por është një realitet historik që e përjetuan të parët tanë ,duam s’duam ne sot ajo bashkëjetesë ka ndodhur , populli shqiptar pranoi besimin Otoman natyrisht pas dhunës në fillim se më tej taborret e ushtrisë turke i mbushnin mercenarë shqiptarë të shpërndarë ku urdhëroheshin . Luftëra janë zhvilluar por fakti që kishat nuk u shërben por ju lejua shërbimi në popull tregon për tolerancën fetare që ndoqën pushtuesit turq .Sa herë do të përsëris 5 shekuj ,500 vjet janë shumë për të arritur në një bashkëjetesë .Mos krahaso shekullin e 20 ,vitet 1912 , bashkekzistencën e shqiptarëve të Kosovës me popujt sllavë .Ajo është një kapitull tjetër , situatë që inteligjenca shqiptare kishte bërë hapat e saj të para e pushtim i dytë nuk duhet të ndodhte e për fat të keq prap se prap ndodhi për gati 1 shekull , 80 – 90 vjet . E zgjatem shumë këtë temë , z.Albert .Përgjigjeni për krahasimin e historisë së djeshme me të sotmen se dihen tradhtarët, shkaktarët etj. Jo , mik i dashur asgjë s’dihet kur shkaktarët duartokriten si ” heronj ” nga nostalgjikët jashtë Hagës , kur qeveria paguan miljona e miljona për sabotatorët e luftës se U.C.K. e për viktimat ju ka lënë Rahmetin ,krye shnosh me qenë .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu