ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme – Transformimi gjeopolitik në rrafshin global

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

KUFIRI ËSHTË ARRITUR: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po paralajmërojnë tani Izraelin se furnizimet me armë mund të ndryshojnë nëse banorët e Gazës nuk marrin ndihmë urgjente. Fotografia: Abdel Kareem Hana / AP / NTB

Nga Dr. Sadri Ramabaja

Gjasat që të kemi përshkallëzim të lufëts në Lindjen e Mesme gjithnjë e më tepër po shtohen. Një kundërpërgjigje e Izraelit ndaj sulmit rrufe të Iranit së fundmi tashmë është paralajmruar. Përmasat e tij do të jenë prologu i mundshëm i një trandje me karakter global.

Ekspertë e njohës të mirë të sigurisë dhe gjeopolitikës pohojnë se hakmarrja e Izraelit mund të jetë shkatërruese për Iranin. Nëse ata zgjedhin të synojnë infrastrukturën kritike të naftës iraniane – shumica e së cilës ndodhet në afërsi të ishullit Kharg – eksportet e Iranit do të bien. Nëse kjo ndodh, një sulm iranian në fushat e naftës saudite nuk do të ishte jashtë diskutimit dhe atëherë mund të flasim për 20 milionë fuçi në ditë që janë nën kërcënim.
Izraeli do të vazhdojë të realizojë strategjinë e tij që ndërlidhet me dobësimin e rolit dhe ndikimit të Iranit në rajon dhe kjo mund të arrihet vetëm me bombardimin e impianteve bërthamore të Iranit tok me burimet e rafineritë e naftës. Sulmi ndaj këtyre caqeve nëdrlidhet me ekzistencën e Izraelit, prandaj ai është në qendër të strategjisë së Izraelit.
Aksioni i kryer në mëngjesin e së shtunës [më 26 tetor 2024] nga ushtria izraelite, që kishte në shënjestër objektivat ushtarakë, ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me raketa balistike që Republika Islamike kreu ndaj Izraelit në 1 tetor. Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite tregonin kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke menaxhuar operacionin kundër Iranit nga Kirya, selia ushtarake e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha në një deklaratë në një deklaratë që Netanyahu dhe Gallant “po ndjekin nga afër” sulmet në Iran “nga qendra e komandës dhe kontrollit të IDF”. [1]
Për të theksuar se hakmarrja ishte më efektive, Forcat Ajrore izraelite më vonë pretenduan se këto sulme kishin shkatërruar “shtyllën kurrizore të industrisë së raketave të Iranit”, një komponent kritik i programit të tij të raketave balistike. Objektivat e goditura ishin pajisje të sofistikuara që Irani nuk mund t’i prodhonte vetë dhe duhej të bliheshin nga Kina. Raportet e mëvonshme pretendojnë se Izraeli shkatërroi sistemet e mbrojtjes ajrore pranë rafinerive të naftës në sulm hakmarrës ndaj Iranit.

Nëse është kështu, qeveria Netanyahu po përpiqej të minimizonte dëmin që shkaktoi në Iran, për të qetësuar Shtëpinë e Bardhë dhe për të zbutur një përgjigje të mundshme iraniane. Në të njëjtën mënyrë, Netanyahu u përpoq të largonte vëmendjen ndërkombëtare nga mizoritë në Gazën veriore dhe Libanin jugor.

Kabineti Netanyahu po luante me zjarrin. [2]

Në këtë aspekt, pavarësisht nga dallimet midis SHBA-së dhe Izraelit, Uashingtoni do të qëndrojë në krah të Jeruzalemit, sepse në nivel strategjik dhe gjeopolitik Uashingtoni (dhe aleatët e tij perëndimorë) nuk mund të pranojë apo tolerojë më aktorët jo shtetërorë (Huthit, Hasd Al-Sha’bi, Hezbollahun), duke kërcënuar ose me bllokimin e rrugëve detare apo destabilitetin rajonal.[3]

Kjo përplasje do të godiste interesat e Kinës në energji dhe stabilitetin rajonal, ndërkaq Gjermania do të mund të ishte e goditura e dytë e radhës për nga përmasat e dëmit kolateral.

Gjunjëzimi i Kinës dhSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 22 tetor po qëndron në Izrael në vizitën e tij të 11-të në rajon që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Si Kina edhe Gjermania do të jenë nën presionin e madhë për të reaguar në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre strategjike. Në këtë rast Kina do të bëjë përpjekjet e fundit për të rritur ndikimin e saj në rajon, ndërkaq Gjermania do të përpiqet të ruajë stabilitetin e sigurisë evropiane. I.

Transformimi gjeopolitik

Zhvillimi i përshpejtuar i ngajrjeve në Lindjen e Mesme duket se kanë dalë jashtë çfardo skenari të mundshëm të paramenduar. Për rrjedhojë strategjitë e munguara për parandalimin e tragjedive të mëdha, mund të imponojnë transformim gjeopolitik në shkallë globale.

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar është në vazhdën e eliminimit të liderëve të tjerë të Hamasit dhe Hezbollahut. Plani i eliminimit të liderëve të së ashtuquajturit “boshti i rezistencës”, është me sa duket pjesë e strategjisë së Izraelit për t’i prerë krahët Iranit në rajon, si një parakusht për ta izoluar këtë të fundit, dhe ndoshta për të neutralizuar programin e tij bërthamor.[4]

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka krijuar një dinamikë të ndërlikuar që ndikon thellësisht në gjeopolitikën globale. Ky rajon është një pikë nevralgjike për shumë shtete dhe fuqi globale për disa arsye.

Lindja e Mesme ka një rëndësi të madhe për shkak të rezervave të mëdha të naftës dhe gazit. Kontrolli mbi këto burime e bën rajonin një fushë përplasjesh ndërmjet fuqive rajonale dhe globale. Fuqitë globale, si SHBA, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian, kanë të gjitha interesa të forta strategjike në rajon.
Por krahas përballjes së interesave të fuqive të mëdha, lufta në Lindjen e Mesme po trand edhe fuqitë rajonale. Luftërat civile, konfliktet ndërshtetërore dhe mosmarrëveshjet fetare në rajon kanë përfshirë shtete si Siria, Iraku, Jemeni dhe Palestinën në një spirale të dhunës dhe pasigurisë. Fuqitë e huaja shpesh ndërhyjnë në këto konflikte, qoftë për të mbrojtur interesat e tyre, për të mbështetur një palë kundër tjetrës, ose për të garantuar kontrollin e zonave të rëndësishme strategjike. Për shembull, ndërhyrja e Rusisë në Siri dhe ndikimi i Iranit në Irak dhe Jemen janë vetëm disa nga shembujt e përfshirjes së jashtme.

Por, Lindja e Mesme përballet gjithashtu me një rivalitet të madh midis fuqive rajonale si Arabia Saudite dhe Irani. Këto dy vende përfaqësojnë dy pole të kundërta fetare dhe politike (sunitë dhe shiitë), dhe përplasja mes tyre ndikon në shumë n këtë kuadër konfliktesh në rritje në rajon. Kjo përplasje rrit përshkallëzimin e konflikteve ekzistuese dhe ndërlikon përpjekjet për zgjidhje diplomatike.

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindjen e Mesme ka pasur efekte të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Kjo përkeqëson marrëdhëniet mes superfuqive në shkallë globale dhe fuqive rajonale.
Konfliktit ndërkohë nuk i duket fundi. Përkundrazi: Krahas përshkallëzimit që ka ndodhur tashmë në konfliktin midis Izraelit dhe organizatës terroriste libaneze Hezbollah, skenari akut horror i një lufte rajonale midis Izraelit dhe Iranit dhe të ashtuquajturit “boshti i rezistencës” i udhëhequr prej tij. ekziston ende. Përveç Hamasit dhe Hezbollahut, kjo përfshin edhe Huthit në Jemen dhe milicitë në Siri dhe Irak.[5]
Reagimi i Turqisë ndaj përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme pritet të ndikohet nga disa faktorë të rëndësishëm strategjikë dhe politikë. Historikisht, Turqia ka një pozicion unik në rajon, duke qenë një anëtar i NATO-s dhe një fuqi rajonale që kërkon të ruajë ekuilibrin ndërmjet interesave perëndimore dhe lidhjeve me botën myslimane, përfshirë Palestinën dhe popullsinë arabe.

