ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Libri i Frashër Demajt për Sali Çekajn, përplot pasaktësi

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Arif Molliqi

 Për të shkruar një monografi shkencore për jetën dhe veprën e një personaliteti, në ketë rast të heroit, duhet hulumtim dhe studim për një varg çështjesh që lidhen me subjektin e monografisë. Ky lloj hulumtimi duhet të shkruhet me terma shkencorë, fakte arkivore, dokumente etj. Por librit të akademik Frashër Demaj “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i mungon shumëçka nga këto që ky libër të quhet studim (faqe 12), siç pretendon autori. Mirëpo pa marrë parasysh se si e quan autori, meqë heroin Sali Çekaj e kam njohur përse afërmi, e pash të arsyeshme të preki disa gjëra që, për mendimin tim, janë shkruar më shumë pakujdesi në “studimin” e akademikut. Gjithçka ka në të, por hulumtim dhe studim në këtë libër nuk ka. Ka shkarje të mëdha në kohë dhe hapësirë që lidhen më pjesët që autori pretendon se ka bërë studim.

E para, akademik Frashër Demaj, për monografinë “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i ka vënë në lajthitje (fjalë e rëndë të them i ka mashtruar) SHBK “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Shoqatën “Sali Çekaj në Gjermani, duke ua mohua të drejtën që kishin për botimin e kësaj monografie. Për akademikun, si duket, ka mjaftuar kur thotë: “Në fund dua të falënderoj shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër dhe në Gjermani për ndihmën dhe përkrahjen e ofruar me rastin e përgatitjes së kësaj monografie,…” Kaq. Ky studim atyre dy shoqatave u ka kushtuar hiq ma pak së 12.238,00 € (dymbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e tetë euro).  Askund brenda kapakëve të librit nuk shkruhet se librin e sponsorizoj dhe e pagoi për botim shoqata Sali Çekaj?! Në libër shkruan se botues është Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë. Ky institut materialisht nuk ka ndihmua me asnjë metelik. Nëse Frashër Demaj ka marrë nga Instituti i Historisë në Prishtinë ndonjë ndihmë materiale dhe anëtarët e shoqatës në Zvicër nuk e dinë, është mesele tjetër?!…Akademiku nuk përmend se nga ato dy shoqata mori 7.750,00 € për punën e vet shkencore, kurse shtypshkronja Dukagjini 4.488 € drejtpërdrejt nga shoqatat. Atëherë, çlidhje ka instituti?!

Autori ka marrë edhe një numër të konsideruar kopje të librit të cilat vazhdon ti shpërndan (shes ) nga 30€ librin. Pikërisht për këto është dashur një përgjigje apo kundërpërgjigje më e mirë e autorit në pyetjen – përse, vallë, ka veprua kështu?

E dyta, ky botim jo vetëm që ka për qëllim të paraqesë biografinë e heroit Sali Çekajt,  apo të bëhet kronikë e mirëfilltë e veprimtarisë se tij politike dhe ushtarake, që nga lindja e tij e deri në ditët ku ra heroikisht në fushëbetejë në Koshare, duke kaluar nëpër kohë dhe rrethana të ndryshme shoqërore, politike dhe ushtarake.

Sado që në parathënien e librit akademik Frashër Demaj “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, thuhet: “Trajtimi i figurave dhe personaliteteve të rëndësishme që lanë gjurmë në histori është një punë komplekse dhe shumëdimensionale që kërkon përkushtim të veçantë, sidomos në fazat e hulumtimit dhe të grumbullimit të materialit arkivor që duhet vjelë në arkivat shtetërore, komunale, publikë dhe privatë që përmbajnë fakte dhe informacione të ndryshme për temën e trajtimit”, në libër shumë pak, mos të themi aspak gjejmë hulumtime-studime që autori e ka për qejf ta quan studim. Gati 80 % të shkrimeve brenda libri s´janë dokumente arkivore, s´janë hulumtime a studime të mirëfillta, përveç deklarata dhe intervista të individëve, citime nga shkrime gazetareske dhe interneti, si dhe pjesë të marra nga libra të autorëve të tjerë, kuptohet me fusnota. Edhe intervistat edhe bisedat që i ka bërë, siç thotë ai me familjarë, bashkëpunëtorë, bashkëkohanikë, veprimtarë, ushtarak, politikanë, jo që nuk i ka verifikuar-studiuar, materializuar me dokumente konkrete të nxjerra nga ndonjë arkiv, por i ka dhënë ashtu siç janë thënë tash e njëzetë e pesë vjet. Në mungesë të një hulumtimi të mirëfilltë, shpesh të dhënat për jetën dhe veprën e Sali Çekajt na dalin të shtrembëruara dhe më plotë mangësi. Në anën tjetër, shumëçka e rëndësishëm nga biografia e Salihut autori nuk e ka marrë mundin t´i hulumtoj vet, që t´i prezantojë në origjinale për opinionin dhe lexuesin.

Prandaj, në ketë “studim”, siç thotë akademiku, nuk gjeta asgjë të re nga ato që i ka hulumtuar, por gjithçka të përsëritur, bile një përsëritje e deformuar, më plotë gjera të pasakta.

E treta, në kapitullin e parë deri në të tretin autori në një mënyrë apo tjetër është marrë më biografin e Salihut ( shkollimi, punësimi, karriera deri tek arratisja e tij jashtë Kosove). Kurse për historinë e fshatit Broliq, familjen Çekaj, ai merret hiq më shumë se sa janë marrë disa historishkrues përpara tij apo nga tregimet e vëllait të Salihut, që dorën në zemër ai s´ka njohuri as studimore e as tradicionale për një libër të tillë. Akademiku i referohet arkivave e nga arkiva nuk përmend asgjë që lidhet me biografinë e heroit. Pra, fund e krye të librit na sjell më shumë rrëfime dhe kujtime të vëllezërve të tij, të cilët, duke u mundua ta ngritin sa më lart vëllamë hero, rrëshqasin në gabime materiale dhe shpesh edhe në pasaktësi.

Edhe disa “shokë” dhe akraba të Salihut, kur flasin për të më shumë merren me vetveten se sa me të vërteten.

Për heroin Sali Çekaj s´kanë nevojë të thuhet asgjë më shumë sesa e thonë vetë veprat dhe jeta e tij. As vëllezërit, as shokë, bashkëveprimtarët s´kanë nevojë të thonë atë që s´do ta pranonte vetë Salihu, duke u mundua ti zbukuroj dhe zmadhoj gjërat.

Frashër Demaj

E katërta, brenda librit që ka 445 faqe, ka aq shumë shkrime, fotografi, ngjarje kohore që nuk lidhen më jetën, veprimtarinë politike dhe ushtarake të Sali Çekajt, e as më biografinë e tij. Nuk lidhen as më epokën e tij. Këto s´janë asgjë tjetër përveç diçka për ta shtuar volumin e librit, për t´u duk libri sa më voluminoz, sa më “serioz” se e paska shkruar një akademik dhe botuar një Institut i Historisë(?!)

E pesta, autori i librit gjatë studimit ka bërë gabime që një akademik s´duhej t´í bënte.  Në kreun e dytë, 2.1. ai nuk ka bërë dallimin mes kuptimit “punësim” dhe “emërim”. Salihu nuk punësohet gjyqtar në Gjykatën Komunale në Deçan, por emërohet-zgjidhet nga Kuvendi…

Si të shpjegohet që autori faktin e largimit të Salihut nga Kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit, nuk e prezanton fare, ose e thotë krejt ndryshe. Salihu u largua nga kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit, sepse në mbledhjen e dy komiteteve, atij krahinor dhe atij republikan nga Beogradi, mbajtur në Deçan në Pushimoren e Fëmijëve, pasi ishte kërkuar që diskutimet të bëheshin vetëm serbisht, Salihu kishte kundërshtuar me arsyetim se gjuha shqipe është e garantuar me Kushtetutë. Pas një debati të ashpër, mbledhja ndërpritet dhe të nesërmen vjen urdhri nga Beogradi që Salihu të largohet nga kryetari i Komitetit Komunal të LK të Deçanit. Gjegjësisht, Salihut i sugjerojnë të jap dorëheqje, kinse për të e mos larguar nga puna e mëparshme si gjyqtar, por pas largimit nga komiteti ai kthehet si bashkëpunëtorë profesional i gjykatës. Kjo është e vërteta që autori katund shumë lehtë ta argumentonte.

Frashër Demaj, pasi e përmend arkivat, ketë ka mundur ta gjej në arkivat e Kosovës. Por edhe në arkivin e Gjykatës Komunale në Deçan dhe atë të Pejës, sepse pas mbylljes se Gjykatës Komunale të Deçanit me vendim të Kuvendit të Serbisë, e gjithë dokumentacioni është bartur në Pejë. Për emërimin e Salihut si gjyqtar, si kryetar i gjykatës, si kryetar i komitetit dhe procedurën e shkarkimit, Frashër Demaj nuk e ka marrë mundin të na prezantoj asnjë dokument arkivor, asnjë fakt që tregon datën, muajin, vitin dhe mënyrën se si ndodhi. Në kreun e dytë. 2.2. “Suprimimi i autonomisë së Kosovës dhe përjashtimi i Salihut nga puna” , nga faqja 45 e gjerë të kreu i tretë, faqe 71, nuk i gjejmë asnjë fjali se pse dhe si u përjashtua Salihu nga puna.  Brenda këtyre faqeve autori më shumë ka bërë lojë fjalësh se sa ka dhënë ndonjë hulumtim historiko-shkencor me dokumente arkivore, pse u përjashtua Salihu nga puna?!

Edhe kur shkruan në lidhje me largimin e Salihut nga Kosova, pasi paska qëndruar rreth 20-30 ditë në ilegalitet, sado që disa herë Salihu e ka pohuar më gojë të vet se ishin vetëm 13 ditë por, mbase, autori ketë fakt e mbështetet në deklaratën e vëllait të tij, këtu po e marrim si të saktë.

Këto shkarje të akademik Frashër Demaj në librin “Sali Çekaj-veprimtaria politike dhe ushtarake”, i nxora vetëm nga kapitulli i parë e deri në kreun e tretë, faqe 23-70. Nuk i analizova edhe 8 krerët e tjerë, edhe pse i lexova me vëmendje, por duke e përdorë analogjinë dhe krahasimin, kam frikë se fund e krye libri ka gabime të tilla.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Krejt e natyrshme . Libër me të dhëna të sakta mbi heronjtë si: Sali Çeku ,Zahir Pajaziti, Agim Ramadani e shumë e shumë të tjerë nuk mundet me shkrue askush pa i njohur bashëveprimtarët dhe miqtë e ngushtë të heronjve.
    Veç kësaj ata në rrëfimet e tyre duhet mos të ndikohen nga anime partiake e interesa të klaneve, por duhet ta thonë të vërtetën .
    Në rastin konkret s’ mund ta akuzojmë historianin Frashër Demaj,sepse
    gjithçka varet nga deklarimet e të anketuarve.
    Z. Frashër Dema,j ka titull Akademiku , besojmë se nuk ka guxuar me u lëshue në deklarata të paverifikuara mirë e mirë.
    Në të kundërtën ai këtë thirrje e zbeh, dhe e turpëron vetveten si është më së keqi. Fatmirësisht populli i njeh heronjtë dhe bashkëveprimtarët e tyre.
    Përpjekjet e kujtdo me përfitue nga gjaku dhe madhështia e tyre janë të kota.

  2. Shtesë këtij shkrimi do t’i shtoja edhe faktin që shoqata bamirëse “Sali Çeku” në Zvicër, me vepra e ka dëshmuar punën e saj. Kjo shoqatë ka financuar një numër të konsiderueshëm të ndërtimit të shtëpive në Kosovë. Ka ndihmuar botimin e dhjetëra veprave me autorë të njohur. Po ashtu është nismëtare e ndërtimit të memorialeve të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës dhe dëshmorit Bruçi në Pejë. Ka ndihmuarë edhe njerëz me gjendje të rëndë shëndetësore.
    Pastaj ka qenë dhe vazhdon të jetë organizatore e dhjetëra tryezave dhe debateve shkencore gjithandej Zvicrës.
    Të paktë janë mërgimtarët tanë në Zvicër, që nuk e kanë si dhuratë ndonjë libër apo Monografi nga Shoqata ” Sali Çeku.”
    Antarët e saj Saim Tahiraj, Abas Fejzullahu dhe Hamzë Morina kanë merita të veçanta edhe në mbarvajtjen e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Zvicër. Jemi të sigurtë që Z. Saim Tahiraj, ka bërë të pamundurën që t’i dalë në ndihmë materiale Ak. Frashër Demajt,me dëshirën e vetme që më në fund të thuhet e vërteta për heroin dhe bashkëudhtarin e tij, Sali Çeku.
    Ashiqare po shihet që na ka verbëruar lakmia për lekun. Si pasojë e kësaj edhe nuk shkruhen ashtu si kanë qenë mgjarjet dhe bartësit e tyre. Në shumë raste familjet dinë më s’paku për djemtë e tyre,sepse ata kanë vepruar në heshtje dhe padijenin e tyre. Kjo fare-fare nuk tingëllon keq,qëllimi ishte mosrrezikimi i familjeve. Secili me të fillur këtë udhë ishte pajtuar edhe me vdekjen. Mosnjohja dhe tjetërsimi i ndihmës është vesi më i ligë i njeriut.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu