TENTIMI I HASHIM BROJËS PËR T’IA MVESHUR REXHEP SELIMIT KOMUNIKATËN 59, KINSE AI E KA SHKRUAR, ISHTE GËNJESHTËR E KULLUAR E TIJ!!!
___
Në rrethanat të cilat u krijuan në mes nesh dhe Azem Sylës, Polari së bashku me Azem Sylën dhe Kadri Veselin kërkojnë nga ne një sqarim se kinse Azemi nuk ka faj.
Me ndërmjetësimin e një kushëriri kërkojnë që të sqarohet puna e komunikatës.
Polari i zënë ngusht e nxjerr vëllanë tonë Ganiun nga oda e kusheririt në koridorë të odës aty ku mbaheshin bisedimet dhe i thotë Ganiut se Rexhep Selimi e ka shkruar komunikatën, duke e shfajësuar Azem Sylën dhe veten e tij.
Dikur ma vonë pas dy dekadave Hashimi na kërkon falje neve si familje ku thotë se komunikata është lëshuar nga banhofët.
Me këtë rast ndërhyn Jakup Krasniqi duke ia demantuar gënjeshtrën e tij duke i thënë se asnjë komunikatë nuk është shkruar nga banhofët, të gjitha komunikatat janë shkruar Brenda Kosovës.
Me fjalët Hashimit neve u orientuam te Rexhep Selimi duke kërkuar llogari për komunikatën.
Rexhepi mua Halil Gecit më ka thënë :se as edhe një shkronjë të kësaj komunikate s’e ka shkruar, duke e quajtur Hashimin “Legen”.
Kur e pa Rexhepi, se polari po tenton t’ia mvesh komunikatën dhe ta lenë Rexhepin si përpilus të saj vendosi të flasi,foli dhe tregoi të vërtetën e hidhur se këtë komunikate ka shkruar Hashimi pikë për pikë.
Komunikata 59 ishte mollë sherri dhe sherr i përsëritur, i mbështjellë në zjarr baroti e që si pasojë e kësaj, mori me vete shumë viktima, ndërsa Polarin ende s’e ka prekur zjarri që vetë e ka ndezur. Ai dyshohet në Hagë se vrau, plagosi rrahu dhe i etiketoi shumë rugovistë, në emër të të ashtuquajturit, patriotizmit të rremë .
Polari, i mbështjellur me gëzofin e UDB-s, hiqej si atdhetari më i madh në historinë e shqiptarëve.
Këto pra janë shërbimet që orvaten tradhtarin ta bëjnë hero, e heroin tradhtar.
Kuptojeni o milet se Polari erdhi si spiun i rryer, i përgatitur nga shërbimi serbo- francez për ta vënë në ballë të UÇK-s.
Më vonë, pas ikjes së Rugovës, shërbimet e përmendura më lart e vunë në ballë të Qeverisë e më vonë edhe në ballë të Presidencës me qëllimin e vetëm për ta ndarë dhe për ta shkatërruar Kosovën.
Propaganda e shërbimeve ku ishte rekrutuar Polari, e kishte marrë përsipër vrasjen e Rugovës si dhe të proamerikanëve të cilët i kishte përreth Rugova. Ky ishte synimi primar i tyre.
Disa kishin për qëllim për t’i vrarë e disa për t’i disiplinuar, derisa ia arritën qëllimit dhe e bënë për vete LDK-n.
Kur Thaçi e përvetësoi LDK-n, menjëherë filloi të luante k… me Kosovën, natyrisht se kjo edhe ndodhi.
Rugova i madh kishte informata të sakta nga amerikanët se kush është Thaçi, mu për këtë i kishte porositur LDK-n që ta mbajnë Hashimin sa më larg pushtetit dhe pse të gjithë e kishin kuptuar se të gjitha vrasjet e rugovistëve vinin enkas nga Thaçi.
Fatkeqësisht këtë amanet nuk e mbajti LDK-ja ,dhe Hashimi ia arriti qëllimit dhe LDK-n e bëri për vete.dhe arriti për t’i vrarë dhe larguar Gecët e Llaushës nga LDK-ja si dhe shumë nacionalistë të tjerë.
Të gjitha këto fatkeqësi që e gjetën Kosovën, janë rrjedhojë, pasojë, nga mbështetja e LDK-s që ia bëri këtij tradhtari.
Këto grupe kriminale e që dyshohet se udhëhiqeshin nga Thaçi,i disiplinuan disa figura kyqe të LDK-s si psh.Sabri Hamitit ia skuqën bithën dhe kur shpëtoi e iu shërua bitha, e bënë argat të tyre. Gjithashtu Gimo Mutaçin tentuan ta vrisnin dhe kur ia skuqën bithën, e disiplinuan dhe Gimoja si “kurvë mashkull” që është, u kthye 100% me ta dhe në bashkëpunim me Thaçin e vëllezërit e tij, u bë milioner, Lutfi Haziri nuk e priti plumbin, por iu dorëzua i tëri, madje e përzjeu dhe familjen me të. Edhe ky ua pa hajrin dhe u bë milioner.
Me ndihmën e tyre bëheshin koalicione dhe u vëllazëruan me PDK-n dhe Thaçin. Tashmë çdo gjë ishte në dorën e Thaçit. Shërbimet ia arritën qëllimit dhe e vunë në krye të QEVERISË. Më vonë, me ndihmën e LDK-s, u votua për në krye të shtetit, duke u bërë përgjegjës i bisedimeve me pushtuesin.
Krejt kjo ka ndodhur me ndihmën e shërbimit për të cilin ishte rekruatuar Polari, nga i cili shërbim i kishte marrë të shkruara e përpiluar listën se kë duhet vrarë e me kë duhet bashkëpunuar.
Ai për ta vrarë e zgjodhi Ibrahim Rugovën dhe rrethin e tij, ndërsa për të punuar e zgjodhi Isa Mutafën dhe dhe rrethin e ti,të cilin e solli me daulle e me daire të Shikut në krye të LDK-s.
Etiketimet që ua bënin atdhetarëve të LDK-s dhe Ibrahim Rugovës,LPK-ucat e shitur te pushtusi e që udhëhiçeshin nga Thaçi duke vrarë atdhetarë me porosi,me sa duket, sot iu erdhi koha për ta parë i gjithë populli të vërtetën e këtyre vrastarëve.
Prandaj edhe them se drejtësia shpesh vonon kur fajtori mbështillet me gëzofin e pafajësisë, duke i vënë të tjerët në shënjestër, por drejtësia kthehet në bumerang dhe ia kthen shigjetën fajit duke ia hequr gëzofin e aktrimit.
Triumfon pra në fund drejtësia!