ARKIVI:
31 Tetor 2024

Injoranca, armiku më i madh i Shqiptarëve !

Shkrime relevante

Kulla e Çun Mulës – Muzeu “Malësia e Madhe“

Pamje nga përurimi i muzeut Nail Draga, Ulqin Diskursi kulturor Restaurimi dhe inaugurimi i...

Kjo faqe duhet të raportohet, thonë nga Lëvizja për Rikthim

Lëvizja për Rikthim THIRRJE PËR RAPORTIMIN E KËSAJ FAQE Të dashura motra dhe...

Piktori Bashkim Alushi: Diktatura mund ta ndrydh talentin, por jo tërësisht ta pushtojë

Shkruan: Shefqet DIBRANI ___ Bashkim Alushi, ka lindur më 25 shtator 1954. Shkollën...

Big brother VIP Kosova, një “shtëpi” perversiteti dhe shfrenimi!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Gjuha agresive dhe ajo e...

Shpërndaj

Dëshmi historike nga Masakra e Manastirit e 9 gushtit 1830

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Është marrëzi e çoroditur, injorante, vetëpërçmuese, vetëshkatërruese, tradhtare, hipokrite, dinake, cinike dhe e rrezikshme ta gënjesh popullin tënd se të gjithë do të quheshim Milana, Milena, Xorxha, Vesna apo Radmila nëse nuk do të na pushtonte Perandoria Osmane dhe nëse nuk do të na detyronte ta pranonim Islamin e supozuar të mençur, paqësor dhe tolerant.
Kjo është njësoj si të thuash metastazat e kancerit vdekjeprurës në trupin tonë na shpëtuan nga vdekja e sigurt.
Një shqiptar që nuk është stërnip i mallkuar i një stërgjysheje që ishte kurvë flakëruese e një oficeri të lartë të ushtrisë pushtuese osmane, nuk do ta thoshte këtë kurrë .
Kurrë në jetën time nuk kam takuar kaq shumë budallenj të pabesë dhe mosmirënjohës në asnjë komb tjetër të Evropës, që kanë rënë pre e kësaj gënjeshtre të mallkuar helmuese, e cila përmban kaq shumë synime propagandistike, demagogjike, dinake, armiqësore dhe shkombëtarizuese.
Dhe kur të njëjtët krijues dhe përhapës të kësaj gënjeshtre, kaq të pistë, kaq të pandershme, kaq të rrezikshme dhe kaq dinake ankohen se partnerët tanë kryesorë perëndimorë të Aleancës së Atlantikut të Veriut nuk na besojnë, ndjej një dëshirë të zjarrtë për t’ua nxjerrë sytë nga koka me thonj .
Imagjinoni, shumica prej tyre jetojnë për dekada të tëra në vendet më të zhvilluara, më demokratike dhe më të qytetëruara të Evropës Perëndimore, ose në SHBA, Kanada, Australi dhe Oqeani.
Pra, ata jetojnë në vendet që e shpëtuan popullin e tyre nga shfarosja prej Serbisë gjenocidale dhe që e strehuan, e shkolluan dhe e punësuan në fshatrat dhe qytetet e tyre, ose që i dhanë ndihmë sociale nga fondet e tyre shtetërore.
Pse nuk kërkuan ndihmë, strehim, mbrojtje, siguri, punë dhe kushte më të mira jetese në shtetet arabe apo në Iran?
U trondita së fundmi kur dëgjova një Imam të ftuar në emisionin “Kojshia Show” të thoshte:
“Ajo që Shtetet e Bashkuara janë për ne sot ishte Perandoria Osmane për ne shtatëqind vjet më parë.”
Nëse një gënjeshtër e tillë pranohet nga të gjithë ne pa kundërshtim, pas njëqind vjetësh djemtë dhe vajzat tona do t’i thurin Serbisë gjenocidale himne të ngjashme lavdie.
 
Vetëm të verbërit dhe të shurdhërit në tru nuk e kuptojnë se kanë rënë viktimë e propagandës së rrezikshme të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe, të cilat ua kanë larë trurin me sapun aq shumë, sa janë futur në garë me popullin e marrë serb për të parë se kush është më i suksesshëm në luftën kundër sistemeve shtetërore demokratike perëndimore dhe veriatlantike. Shërbimi sekret serb, i kapur prej dekadash nga kthetrat e shërbimit sekret rus, po përpiqet ta mbajë popullin serb sa më budalla, që të mos e kuptojë se të gjitha vendet që kanë filluar dhe kanë humbur një luftë gjenocidale kundër fqinjëve të tyre, e kanë paguar çmimin me humbje të territoreve të tyre, Shembull për këtë janë Gjermania, Austria dhe Hungaria, të cilat me të drejtë humbën pothuajse 50% të territorit të tyre. Por gjermanët, austriakët dhe hungarezët nuk ishin aq të çmendur sa serbët, për të parandaluar që vendet e tyre të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për shkak të luftërave të humbura gjenocidale. Përkundrazi, këto tre kombe jo vetëm që i panë gabimet fatale të elitave të tyre politike, por edhe i detyruan ato t’i kthenin shtetet e tyre në lokomotiva të zhvillimit të përgjithshëm evropian.
Në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë amerikanët hodhën dy bomba bërthamore. Mirëpo japonezët ishin aq të zgjuar saqë i kuptuan dhe korrigjuan menjëherë gabimet e tyre. Dhe kjo është e vetmja arsye pse Japonia sot është një mrekulli ekonomike dhe industriale globale. Por populli serb nuk dëshiron të mësojë nga shembuj të tillë të mirë sepse propaganda ruse do që ai të mbetet përgjithmonë budalla dhe të jetojë në të vetmen vrimë të zezë të Evropës.
A duam seriozisht ne shqiptarët të mbetemi viktima të propagandës serbe, ruse dhe turke edhe për dyqind vjet të tjera, apo duam ta kemi një shtet po aq të fortë sa Izraeli që mund ta mbrojë vetë interesin, paqen dhe sigurinë e popullit të tij ?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu