ARKIVI:
22 Nëntor 2024

Bisedë me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi atë se çfarë kemi autentike ne shqiptarët

Shkrime relevante

Robert Fico i Sllovakisë, e vërtetove qëndrimin e Lajçakut tuaj, jeni të një mendjeje në raport me Kosovën !

Gani I. Mehmeti “Do të përsërisË se ne e respektojmë integritetin tuaj...

Koalicioni PDK-LV ndërmjet thashethemeve dhe realitetit

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Në prag të zgjedhjeve, kur partitë politike janë të...

Evropa është një spital mendor

Document.no / Redaksia 21.11.2024 19:00 Islamizimi i Evropës vazhdon me thirrjet e...

Rusia ka hedhur në qytetin ukrainas Dnipro një raketë balistike ndërkontinentale, sipas Ukrainës

Rusia ka sulmuar qytetin ukrainas Dnipro me një raketë balistike ndërkontinentale...

Rusia: Britania tani është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë

Storm Shadows, këtu në një avion luftarak britanik Tornado GR4, mund...

Shpërndaj

Po bisedoja me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi çfarë kemi ne shqiptarët autenike që sot brezat e rinj vështirë se e marrin në konsideratë në garën marramendëse të kopjimit të çfarëdo lloj gjëje të pavlerë që paraqitet si vlerë.
Çfarë do të thotë t’i prezantosh brezit të ri kulturën e vërtetë shqiptare, të zgjedhësh sigurisht me mundim t’i shtrosh ata të njohin, të kuptojnë, të vlerësojnë e në fund ta dashurojnë të qenin shqiptar? Eposi ynë i Kreshnikëve, këngët e mrekullueshme të Mujit e Halilit, këngët e Labërisë, legjendat e tregimet, ritet e Besës (të harruar tashmë), këngët historike të Veriut e të Jugut e sa shumë të tjera ende janë historia e jetës, mbijetesës, luftrave tona shekullore për ruajtjen e këtyre vlerave.
Sigurisht që e sotmja, kaq e rrëmujshme sa është e bën të pamundur të përmbash dëshirën për të ruajtur “fenë e gjakut” të cilit i përkasim në autenticitetin e vlerave tona kombëtare por nëse duhet me thënë “jam shqiptar” duhet me e pas nji fije dinjitet, nji fije krenari për çfarë u përçojmë të tjerëve me qenien tonë nē këtë botë, duhet me e pas nji fije vetëvlerësim për çfarë përfaqësojmë por jo kot n’tym pse jemi të fortë e të aftë për t’u përball me sfida e vështirësi por me arsye konkrete e bindje qytetare për atë çka secili prej nesh përfaqëson në këtë botë të madhe që s’po i dihen më rrënjët.
Ne i kemi rrënjët, të forta, të lashta, të mrekullueshme, detyra e secilit prej nesh si prindër, si mësues, si edukatorëve e si shqiptar është ta marrim ne për vete këtë lloj edukimi në rradhë të parë e t’ua përçojmë fëmijëve si amanet e detyrim kombëtar.
Më ka ndodh t’i kem pyetur shumë prej miqve të mi nëse iu kanë folur a shpjeguar ndonjëherë fëmijëve diçka mbi Eposin tonë a ndonjë vepër të veçantë si ato të Fishtës për shembull e përgjigjjet kanë qenë të dhimbshme. Shumica nuk i njohin as vetë!
Për me qenë krenar pse jam shqiptar ekzistojnë një milion arsye por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me çfarë jetojmë sot e si e kemi katandisur Shqipërinë me zgjedhjet tona, me veprimet a mosveprimet tona e pjesa më e madhe e përgjegjësisë për atë çka jemi kthyer sot i takon brezave te kaluar (edhe brezit tonë si prindër sot) qē nuk bënë asgjë për të ruajtur e promovuar bërthamën e origjinalitetit të kulturës tonë, për t’i mbajtur rrënjët tona aty ku përkasin. Shumica jonë ikin jo vetëm prej pamundësisë ekonomike apo mungesës totale të pasigurisë e të drejtësisë por edhe sepse ne nuk kuptojmë çfarë na bën bashkë, cilët janë ato përbërës unikë brenda gjakut e ADN-së tonë që na bashkojnë e vëllazërojnë.
Nuk jemi vonë gjithsesi për të hedhur dritë mbi çfarë është për ne e Shenjtë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu