ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Big brother VIP Kosova, një “shtëpi” perversiteti dhe shfrenimi!

Shkrime relevante

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Rusia ka hedhur në qytetin ukrainas Dnipro një raketë balistike ndërkontinentale, sipas Ukrainës

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas Dnipro me një raketë balistike ndërkontinentale...

Rusia: Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë

Storm Shadows, këtu në një avion luftarak britanik Tornado GR4, mund...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Gjuha agresive dhe ajo e rrugaçërisë, që po manifestohet në ndërkomunikimet e banorëve s’ bashku me përdorimin (publik!?) e pijeve narkotike, alkoolit, si edhe “promovimi” i sjelljeve tejet abuzive (si; adresimi i testiseve, mesazhet “a ta puthi buzën”, etj) po adresojnë përveç një tendence voajeriste, edhe një lloj perversion të ri social që për qëllim hë për hë e ka shndërrimin dhe promovimin e tyre në sjellje e “standarde” normale tek adoleshentët dhe shoqëria në përgjithësi.

Sa kam arritur ta kuptoj përmes vëzhgimit sociologjik, te këta “personazhe” nevoja për ta përcjellur “atmosferën” e ndjenjës së intimitetin tek banorët tjerë, s’bashku me maninë për t’i bulizuar atë, ka për qëllim të vetëm dukjen e tyre sa më atraktiv (lexo; sa më i veçantë e më protagonist!?) në sytë e publikut që “mbysin” kohén kot së koti duke e shikuar BigBrother-sin. Që nënkupton edhe një lloj perversioni* të ri (post modern) social në kohën tonë. Kjo po ndodh kështu edhe për shkakun se është krijuar një klimë etjeje (një far “tërrpie” si thot populli!) të çuditshme për ta shndërruar dhe promovuar këtë prirje e natyrë perversioni.’

Dhe ate jo si një normë e sjellje deviante por, si një normalitet dhe si një njësi të re vlerore në ambientet e reja sociale… postkomuniste!? Ku identifikimi i kësaj vlere (sipas “arkitektëve” dhe artikuluesve) duhet patjetër të shndërrohet me aplikativitet masiv dhe të merr përmasa gjithëpërfshirëse tek gjeneratat e reja. Arkitektët shqiptar (të Big Brother VIP), harrojnë faktin se këto njësi “vlerore” jo vetëm që përshpejtojnë dinamikën e sjelljeve deviante, por, edhe nuk përputhen aspak as me traditën, as me mentalitetin aktual, as me etnopsikologjinë e kulturën tonë kombëtare!

2. Tani, sikur e gjithë kjo energji perverse të orientohej kah fahu i arsimimit dhe edukimit tonë. Pra, kah sistemi dhe vlerat e reja që premtojnë futjen e këtyre kontingjenteve të reja të rinjve tanë në një konkurrencë të fortë dhe të ashpër me kombet e shtetet tjera në rajon, atëherë do thonim se është një vlerë e shtuar në Projektin e emancipimit. S’këndejmi, shpalimi i intimeteve, e as ai i cilësive me backgraund personal nuk përputhet as me jetën e standardet sociale post moderne perëndimore!

“Madhështia” e perversitetit që po shfaqet pa asnjë ngurrim nga protagonistët e ngujuar vullnetarisht në BigBrotherVIP Kosova, nuk qëndron edhe aq tek demonstrimi dhe shpalosja publike e këtij lloj perversiteti (gjë që mund të jetë edhe cilësi e karakterit të vetë protagonistëve në jetën reale) tek një kategori vogël e publikut me shqetësime e interesime të tilla (kinse post moderne!), sa mund të qëndroj te rreziku i infektimit me viruset e tilla që ambienti jonë social nuk mund t’i “përpijë” si kokrra paracetamoli!

3. Dikush nga “kujdestarët” dhe avokatët e kësaj mënyre të avokimit publik të perversionit, mund të thotë; po mirë e drejta e perversionit, është e drejtë e çdo njeriu në demokraci. Unë u them, dakord, por, kjo e “drejtë” mjaftë e diskutueshme edhe në sistemin vleror perëndimor, në momentin kur del nga sfera personale dhe e merr dhenë në publik, ajo më nuk konsiderohet si e drejtë elementare e njeriut, por, si mjet abuzimi e kërcënimi ndaj sferës publike. Sferë kjo që edhe në shoqëritë më të avancuara demokratike ruhet dhe monitorohet me xhelozi më të madhe. Pra, katapultimi i perversiteti në publik të gjerë si edhe intenca që ai të bëhet sa më masiv e më protagonist në jetën publike, nuk është asfare vlere (as etike, e as morale, madje as sociale!), por, një deviacion i qëllimshëm që ka synim, pretendim e ambicie për t’u shndërruar në sjellje normale sikurse sjelljet tjera të standardizuara në botën e qytetëruar… *)Perversioni… është një prirje erotike dhe një aventurë sfiduese personale seksuale…)

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Të lumtë për këtë analizë me porosi kaq të qartë. Kemi rrëshqitur keq nga e bukura dhe tradicionalja në degjenerim e antivlera.
    Padashur të ofendojmë askënd aty secili i rinj mund të infektohet ngase gjuha e përdorur është gjuhë rruge, dhe shumë e varfër, identike me gjuhën e bordeleve .
    Të rinjve duhet t’u ofrohen forma të tjera argëtimi e edukimi . Tendenca me kopjue emisione pavlerë dhe degjeneruese nga vendet e Perëndimit është e gabuar . Këtë mundësi e kanë televizionet e Zvicrës, por ato për kurrfarë çmimi nuk e sjellin jetën e rrugës në ekrane .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu