Gani I. Mehmeti
Vulin thotë për Kosovën « Është territori serb që na është vjedhur ».
Vulin, lexo më shumë, njihu me historinë e vendeve, mos shfaq dëshirat tuaja për pushtimet e tokave të tjera. Ju mendoni ta serbizoni krejt botën me atë « Botën serbe » të « famshme », për çka tregoni dëshirat e juaja për ta pushtuar apo serbizuar botën deri atje ku gjendet edhe një serb i vetëm!!!
Po, a ka një shtet në botë sot ku nuk ka edhe popuj tjerë, përveç popullit vendas aty? A e di ti se edhe shqiptarët e kanë marrë botën, dhe zor të jetë ndonjë shtet në botë e të mos ketë shqiptarë! Por, pse është një shqiptar, po qofshin edhe me qindra e mijëra, nuk janë botë shqiptare, përveç atje ku janë tokat shqiptare denbabaden.
Shihet qartë përpjekja juaj për dominim në Gadishullin Ilirik, Europë e Botë. Po dominimi nuk bëhet me pushtime tokash të fqinjve, ajo do bëhej me punë të mira, se ashtu nuk do ju urrente askush. Ju, jeni ata që urreni tjerët, pastaj edhe ata të tjerët ju urrejnë juve. Mjaft keni ecur me gënjeshtra.
Ju keni treguar aspitratat tuaja për pushtimet e reja, nisur nga Kosova, Republika Serbe e Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë e ndoshta edhe të një pjese të Shqipërisë, që ta rrisni Serbinë tuaj e ta bëni aq të madhe, duke dalur edhe në ujërat e nxehta të Adriatikut, pa qenë kurrë serbe.
Një diçka që merret me zor, brenda mundësisë, nëse nuk lëshohet me qef, me dëshirë, duhet të lëshohet me zor, ashtu si është marrë. Të duket pak vuajtja e shqiptarëve nën regjimet serbe prej kur u pushtua Kosova në vitin 1912 e deri në vitin 1999, kur ju ndoqët popullin shqiptar prej saj?
NATO dhe BE, nuk bënë asgjë më shumë se korrigjuan një gabim të vogël dhe me vonesë të tyre kur pranuan Kosovën për tokë serbe pas vitit 1912 dhe ua lanë juve!
Vulin, ju deshët të largoni popullin shqiptar prej saj sikur në vitin 1878 që larguat prej Sanxhakut të Nishit të atëhershëm dhe e vodhët edhe gjithë atë territor shqiptar, që lëngon nën sundimin tuaj.
Shikoji hartat, kur nuk ishit asgjëkundi, dhe që flet se krejt ju serbët jeni vendosur në tokat Ilire e Dardane që shfaqen në Perandorinë Romake.
Libri është botuar në Paris më 1984, edhe autorët janë këtu, që të bindeni. Si nuk kanë punuar hartat sipas dëshirave tuaja, medet ! Mund t’i akuzoni autorët!
Vulin, shiko Ilirët, Dalmatët dhe Dardanët ku shtriheshin, që ju gënjeni kohën e fundit, sikur jeni pasardhës të tyre, por në histori njihet koha e dyndjeve sllave, kur erdhët në Europë!
Edhe këtu kemi Ilirët dhe Dalmatët.
Në vitet 1860 deri më 1878 Serbi është pashallëku i Beogradit. Pra, në tokën shqiptare, sepse Sirmiumi, Beogradi i sotëm, ishte i shqiptarëve deri më 1830.
Vijmë te vitet 1878 deri më 1914, ku shihet qartë se Serbia është rritur territorialisht në dëm të shqiptarëve, duke pushtuar nishin dhe mbi 700 fshatra tjera prej andej, që njihet si zbrazja e Toplicës më 1878 nga shqiptarët : Me mijëra qenë vrarë, prerë, ndjekur me qindra mijëra nga trojet e veta.
Më 1912 tinëzisht pushtuat Kosovën, kur forcat shqiptare ishin duke ndjekur Osmanët, dhe ju bëtë maskara në popullsinë civile shqiptare që kishte mbetur e pambrojtur.
Tani, si ket ë drejtën të thuash se po na e vjedhin Kosovën, kur ju e vodhët më 1912. Ajo çka vidhet, nuk është e jotja. Ju jeni hajnat, ju keni vjedhur gjithçka shqiptare. Edhe tokat, edhe kishat, edhe historinë.
NATO, Be dhe kushdo tjetër, nëse janë për Kosovën e Pavarur, janë në të drejtën, se atë e tha edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 10 korrik 2010.