ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Dodona pellazge është A -ja e qytetërimit europian

Shkrime relevante

Zgjimi i vonuar i Presidentes Vjosa Osmani !

Nga Florim Zeqa  ___ Në fjalimin vjetor para deputetëve, Vjosa Osmani e kritikoi ashpër...

Heshtja e shqiptarit la të shkreta rrugët dhe qytetet

Aurel Dasareti Më tremb shumë heshtja e përjetshme e shqiptarëve për të...

Llapushniku, Flamuri i Përhershëm i Kombit Shqiptar dhe Lufta Kundër Ekstremizmit të Islamit Politik

Nga: Luan Dibrani ____ Llapushniku, ky fshat heroik në zemër të Kosovës, ka...

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisë se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Shpërndaj

Nga: Flori Bruqi 
* Gëzim Voda, gazetar nga Shqipëria ka  botuar në faqet e internetit :
 që i kundërvihet  Akademik Kujtim Matelit  , rreth Dodones !..
https://fjala.al/2021/07/10/dikush-ne-kete-vend-ti-thote-kujtim-matelit-mjaft-me-dodonen/.
Kujtim Mateli: Dodona dhe Epiri - histori dhe qytetërim pellazgo-ilir
Kujtim Mateli: Dodona dhe Epiri – histori dhe qytetërim pellazgo-ilir
Shkrimi i zotit Mateli , ka  shumë referenca bindëse ( shkencore) edhe nga  studiues të tjerë …
Gjetja e vendndodhjes së Dodonës duhet të ishte një nga prioritetet kryesore të akademive shqiptare (në Tiranë dhe Prishtinë). Nuk mund të shkruhet  “Historia e shqiptarëve” libër të cilin po e shkruajnë akademikët tanë, duke e pretenduar Dodonën në vendin e gabuar. M`u duk i çuditshëm titulli i shkrimit te gazeta “Fjala” on line: “Dikush në këtë vend, t’i thotë Kujtim Matelit: “Mjaft me Dodonën…!?”
Çfarë nënkuptohet me këtë titull, që Kujtimi të heqë dorë nga teza e tij mbi vendndodhjen e Dodonës?
 Po si mund të hiqet dorë nga një punë kërkimore shkencore e Kujtimit që përfshin një periudhë një çerek shekulli (25 vjeçare).
 A nuk do të ishte më e saktë dhe e qartë nga autori i shkrimit Gëzim Voda dhe redaksia e gazetës, që shkrimit t`i vendosej  ndonjë titull që të ishte në mbështetje të tezës së tij?
Nuk mund të heshtet para së Vërtetës që Dodona nuk është në Janinë ku pretendohet deri me sot, por që Kujtimi me dëshmi dhe fakte të pakundërshtueshme e ka vendosur atje ku ajo ndodhet në të vërtetë: në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë….
 
 Më poshtë pas shkrimit të këtij “studiuesi” po e botojmë shkrimin e Kujtim Matelit të botuar  në Floripres të Prishinës . 
 
 Argumentete e  akademikut Kujtim Matelit flasin vetë : “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, tre libra me autor Kujtim Mateli.
 
Studiuesi shqiptar zt. Kujtim Mateli, ka mbështetur  dëshmitë e tij edhe prej  autorëve të antikitetit dhe gjetjeve arkeologjike, provon se Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës në jugperëndim të Janinës, por as në malin e Tomorit në lindje të qytetit të Beratit.
 
 Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë (qytet dhe faltore e tempullit), kurse orakulli përgjatë lumit të Dëshnicës (orakulli i lisit të shenjtë). Materialin e grumbulluar e botoi në tre libra të titulluar: “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”. 
 
 Libri 1 : Gjetja e vendndodhjes së Dodonës sipas dëshmive të autorëve të vjetër, botuar nga “Emal” në vitin 2011, faqe 207 
 
 Libri 2 : Dosja Karapanos, botuar nga “Emal” në vitin 2016, faqe 256 
 
 Libri 3 : Hyjnia e malit Tomor, botuar nga “Turdiu” në vitin 2020, faqe 220.
 

Kujtim Mateli: Dodona dhe Epiri - histori dhe qytetërim pellazgo-ilir

Kujtim Mateli: Dodona dhe Epiri – histori dhe qytetërim pellazgo-ilir
 
Libri i parë: “Gjetja e vendndodhjes së Dodonës” vërteton se Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës, sipas pretendimit të Kostantin Karapanos, Dodone et ses ruins, Paris 1878. 
 
Vendndodhja e Dodonës në jugperëndim të Janinës ka qenë vazhdimisht e kontestuar, sepse nuk përmbush asnjë prej dëshmive të autorëve të antikitetit. Që Dodona të ndodhej në rrethinat e Janinës, pikërisht në luginën e Carakovistës ku dhe pretendohet, duhet të plotësonte disa kushte: 
 
 Kushti i parë: Orakulli i Dodonës, sipas dëshmive të autorëve të antikitetit, ndodhej ndanë lumit me emrin Dodon. 
 
Quhej edhe lumi i Selinjve. Në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi.
 
 Didimos dhe Eustathi thonë : “Lumi Dodon apo Selis kalonte pranë orakullit” 1).
 
 Kushti i dytë: Dodona ndodhet në shpat të malit Tomar. Dodona e luginës së Carakovistës, jo vetëm nuk ndodhet në shpat të malit të kësaj lugine që është mali Uliçka, por as në rrëzë të tij.
 
 Ky qytet ndodhet në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë. 
 
Të dy këto grupe dëshmish e nxjerrin Dodonën jashtë luginës së Carakovistës.
 
 Straboni dhe Eustathi thonë Dodona: “ ndodhej në shpat të malit Tomar”.
 
 2. Kushti i tretë : Autorët e antikitetit thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, kurse lugina e Carakovistës në jugperëndim të Janinës, ndodhet në mes të Epirit.
 
 Barthelemeu, J.J., në veprën e tij “Voyage du Jeune Anacharsis…“ shkruan : “Në një nga vendet veriore të Epirit, ndodhet qyteti i Dodonës”
 
 3). Përcaktimi i vendndodhjes së Dodonës Mbështetur mbi dëshmitë e autorëve të antikitetit, autori Kujtim Mateli përcakton si vendndodhje të Dodonës shpatin e malit të Trebeshinës, mbi qytetin e Këlcyrës. 
 
Në shpat të malit ndodhen rrënojat e një qyteti antik me më shumë se 600 shtëpi. Mbi rrënojat e këtij qyteti, në 400 metra lartësi, ndodhet kalaja antike e Këlcyrës, me sipërfaqe rreth 800 m2. 
 
Koha e ndërtimit të kësaj kalaje është përcaktuar nga arkeologët shqiptarë si e shekullit të tretë para Krishtit. Ajo i përket tempullit të Dodonës dhe orakullit që realizohej nga fluturimet e pëllumbave. Ky vend plotëson të gjitha thëniet e autorëve të antikitetit : 1. Ndodhet në shpat të malit. 2. Ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë. 
 
 3. Ndanë këtij vendi kalon lumi Dodon (Dëshnica e sotme) dhe që gjatë rrjedhës së tij ka qenë orakulli i lisit të shenjtë që realizohej nga fëshfërimat e gjetheve të lisit dhe lëvizjet e erërave.
 
 4. Në të tre malet e këtij vargmali Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, që plotësojnë kushtin se ndodhen në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, nuk ka asnjë vend tjetër që të ndodhet një qytet në shpat të ndonjërit prej këtyre maleve ku të ndodhen rrënojat e ndonjë qyteti
 
. I vetmi vend që i plotëson këto kushte është lugina e Dëshnicës ku ndodhet lumi, pranë të cilit ishte orakulli i lisit, qyteti në shpat të malit, si dhe kalaja antike sipër qytetit si vendndodhje e tempullit dhe e orakullit të pëllumbave. Dëshmi e rëndësishme që e vendos Dodonën, pikërisht në këtë shpat mali ëshë ajo e gjeografit Skylaksi Kardiensis. “Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia.
 
Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit
Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. Ky lumë zbret në det, duke qenë tetëdhjetë stade nga Oriku, që është më thellë në detin Jon nga gjithë Orikia, kurse nga Amantia është larg 60 stade. Fqinj me gjithë këta, në viset e brendshme, janë atintanët, sipër Orikisë dhe Kaonisë gjer në Dodonë” 4). Kjo dëshmi e Skylaksit kërkon që të përcaktohen kufijtë e fiseve me të cilët kufizoheshin atintanët. Pozicioni i Atintanëve në veriperëndim jepet në këndin që formohet midis Apollonisë dhe Orikisë. Kjo hapësirë e Atintanisë përputhet me atë hapësirë që i përket rrethit të sotëm të Mallakastrës. Shohim pozicionin e Atintanisë në jug dhe juglindje. Luginën e Drinos e jep si tokë të Kaonisë gjeografi Clavdio Tolomeo La citta` fra terra d` Epiro ….Caoni Antigonea, Fenica, Ecatompedeo, Onfalio, Elao” 5) Stefan Bizantini e jep Antigonenë si qytet të Kaonisë “ Antigoneia qytet i Kaonisë në Epir.” 6) Antigonea ka qenë qytet i Epirit dhe i ka përkitur Kaonisë. Qyteti është i identikuar dhe ndodhet përballë qytetit të Gjirokastrës, në krahun e djathtë të lumit Drino. Lugina e Drinos jepet si pjesë e Kaonisë edhe nga historiani romak Tit Livi. Në rrjedhën e poshtme të Drinos, aty ku ai derdhet në Vjosë (Aoos), Filipi i V i Maqedonisë kishte planifikuar të ndeshej me ushtrinë romake. Që nga Subashi deri në derdhjen e Drinos në Vjosë, lugina ngushtohet dhe këto vende të ngushta në antikitet quheshin ngushticat e Antigonesë. 
 

KUJTIM MATELI: PËRKATËSIA ETNIKE E DODONËS ISHTE PELLAZGO – ILIRE – Gjergj Shqipëria-Skender Jashari

KUJTIM MATELI: PËRKATËSIA ETNIKE E DODONËS ISHTE PELLAZGO – ILIRE – Gjergj Shqipëria-Skender Jashari
 
Këtë emër ia kishte dhënë qyteti i Antigonesë që ishte fare pak kilomentra në juglindje të kësaj ngushtice. Ngushticat e Antigonesë jepen si territor i Kaonisë edhe nga historiani romak Tit Livi. “Pastaj ai (Filipi)… në fillim të pranverës, i nisi të gjitha trupat ndihmëse dhe të lehta, nën komandën e Atenagorës, për në Kaoni, nëpërmjet Epirit që të zinin ngushticat e Antigonesë” 7) Autori Kujtim Mateli e përcakton këtë pjesë veriore të Epirit që ndodhet në kufijtë e Ilirisë kështu: Lugina e Drinos i ka përkitur Kaonisë. Lugina e Përmetit i ka përkitur Molosisë. Territoret në të djathtë të Vjosës, sipër Orikisë, Kaonisë dhe Molosisë, para banorët e sotëm të Mallakastrës e në vijim të Tepelenës, i kanë përkitur Atintanisë. Para, mali i Dodonës që ishte Tomari (Trebeshina e sotme), ndodhet në kufirin ndarës midis Atintanisë dhe Molosisë. Pjesa perëndimore e malit Tomar i ka përkitur Atintanisë, pjesa lindore Molosisë, në shpatin e të cilit ndodhet Dodona. Përballë Dodonës ndodhet fusha e Këlcyrës, e përmendur nga Hesiodi si fusha Hellopia, një nga fushat më të rëndësishme të Luginës së Sipërme të Vjosës Dëshmi shtesë A. Në veriperëndim të Dodonës Stefan Bizantini e jep tokën e Atintanisë si pjesë të Ilirisë dhe qytetin Bylis të ndërtuar nga Neopltolemeu, djali i Akil Pelindit, kryeheroit të Luftës së Trojës. “Byllis, qytet i Ilirisë, pranë detit, ndërtuar nga Neoptolemi i myrmidonëve” 8). Pindari në Odes (Nemean 4, vargjet 70-74), e jep tokën që sundonte Neoptolemeu, me kufi perëndimor duke filluar me bregdetin, kurse kufiri juglindor kufizohej me Dodonën. Skylaksi Kardiensis dhe Pindari japin të njëjtën të dhënë: Atintania në juglindje kufizohej me Dodonën. “Neoptolemeu sundonte në Epir qetësisht në pronat e veta, Ku kope të panumërta kullotnin ultësirave Dhe kodrave që lartësoheshin të veshura deri në majë, Duke u nisur nga lisi i shenjtë i Dodonës Deri në brigjet e detit të Jonit 9) Pra, Neoptolemeu i mirmidonëve ( djali i Akilit të famshëm në Luftën e Trojës) themeloi Bylysin, i biri i Neoptolemeut shkoi në Molosi. Kështu Molosia dhe Atintania shtriheshin në kufijtë e njëra-tjetrës, përderisa, sipas dëshmive të Skylaksit dhe të Pindarit, Atintania shtrihej deri në Dodonë, dhe Dodona ishte pjesë e Molosisë. B. Në juglindje të Dodonës Stefani Byzantini i jep Parauejt si banorë të Luginës së Sipërme të Vjosës (Aos) apo siç quhet në ligjërimin bisedor: lugina e Përmetit. “Parauaioi. Fis thesprot, ….. Quhen me këtë emër nga që banojnë pranë lumit Auo”10). Parauejtë banonin në Luginën e Sipërme të Vjosës. Nga Plutarku na vjen dëshmia se edhe enianët kanë banuar në në Luginën e Sipërme të Vjosës. “There have been several migrations of the Aenianians. For first, when they inhabited the region about the Dotian plain, they were expelled by the Lapiths to Aethicia. From there they proceeded to take possession of the region of Molossia about the river Auas, from which they received the name Parauaei. After this they took possession of Cirrha.”11) E shohim këtë dëshmi të Plutarkut, në përkthimin dhe komentin e njërit prej studiuesve të Epirit nga N.G.L. Hamond “Plutarku i njihte më mirë endjet e tyre; në “Çështjet” e tij, … pohon se Enianët u dëbuan nga fusha Dotiane prej Lapitëve për t`u bashkuar me Ethikët, prej nga pushtuan krahinën veriore të Molosisë (Paruea) përpara se të shkonin në Kirra…”12). Plutarku i jep enianët bashkë me parauejt të cilët banonin në veri të Molosisë, pranë lumit të Vjosës (Aoos) dhe në afërsi të Dodonës. Sipas Plutarkut: enianët, ethikët, parauejt, lumi Aoos dhe Dodona shtriheshin në të njëjtin territor. Dëshmia e Plutarkut është shumë e rëndësishme, sepse është dëshmi e plotë, përshkruan territorin e disa fiseve dhe nuk të lë interpretim tjetër veç atij që këto fise shtriheshin në luginën e lumit Aos apo Auas, emra me të cilët thirrej lumi i Vjosës në antikitet. Madje Hamond e thotë fare qartë se kur enianët banonin në veri të Molosisë, pranë lumit Aos, banonin pranë Dodonës, që do të thotë se Dodona ndodhej në Luginën e Sipërme të Vjosës (Aos). “ Po enianët, fillimisht të njohur si parauej (njerëz që banonin pranë lumit Aoos), kur ata jetonin (ç`ndodhi me ta) në veri të Molosisë, jetonin rrotull Dodonës…” 13) Kjo ëshmi e Plutakut, që enininët banonin në fushën e Dodonës, është e njëjtë me dëshminë e Homerit që thotë: Nëzetedy gale Guneu nga Qifi solli me enienë e me perebë, që rronin në Dodonë, ku dimri bën me borë e akuj14). Citimet 1-Didimos Z` 7, H`10, Eustath. Z` 12, H`11 2-Strab. H` 7, Eustath H` 9 3-Barthelemeu, J.J., Voyage du Jeune Anacharsis… Tome troiseme, Paris 1790, faqe 393 4- Skylaksi Kardiensis, Lundrimi (Periplus), Illyrioi, 26 5- Clavdio Tolomeo, La geografia, Epirus 6-Mbi qytet dhe popujt (Urbibus et Populis), Antigonea 7- Tit Livi, Nga themelimi i Romës, Libri XXXII. 5 8- Stefan Bizantini, Mbi qytetet dhe popujt, Bylis 9-The Odes of Pindar, published by Francis Lee, A. M., London 1810, (Nemean 4, vargjet 70-74) fq. 401. 10- Stefani Byzantini, “Urbibus et populis” (Mbi qytetet dhe popujt) Parauaioi 11- Plutarkus, Moralia Greek Questions, nr 13 12-N.G.L. Hamond, Epiri, botuar nga Qendra e Studimeve Shqiptare, Tiranë 2004, fq. 120 13- Hamond, N.G.L., Prehistori and protohistori. 14-Homeri, Kënga II, vargu 748-750 Burimet 1-P.Aravantinos, Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862, fq. 37 2-P.Aravantinos, Pragmateia peri Dodonis, Janinë 1862, fq. 37 3- Barthelemeu, J.J., Voyage du Jeune Anacharsis en Greçe dans le milieu du quartieme siècle avant l`ere vulgare, Tome troiseme, Paris 1790 4-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 36 5- Clavdio Tolomeo, La geografia. In Venetia, M.D.LXXIIII (1574) 6- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Tiranë 2002, fq. 417 7- Ilirët dhe iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 109 8- Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq. 418 9-The Odes of Pindar, published by Francis Lee, A. M., London 1810, (Nemean 4, vargjet 70-74). 10-Ilirët dhe Iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, fq.420 11) Plutarkus, Moralia, book IV, Greek Questions. 12 – N.G.L. Hamond, Epiri, botuar nga Qendra e Studimeve Shqiptare, Tiranë 2004 13) Sakellariou, M.B., General editor, “ 4000 years of greek history and civilization”, Athens 1997, fq 40 14- Homeri, Iliada, përktheu Gjon Shllaku, Sh.B. “Onufri”, Tiranë 2006, fq.56.
 
 

Kujtim Mateli: Përkatësia etnike e Dodonës

Kujtim Mateli: Përkatësia etnike e Dodonës
Libri i dytë Dhjetë provat që vërtetojnë se Dodona nuk nuk ndodhet në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës. Në librin e dytë, Mateli merr në analizë të plotë të gjitha gjetjet arkeologjike të Konstadin Karapanos (Κωνσταντίνος Καραπάνος) të botuara në librin “Dodonë et ses ruins”, Paris 1878 si dhe recensat e tre autorëve francezë që i certifikuan rrënojat e qytetetit të luginës së Carakovistës si ato të qytetit të Dodonës. Mateli sjell argumentet e tij që ky qytet i luginës së Carakovistës nuk është qyteti i Dodonës mbështetur mbi dëshmi dhe prova të argumentuara mirë, sepse janë dëshmi dhe prova të autorëve antikë që jetuan në kohën kur Dodona ekzistonte si dhe gjetjet arkeologjike që i përkasin kësaj periudhe. Argumenti i parë Asnjë burim historik nuk e shenjon Dodonën në mes të Epirit. Autorët e shekullit XIX që e kërkonin Dodonën në rrethinat e Janinës kanë parë se hapësira rrotull saj nuk përputhej me autorët e antikitetit. Atëherë dolën në konkluzionin se autorët e antikitetit ishin konfuz, “të dykuptimtë dhe të paqartë siç ishin edhe përgjigjet e orakullit.”1) Po edhe Konstandin Karapanos që i gjeti një vendndodhje Dodonës, e fillon kështu libri e tij “Dodonë e ses ruines”, Paris 1878.
 
 
Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit
Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit
“Tempulli i Dodonës, megjithëse i shquar, ishte gjer tani pothuajse i panjohur. Autorët grekë dhe latinë na kanë dhënë njoftime shumë të paplota dhe që nuk mjaftojnë për të dhënë një ide të asaj që ajo ishte, as për të treguar vendin e saktë të vendosjes së saj.”2) Këta autorë-, vëren Mateli,- shkuan në vendin e gabuar, e kërkonin Dodonën në luginën e Carakovistës. Nëse do të shkonin në veri të Epirit ku dhe ndodhet Dodona, atëherë autorët e antikitetit nuk do të ishin as të dykuptimtë, as të paplotë. Autorët e antikitetit kanë qenë të qartë dhe të saktë në dëshmitë e tyre. Mungesa e burimeve historike që ta vendosin Dodonën në mes të Epirit, sjellin provën e parë që ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i përket Dodonës. Argumenti i dytë Dëshmitë arkeologjike nuk e vërtetojnë Dodonën historike, duke vërtetuan që ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i përket Dodonës. Dëshmitë arkeologjike e kundërshtojnë ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës. Gërmime epirote (Në Epir) prej Evangjelides Gërmimi i Dodonës i vitit 1935 faqe 213 Dodona historike “ e denjë për t`u vënë re (vlen të vihet re) se nuk u gjet asnjë relike arkitekturale i mundshëm për t`i atribuar kohëve arkaike. Cilado qoftë katastrofa që mund të ketë pësuar ierorja (tempulli) dhe prej cilësdo lëndë të prishëshme që mund të kenë qenë ndërtuar godinat (ndërtesat), sidoqoftë, do të kishte mbetur ndonjë copë tjegull prej balte, vërtet e vogël, por provë e sigurt e ekzistencës së ndërtesave të njëkohshme (të kohës). Tjegullat e gjetura (shih më poshtë) arrijnë ndoshta deri në fillim të shekullit të Pestë. Por ( nga ana tjetër) të pranojmë se nuk u ndërtuan fare ndërtesa gjatë kohës së lashtë, kjo është shumë e vështirë, sepse edhe sikur (edhe po ) të supozojmë se orakulli funksiononte nën qiellin e hapur ( në shesh të hapur) në pyllin e hirshëm, ku ishte lisi i shenjtë (krahaso Procesverbalet e shoqërisë Arkeologjike 1929 faqe 108-109), sidoqoftë, do të duhej një farë ndërtese për priftërinjtë dhe ruajtësit e dhuratave (dedikimeve) të çmuara, që i dedikonin (falnin) Zeusit pasanikët, të cilët shkonin për t`u falur, ose mbretër, bile dhe qytete të tëra ( ato që përmenden për shtëpinë e shenjtë dhe për statujën e perëndisë, u referohen probabilisht kohëve më të reja). 
 

Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit

Kujtim Mateli: Dodona ka patur vetëm një dhe ajo është në Dëshnicë të Përmetit
 
Është edhe kjo çështje një nga problemet e shumta që shtron gërmimi i Dodonës.”3) Gërmimet e kryera nga z. Evangjelides tregojnë se qyteti i luginës së Carakovistës nuk është qyteti i Dodonës. Z. Evangjelides e thotë qartë, nëse do të ishte Dodona, do të gjendej qoftë dhe një copë tjegull që t`u përkiste kohëve më të vjetra. Po aty nuk ka asnjë shenjë. Mendja njerëzore nuk mund ta pranojë që një faltore me famë që nga Lufta e Trojës (shek. XII) e deri në shekullin e pestë para Krishtit, të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë. Shtatë shekuj nuk mund të zhduken pa lënë asnjë shenjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një faltore si ajo e Dodonës.
 
Gërmimet arkeologjike të z. Evangjelides janë një dëshmi e sigurt se qyteti i luginës së Carakovistës dhe faltorja e saj nuk i përkasin Dodonës pellazgjike . Vjen kështu prova e dytë se Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Carakovistës. Argumenti i tretë Mungojnë gjetjet arkeologjike të periudhës romake dhe të krishtërimit. Dihet që Dodona ka ekzistuar edhe në periudhën e Krishtërimit. Faltorja e tempullit të Dodonës u kthye në kishë dhe Dodona u bë një qendër e rëndësishme peshkopale. Citojmë: Kristo Frashëri, Gazeta shqiptare 17 nëntor 2010 “Për të zgjidhur këtë konflikt që po acarohej vazhdimisht, u mblodh në vitin 431 koncili i Efezit. Në aktet e koncilit të Efezit që ruhen në arkivin e Vatikanit përmenden si pjesëmarrës në koncilin e Efezit këta peshkopë ilirë: Euhari, peshkopi i Durrësit, Feliksi i Apollonisë dhe i Bylisit, Senecioni i Shkodrës, Kostanci i Dioklesë, Donati i Nikopojës dhe Theodori i Dodonës (Acta Conciliorum Oecumenicorum. Concilium Universale Ephesenum. Edidit Edvardus Schërtz. Acta graeca. Pars altera. Collectio Vaticana 33 80. Berolini et Lipsiae 1927, f. 55, 57). Këta peshkopë, të cilët historiani i parë i kishës që njeh historia, Euzebi, i quan ilirë dhe jo peshkopë të Ilirisë, – çka do të thotë se ata ishin peshkopë të etnikonit ilir …”4) Ajo që na thotë historiani i parë i kishës, Euzebi, është e qartë: peshkopët e ndarjeve administrative Epir i Vjetër dhe Epir i Ri ishin ilirë. Kjo do të thotë që popullsia e të dy Epirëve ishte ilire, sikundër dhe historianë të tjerë e vendosin Ilirinë deri në Gjirin e Ambraqisë. Po pse në tempullin e luginës së Carakovistës nuk ka asnjë gjurmë të Krishtërimit? Nëse ky qytet do të kishte qenë vërtet Dodona, gërmimet e Karapanos do të ndeshnin në fillim me gjetjet e periudhës së Krishtërimit. Po në këtë qytet nuk ka gjurmë as të periudhës romake. Ndërmjet atyre monedhave epirote që janë gjetur në rrënojat e këtij qyteti, do të gjendej ndonjë monedhë romake a ndonjë dhuratë tjetër që i ishte kushtuar hyjnisë. Përderisa aty nuk ka gjurmë të periudhës romake dhe të krishterimit, kjo është dëshmi e sigurt se ky qytet nuk i përket Dodonës pellazgjike. Mungesa e objekteve të periudhës romake dhe të krishtërimit tek tempulli i qytetit të luginës së Carakovistës formon provën e tretë dhe shumë të rëndësishme që vërteton se qyteti dhe tempulli i kësaj lugine nuk i përkasin Dodonës. Dëshmitë arkeologjike vërtetojnë se jetëgjatësia e këtij qyteti ka qenë midis shekullit të IV-II, që përputhet me jetëgjatësinë e institucioneve epirote: Lidhjes Molose dhe Aleancës Epirote. Argumenti i katërt Emri i hyjnisë Di në qytetet e Epirit dhe të Ilirisë vërtetojnë se hyjnia Di Naios që nderohej në luginën e Carakovistës, provon se ky qytet nuk i përket Dodonës. Tashmë kemi provuar që gjetjet arkeologjike i përkasin periudhës shek. IV-II para Krishtit. Është me rëndësi të provojmë që edhe në këto gjetje arkeologjike që i përkasin një periudhe shumë të shkurtër nuk provojnë ekzistencën e Dodonës në këtë luginë. Që ky qytet i luginës së Carakovistës të jetë Dodona, duhet që në gjetjet arkeologjike të ketë një apo disa mbishkrime që të vërtetojnë se këto rrënoja i përkasin qytetit të Dodonës. Në gjetjet e luginës së Carakovistës nuk gjendet asnjë mbishkrim që të shkruhet: qyteti i Dodonës. Mundësia e dytë ekziston që në gjetjet që i kushtoheshin Hyjnisë, mbishkrimet t`i drejtohen Hyut Dodonen. Para se të analizojmë gjetjet e luginës së Carakovistës që i kushtoheshin Hyjnisë, shohim edhe gjetjet arkeologjike të qyteteve të tjera të Epirit dhe Ilirisë se si e nderonin ato Hyjninë e tyre. 
Gëzim Voda
Në Epir dhe Ilirinë e Jugut 1- Ambracia- Di Soter 2- Qyteti Kasope- Di Soter 3- Butrint (Buthroto)- Di Soter 4- Qyteti Fotike- Di Dodoneen dhe Di Sarapis 5- Qyteti Pasaron- Di Aresi 6- Qyteti i Carakovistës- Di Naios dhe Di Bouleos 7- Qyteti Bylys- Di Tropeos 8- Qyteti Mavrora (Olimpe) Di Megistos 9- Amantia- Di Boulaios 10- Në Dodonë nderohej Di Dodonen sipas burimeve historike, por edhe të disa gjetjeve arkeologjike. Shohim që çdo qytet i Epirit dhe Ilirisë e nderonte hyjninë me emrin Di, ndryshe nga Greqia që e nderonte hyjninë me emrin Zeus. Çdo qytet e nderonte hyjninë me një mbiemër të veçantë që ishte i qytetit të tyre dhe që ndryshonte nga qytetet e tjera. Që ky qytet i luginës së Carakovistës të jetë qyteti i Dodonës, duhet të vërtetohet që atje është nderuar Di Dodonen. Vjen kështu prova e katërt se ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i përket Dodonës. Më poshtë sjellim gjetjet arkeologjike që Konstandin Karapanos i ka klasifikuar në 17 kategori, por ato që paraqesin interes janë kategoritë 4, 5 dhe 6. Vetëm këto kategori përmbajnë mbishkrime prej të cilave mund të përcaktohet emri i qytetit apo dhe i Hyjnisë. Të tjerat janë gjetje të zakonshme që nuk kanë asnjë të dhënë që mund të përcaktohej se cilit qytet i përkasin. Argumenti i pestë Gjetjet arkeologjike në mbishkrimet e kategorisë së katërt vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës. Mbishkrimet e kategorisë së katërt. Nga kategoria e katërt kemi mbishkrimet në bronz që i janë kushtuar Hyjnisë bashkë me dhuratat e tjera. Po sjellim ato që lexohet emri i hyjnisë. Këto dëshmi Karapanos i ka pasqyruar nga Planche nr. XXII-XXVI. Në këto mbishkrime emri i Hyjnisë është: 1. Zeus Dodoneen. 2. Di Naios. 3. Di Naios 4. Dii 5. Dii Naios. 6. Dii Naos. 7. Pa adresë 8. Pa adresë 9. Dii Naos. 10. Dii Naios. 11. Dii Naios. 12. Dii Naios. Di Naos. 13. Dii Naios. 14. Dii Naos. 15. Di 16. Dii Naos. 17 Naios dhe Dionës. 18. Dii Naios dhe Dionës. 19. Afroditës.5) Nëse do të bëjmë një përmbledhje, do të shohim se qytetarët i janë drejtuar tempullit të këtij qyteti 14 herë si Dii (Di) Naios, ose Naos dhe vetëm një herë si Zeus Dodoneen. Kjo tregon se në këtë qytet Hyjnia nderohej si Dii Naios. Po çfarë ka ndodhur që midis këtyre mbishkrimeve që vërtetojnë se në këtë qytet nderohej Dii Naios, të ketë dhe një mbishkrim me Zeus Dodonen? Në këtë rast, do të mbështetemi edhe në gjetjet arkeologjike të qyteteve të tjera në Epir. Në qytetin Fotike nderohej Di Dodonen dhe Sarapis. Pra, ky qytet nderonte Dii Dodoneen që nderohej në Dodonë. Mundet që edhe në qytetin e luginës së Carakovistës krahas Dii Naios të nderohej edhe Dii Dodonen. Përderisa qyteti Fotike nderonte Di Dodonen dhe Sarapis, nuk ka pse të çuditemi që të gjendet në këtë qytet të luginës së Carakovistës që nderonte Di Naios, edhe ndonjë mbishkrim që i kushtohet Di Dodonen. Kur të gjitha mbishkrimet vërtetojnë se ky qytet nderonte Di Naios, mbishkrimi që i kushtohet Di Dodonen vërteton se jashtë këtij qyteti ka patur një qytet tjetër që nderonte Di Dodonen dhe që sipas burimeve historike, ky ka qenë qyteti i Dodonës. Pra, këto gjetje arkeologjike të luginës së Carakovistës nuk i përkasin qytetit të Dodonës. Vjen kështu prova e pestë që vërteton se ky qytet nuk i përket Dodonës. Argumenti i gjashtë Gjetjet arkeologjike në mbishkrimet e kategorisë së pestë vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës. Në mbishkrimet e kategorisë së pestë, (në pllaka bakri dhe bronzi), gjenden dekrete të Ansamblesë së Epirotëve, nxjerrë gjatë mbretërisë së Eakidëve dhe të tjerat mbas shuarjes së kësaj mbretërie që i jep rëndësi proxenisë, të drejta qyteteve në Epir, kontratat e blerjeve, lirimin e skllevërve etj. Disa nga këto mbishkrime shihet se çfarë vendimesh merrnin institucionet epirote, por dhe për të vërtetuar se ky qytet ishte ndërtuar për t`u shërbyer institucioneve epirote që përfaqësonin vullnetin e popullit të Epirit. 1-Mbishkrim me pika mbi pllakë bronzi. Aleatët epirotë, nën mbretërinë e Neoptolemeut, djalit të Aleksandrit, i japin të drejta ekskluzive në Epir atintanit Kleomak, në kohën kur Derka ishte prostat i Molosëve. Planche XXVII nr.1 2-Mbishkrim me pika mbi pllakë bakri. Ky mbishkrim është shkruar në 12 rreshta. Kanë nxjerrë të pafajshëm Tryponin, me një vendim gjyqësor trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët e mëposhtëm të cilët janë të huaj: Theodotos, Aleksimakos, Samitha, Gamithos (ose Gallithos), Ksenis. Nga Molosët janë këta dëshmitarë: Androkas Dodonen, Filipos Dodonen, Filoksenos Dodonen, Drapos Dodonen, Agilaos Dodonen, Kranis, djali i Fonas, Aminadros Dodonen; nga thesprotët janë këta dëshmitarë: Dokimos Larisen, Pinafos Elen, Menandros Tien, Aleksandros Tien, Dinon, djali i Thuksukares, (ose Thoksukaros), Filipos, Filon Onopernos, në vitin e Filoksenos [ djali i ] Onopernos, prostat i Di Naios dhe Dionës. Planche nr XXVII nr 2. Këtu shohim që në vendimet gjyqësore ishte i pranishëm dhe përfaqësuesi i faltores së Di Naios dhe Dionës. Ashtu siç kishte një prostat që përfaqësonte institucionet e Epirit që zgjidhej nga populli, po kështu ka patur zgjedhje edhe brenda faltores, që ai, i cili merrte drejtimin e faltores të emërtohej si prostat. Sikur dhe vetëm ky fakt të ekzistonte, vërtetohet që faltorja e këtij qyteti i kushtohej Di Naios dhe Dionës dhe që ky qytet nuk është ai i Dodonës për të cilin pretendohet. Në gjykatat epirote, prostati i faltoreve ka qenë pjesë e trupës gjykuese. 