Nëse konflikti është përshkallëzuar ndërmjet Izraelit dhe grupeve palestineze, përfshi edhe Libanin së fundmi, siç ka ndodhur në të kaluarën, Turqia ka treguar solidaritet të fuqishëm me popullin palestinez, duke dënuar Izraelin për veprime ushtarake dhe duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës. Presidenti Erdogan shpesh ka qenë një kritik i hapur i politikave izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Nga ana tjetër, Turqia mund të jetë e kujdesshme për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe për të mos rrezikuar marrëdhëniet diplomatike me Perëndimin ose shtetet arabe të Gjirit, me të cilat ka përmirësuar lidhjet kohët e fundit. Megjithatë, politika e jashtme e Turqisë është shpesh dinamike dhe e përcaktuar nga zhvillimet në terren, ndaj reagimi konkret do të varet nga rrethanat e përshkallëzimit dhe nga qëndrimet e lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë.

Në rastin e një lufte të gjerë rajonale që përfshin më shumë vende (si Irani, Siria, apo aktorë të tjerë të fuqishëm), Turqia mund të përpiqet të ndërmjetësojë, duke shfrytëzuar pozicionin e saj si një ndërmjetës i mundshëm, ndërkohë që përpiqet të sigurojë kufijtë e saj dhe interesat strategjike. 

  1. Kurdistani – Balanca e mundshme ndaj ndikimit iranian dhe turk

Ideja për krijimin e një shteti të pavarur kurd, pas ndërhyrjes së SHBA-ve në Kuvajt dhe përmbysjes së regjimit të Hyseinit, ndërlidhje me idenë për riformatimin e Irakut, federalizimin e tij. Por ngajshëm si ideja për riformatimin e Lindjes së Mesme edhe ajo e krijimit të shtetit kurd, është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet realitet.

Ngritja e një shteti të pavarur kurd në kontekstin e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe rreshtimeve gjeopolitike është një çështje komplekse, por edhe i mundshëm. Disa faktorë që mund të ndikojnë në këtë situatë përfshijnë:

Historiku i kurdëve: Populli kurd ka kërkuar pavarësi për shumë dekada, veçanërisht në Irak, Siri, Turqi dhe Iran. Megjithatë, formimi i një shteti të pavarur është penguar nga qëndrim i ashpër i vendeve fqinje dhe nga fuqitë ndërkombëtare që kanë interesa të ndryshme në rajon.

Aleancat gjeopolitike: Nëse përshkallëzohet një konflikt i gjerë, situata do të krijonte mundësi për aleanca të reja. Kurdët, veçanërisht ata në Irak dhe Siri, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it dhe janë mbështetur nga SHBA dhe disa vende perëndimore. Një rreshtim i ri gjeopolitik mund të bëjë që Kurdistani të shikohet si një aleat i mundshëm i Izraelit, veçanërisht nëse kuptohet se ai mund të ofrojë një balancë ndaj ndikimit iranian dhe turk.

Qëndrimi i Turqisë: Turqia ka një popullatë të madhe kurde dhe ka qenë historikisht kundërshtuese ndaj ideve për krijimin e një shteti të pavarur kurd. Një rreshtim i ri gjeopolitik që përfshin një ngritje të Kurdistanit do të përbënte një kërcënim të rëndësishëm për interesat e Turqisë. Kjo mund të çonte në një përplasje mes Turqisë dhe kurdëve, si dhe mund të ndikonin qëndrimet e vendeve të tjera.
Turqia ndërkohë ka kërkuar zyrtarisht që t’i bashkohet BRICS, ndërkaq, në anën tjetër ka rivendosur kontaktet me regjimin sirian dhe kurdët në Siri. Ankaraja është në favor të një bote multipolare dhe është e shqetësuar tej mase për mundësinë e krijimit ët shtetit kurd tashmë në truallin e Sirisë dhe me ndihmën e Izraelit, që do të mund të ishte panteoni I Kombit kurd të coptuar e ndaër mes shteteve fqinje, përfshirë Turqinë, ku jeton pjesa më e madhe e kurdëve. Ky fakt do të mund të ndryshonte gjithë dinamikën jo vetëm në Siri dhe Irak, por edhe në Turqi.

Interesat ndërkombëtare: Fuqitë e tjera, si Rusia dhe Irani, gjithashtu kanë interesa të forta në rajon dhe mund të mbështesin politikat që e pengojnë ngritjen e një shteti të pavarur kurd, në mënyrë që të ruajnë influencën e tyre.

Popullariteti i ideve kurde: Nëse situata në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, mund të rritet mbështetje për idenë e një shteti kurd, sidomos nëse kurdët shihen si një forcë stabilizuese në një mjedis të trazuar.

Përfundimisht, edhe pse ka mundësi për rritjen e mbështetjes për krijimin e një shteti kurd në kontekstin e një përshkallëzimi të mundshëm të luftës në Lindjen e Mesme, shumë faktorë politikë, ushtarakë dhe ekonomikë do të ndikojnë në këtë zhvillim. Situata do të mbetet e paqartë dhe dinamike, duke kërkuar vëmendje të vazhdueshme për zhvillimet e ardhshme.

2.1 Irani dhe shteti i ardhshëm kurd

Transformimi gjeopolitik në Lindjen e Mesme, në veçanti në lidhje me interesat strategjike të Iranit dhe aspiratat kurde për shtetësi, është një temë e ndërlikuar që lidhet me një sërë faktorësh historikë, etnikë, ekonomikë dhe ushtarakë.
Një pjesë e popullsisë kurde jeton brenda territorit të Iranit, kryesisht në rajonin perëndimor të vendit (Kurdistani Iranian). Kjo e bën çështjen e një shteti të ardhshëm kurd një sfidë të madhe për Iranin, pasi çdo lëvizje drejt autonomisë apo shtetësisë kurde shihet si një kërcënim për integritetin territorial të vetë Iranit.
Irani e sheh krijimin e një shteti të pavarur kurd (në Irak apo në Siri) si një precedent të rrezikshëm për të nxitur lëvizje separatiste jo vetëm tek kurdët në Iran, por edhe tek grupet e tjera etnike.

Lidhjet strategjike dhe ekonomike:  Irani ka një interes të madh për të mbajtur ndikimin e tij në Irak dhe Siri, ku kurdët janë një forcë e rëndësishme politike dhe ushtarake. Një shtet kurd i pavarur mund të minojë ndikimin e Iranit në këto vende, veçanërisht nëse shteti i ri kurd mbështetet nga Izraeli dhe SHBA-të.
Rajonet ku jetojnë kurdët, si në Irak dhe Siri, janë të pasura me burime natyrore, përfshirë naftën. Irani ka interesa ekonomike në këto rajone dhe mund të kërkojë të ruajë njëfarë kontrolli mbi këto burime përmes aleancave ose tensioneve të kontrolluara me kurdët.

III.  Dinamikat rajonale

Turqia dhe Irani: Të dyja këto vende kanë kundërshtuar krijimin e një shteti kurd, por për arsye të ndryshme. Ndërsa Turqia është e fokusuar në ndalimin e ndonjë lëvizjeje kurde që mund të fuqizojë PKK-në, Irani është i shqetësuar për mundësinë e destabilizimit të pjesës së tij kurde.
Transformimi i pritshëm gjeopolitik në lidhje me balancimin e interesave strategjike të Turqisë përballë formimit të një shteti të ardhshëm kurd është një çështje komplekse dhe delikate, që përfshin shumë faktorë, duke përfshirë marrëdhëniet rajonale, etnike dhe strategjike.

Historia e marrëdhënieve mes Turqisë dhe kurdëve ka qenë e tensionuar, veçanërisht për shkak të konfliktit të armatosur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Një shtet i ardhshëm kurd, qoftë në Irak, Siri, apo edhe në territoret e tjera me popullsi kurde, është parë tradicionalisht si një kërcënim për integritetin territorial të Turqisë, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë kurde jeton në pjesën juglindore të vendit.

Megjithëse Irani kundërshton formimin e një shteti kurd, ai gjithashtu ka mbajtur marrëdhënie pragmatike me disa grupe kurde në Irak, sidomos me PUK-un (Partia Patriotike e Kurdistanit). Kjo qasje i ka mundësuar Iranit të ushtrojë ndikim në Kurdistanin irakian dhe të përdorë kurdët si një mjet për të balancuar forcat kundër Turqisë dhe Arabisë Saudite.

3.1 Strategjia Rajonale e Turqisë

Turqia ka ndjekur një politikë të ndërhyrjes rajonale për të kontrolluar çdo zhvillim që mund të çojë në formimin e një shteti të pavarur kurd afër kufijve të saj. Në Siri, për shembull, Turqia ka ndërhyrë ushtarakisht për të parandaluar që forcat kurde të bashkërendohen dhe të krijojnë një entitet të pavarur në veri të vendit. Një pjesë e kësaj politike ka të bëjë edhe me krijimin e zonave tampon, ku Turqia ka synuar të kontrollojë territore për të kufizuar veprimtarinë e forcave kurde dhe për të parandaluar formimin e një shteti autonom.

3.2 Balancimi i interesave me SHBA-të dhe Rusinë

Formimi i një shteti kurd nuk varet vetëm nga rajoni, por edhe nga politikat e fuqive të mëdha si SHBA dhe Rusia. SHBA ka mbështetur kurdët sirianë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa Rusia ka përdorur kartën kurde për të forcuar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme. Turqia, nga ana tjetër, është përpjekur të balancojë interesat e saj me të dy fuqitë, duke e bërë të vështirë një qëndrim të qartë. Çdo ndryshim në politikën e këtyre fuqive për kurdët mund të ndikojë në qëndrimin e Ankarasë dhe të formës së transformimit gjeopolitik në rajon.

3.3  Karta ekonomike dhe energjetike

Turqia mund të përdorë mjetet ekonomike për të ndikuar mbi kurdët. Në Irak, për shembull, rajoni autonom kurd ka qenë i varur nga Turqia për eksportet e naftës përmes tubacioneve turke. Ankara-ja mund të përpiqet të përdorë këtë ndikim ekonomik për të shmangur një shtet të pavarur kurd duke forcuar varësinë e kurdëve nga Turqia, sidomos në aspektet energjitike dhe tregtare.

3.4  Koalicioni i qëndrueshmërisë rajonale

Turqia, për të siguruar qëndrueshmërinë dhe për të minimizuar ndikimin e një shteti kurd të pavarur, mund të kërkojë të krijojë një koalicion rajonal me shtete si Irani, Siria, dhe ndoshta edhe Iraku, të cilët gjithashtu kanë minoritete të mëdha kurde dhe shqetësohen për pasojat e një autonomie apo pavarësie të kurdëve.

Në përmbledhje, transformimi i pritshëm gjeopolitik do të varet nga aftësia e Turqisë për të balancuar kërcënimin e perceptuar nga një shtet i ardhshëm kurd me interesat e saj strategjike, duke përfshirë marrëdhëniet me fuqitë e mëdha dhe partnerët rajonalë, si dhe përdorimin e mjeteve ekonomike për të ndikuar në këto zhvillime.

3.5  Aleancat me SHBA-në dhe Rusinë: Roli i fuqive të mëdha si SHBA-ja dhe Rusia mund të jetë vendimtar për të ardhmen e një shteti kurd. Irani është në një aleancë të vështirë me Rusinë në Siri dhe në një konfrontim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, e cila ka mbështetur kurdët në luftën kundër ISIS-it. Ky kontekst ndërkombëtar ndikon fuqishëm në kalkulimet gjeopolitike të Iranit.

IV. Transformimi gjeopolitik në rrafshin global – Goditja e Kinës dhe Gjermanisë

4.1  Përfshirja e Kinës

Kina ka interesa të rëndësishme ekonomike dhe strategjike në Iran, veçanërisht në sektorin e energjisë. Një konflikt i madh në rajon mund të dëmtojë investimet kineze dhe projektet e saj infrastrukturore si pjesë e iniciativës “Një Brez, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative). Për më tepër, Kina do të ndikohej drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve të energjisë dhe mund të përpiqej të luante një rol ndërmjetësues për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të mbrojtur interesat e saj.
Një sulm i Izraelit ndaj Iranit do të kishte pasoja të gjera gjeopolitike, që mund të ndikojnë fuqishëm jo vetëm rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe fuqitë globale si Kina dhe Gjermania. Marrëdhëniet e thelluara midis Kinës dhe Lindjes së Mesme reflektojnë zhvillime më të gjera në nivelet gjeoekonomike dhe gjeopolitike dhe kanë implikime që shkojnë shumë përtej rajonit.

Ndryshimet e thella në tregjet e energjisë gjatë dekadës së fundit e kanë tronditur ekuilibrin e krijuar në tri dekadat e fundit të shekullit XX-të. Këtë situatë të re, në vitin 2019, për shembull, Presidenti Donald Trump refuzoi të ndërhynte në sulmin iranian në objektet e përpunimit të naftës saudite në Abqaiq dhe Khurais, gjë që u pa si një tradhti në qarqet politike të Gjirit.[6]

Në të njëjtën kohë, gjatë dekadës së fundit, Kina është bërë importuesi më i madh i naftës në botë dhe blerësi më i madh në Lindjen e Mesme. Pjesa e Kinës në eksportet e energjisë në rajon u rrit nga më pak se 5 përqind në fillim të viteve 2000 në mbi 20 përqind në 2021.[7]

Marrëdhëniet ekonomike me Iranin: Kina është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Iranit, veçanërisht në sektorin e energjisë. Një sulm i Izraelit ndaj Iranit mund të kërcënojë interesat e Kinës, sidomos lidhur me furnizimet e naftës dhe gazit. Kjo do të prishte marrëdhëniet tregtare dhe energjetike që Kina ka ndërtuar me Iranin.

Stabiliteti rajonal: Kina është e interesuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon, pasi destabilizimi në Lindjen e Mesme do të ndikonte në rrugët e transportit dhe projektin e saj të “Një Brez, Një Rrugë.” Një konflikt i përshkallëzuar mund të rrezikojë ndikimin e Kinës në tregjet globale dhe iniciativat e saj të infrastrukturës.

Përballja me SHBA-në: Një sulm i Izraelit mund të sjellë përfshirjen e SHBA-së, dhe Kina, duke qenë në një konkurrencë të ashpër gjeopolitike me SHBA-në, mund të ndjehet e detyruar të ndërhyjë politikisht ose ekonomikisht për të mbrojtur interesat e saj në rajon dhe të balancojë pushtetin në skenën ndërkombëtare.

4.2  Përfshirja e Gjermanisë

Një sulm i mundshëm i Izraelit ndaj Iranit do të kishte pasoja të mëdha gjeopolitike dhe do të ndikonte fuqishëm jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ky skenar do të prekte drejtpërdrejt shumë vende dhe interesa të ndryshme globale, përfshirë dhe Gjermaninë. Disa prej pasojave kryesore mund të përfshijnë:

Përshkallëzim i tensioneve në Lindjen e Mesme: Një sulm i Izraelit do të përshkallëzonte tensionet në rajon, duke çuar në konflikte të reja mes fuqive lokale, përfshirë shtetet arabe dhe aleatët e Iranit si Hezbollahu dhe grupet e tjera pro-iraniane.

Ndikim në tregjet energjetike globale: Irani është një nga eksportuesit kryesorë të naftës dhe gazit. Një konflikt në këtë rajon mund të dëmtojë furnizimin global me energji dhe të rrisë çmimet, gjë që do të kishte pasoja ekonomike për vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, që varet nga importet e energjisë.

Impakti në politikën e brendshme gjermane: Gjermania është një nga vendet kryesore të BE-së që ka mbështetur marrëveshjen bërthamore me Iranin (JCPOA). Një sulm mund të përkeqësonte marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së nëse SHBA mbështet një veprim ushtarak nga Izraeli. Kjo do të vendoste Gjermaninë në një pozitë të vështirë, mes mbështetjes për diplomaci dhe marrëdhënieve të saj të ngushta me Izraelin dhe SHBA-në.

Kriza e refugjatëve: Një konflikt i zgjeruar në Lindjen e Mesme mund të nxisë një krizë të re refugjatësh që do të ndikonte drejtpërdrejt Evropën dhe veçanërisht Gjermaninë, e cila tashmë ka përballuar sfida të mëdha me flukset e refugjatëve nga rajone të tjera në vitet e fundit.

Rreziqet për Sigurinë Evropiane: Konflikti mund të rrisë flukset e refugjatëve dhe tensionet në Lindjen e Mesme, çka do të ndikonte në stabilitetin e Evropës. Gjermania, si një nga vendet kyçe të BE-së, mund të përballet me sfida të mëdha lidhur me sigurinë dhe politikën e brendshme, për shkak të pasojave humanitare dhe të sigurisë që mund të rrjedhin nga konflikti.

  1. Pozita e Shqipërisë dhe shqiptarëve

Shqipëria si anëtare e NATO-s: Duke qenë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shqipëria ndodhet në një pozitë ku duhet të mbështesë politikat e përgjithshme të NATO-s në rajon. Këët duhet ta bëjë edhe Republika e Kosovës në krah ët Shqipërisë. Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme mund të rrisë angazhimet ushtarake të Shqipërisë përmes misioneve ndërkombëtare të sigurisë apo rolin e saj diplomatik në përkrahjen e partnerëve të NATO-s.

Efektet ekonomike dhe emigracioni: Shqipëria, si pjesë e rajonit të Ballkanit, mund të ndikohet nga flukset e emigracionit të nxitura nga destabilizimi i Lindjes së Mesme. Një tjetër valë refugjatësh mund të ushtrojë presion mbi infrastrukturën e vendit dhe të krijojë sfida të reja socio-ekonomike.

Diaspora shqiptare në Lindjen e Mesme: Shqiptarët që jetojnë në vendet e Lindjes së Mesme mund të përballen me pasoja të drejtpërdrejta nga përshkallëzimi i luftës. Kjo përfshin emigrimin e mundshëm ose sfida të tjera në përpjekjet për të mbijetuar në një rajon të trazuar nga konfliktet.
Në këtë rast organizimi shtetëror për rikthimin e tyre në atdheun e të parëve të tyre, është detyrë historike dhe obligim njeërzor e moral.

Përfundim

Një sulm i Izraelit ndaj Iranit do të godiste interesat e Kinës në energji dhe stabilitet rajonal, ndërsa Gjermania do të përballej me sfida diplomatike dhe humanitare. Të dyja vendet do të ndjejnë presion për të reaguar në mënyrë që të mbrojnë interesat e tyre strategjike, me Kinën që mund të shikojë për të rritur ndikimin e saj në rajon, dhe Gjermania që do të përpiqet të ruajë stabilitetin e sigurisë evropiane.
Kjo nuk do të thotë se Izraeli mund të mos ketë një “Fitore si të Pirros” me një kosto goxha të lartë! Edhe Shtetet e Bashkuara mund të humbasin terrene ndaj Rusisë, Kinës dhe Jugut Global.  Kjo luftë e vazhdueshme tashmë është bërë rajonale, dhe e lidhur me rivalitetin e fuqive të mëdha.
Transformimi gjeopolitik që pritet në rajon, nëse një shtet kurd merr formë, do të kërkojë që Irani të kalibrojë me kujdes qasjen e tij. Balancimi i interesave të tij strategjike do të përfshijë një miks diplomacie, presioni ekonomik dhe influencë ushtarake, si dhe një ndjekje të kujdesshme të politikave të fuqive të mëdha.
Luftërat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme mund të katalizojnë transformime më të gjera gjeopolitike. Përveç burimeve natyrore, rajoni ka rëndësi strategjike për korridoret tregtare dhe për rrugët kryesore detare dhe tokësore. Nëse konflikti thellohet, mund të ketë ndryshime në aleancat ndërkombëtare dhe ripozicionime të fuqive globale në mënyra të paparashikueshme.

________

  1. https://www.balkanweb.com/disa-shperthime-ne-teheran-cnn-izraeli-sulmon-iranin-netanyahu-dhe-ministri-i-mbrojtjes-ndjekin-operacionin/#gsc.tab=0
  2. https://www.eurasiareview.com/28102024-israels-iran-reprisal-middle-east-destabilized-oped/
  3. Dr. Robert G. Rabil: https://www.eurasiareview.com/21102024-the-geopolitical-transformation-of-the-middle-east-oped/
    4. Po aty
    5. https://www.freiheit.org/de/die-auswirkungen-des-hamas-angriffs-auf-israel-und-die-mena-region
    6. https://www.bpb.de/shop/zeitschriften/apuz/naher-osten-2024/546381/im-weltpolitischen-machtgefuege/
  4. Shih: Observatory of Economic Complexity, China, e qasshme edhe aktualisht, https://oec.world/en/profile/country/chn.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu