Prishtinë, 20 tetor 2024
___
Të dielën e datës 20 tetor 2024, bëhet një vit që kur një grup qytetarësh nga e tërë Kosova përfunduan me fenë islame dhe kështu po epnin shkëndijat e para të largimit masiv nga kjo fe, pas kaq vitesh e shekujsh sundim dhe shkatërrim të pandërprerë të këtij populli të lashtë.
Në këtë përvjetor feste morën pjesë figura të rëndësishme e të guximshme nga tërë trevat shqiptare si dhe nga diaspora. Një nderim të veçantë për përfaqësuesin nga Austria Z. Jörg Wehofsich, Këshilltar Ligjor i Komunave të Bashkimit Evropian.
Në emër të Lëvizjes së Deçanit, të pranishmit i përshëndeti Znj. Vlorë Gashi, sekretare. Pasi u ndëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve tona, u lëshuan gjithashtu skena pa zë të ngjarjes së ati tubimi të 20 tetorit 2023.
Një fjalë rasti mbajti koordinatori i Lëvizjes, Z. Vesel Lekaj, i cili tregoj momente interesante të 20 tetorit. U përmend deklarata e dhënë dhe qëllimet që kishte mare nisma. Në një mënyrë u detajuan kahe më afatgjata që duhet të ndjekin anëtarët dhe simpatizantët e nismës.
Në fjalën e tij Z. Jörg, tregoj se Kosova është Evropë dhe se duhet të jeni të bashkuar ashtu si ajo legjenda për porositë e Skënderbeut. Se kontinenti jonë ka nevoja të ndërsjella. Shqiptarët kanë djem të zgjuar dhe e përgëzoi Nismën e Deçanit e cila po i mbron vlerat kulturore e nacionale dhe e cila çdo dit e më shumë po vlerësohet në rrethet tona. Se do të ket vizita të shumta nga vendet e BE-s. Z. Jörg, u përcoll me duartrokitje të mëdha herë pas here, nën përkthimin e Znj. Fillo Pjetri.
Kjo është e vërteta që duhet të thuhet… Me fakte e dëshmi. Ne ose do të mbesim vetëm Shqiptar, ata që jemi të lindun prej natyrës , ose do të zhdukemi…!
Por, ne, nuk do të zhdukemi në asnjë mënyrë, por do t’i zhdukim e tretim vetëm ata që duan të na zhdukin.
Të lumtë Profesor Blerim Latifi…!
____
Një fjalë përshëndetëse e bëri profesori i nderuar z. Blerim Latifi. Ai përshëndeti një vjetorin e Nismës dhe rëndësinë e saj dhe se duhet t’i bashkohemi asaj në një formë ose tjetër si imperativ i kohës.
Tregoi hapur rreziqet që paraqet ekstremizmi islam dhe pasojat qe mund t’i kemi.
Guximi intelektual i Prof. Latifit emocionoj të pranishmit në sallë dhe gjeten te aj frymëzimin atdhetar e patriotik të pa lëkundur. Në sallë dëgjoheshin pandërprerë duar trokitjet dhe brohoritjet.
Kristo Goçi, ambasador i Misionit Diplomatik në Tiranë, theksoi rëndësinë e kësaj nisme dhe e cilësoi me rëndësi për të ardhmen tonë historike për tërë shqiptarët në Ballkan. I gëzuar këndoj përpara publikut që duartrokiste.
Studiuesi Mark Palnikaj, tregoi për rrënjët tona arbërore dhe dëshmoj me fakte arkivash historinë tonë unike të krishterë dhe të kulturës Evropiane. Tregoj lashtësinë tonë të këtij populli të vuajtur dhe masakrat turke e sllave kundër popullit tone në shekuj.
Në fjalën përshëndetëse të veprimtarit të hershëm Sadri Ramabaja, përshëndeti Nismën dhe rendësin e saj dhe tregoj detale më të hershme rreth bisedave për këtë nismë dhe kahet që duhet t’i ketë.
Politologu Basri Beka, foli për rëndësinë e Lëvizjes së Deçanit, për unitetin që duhet ta kemi dhe nevojën e kontributit të secilit shqiptar në favor të kësaj kauze kundër këtij ekstremi që ka kapluar shoqërinë tonë. Tregoj për nevojën e këmbëngulëse por edhe për durimin, largpamësinë që duhet ta kemi.
Profesori Belisar Jezerci tregoj dëmet e mëdha qe islamizmi i ka sjellë kombit tonë dhe përveç një historie qe tregoj në këtë drejtim, kritikoj edhe institucionet tona dhe indiferencën që kanë ose që veprojnë në favor të tyre.
Aktorja e palodhshme Ilirida Galabri, performoj mbi të bëmat e Skënderbeut dhe triumfin e tij mbi osmanët. Tërhoqi paralele të kohës së tij dhe problemet analoge që na paraqiten tani pas 500 vjetëve. Veshja saj kuq e zi dhe energjia e madhe në çdo ngjarje që ka Lëvizja e Deçanit dhe kudo organizimet tjera me karakter kombëtar, pa dallim. Gjithashtu aktorja u përcoll me shumë duartrokitje.
Gjithashtu shprehim keqardhje për shumë personalitete që s’patem mundësi ta kenë fjalen për shkak të kohës, por edhe per ndonji rast të veçant që nuk e dinim dhe që ishin shumë me rëndësi.
Ismeti
Lexova me kujdes shënimim: Një vjetori i Lidhjës se Deçanit, të publikuar po këtu në “Drini.us” të cilën e moderon Mendje Ndrituri Gjergj Kabashi, shënim i cili me bëri përshtypje nga fjalët dhe fotot e persanaliteteve që kanë pjesë me fjalën e tyre, si: z. Jörg Wehofsich – përfaqëesues nga Austria,
fjalën e të cilit e përktheu znj Fillo Pjetri; Znj Florë Gashi, sekretare; Vesel Latifaj, koordinator; prof. Blerim Latifi ; studiuesi Mark Palnikaj, politologu Basri Beka; aktorja Ilirida Galabari, etj… me ç’rast u intonuan himnet kombëtare e dy shteteve…Më lan mbresa fotot e të gjithëve një nga një.
Ju lumt për shkrimin! Urime Një Vjetori i Lidhjës sëe Deçanit.
*
Populli shqiptar me tri besime: Islam, ortodoks dhe katolik, ka qënë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive, kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e popullit shqiptar. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në trojet shqiptare përgjatë historisë e deri më sot është shembull dhe dhurata më e mirë . Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkosisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide tjetër, është dhurata më e çmuar që na si komb e kemi.
*
!. Faik Konica, ka qenë i familjës muslimane
2. At’ Gjergj Fishta, ka qenë i besimit katolik
3. Fan S. Noli, ka qenë i besimit ortoks;
e tërë veprimtaria e që të treve iu ka kushtuar çëshjës kombëtare…
*
“Si krishtjen’ si musliman’
jem’ t’nji gjaku – vëllazen të tan’
jem t’njoj gjaku jem’ t’njoj fisi
jem sikur degt’ që janë të n’joj lisi!”
…
Kështu këndojshin nëpër oda:
Marash Krasniqi e Bajruah Doda.
*
me respekt të sinqert’
Ismeti