ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Skandaloze:Kryeministri Kurti ua cakton kohën e vdekjes pensionistëve!?

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Drenas

___
Kryeministri i Republikës së Kosovës, herë- herë, me deklaratat e tij po i zhgënjen edhe ata që shpresuan dhe iu besuan fjalëve e premtimeve të tij sa ishte në opozitë. Me ardhjen në pushtet, ndryshoi aq shumë saqë, shpeshherë pyesim vetën: -A është i njëjti,  apo çfarë ndodhi me të kur u ul në karrigen e butë të Kryeministrit, për të mos thënë afër arkës.
Nga shumë premtime që i pat bërë, ishte edhe ajo se pushtetin do ta zbres poshtë,  në mënyrë që shtresa e ulët t’i shijojë frytet e tij. E njëra ndër shtresat e ulta e të nëpërkëmbura është ajo e pensionistëve,  ndaj një pjese prej tyre  u soll keq, duke i diskriminuar dhe trajtuar si qytetarë të rendit të dytë.
Bie fjala, me punëtorët ( pensionistë) të dëbuar nga puna, pas viteve të nëntëdhjeta nga regjimi serb,  jo që u soll keq e i diskriminoi,  por ndaj tyre bëri edhe “krim”, sikur edhe ndaj punëtorëve të gazetës “Rilindja”, të cilët punuan jashta tutelës serbe dhe i la me nga 100 euro pension!
Por, Kryeministri nuk kënaqet vetëm me këtë diskriminim -“krim”.
Ai doli edhe para mediave dhe pensionistëve ua caktoi edhe kohën e vdekjes, sikur të ishte ndonjë profet religjioz dhe për këtë veprim nuk u skuq fare!
Këto ditë   deklaroi se “pensionistët do të vdesin brenda një ose dy dekadave” e harroi  se vdekja e ka një tastierë, sikur kompjuteri sot, e dikur makina e shkrimit dhe nuk varet prej dëshirës së tij. Harroi, Kryeministri se edhe ai vet është pjesë e kësaj testire.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Zoti Bekolli, plotesisht ka të drejtë. Eshte turp jo vetëm për Qeverine, Kurti por edhe për Qeverite paraprake mosnjohja e pervojes se punes, gazetareve të Rilindjes,Bujkut.Radio Televizionit të Prishtinës dhe e mesueseve ne Diaspore . Eshte absurde dhe për cdo kritike privilegjimi dhe njohja e stazhit të punes atyre që punuan nenmasa të dhunshme gjatë pushtimit të Kosovës nga Serbia. Gazetar e mesues si dhe kategoria të tjera që dhanë gjithçka për clirimin e vendit u lane si qyqet ne rrem. Ata 100 euro pension janë perqmim dhe loje e ndyte me penzionistet . Secila Qeveri e Kosoves, deri me sot u ka krijuar favore njerezeve me destruktive dhe dollavergji . Ata si servile e hajdut si ne periudhen e komunizmit ashtu edhe në ate të Pavarsimit të Kosovës,kanë qene ne pozita udheheqese . Kjo nuk ka ndodhur rastesisht . Keta palaco janë perdorur si sekser të Ministrave dhe Deputeteve, sot milioner.
    Si eshte e mundur që nga rroge mujore 1500 apo 2000 Euro të jesh latifundiste tokash e pasurish, ngjashem me sheiket e Mbreterise Arabe.
    Në Kosovë sikur ne të kaluaren ashtu edhe sot jetojne vetëm ata që ua bëjnë Argatin pushteteve. Si pasoj e kësaj Kosova ka mbet ne pleq . Rinia duke mos gjetur zgjidhje e ka vershuar Perendimin, sidomos Gjermanine.
    Cila nga Qeverite tona u kerkoj investime ne Kosove,gjermanve, zviceranve,italianeve, francezeve, austriakeve apo skandinaveve?
    Asnjera ! Qeverite tona duan lekun dhe voten e Diaspores . Kaq !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu