ARKIVI:
20 Tetor 2024

Pyetnie ndonjë hoxhë a besimtar fanatik islam që e pranon se Perandoria Osmane ishte pushtuese dhe sunduese barbare…, përkundrazi e konsiderojnë çlirimtare!

Shkrime relevante

Shpërndaj

Referimi i kumteses time që do ta lexoja, sot në ditën e njëvjetorit të Nisma e Deçanit, po të më lejohej ta lexoja:
“Muslimanët janë viktimat e para të islamit. Të çlirosh një musliman nga feja e tij është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet atij!” – e thot orientalisti francez Ernes Renan.
DISA MENDIME TE MIJA MA TE SPIKATURA
Në ish Jugosllavi mburreshim se në Kosovë jemi 95% shqiptarë.
Tash referuesit e islamit politik po na mburrin se jemi 95% musliman!
Sipas tyre, po i bie se sot në Kosovë jemi veç 5% shqiptarë?!
Lëvizja e Deçanit u lind si një kërkesë legjitime e një shtrese intelektuale atdhetare, e cila e revoltuar tejmase për shkak të mos veprimit institucional në mbrojtje të shtetit laik, mori misionin fisnik për t’u dal në mbrojtje vlerave e kulturës kombëtare shqiptare nga sulmet dhe presionet e parreshtura të islamit poltik (radikal) të prira nga BIK-u me shumë nga kleriket e vet dhe të financuara nga qarqet ma të rryera antishqiptare, tash e 25 vjet.
Eshtë drejtë e jona historike dhe humane kombëtare me braktisë fenë islame dhe me u kthyer në fetë e besimet e të parëve tonë iliro-arbëror me mjete demokratike e vullnetare.
Po të ishin mbi 95% të deklaruar katolik, në vend se musliman, sot shqiptaret do ta gëzonin shtetin të shtrirë në trojet etnike.
Bartësit e islamit politik me sukses po e shfrytëzojnë këtë shkarjen e politikes dhe qeverive e institucioneve përgjegjëse në mbrojtje të laicitetit të shtetit e shoqërisë për t’i realizuar caqet e tyre në forcimin zgjerimin e vëllazërisë muslimane me synim perfid shkatrrimin e vlerave e kulturës kombëtare shqiptare.
Pyetini, nëse gjeni ndonjë hoxhë a besimtar fanatik islam që pranon se perandoria osmane ishte pushtuese dhe sunduese barbare. Përkundrazi e konsiderojnë çlirimtare, bile shpesh tue e krahasu me Ameriken dhe e falenderojnë këtë perandori që na e solli islamin me dashuri e mirëkuptim të plotë.
Tue pranuar pretenduar me ngulm islamin si kulturë jetese, shqiptaret humben e po humbin shumë nga vlerat dhe kultura e vet cilësore autentike kombëtare e properendimore! Këte po pretendojnë bartësit e islamit politik.
Ta dini se rezistencën më të madhe për braktisje të muslimanizmit e keni nga të ashtuquajturit intelektual!
HEQJA DORE ME VULLNET NGA ISLAMI
Veç le të heqim dorë nga islami i dhuruar me dhunë e krime nga pushtuesi barbarë otoman. Ta dini se mazokistet – adhuruesit shqipfolës të otomaneve barbarë, të udhëhequr nga BIK-u nuk heqin dorë nga islami antikombëtar.
Lëvizja e Deçanit e ka sloganin:
“Nga sot e tutje nuk jemi ma musliman.”
Tjerat: rikthimi ne katolik me pagëzim, me qenë ateist, agnostik, protestant, hebraik janë zgjedhje personale që hapin udhë për mbarësi e prosperim kombëtar të sigurt në mbrojtje e kultivim të vlerave e kultures tonë të lashtë kombëtare që na hapin udhë për integrimet euroatlantike – në civilizimin e përparuar.
Do të ishte mrekulli të ishim aq të mençur e të ditur si komb shqiptar, e cila na mungon, që të riktheheshim kolektivisht në fenë e parë që e përqafuan me vullnet paraardhësit tone iliro-arbëror dhe ia dhuruan Europës, por kjo s’bëhet me shkop magjik.
Përballë kemi një gogol te fuqishem – islamin politik në krye me BIK-un, i cili është pushteti real në Kosovë që ka fut në kthetra në çdo pore të jetës institucionale, publike e private, kulturore, universitare, shkollore dhe ma tragjikja se ka indoktrinu e po indoktrinon lulen e rinisë në frymen e islamit politik.
Fatkeqësisht, kanë një lloj mbështetje qeveritare, presidenciale, të politikës, legjislative dhe të drejtësisë, sepse po heshtin dhe nuk po e mbrojnë shtetin laik.
Nëse e kemi përnjimend angazhimin për braktisjen e islamit duhet të përgatitemi të punojmë në kohë e hapsirë me staza të gjata, sepse një mentalitet që na është mbjellur përmbi 5 shekuj nuk hiqet aq lehtë, siç zdeshet një rrobë e keqe për ta veshur tjetrën.
Nuk bëhen gjerat e mira e pogresive me eufori, por me bindje në dobi të interesit kombëtar, tue punen për çdo ditë të lume pak e nga pak për të ba ndrrimin e mentalitetit anadollak hap pas hapi në mentalitet civilizues euroatlantik si një vlerë e kulturë kombëtare.
SUKSESE! NA SHKOFTE MBARE!
KRYEZOTI YNE GJERGJ KASTRIOTI LE TE SHPALLET PROFETI YNE DHE LEZHA LE TE SHPALLET KRYEQENDRA E PELEGRINAZHIT PER SHQIPTARET.
TE RROJE KOMBI SHQIPTAR SA TE RRON GJITHESIA!
___
Me 20 tetor 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu