ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Pajazit Jashari: A isha gjithmonë i lidhur kaq ngusht me Arbër Gashin?

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

nga: Pajazit Jashari, Podujevë
___
Jo, raportet tona në mes vete patën edhe një rënie.
Në fillim, marrëdhënia ime me Arbër Gashin ishte e shkëlqyer, edhe pse ai vinte nga e djathta, ndërsa unë nga e majta. Gjithsesi, kur u mblodhëm në “Odën e Llapit” që e filluam organizimin qysh në pranverën 2023 për të luftuar së bashku kundër islamit politik secili nga ne vinte me përkatësi dhe simpati të ndryshme partiake. Në atë kohë, secili prej nesh vendosi të lërë anash dallimet ideologjike dhe politike, duke e bërë bashkëpunimin kundër islamit politik emëruesin tonë të përbashkët. Ky mirëkuptim u përjetua edhe në nismën apo kuvendin e Deçanit me 20 tetor 2023, ku pjesë ishte edhe Arbër Gashi.
Nga kjo nismë, filluam të organizohemi në lëvizje të tilla si ajo ” Lëvizja e Deçanit”, organizata “Shqiptaria”, dhe “Kufinjtë e Arbërit” (e cila ishte themeluar edhe para nesh. Pikërisht këtu filloi edhe mosmarrëveshja ime me Arbërin. Ai këmbëngulte që të rikthehemi tek feja e të parëve tanë katolik, ndërsa unë doja të qëndroja te parimet tona të thjeshta për të luftuar vetëm kundër islamit politik. Arbëri kishte një fokus të theksuar në lidhjen shpirtërore dhe kombëtare që e gjente te Kisha Katolike, ndërsa unë kërkoja një distancim të qartë nga çdo formë e ideologjisë fetare.
Pothuajse dy muaj i kaluam me kontakte të rralla e formale, dhe gjatë kësaj kohe Arbëri më kishte folur për lidhjet dhe miqësitë e tij me figura dashamirëse e proshqiptare me ata të cilët na e ndihmuan luftën çlirimtare. Sinqerisht, i mora me një dozë skepticizmi. Një ditë, më ftoi për një vizitë jashtë vendit, në Perëndim. Edhe pse i premtova se do e vizitoja, kërkova vazhdimisht arsye për të shmangur udhëtimin. Megjithatë, këmbëngulja e tij fitoi.
Kur më në fund shkova, ajo vizitë mi hapi sytë dhe më bindi për të vërtetat që Arbëri kishte përfaqësuar. Më dukej larg dita që do ti afrohesha Majellapushnikuy dhe kalasë kombëtare e Don Franë Kolës. Falënderimet e mia shkojnë për të vërtetën e Arbër Gashit, për Don Franën, për shokun tim të burgut Marin Sopin.
Falënderime të përzemërta për organizatën “Shqiptaria”, për Lëvizjen e Deçanit, për “Kufinjtë e Arbërit”, dhe për të gjitha organizatat që do të vazhdojnë të organizohen në mbrojtje të shqiptarisë nga islamizmi politik. Mbi të gjitha, falënderoj “Lëvizjen për Braktisjen Vullnetare të Islamit Politik”, që tani është bërë Lëvizja për Rikthim LPR.
Në fund, falënderim të veçantë për aktivistin e çështjes kombëtare dhe të Lëvizjes për Rikthim, Blerim Metaj!
Mos harroni 28 Nëntorin në Majellapushnik, tek Kisha Shqiptare!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu