Ilir Canhasi, Suedi
Profesor Josif Papagjoni unë e ti jemi vëllezër, ne nuk jemi parë mes veti që 50 vite, profesor gjatë këtyre viteve mua më kanë vrarë 6 anëtar të afërm të familjes kriminelët serbë, kriminel që edhe sot nuk janë të dënuar dhe lëvizin lirshëm nëpër të njëjtat rrugë që lëviz edhe Bregoviq sot. Kemi me mijëra njerëz të zhdukur që nënat ende i kërkojnë, kemi me mijëra gra të dhunuara, dhunues që sot ende janë të lirë e hajne dhe pinë në të njëjtat vende si edhe Bregoviq.
Kemi një president serb që ishte në kabinetin e kasapit të Milosevicit që quhet Vucic që ende na kërcenon me luftë dhe është duke armatosur vendin ditë e per ditë. Mos harro vëlla se kemi veriun e okupuar nga serbia e Bregoviqit.
Si ky i fundit e edhe Bregoviq as edhe sot nuk kanë kërkuar falje ndaj masakrave që kanë bërë ndaj nesh dhe të tjerëve në Balkan.
Po e përfundoj me atë që e fillova vëllau im, ju po e mbroni dhe ftoni armikun e vëllaut tuaj.
Vëlla Josif, unë jetoj që 30 vite në shtetin më demokratik të Evropës – Suedi.
Jam për pajtim me fqinjët tanë serbë, por jo pa u dënuar kriminelët serbë, jo pa i paguar dëmet e luftës dhe më kryesorja të na kërkojnë falje.
_______
Josif Papagjoni, Korçë
Ja si mendon Josif Papagjoni?
Shoh keto dite nje vershim llumi nese ia vlen a s’ia vlen te kendoje Goran Bregoviç ne Korçe?! Dhe llumi sjell llumin, dmth ndezjen e urrejtjeve te vjetra e te reja, iken nga tingujt muzikore dhe shkon bash aty, te nacionalizmi i verber, periferia, mbyllja ne haurin tend, ne shpellen tende. E provuam mbylljen 50 vjet, u dashka provuar serish nga nje mori kinse “patriotesh”, qe bartin mbi shpine veçse kasollen e tyre te mjere, shpellen inkuizicioniste te ideologjive te semura nga bacili i vetmise, ksenofobise, urrejtjeve. Bota vrapon e ethshme drejt nje kozmopolitizmi te hapur, aktiv, ku njeriu behet Zot, me gjithe lirite dhe te drejtat e tij, me punen dhe familjen, kudo ku ai jeton, ne hapesiren pa klone e kufij. Une nuk e di se si tingujt e kengeve te dala nga nje shpirt artisti mund te kthehen ne plumba, gjyle e topa. Ç’eshte kjo mendesi primitiviste keshtu? Ç’jane keto kreni te ngjyera ne idiotesite e lufterave dhe urrejtjeve nacionaliste, pa arsyetuar. Kjo e shtyn dhe nje shekull me tej domosdone e komunikimeve, marredhenieve mes shqiptaresh e serbesh, duke ringjallur makthe, pandehma dhe paranoja, jashte kontekstit historik. Kohet nuk jane te ngrira. As marredheniet mes popujve, qofte dhe rasti mes serbeve dhe shqiptareve, qe ka persiper ankthin e gjakut. Arti nuk eshte senjor i gjakut. Them se eshte e kunderta. Arti bashkon zemrat njerezore, nuk i perçan dhe as i fut neper kolibet arkaike te mendjeve te stermunduara nga dyshimet, paragjykimet. Korça eshte qytet i kultures, i pritjes se te huajve, nuk eshte nje gjelltore urrejtjesh dhe perçarjesh. Eshte ne nderin e saj ta prese edhe nje kengetar te njohur serb si Goran Bregoviç. E ç’u be se ai na kendoi ne kete qytet kulture? Thjesht do te lere udheve dhe qiellit te Korçes ca tinguj njerezie, ca tinguj miqesie, dashurie. Valle i ben keq dikujt tingulli? Nè i befte keq, le te vere pak dyll ne vesh, me pas do te mesohet se shpirtrat e popujve ngjajne. Arti bashkon…
Shënime për Josif Papagjonin:
* Profesor Doktor në Qendrën e Studimeve Albanologjike
Ka qenë Shef i departamentit te Arteve ne Qendren e Studimeve Albanologjike për mesuese
Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Ka studjuar në Akademinë e Arteve
Banues në Tiranë, Shqipëri