3- Mbishkrim me gdhendje mbi pllakë bakri. Dekret i Asamblesë epirote, nxjerrë nën mbretërinë e Aleksandrit, i cili i jep të drejta qytetare Ktesonit dhe familjes së tij në kohën kur Aristomaku ishte prostat i Molosisë. Planche XXVII nr 3. 4- Mbishkrim me gdhendje dhe me pika mbi pllakë bakri. Dekret i Molosëve që i jep titullin e proksenit dhe privilegjet e lidhura me të, Teodorit, djalit të Stonios dhe pasardhësve të tyre. Planche XXVIII nr 1. 5-Mbishkrim me pika mbi pllakë bronzi. Ky mbishkrim përmban një fakt interesant për historinë e proksenisë, e cila nuk njeh ndonjë shembull tjetër. Molosët i akordojnë titullin proxéne jo një individi, por gjithë qytetarëve të Akragas (Agrigente). Planche XXVIII, nr.2. 6-Mbishkrim me pika mbi pllakë bakri. Akt dhurimi pasurie të patundshme, dhënë tre personave nga qytetet aleate (të Epirit) Planche XXIX, nr.1. 7-Mbishkrim me gdhendje mbi pllakë bronzi. Dekret i Asamblesë epirote, gjatë kohës së strategut Antinous, i jep të drejta qytetare Achen Damarchos, djalit të Dameas. Planche XXIX, nr. 2. 8- Mbishkrim. Blerja e skllavit Poliksenos me çmim shumë të lartë, Menecharm ishte naiark dhe Agellis prostat i molosëve. Planche XXIX, nr. 3. 6) Të gjitha mbishkrimet vërtetojnë se si funksiononte Lidhja Epirote, çfarë vendimesh merreshin në lidhje me privilegjet që u krijoheshin individëve apo dhe qyteteve jashtë juridiksionit të Lidhjes Epirote. Të gjitha këto vërtetojnë se ky qytet ishte qendra e Lidhjes Epirote. Të gjitha këto akte apo dekrete tregojnë se ky qytet ka lidhje me institucionet shtetërore të Epirit. Po ajo që ne shohim në këta shembuj dhe në ata në vijim është se kur vendimet ishin të Asamblesë epirote, prostat ishte një person që i shërbente bashkësisë epirote, ndërsa kur vendimet ishin gjyqësore siç është shembulli nr. 2, prostati ishte përfaqësues i faltores, në rastin konkret i Di Naios dhe Dionës. Në fillim prostati ishte përfaqësues i Lidhjes Molose dhe, kur më vonë në të hynë dhe krahinat e tjera të Epirit, Lidhja Molose filloi të quhej Symahia Epirote. Prostati ishte zyrtar i lartë që zgjidhej çdo vit nga gjiri i parisë fisnore dhe qëndronte krahas mbretit. Ai kishte për detyrë të thërriste mbledhjen e përgjithshme të popullit, ta drejtonte atë dhe të kërkonte të merreshin vendime të ndryshme. Prostati i faltores, deri tani, dimë që ishte pjesë përbërse e trupës gjykuese. Gjetjet arkeologjike që lidhen me institucionet epirote provojnë se ky qytet u ka përkitur këtyre institucioneve. Ky qytet kishte një prostat që i përkiste Di Naios. Nëqoftëse do të ishte qyteti i Dodonës, prostati do të kishte qenë i Di Dodonen. Këto gjetje arkeologjike formojnë provën e gjashtë që ky qytet nuk i ka përkitur Dodonës. Argumenti i shtatë Gjetjet arkeologjike në mbishkrimet e kategorisë së gjashtë vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës. Në të 38 tabletat që gjenden në luginën e Carakovistës, dhe që janë trajtuar secila në studimin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit II”, Tiranë 2016, asnjëra prej tyre nuk i është drejtuar hyjnisë me epitetin Dodonen.7) Të gjitha i janë drejtuar me epitetin Naios. Kjo tregon se ky qytet nuk i përket Dodonës. Supozojmë, sipas Karapanos dhe mbështetësve të tij, se këto gjetje në luginën e Carakovistës i janë drejtuar një orakulli dhe ky orakull quhej Di Naios. Çfarë del prej kësaj? Që në Epir ka pasur përpjekje për të krijuar dhe një orakull të dytë, por që nuk është regjistruar në ndonjë nga librat e autorëve të vjetër sepse ka qenë me ndikim më të vogël nga orakulli i Dodonës. Ky është konkluzioni që do të dilte duke vënë përballë njëra-tjetrës dëshmitë e autorëve të antikitetit me gjetjet e luginës së Carakovistës. Edhe sikur gjetjet e luginës së Carakovistës të ishin të një orakulli, ato nuk do të quheshin si gjetje të orakullit Di Dodonen, sepse ato i janë drejtuar Di Naios që nuk i përgjigjen qytetit të Dodonë, por një qyteti tjetër të Epirit. Fatmirësisht ato gjetje nuk i janë drejtuar faltores së orakullit, por faltores së tempullit duke e zgjidhur përfundimisht dilemën se ky qytet nuk i përket Dodonës. Dëshmitë e autorëve të antikitetit se dy ishin orakujt që vepronin në këtë hapësirë në jug të Ballkanit: orakulli i Dodonës dhe orakulli i Delfit, na orientojnë drejt për ta zgjidhur përfundimisht vendndodhjen e Dodonës që nuk është lugina e Carakovistës. Vjen kështu prova e shtatë që Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës Argumenti i tetë Topografia e qytetit dhe e faltores së Carakovistës vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës, por ka qenë i ndërtuar në funksion të institucioneve epirote. Konstandin Karapanoss, Dodonë e ses ruines, Paris 1878 “Kodrinat e Kozmirasë zgjaten në drejtim të luginës duke formuar një kep që arrin në skaj të luginës kryesore (të pjesës së poshtme) duke u futur në luginë mbi gjysmën e gjerësisë. Ky kep, i gjatë 1.200 metra dhe i gjerë rreth 400 metra shtrihet në një lartësi mesatare rreth 30 metra, ky e ndan luginën në dy pjesë jo të barabarta: Në pjesën juglindore që është më e madhe dhe në atë të veri-perëndimore që është pjesa e sipërme e luginës. Në cep të kepit, me fytyrë nga lindja dhe jugu, ndodhen gërmadhat e Dodonës; ajo përbëhet nga tri pjesë të dukshme: qyteti, teatri dhe vendi i shenjtë”8) Buleterioni Buleterioni është institucioni më i rëndësishëm publik në këtë qytet. Sipas arkeologut Dakaris, ka përmasat 43,60 x 32,50 metra.9) Pra, sipërfaqja e tij shkon afërsisht në 1.4 dynym. Kjo do të thotë se numri i atyre që do të përfaqësonin popullsinë e Epirit ka qenë i madh, ndryshe nuk ka kuptim që të ngrihej një ndërtesë kaq e madhe për një numër më të vogël njerëzish. Shkaku, që ky institucion ndodhet në mes të Epirit, është që të gjitha krahinat e vendit të arrinin aty në kohën sa më të shkurtër. Pra, ky vend u siguronte afërsisht të njëjtën kohë udhëtimi banorëve më të largët të Epirit për të marrë pjesë në mbledhjet e përgjithshme epirote apo përfaqësuesve të popullit në Buleterion. Ky institucion, pavarësisht se funksiononte në mënyrë periodike, aty do të kishte një personel të përhershëm që do të bënte të mundur funksionimin e tij. Në drejtim të Aleancës, që ishte mbreti dhe që banonte në Pasaron, aty do të kishte vendbanimin e tij prostati që drejtonte krahas mbretit si përfaqësues i popullit, magjistratët dhe përfaqësues të tjerë. Në funksion të Buleterionit, lindi faltorja e tempullit dhe akropoli i këtij qyteti. Tempulli i Di Naios dhe Afërditës Në funksion të Buleterionit, kërkohej të ngrihej dhe një tempull kushtuar hyjnisë epirote me emrin Di. Sipas mbishkrimeve të gjetura aty, iu kushtua Di Naios dhe Dionës, gjithashtu dhe perëndeshës Afërditë. Akropoli Përderisa ky qytet ka qenë qendër e institucioneve epirote, ato duhet të kenë pasur disa banesa që shërbenin për nëpunësit e këtyre institucioneve, disa banesa si hoteleri për prijësit e krahinave që vinin aty në mbledhjet e përgjithshme që zhvilloheshin gjatë vitit apo në raste të veçanta, disa banesa për tregtarët, ndonjë dyqan apo lokal etj. E sigurt është se ka pasur disa banesa për garnizonin ushtarak, ekzistenca e të cilit provohet nga armët e shumta luftarake që u gjendën në këtë qytet. Të gjitha këto ndërtesa që i përkasin Aleancës apo Koinionit Epirot, nuk mund të zinin më pak hapësirë se sa ajo e këtij qyteti, 3.5 hektarë.Po pse nuk u zhvillua ky qytet në ato përmasa që ishin dhe qytetet e tjera të Epirit? Cili duhet të ketë qenë shkaku, kur dihet që hapësira e kodrave të Kozmirasë mund ta bënte atë një ndër qytetet më të mëdhenj? Në 175 vite ekzistencë, do të kishte pasur dhe ai kohën e vet të lulëzimit. Kjo kohë është e mjaftueshme që të ishte i krahasueshëm me qytetet e tjera, i ndihmuar dhe nga fakti se si seli e institucioneve epirote ka qenë qyteti i dytë më i rëndësishëm në Epir pas Pasaronit ku ndodheshin institucionet mbretërore.Shkaku duhet kërkuar tek destinacioni për të cilin u krijua, i cili ishte qendër e seli e Aleancës Epirote dhe mbeti si i tillë deri në fund. Banesat e këtij qyteti duhet të kenë pasur karakter publik. Pas mbarimit të mandatit të njërit prej përfaqësuesve të popullit, ajo shërbente si banesë për përfaqësuesin e ri. Ky akropol kaq i vogël tregon se aty, vështirë të ketë pasur ndokush banesë personale. Teatri Një tjetër objekt që meriton vëmendje në këtë qytet të luginës së Carakovistës është dhe teatri. Në këtë teatër mund të uleshin rreth 15 mijë spektatorë apo dëgjues të veprimtarive të ndryshme I cili shërbente edhe për mbledhjet e Institucioneve epirote. Duke parë numrin e madh të vendeve, të lind pyetja: përse i duhej këtij qyteti nga më të vegjlit në Epir, një teatër nga më të mëdhenjtë, i krahasueshëm me atë të Athinës? Përgjigjia nuk të lidh me qytetin i cili nuk mund të ulte aty më shumë se 500 dëgjues a spektatorë, pra 30 herë më pak se vendet që kishte ky teatër, por me nevojat që Aleanca Epirote kishte për një mjedis të tillë. Aleanca e ushtronte ndikimin e vet mbi të gjithë territorin e Epirit nëpërmjet mbledhjeve të përgjithshme që ajo zhvillonte. Në këto mbledhje zgjidheshin përfaqësuesit e popullit. P.sh: prostatati ishte zyrtari më i lartë i Aleancës Epirote. Zgjidhej çdo vit nga gjiri i parisë fisnore dhe qëndronte krahas mbretit. Ai kishte për detyrë të thërriste mbledhjen e përgjithshme të popullit, ta drejtonte atë dhe të kërkonte të merreshin vendime të ndryshme. Po që të mblidhje të gjithë përfaqësuesit e krahinave të Epirit të cilët ushtronin pushtetin e tyre nëpërmjet prostatit, krahas mbretit që e trashëgonte pushtetin, duhej një vend. Ndaj ky qytet, që ishte dhe selia e Epirit, nuk ndërtoi një teatër për nevojat e tij, por u ngrit një teatër që të shërbente për mbledhjet e përgjithshme të epirotëve. Këto dëshmi janë prova e tetë që vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës, por u ndërtua për t`u shërbyer institucioneve epirote. Argumenti i nëntë Përmasat e vogla të qytetit të luginës së Carakovistës sa një lagje e qyteteve të tjera në Epir dhe Iliri, vërtetojnë se ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i përket Dodonës, por ka qenë qytet ku kishin selinë e tyre institucionet epirote. Në simpoziumin shkencor që u zhvillua në Clermont-Ferrand, 22-25 tetor 1984, me temë: “L`Ylliri meridionale et l`Epir dans l`Atiquite” Dakaris jep përmasat e qyteteve të Epirit dhe Ilirisë së Jugut si: Kasope 36 ha., Gumani 28 ha., Bylysi 28 ha. etj, kurse Dodona 3.5 ha. Pierre Cabanes i bënë përshtypje pikërisht madhësia e qyteteve në Epir dhe Iliri. Ndaj ndërhyn pas fjalës së akeologut Dakaris duke bërë këtë koment: “Për sa i përket Dodonës ju i keni datuar gjithmonë ndërtimet e para të vendit të shenjtë rreth mesit të shekullit të IV; ajo që të habit me Dodonën janë përmasat shumë të ngushta të akropolit të qytetit, shumë herë më të vogla se qytetet e tjera për të cilat ju folët.”10) Nga ndërhyrja e Pierre Cabanes ngushtohen akoma më shumë kufijtë e së ashtuquajturës Dodonë në Carakovistë. Mesi i shekullit të katërt, kur janë dhe ndërtimet e para të vendit të shenjtë, do të thotë se ky qytet dhe tempull datojnë aty nga viti 350 para Krishtit. Po t`i zbresim kohën kur ky qytet u pushtua nga romakët, arrijmë në konkluzionin se ky vend i shenjtë i luginës së Carakovistës e ka pasur jetëgjatësinë më pak se dy shekuj. Pra, ky qytet dhe tempull janë ndërtuar kur fuqinë në Epir e zotëronin plotësisht molosët. Duke qenë se ishte një qytet që pati vetëm dy shekuj jetëgjatësi dhe i përcaktuar që të kryente funksionin e Selisë Epirote, shpjegon dhe faktin që ishte një qytet i ndryshëm nga të tjerët. Ishte një qytet i vogël, gati 10 herë më i vogël se Kasope apo 8 herë më i vogël se Bylysi. Nëse do të llogaritim banorët e qytetit të Carakovistës (sipas përllogaritjes që Dakaris bën më lart për qytetet e tjera të Epirit) mezi arrin 1 mijë banorë. Këto të dhëna e vendosin këtë qendër të banuar midis qytetit dhe fshatit. Kjo sipërfaqe kaq e vogël është një tjetër dëshmi që ky qytet në luginën e Carakovistës nuk ka lidhje me Dodonën pellazge. Ndërhyrja e Pierre Cabanes e vërteton këtë. Ai nuk mund ta imagjinonte dot që qyteti i Dodonës të ishte dhjetë herë më i vogël se Bylysi, Goumani apo Kasope. Si mundej që Dodona pellazge të ishte sa një lagje e këtyre qyteteve? Nga të dhënat që na jep Pseudo-Scymni, përreth Dodonës banonin shumë fise barbare të përziera, të cilët banonin edhe pranë faltores. Përderisa thuhet se banonin shumë fise, do të thotë se askujt nuk i ndalohej e drejta të banonte në Dodonë dhe territori në të cilin banonin këto fise duhet të ketë qenë i gjerë, në kufijtë e disa dhjetëra hektarëve, Ndaj dhe vërejtja e Pierre Cabanes ishte në një farë mënyre e tillë: ndajeni mendjen, ky qytet në përmasat e një lagjeje, nuk mund të jetë njëkohësisht edhe qytet i Dodonës, edhe qytet i institucioneve epirote. Vjen kështu prova e nëntë që vërteton se ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i përket Dodonës por ka qenë një qendër e banuar ku kishin selinë institucionet epirote. Argumenti i dhjetë Monedhat e gjetura në luginën e Carakovistës. Monedhat e gjetura në luginën e Carakovistës prej Konstandin Karapanos dhe që i përkasin Epirit janë 20. 1- monedha me prerje: Apeirotan 9 copë. 2- monedha me prerje: Mollosson 2 copë. 3- monedha me prerje: Kassopaion 1 copë. 4- monedha me prerje: Kassopaion dhe Mollosson 1 copë. 5- monedha me prerje: Ambracie 5 copë. 6- monedha me prerje: të mbretit Pirro 2 copë.11) Siç shihet numrin më të madh e formojnë monedhat që i kanë prerë institucionet epirote: Aleanca Epirote (mesi shek. IV-232) dhe Lidhja epirote (viti 232 -167 para Krishtit). Monedhat që vijnë nga qytetet e tjera janë në numër më të vogël. Ndërsa qyteteve të tjera u dihet vendndodhja, monedhat që u përkasin institucioneve epirote është ky qytet ku dhe ato gjenden. Monedhat dëshmojnë se ky qytet ka qenë qendra e institucioneve epirote, në emër të të cilave janë prerë këto monedha. Monedhat e luginës së Carakovistës provojnë që ky qytet nuk i ka përkitur Dodonës dhe në të njëjtën kohë vërtetojnë se është krijuar për të qenë Selia e Institucioneve Epirote dhe jetëgjatësia e tij gati dy shekullore është e lidhur me jetëgjatësinë që patën institucionet e Epirit. Nëse ky qytet do të kishte qenë Dodona, do të ishte gjetur qoftë dhe një monedhë e vetme që do t`i përkiste periudhës romake. Dodona ka ekzistuar përgjatë gjithë periudhës romake, madje dhe në periudhën e Krishtërimit. Mungesa e monedhave të periudhës romake formon provën e dhjetë ku vërtetohet se ky qytet i luginës së Carakovistës nuk i ka përkitur Dodonës. Mateli arrin në përfundimin se nuk gjendet asnjë e dhënë nga autorët antikë që ta vendosë Dodonën në mes të Epirit, ndërkohë që të gjitha dëshmitë e autorëve antikë e vendosin Dodonën në veri të Epirit, në tokën e Molosisë. Gjetjet arkeologjike në luginën e Carakovistës vërtetojnë se ky qytet nuk i përket Dodonës, sepse nuk gjendet asnjë dëshmi arkeologjike që të provojë se ky qytet i përket Dodonës. Faltorja e Di Naios vërteton që nuk është qyteti i Dodonës, sepse në Dodonë nderohej Di Dodonen e provuar me dëshmi të shumta në librat e autorëve antikë. Citimet: 1-Pierre Larousse, Grand dictionnaire universel du XIX siècle, vol. VI, faqe 1023. 2-Karapanos, Konstandin, “Dodonë e ses ruins” faqe 1. 3- Gërmime epirote (në Epir) prej Evangjellis, Dh. faqe 30-31. 4-Kristo Frashëri, Janullatosi tregon…, gazeta shqiptare dt. 17 nëntor 2010. 5-Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins” faqe 39-47. 6-Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins” faqe 49-68. 7-Parke, Herbert William “The oracles of Zeus: Dodona, Olympia, Ammon, Blackwell, 1967”, faqe 259-273 8-Konstandin Karapanoss, Dodonë e ses ruines, faqe 10. 9-Dakaris, S.I. “Organization politique et urbanistique de la ville dans l`Epire antique” faqe 73-75. 10- Pierre Cabanes, “Reflexions sur quelques historiques des confins illyro- epirotes, IVe-Ie J.-C.), faqe 80. 11- Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins”, faqe 108-109 Burimet: 1-Pierre Larousse, Grand dictionnaire universel du XIX siècle, vol. VI 2-Karapanos, Konstandin, “Dodonë e ses ruins” Paris 1878 3-Arkivi i Institutit të Historisë, Gërmime epirote (në Epir) prej Evangjellis, Dh. 4-Kristo Frashëri, Janullatosi tregon…, gazeta shqiptare dt. 17 nëntor 2010. 5-Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins” Paris 1878 6-Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins” Paris 1878 7-Parke, Herbert William “The oracles of Zeus: Dodona, Olympia, Ammon, Blackwell, 1967 8-Konstandin Karapanoss, Dodonë e ses ruines, Paris 1878, 9-Dakaris, S.I. dans “L`Ylliri meridionale et l`Epir dans l`Atiquite, Actes du colloque de Clermont-Ferrand, 22-25 octobre 1984, 10- Pierre Cabanes, dans “L`Ylliri meridionale et l`Epir dans l`Atiquite, Actes du colloque de Clermont-Ferrand, 22-25 octobre 1984, faqe 80. 11- Karapanos, Konstadin, “Dodonë e ses ruins”, Paris 1878 Ndësa “studiuesi dhe shkarravitësi i internetit , grekofili Gëzim Voda, mund të shkarravis prapë kundër Dodonës dhe vepres së Kujtim Mtaelit …..më titull : ‘Dikush në këtë vend, t’i thotë Kujtim Matelit: “Mjaft me Dodonën…!?”. U bënë mbi 10 vjet që studiuesi Kujtim Mateli, përmes tre botimeve të tij studimore kushtuar vendndodhjes dhe përkatësisë së Dodonës së lashtësisë si dhe çështjes së kufijve historikë të shqiptarëve nga hershmëria (botuar në vitet 2011, 2016, 2020), ka trazuar shumë mëndje shqiptare e mbase edhe më tej nesh. Prej referencave të shumta të tij në autorë të asaj kohe, si dhe prej dhjetra hartave e figurinave që i përkasin lashtësisë që gjenden në mbi 1000 faqet e këtyre katër botimeve, ai ka arritur në përfundimin se, përcaktimi i derisotëm i vendndodhjes së Dodonës pellazgjike (tempull dhe kryeqëndër shpirterore e botës antike), në afërsi të Janinës në tokën greke, dhe konsiderimi i saj me përkatësi helene, është i gabuar. Një përfundim, që autori nuk e mbështet në hamëndësime apo dëshira nacionaliste, por në fakte, përcaktime dhe analiza historike, që zor të kundërshtohen. Sipas tij, njohja e Dodonës në atë vend dhe me etni greke, është shmangie nga e vërteta dhe përvehtësim i padrejtë i diçkaje që nuk i takon asaj pale, një lëshim i pa merituar nga qarqe joshqiptare kur ajo ka marrë pëlqimin “si zbulim”, i kundrshtuar madje edhe nga studiues të caktuar grekë. Njëherazi, edhe pazotësi e institucioneve tona shkencore, të cilat të pa afta për t’u ballafaquar me prova në vijimësi, apo nga mosdashja për t’i shkuar kësaj të vërtete deri në fund, kanë pranuar të heshtin. Për Kujtim Matelin, bazuar në burimet e mirëfillta historike të sipërthëna, të lexuara prej tij në anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën greke (pa folur për burimet shqip), vendndodhja reale e Dodonës është në Dëshnicë të Përmetit, pikërisht te Kalaja mijra vjeçare e Këlcyrës, në shpat të malit të Trebeshinës dhe i përket fiseve pellazgo-ilire ku janë rrënjët tona si komb. Ky pretendim i tij, shquan qysh në titujt e tre botimeve posaçërisht për Dodonën, të cilat edhe pse janë bërë të njohura nga medja (sidomos ajo e shkruar), dhe u janë bërë prezent edhe institucioneve tona shkencore, çuditërisht nuk ka patur asnjë prononcim zyrtar, pro ose kundër, por vetëm heshtje, për të mos thënë përçmim. Heshtje që nënkupton shpërfilljen apriori të kësaj teze, mospranimin subjektiv të një versioni që do të hapte debat dhe do të bënte të mundshëm rishikimin e këtij shtrëmbërimi të qëllimshëm rreth 150 vjet më parë, kur Shqipëria nuk kishte shtetin dhe insitucionet e sotme shkencore, dhe të tjerët bënin si të donin me të. Mirëpo, edhe pse kemi mbi një shekull me shtet dhe dekada me institucione shkencore, asnjë kërkimtar i afirmuar i këtij vendi, nuk është parë e dëgjuar të ketë realizuar një studim të tillë me interes kombëtar, përveç atij që ka arritur jashtëinstitucionali Kujtim Mateli. Llogjika ta do, se mund e duhej të kish tjetër qëndrim institucional ndaj përfundimeve me interes që sjell ai, jo thjesht “për mirësjellje”, por si një nxitje për t’i parë të vërtetat sy ndër sy dhe pa pargjykime rreth autorësisë. Kësisoj, mëndja të shkon se Akademisë sonë të Shkencave dhe asaj të Studimeve Albanologjike, si dy institucionet shtetërore përgjegjëse për t’i dhënë shtysë mendimit dhe kërkimit novativ, mesa duket nuk u intereson shume të luajnë nga pozicionet fikse: “çfarë është thënë më parë, nuk shbëhet më pas…!?”, duke anuar nga qëndrimet “tabu” të pandryshueshmërisë. Rrjedhimisht, i është lënë shteg vegjetimit pa kokëçarje duke mitizuar përcaktime apo dakordësi të pa merituara, për hir të emrit apo “statusit” vetiak të njërit ose tjetrit dhe të ndonjë “telashi” kur vihen në diskutim”produkte” të tyre në kohë të tjera. Lexo edhe : Aleksandër Koli, mjeshtëri i përkthimit në letërsinë shqipe Nga ana tjetër viktimizohen studiues të rinj nga që nuk njihen “në elitën shkencore”, apo që “hapin punë” në raport me teza dhe individë që mbase deri aty e kanë patur “çapin”. Ndryshe nuk ka si ndodh që studiuesit Kujtim Mateli, i cili nuk është rrogëtar i ndonjë instituti kërkimor, as i financuar nga fondet publike për çka arritur, dhe as nga ata “me mjekër në shkencë”, por thjesht një studiues i përkushtuar për çështjen shqiptare dhe tepër modest, nuk i rezervohet pak kohë për t’u njohur qoftë dhe si njeri fizik prej dy insitucioneve të lartpërmëndura, pale pastaj t’i lexohen e mirëpriten botimet dhe të kish një “derë të hapur” për debat shkencor për to. Tashmë ka mbetur për t’i thënë atij: “nuk mjafton ç’ke shkruar, por merr kazmën e gërmo të na vërtetosh ato që shkruan…” A thua sikur Dodonën ai ta ketë pronë vetiake dhe e shvendos apo e vendos ku të dojë, dhe jo një çështje dinjiteti, krenarie dhe strumbullari i gjenezës sonë si pasardhës pellazgo-ilirë. Një tezë kjo, që fatkeqësisht pranohet gjysmake nga vetë historiografia jonë. E ndërsa Kujtim Mateli mbron pikërisht këtë tezë në punmet e tij studimore, mesa duket rrwnjët tona pellazge quhen disi “çështje e mbyllur”, ose që “i është vënë kapak”, pavarësisht dëmit historik që kemi pësuar prej kësaj heshtje ose “dakortësie”. E them këtë sepse pak vite më parë kam qënë prezent në një takim të këtij studiuesi me një prej titullarëve të Akademisë së Shkencave me titull “Profesor”, të cilëve u ishte dhenë qysh më parë libri “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, dhe profesori për habinë e çdokujt, nuk kish denjuar as ta lexonte atë. “Nuk është botim i fushës sime”-belbëzoi ai, nga që ai ishte arkeolog dhe jo historian!! Ndërkohë që çdokosh e di mirë se, janë të dhënat historike ato që i paraprijnë zbulimeve arkeologjike. Madje, ajo që bëri më shumë çudi ishte thënia e tij: “Dodona na bëhet mirë të jetë atje ku është se atje e ka parë me sy Ismail Qemali…!?” Është disi i dyshimtë edhe ndonjë “përcaktim” tjerë i këti personi, kur ai në një gazetë qëndrore në prill të vitit 2012 është deklaruar se: “Dodona është atje tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon nga pikpamja etnike”. Si në njërin rast edhe në tjetrin, akademiku në fjalë, nuk merr përsipër të flasij shkencërisht, por të vë përpara Ismail Qemalin si burrë shteti, i cili dikur ia ka sygjeruar atë vend miqësisht atij që quhet “zbuluesi i Dodonës” më 1878 (grekut Karapanos), si ish shokë shkolle në Zozimenë e Janinës. Por vetëm sygjerim, jo e faktuar prej tij, kur atje ende nuk ishte bërë asnjë gërmim. Edhe më keq akoma, për profesorin paskej patur rëndësi vendi ku ishte ajo, se sa etnia, çka dëshmon se institucioni që përfaqësonte ai, i rrinte larg si të vërtetës për vendndodhjen reale të Dodonës, ashtu dhe etnisë pellazgo-ilire që përfaqëson ajo. Vetëm inferioriteti, paaftësia dhe mosdashja i lë gjërat pezull ose evazive, sidomos kur është fjala për të debatuar e ballafaquar me studiuesit grekë. Për pasojë, lihen jashtë çështje që lidhen me etninë tonë, duke pranuar si paraardhës vetëm Ilirët, ndërkohë që për rrënjët tona deri në ato pellazge, siç u tha më lart, mbeten pa përgjigjen e duhur, për të mos thënë “tezë e abandonuar”. Ky besoj është shkaku përse nuk merret në konsideratë prurja e studiuesit Kujtim Mateli për vendndodhjen dhe përkatësinë etnike të Dodonës, sepse pranimi i saj botërisht si tempull pellazgo-ilir (sikurse është e tillë në të vërtetë), e jo faltore helene, i jep fund mjaf çështjeve ku është spekulluar e spekullohet me prejardhjen e shqiptarëve si komb, por edhe me kufijt historikë të tyre në hershmëri. Nuk mund të qëndrojnë sëtoku që, Epri të quhet i banuar nga fiset pellazgo-ilire nga vjen etnia shqiptare dhe Dodona si kryeqënder e tyre, të jetë helene. Mirëpo kjo do këllqe, do zemër e përkushtim institucional deri në “përplasje” e ballafaqim argumentash, do një shtet që e ndjen si detyrim parësor mbrojtjen e simboleve të çdo kohe. Pra do edhe një vullnet politik për mbështetje, i cili për shumë arsye, ka munguar e mungon. Ndaj është parë më e udhës heshtja se sa “përplasja”. Ndaj edhe studimet e Kujtim Matelit mbeten pa përgjigje. Ndërkohë, do të ishte mëse e ndershme t’i thuhej troç këtij studiuesi: “ty bravo të qoftë për punën e bërë dhe mundin që ke harxhuar, por mjaft fole për Dodonën, se ajo nuk na intereson…” Lexo edhe : Java e Dizajnit Hollandez/ Parku argëtues ku takohen teknologjia dhe qëndrueshmëria Një prurje tjetër i këtij studiuesi është rrëzimi prej tij i tezës së akademikut tonë të njohur, Prof. Kristo Frashërit, për qytetin e lashtë të Eriboias. Sipas Prof. Frashërit, qyteti në fjalë është pjesë e fisit të hershëm të paruejve që shtrihej në luginën e lumit Aos (Vjosa e sotme), dhe e vendos atë aty ku gjendet Kalaja e Këlcyrës. E thënë kjo në librin e tij: “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve” botim i vitit 1969. Prej këtij botimi del se ai për këtë përcaktim është bazuar te përkthimi i librit të historianit të viteve 1500, Klaud Ptolemeu, ndërkohë që Ptolemeu e ka përshkruar Eriboian si qytet që i përket fisit të parthinëve që kishin si qëndër Dimalin dhe shtriheshin në rrjedhat e lumit Osum. Përmes koordinatave që ka përdorur ai atë kohë, e vendos Eriboian në afërsi të maleve të Gramozit, aty ku fillojnë burimet e Osumit. Pakashumë, të njëjtën gjë (ikurse citon zoti Mateli), ka përshkruar edhe dijetari i njohur francez Fransua Pukëvil në fillim të viteve 1800. Sipas Matelit, gabimi i Prof. Frashërit qëndron te mosreferimi direkt te botimi i Klod Ptolemeut që gjendet edhe në Bibliotekën tonë Kombëtare, por te përkthimi i pasaktë i dikujt, ku në vënd të fisit të përthinëve është vënë fisi i paruejve. Pikërisht këtë shmangie koregjon në punimet e tij studiuesi Kujtim Mateli, por kjo nuk i vlen askujt përderisa ajo çfarë ka thënë Prof. Frashëri është në tekste shkollore e botime të tjera. Është përcaktim në qarkullim. Madje, u pa kjo prirje edhe në një emision televiziv të së shtunës së 26 qershorit të këtij viti në televizionin kombëtar TOP CHANNEL, ku flitej për Kalanë e Këlcyrës, dhe drejtuesi i emisionit, për aq njohuri që kish, “kërkonte” aty më me ngulm Eriboian se sa Dodonën. Sigurisht, do të bazohej më shumë te një emër i njohur si akademiku Kristo Frashëri, se sa te “amatori” Kujtim Mateli. Mirëpo, të vërtetat historike nuk shkojnë doemos sipas “peshës” që zë emri i dikujt, as për simpati personale për dikë, aq më tepër kur ato janë të pa sakta, por duhen kërkuar në burim, në tekstet origjinale. Dhe rrëzimi i kësaj teze nga studiuesi Mateli, ka të bëjë pikërisht me këtë “kut matës”: referimi tek burimi, origjinali. Po a e “shkul” kush kollaj këtë “ngulje gozhde” dikur, në mendjet e akademikëve tanë aktualë? Deri tani, jo. Dhe arsyet lidhen me paaftësinë ose mosdashjen institucionale që përmëndëm më lart. Tentativa e gabuar për të njësuar Këlcyrën me Eriboian antike, mbase bëhet edhe për këtë gjë: të mos i lënë vendin e duhur Dodonës. Konfirmimi i saj zyrtar aty, mund të sillte “tërmet” deri në historiografinë botërore, njëlloj siç diskutohet sot edhe për vendndodhjen e Trojës së lashtë, apo dhe të ndonjë të dhëne tjetër historike. Nuk është as turp as krim të bësh një koregjim të faktuar. Më keq është kur mbyll sytë, veshët dhe mëndjen nga e vërteta.
 
Të “VëRTETëN ” për DODONËN , nuk mund ta fshehë shkarravitësi 
grekofil Gëzim Voda, ngase :Dodona ndodhet 

në Dëshnicë të Përmetit, e jo në tokën Helene”, ashtu siç thotë akademiku i ynë Kujtim Mateli.

 

Para pesë vitesh, pas botimit të librit “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, Tiranë 2011, akademik Muzafer Korkuti dha një intervistë në lidhje me vendndodhjen e Dodonës pellazge. Në këtë intervistë kundërshtohej në mënyrë të prerë vendndodhja reale e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit duke pranuar për vendndodhje të Dodonës luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës. Kundërshtimin e tij e kam parë dhe e shoh si kundërshtim të vetë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përfaqësuesi më i lartë i së cilës ka qenë dhe është vetë z. Korkuti. Ndaj dhe ka patur vëmendjen maksimale nga ana ime.
Pas katër vjetësh punë këmbëngulëse, libri im i dytë vërteton se lugina e Carakovistës, nuk është vendndodhja e Dodonës pellazgjike, pasi aty nuk është gjetur asnjë mbishkrim që vërteton se ka qenë qyteti i Dodonës. Aty kryeperëndia nderohej si Di Naios, siç nderohej në çdo qytet të Epirit dhe Ilirisë. Butrinti nderonte Di Soter, qyteti Bylys nderonte Di Tropeos, qyteti Mavrora (Olimpe)- Di Megistos, qyteti Fotike- Di Dodonen dhe Di Sarpis, qyteti Pasaron – Di Aresios, qyteti Amantia – Di Boulaios, etj. Qyteti i Carakovistës që pretendohet si Dodona nderonte Di Naios. Kurse në të gjitha burimet historike thuhet se Dodona nderonte Di Dodonen.

 

Meqë akademik Korkuti, ka shprehur mendimin kundër vendndodhjes së Dodonës në rrethinat e Këlcyrës, lexuesi do të dëshironte që, para se të lexojë librin e dytë, të dijë se me cilat argumente Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e ka rrëzuar vendodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit.
***
Dodona dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
(Pjesë nga libri ”Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit (II)”)
Për vendndodhjen e Dodonës shprehu interesin e saj dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Dodona është cilësuar nga disa autorë si faltorja më e vjetër e Evropës. Me një fjalë, është zanafilla e shoqërisë njerëzore. Aty nuk janë vetëm rrënjët e atij populli që e krijoi dhe e solli deri nëshekullin e V pas Krishtit, por dhe të krejt shoqërisë evropiane.
Interesi për të është i mbarë Evropës. Ndaj kërkimet as kanë pushuar, as do të pushojnë ndonjëherë. Megjithëse Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka kundërshtuar vendndodhjen e Dodonës në rrethinat e Këlcyrës, unë përsëri e vlerësoj, sepse ky institucion që nga
koha e krijimit të tij (viti 1972), kishte heshtur për Dodonën. Fakti që hodhi hapin e parë dhe artikuloi qëndrimin e saj, do të thotë se Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucioni shkencor më i rëndësishëm në vendin tonë, është vënë në lëvizje.
Akademik Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante*.
“Këto që dëgjojmë e shohim sot se do të ngrihet një monument tjetër i pavarësisë në Tiranë më duken si ato diletantizmat e atyre që Dodonën antike 1500-vjeçare duan ta çojnë në kalanë
e Këlcyrës. Me këtë dua t’ju them se edhe ngritja e Monumentit të Pavarësisë në Tiranë është një diletantizëm” 1).
*Shënim : Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, qeveria shqiptare donte që të ngrinte dhe një monument tjetër të Pavarësisë në Tiranë. Ky veprim i qeverisë shqiptare u kundërshtua nga forcat politike në Shqipëri. Kundërshtim pati dhe nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe konkretisht nga nënkryetari i saj në atë kohë z. Muzafer Korkuti. Po këtë kundërshtim, që mbështetej dhe nga opinioni publik, z. Korkuti e lidh dhe me Tempullin e Dodonës, i cili duhej kundërshtuar për të mos lëvizur nga Carakovista e Janinës në Këlcyrë të Përmetit.
Nuk është e qartë përse akademik Korkuti lidh dy objekte që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Dodona qytet, bashkë me tempullin dhe orakullin e saj lulëzoi për gati dy mijë vjet dhe u zhduk aty nga shekujt V-VI pas Krishtit, ndërsa Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë për të cilën është ngritur monumenti ka vetëm 100 vjet. Dodonës edhe në ditët tona i kërkohet vendndodhja dhe shkruhen çdo vit dhjetëra artikuj dhe studime, ndërsa monumenti i Pavarësisë ndodhet atje ku dhe ka ndodhur ngjarja, në Vlorën e Flamurit.
Për Dodonën shkruhet e flitet mbi bazën e dëshmive të autorëve të antikitetit, të cilët kanë dhënë dëshmi të shumta për vendndodhjen e saj, por që vendndodhja ende nuk është e përcaktuar që të bindë plotësisht si botën shkencore e atë publike, ndërsa Shpallja e Pavarësisë ka vetëm një shekull dhe çfarë flitet në lidhje me të është plotësisht e qartë. Ky paralelizëm midis vendndodhjes së Dodonës dhe vendndodhjes së monumentit të Pavarësisë është i paargumentuar.
Dodona duhet të shkojë në vendndodhjen e saj reale që është në rrethinat e Këlcyrës, ndërsa monumenti i Pavarësisë duhej të qëndronte në Vlorë, në vendndodhjen e tij të vërtetë. Akademik Korkuti, për të kundërshtuar vendndodhjen e Dodonës në rrethinat e Këlcyrës, mbështetet mbi një argument që është i pakundërshtueshëm, si ai i monumentit të Pavarësisë në Vlorë, por që nuk ka asnjë lidhje me Dodonën.
Çfarë e lidh Monumentin e Pavarësisë me Dodonën? Asgjë.
Krahasohen dy objekte që janë të ngjashëm apo kanë diçka të përbashkët si: dy male për nga lartësia, dy qytete nga madhësia, dy lumenj nga gjatësia apo dhe tipare të tjera, por kurrë nuk mund të krahasohet një fushë dhe një mal duke u nisur nga lartësia e njërit dhe gjerësia e tjetrës. Dodona ishte qytet që kishte një tempull dhe orakull, dhe asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me një monument. Ajo që kërkohet nga një akademik si prof. Korkuti, është që të jepte përgjigje: përse Dodona nuk ndodhet në rrethinat e Këlcyrës.
Nëse institucionet shkencore në Shqipëri nuk e kanë një studim të tyren për të dhënë një përgjigje të saktë, atëherë duke qenë në krye të një institucioni shkencor, siç është Akademia e Shkencave e Shqipërisë (në vitin 2012 nënkryetar i saj dhe tani në pozicionin e kryetarit), duhet t`i hapë rrugën kërkimit shkencor, ashtu siç bën e gjithë bota e qytetëruar, kurse akademik Korkuti u vë kyçin diskutimeve dhe kërkimeve kur thotë:
“Siç përmenda më sipër rastin e tempullit të Dodonës, që disa thonë se është në mal të Tomorit apo në Këlcyrë. Jo. Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit”2).
Koha kur është bërë kjo deklaratë nga ana e akademik Korkurtit përkonte me 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Figura e Ismail Qemalit është një figurë e shenjtëruar për atë vepër të çmuar që bëri për Shqipërinë. Ndaj çdo mendim që vjen kundër me veprën e tij, është e vështirë të gjejë përkrahës në opinionin publik. Është kjo arsyeja që z. Korkuti i kundërvë studimit një figurë madhore si ajo e Ismail Qemalit. Në këtë mënyrë, akademik Korkurti do t’i thotë opinionit publik se kundër vendndodhjes së Dodonës në rrethinat e Këlcyrës nuk jam vetëm unë, por edhe Ismail Qemali, edhe akademik Kristo Frashëri që e ka shënuar në albumin e tij.
Po çfarë ka parë dhe çfarë na ka thënë në kujtimet e tij Ismail Qemali dhe që e ka risjellë në Albumin e tij akademik Frashëri? Ismail Qemali në “Kujtime” tregon se kur kishte qenë i ri, kishte shkuar për një vizitë tek pronat e një miku të tij në rrethinat e Janinës, në fshatin Melingus, që është rrëzë malit Uliçka. Në këtë luginë, ai kishte parë disa rrënoja për të cilat mendonte se ishin ato të Dodonës pellazge. Po të mendosh është një gjë dhe ta vërtetosh atë që mendon, janë dy gjëra të ndryshme. Ismail Qemali nuk ka ndonjë studim në lidhje me Dodonën. Atëherë si mund ta implikosh Ismail Qemalin me ata që e pretendojnë Dodonën në luginën e Carakovistës, vetëm se ky i kishte parë këto rrënoja? Në këtë rast akademik Korkurtit nuk i duhet argumenti, atij i duhet një emër i madh si ai i Ismail Qemalit, për ta bërë ta pavlefshëm vendndodhjen e vërtetë të Dodonës.
Po ne e njohim akademik Korkutin për shkencëtar dhe që ka zënë edhe kreun e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Meqë Profesori doli nga selia e Akademisë dhe iu drejtua opinionit
publik, duhej t`i drejtohej me mendimin e tij se përse është kundër vendndodhjes së Dodonës në rrethinat e Këlcyrës. Cilat dëshmi të autorëve të antikitetit apo gjetje të luginës së Carakovistës të bindinse Dodona është atje?
Po këtë nuk e bëri.
Argumenti: “Dodona është atje ku thotë se e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali, që është shënuar në albumin e Kristo Frashërit”, vetëm
argumentim shkencor nuk është. Politikani dhe diplomati Ismail Qemali do të besohej 100 përqind për atë që do të thoshte, nëse do të ishte i pranishëm në një ngjarje. Po këtu bëhet fjalë për një qytet, tempull dhe orakull të zhdukur në shekujt V-VI pas Krishtit, pra rreth 1500 vjet më parë.Duke e fshehur dështimin e institucioneve tona shkencore pas një figure madhore si ajo e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar, akademik Korkuti kërkon të shfajësohet për dëmet që Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me heshtjen dhe mosveprimin e saj, i ka sjellë vendit tonë. Po a mund të mbrohemi apo të justifikohemi sot, pas një thënieje të Ismail Qemalit rreth vitit 1875?! Akademik Korkuti, në artikullin e lartpërmendur:
“Unë thashë që çdo ngjarje dhe çdo monument ka domethënien e vetë, ka kohën e vetë. Diletantizëm është që të lëvizësh një monument që i takon një fakti historik të njohur dhe ta çosh në një vend tjetër. Është me të vërtetë diletantizëm se shtrembërohet historia. Unë ju thashë një shembull që nuk mund të lëvizë tempulli i Dodonës pellazgjike. Është atje, tek popullsia që ishte, s’ka rëndësi kujt i takon në pikëpamje etnike 3).
Kemi arritur në një tjetër çështje të rëndësishme. Kujt i ka përkitur Dodona? Për akademik Muzafer Korkutin ka rëndësi vetëm vendi. Kjo rëndësi e vendit konsiston në atë që ajo duhet të jetë në Janinë. Sa herë që mundohet të flasë për Dodonën, duhet ta shoqërojë atë dhe me
monumentin e Pavarësisë, sikur këto dy ngjarje të ishin binjake me njëra-tjetrën dhe lëvizja e njërit sjell ndryshime dhe në statusin e tjetrit. Janë dy statuse krejt të ndryshëm. Njëri i përket një institucioni fetar dhe tjetri një ngjarjeje politike. Dy statuse në dy vende të ndryshme: njëri në Vlorë dhe tjetri në vendin e gabuar, në rrethinat e Janinës. U përkasin periudhave të ndryshme kohore: njëri nga prehistoria e deri në fillim të Mesjetës, tjetri 100 vjet më parë.
Reagimin apo revoltën popullore që jep lëvizja e monumentit të Pavarësisë nga vendlindja e tij që është Vlora në një vend që nuk kishte lidhje me ngjarjen historike siç është Tirana (me përjashtim të faktit që është kryeqytet i Shqipërisë), kërkon që njerëzit ta përjetojnë në këtë mënyrë edhe lëvizjen e Dodonës nga Janina në Këlcyrë. Në rastin e parë ishte qeveria shqiptare që e bënte një veprim të tillë dhe, po të merrej një vendim, lëvizej monumenti dhe mjedisi përreth tij. Në rastin e dytë ishte një grup kërkuesish që, përveç konstatimit, nuk lëviznin dot dhe një gur pa miratimin e një institucioni shkencor apo dhe qeverisës.
Në rastin e parë lëvizej realisht një monument, sepse monumenti i ri i Tiranës që do të simbolizonte Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, do të thoshte që vendndodhja e vërtetë e ngritjes së Flamurit, që është Vlora, të mbetej në plan të dytë. Që Sheshi i Flamurit dhe monumenti Pavarësisë të zhvendosej realisht në Tiranë, pavarësisht se do të ekzistonin dhe në Vlorë. Atë padrejtësi që do të bëhej në Tiranë në vitin 2012, e kanë bërë dhe në shekullin e XIX (1878), kur e vendosën Dodonën në jugperëndim të Janinës. Në qoftë se u veprua drejt që monumenti të mos vinte në vendin e gabuar, a nuk është po aq e drejtë që Dodona të mos qëndrojë në vendin e gabuar?
Po akademik Korkuti na nxjerr një anë tjetër të shqetësimit të tij: atë të etnisë që s`paska rëndësi se cilit popull i përket? Po pse kjo mungesë interesimi për etninë? A thua, ne shqiptarët jemi të përjashtuar që të kemi qenë themeluesit e Dodonës pellazgjike? Në
Ballkan dy janë popujt që kanë jetuar në kohën kur ekzistonte Dodona, sepse Dodona erdhi deri në shek. IV pas Krishtit si tempull pellazgjik dhe në shekujt V-VI pas Krishtit si qendër peshkopale e krishterimit. Në këtë periudhë, të dokumentuar mirë nga burimet romake, dy kanë qenë popujt që kanë jetuar në këtë hapësirë për të cilën bëhet fjalë: shqiptarët dhe grekët.
Për grekët kemi këto njohuri:
A. Nuk janë pasardhës të pellazgëve, sepse e dëshmojnë të gjithë autorët e antikitetit dhe nuk e pranojnë as vetë, por thonë jemi pasardhës të helenëve.
B. Gjatë gjithë periudhës historike deri në fillim të shekullit të kaluar, i gjithë Epiri është banuar nga shqiptarët dhe është konsideruar territor shqiptar. Derisa faltorja e Dodonës nuk është vepër e helenëve, mbetet të jetë e shqiptarëve. Po në kushtet kur studim për Dodonën (si i vetmi studim shqiptar) merret ai i Perikli Ikonomit, i vitit 1934, kuptohet pse grekët e pretendojnë si të tyren dhe po kështu si helene e njohin dhe të tjerët.
Po pse Akademia e Shkencave e Shqipërisë hesht, kur në dritë kanë dalë fakte të reja që e përmbysin gjithë mashtrimin e bërë deri tani? Nëse ky institucion nuk është dakord, pse nuk argumenton shkencërisht, por i shfaqet publikut në rolin e opinionistit? Akoma mbetet mister kundërshtimi i akademik Korkutit, megjithëse kanë kaluar 4 vjet. Një institucion shkencor e ka detyrë parësore zbulimin e së vërtetës, ndryshe e humbet funksionin për të cilin është krijuar. Nëse do t`i shikojmë me kujdes të katër citimet e z. Korkuti që unë sjell në këtë parashtrim, ato nuk i përkasin stilit shkencor, por atij politiko-shoqëror. Zhveshja e kostumit të shkencëtarit dhe veshja e atij të opinionistit, nuk i përshtatet as institucionit që ai drejton, në këtë rast Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, as vetë z. Korkuti.
Muzafer Korkuti, Qeveria financon vepra diletante.
“Dodona është në rrënojat e Melemingosë që më vonë u provua se ishte faltorja e famshme e Dodonës”. Këto janë thënie të Ismail Qemalit. Gërmimet që bëri arkeologu Karapanos dhe studiues të tjerë më vonë provuan katërcipërisht se Dodona gjendet rreth 25 km në jugperëndim të Janinës. E përmenda këtë fakt historik, këtë të vërtetë, sepse sot në shekullin e 21-të në Tiranë botohen libra dhe shkruhen artikuj në shtypin e përditshëm se Dodona pellazgjike qenka në malin e Tomorit, një tjetër në Ulqin dhe nja një muaj më parë e kanë lëvizur dhe e kanë çuar në Këlcyrë të Përmetit”.4)
Dodonën e sjellin në veri të Epirit vetë autorët e antikitetit. Nuk gjendet qoftë dhe një dëshmi e vetme që të thotë se Dodona ndodhet në mes të Epirit. Ndaj historia duhet të shkruhet ashtu
sikundër është. Paaftësia e një institucioni shkencor nuk mund të fshihet pas një figure madhore si ajo e themeluesit të shtetit shqiptar.
Ç`do të thotë e ka parë me sytë e tij Ismail Qemali?
Ç`do të thotë është shënuar në Albumin e Kristo Frashërit?
Mos do të thotë se z. Korkuti, tashmë në pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe nënkryetar i saj në vitin 2012, kur ka dhënë këtë përgjigje, nuk mund të flasë ndryshe, meqë këto dy figura e kanë pranuar Dodonën në luginën e Carakovistës? Nëse është i bindur se Dodona ndodhet në Janinë, përse gjithë ky shqetësim?
Ismail Qemali në “Kujtime” tregon se kishte shkuar për një vizitë tek pronat e një miku të tij në fshatin Melingus, fshat që është rrëzë malit Uliçka, rrëzë të cilit janë këto fshatra: Milingous, Alphochori,Tcharakovista, Dramechous dhe Plessa. Në këtë luginë ai kishte parë disa rrënoja për të cilat mendonte se ishin ato të Dodonës pellazgjike.
Kristo Frashëri, “Album Ismail Qemali”, Tiranë 2012
“Dhjetë vjet më vonë, një mision shkencor francez, që kishte ardhur në Janinë deklaroi se çdo kërkim për faltoren e Dodonës në këtë rajon, ishte i kotë. Unë atëherë ndodhesha në Vlorë, me një shokun tim të fëmijërisë, Kostandin Karapanon, të cilit i besova përshtypjet e mia lidhur me rrënojat e Melingosit. Karapanos që ishte plot iniciativë, filloi pak kohë më vonë gërmimet dhe zbuloi faltoren dhe një sasi thesaresh arkeologjik të një vlere të jashtëzakonshme”5).
Lexuesi me të drejtë mund të pyesë: Si është e mundur që një ekspeditë arkeologjike franceze thotë se Dodona nuk ekziston në rrethinat e Janinës dhe një institucion shkencor, po francez, e certifikon Dodonën në rrethinat e Janinës? Arsyeja duhet të kërkohet tek mundësia e ekspeditës arkeologjike dhe pamundësia e komisionit që bëri certifikimin e Dodonës.
Misioni arkeologjik francez i bëri kërkimet në terren dhe topografinë e Dodonës e kërkonte sipas përshkrimeve të autorëve të antikitetit, ndërsa komisioni e certifikoi në një zyrë parisiene, pa pasur njohuritë e nevojshme për Epirin.
Përveç hartave të Epirit të asaj kohe që ishin me mangësi dhe hartës që u serviri Karapanos, ata nuk kishin asnjë mundësi tjetër. Koha po vërteton se të drejtë kishte misioni arkeologjik francez. Sot, pas 138 vjetësh, bota shkencore ende vazhdon të jetë në kërkim të
vendndodhjes së saj. Shkuarja tek Dodona e vërtetë, vërtet që i tremb ata që e kanë manipuluar dhe ata që e mbështesin atë verbërisht, por në këto kohë moderne nuk mund të vazhdohet me manipulime. Duhet shkuar tek e vërteta historike. Kush përfiton nga mashtrimi? Asnjë. As fqinji ynë jugor që e “mban” kurorën e saj padrejtësisht. As ne shqiptarët, që pajtohemi me vendndodhjen e saj të gabuar.
I gënjen mendja ata që mendojnë se përfitojnë, kur mashtrimin e ka bërë dikush tjetër për llogari të tij. Dodona pellazge është a-ja e qytetërimit evropian. Zbardhja e saj do t`u bëjë mirë jo vetëm shqiptarëve, por edhe fqinjëve tanë. Jemi në një epokë, kur të vërtetat nuk mund të fshihen dhe ata që janë përgjegjës për zbardhjen e tyre, nuk mund të heshtin.
_____________________
Bibliografi

1- Muzafer Korkuti, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012.
2- Po aty, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012.
3- Po aty, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012.
4- Po aty, gazeta “Shqiptarja.com”, datë 19 prill 2012.
5- Kristo Frashëri, “Album Ismail Qemali”, Tiranë 2012, fq. 22.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu