ARKIVI:
1 Nëntor 2024

Mendim apelues për ndërgjegjësim

Shkrime relevante

Kush është Pellazgu Matneere ?

Preshevë, tetor 2023 Pellazgu Matn-eere Kush është Pellazgu Matneere ? Pellazgu Matneere është pikërisht...

Tash kam emrin që e dua, quhem Belisar Jezerci

Msc Belisar Jezerci NJERIUN TË LUMTUR E BËNË KARAKTERI I FORTË, DHE...

Mendim apelues për ndërgjegjësim

Afrim Caka, Gjakovë Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë thelb të...

Bisedë me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi atë se çfarë kemi autentike ne shqiptarët

Ervina Toptani, Vjenë  Po bisedoja me fëmijët e mi mbi kulturën, mbi...

Raporti për progresin e Serbisë për 2024 është Thirrje për Drejtësi dhe Barazi për Shqiptarët e Luginës së Preshevës

Nga Shaip Kamberi, deputeti Kuvendit të Serbisë Raporti i fundit i Komisionit...

Shpërndaj

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë thelb të mendimit apelues, të debatit të vërtet dhe të përmbajtjes së vërtetësisë që nuk mund të fshihet në mendimin filozofik. Mendimi është dialogu i brendshëm i shpirtit me vevten. Këto janë mendime të cilat më kanë shtyrë, në mendimin apelues (por mbi të gjitha në Themelimin e islamit politikë të zakoneve). Nga e cila rrjedhin shumë gabime morale me pasoja negative.
Tani le ta shtrojmë pyetjen: çlidhje ka shpirti me mendimin apelues dhe ndërgjegjen, me njohurit e saj të besueshme e të pavdekshme dhe e pandryshueshme e cila lidhej me realizimin që kanë të bëjnë me rrezikun me asimilimin e shqiptarëve nëpërmjetë imamëve e hoxhallarëve. E po mirë! Duhet të jesh vërtet erudit i verbuar nga sjelljet e tepruara për të mos e marrë seriozisht propozimin tim të tillë apelues ku bëhet fjalë për një shqyrtim kritik, që ka të bëjë me rreziqet e lidhjeve fetare, grackat e disa pjestarëve klanësh, imamësh politikë!
“Këtu nuk mund të hyjë ai që nuk e kupton mendimint tim apelues e filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vertëtësisë dhe të dialogut”. Patjeter, mendimi apelues (është trashëgemi e dialogut, argumenteve duke dhënë prova të sigurta dhe replika) nga e cila mund të nxjerrim gjthçka në të mirën e kombit”.
Me fjalën “apelues” e kam fjalën për një mendim të lirë që i bënë thirrje ndërgjegjes, moralit, vetvetes, dhe që, si të thuash, bind veten për nevojën për të thënë e guxuar diçka. Në të vërtetë ky është përfytyrimi që ia jep për vetveten dhe të tjerët: radikalizmi fetar, me të cilin hoxhallarët shndërronin dualizmin e vjetër të islamit politikë, dhe të vetë fillimeve të tij – dualiteti i “botës islame” dhe “asaj Erdoganiste”, në realitetin përjashtimore të ambasadorës turke, pra të dehjes krijuese dhe të euforisë së shkatërrimit, ose nevoja e pamposhtur për botën e egërsisë islame, që sundon dhe tërheq pas vetes gjithçka, duke ua nënshtruar vetë të vërtetën kërkesave të kësaj energjie negave.
Në këtë vetëndërgjegjesim të popullit, e konceptoj madje të vërtetën si një mjet të jetës, dhe vetëm duke filluar nga jeta, pra nga “vullneti i fuqisë”. E pra, mendimi im është kaq shumanshëm në drejtime në të cilat zhvillohet, sa që unë kam argumente të mjaftueshme me të cilat mund të shpjegoj karakterin apelues të mendimit tim, për ta luftuar (kangrenën turke), dhe në veçanti të (Organiazatës Famkeqe të TIKAS) në Prishtinë. Tek kjo e fundit e cila mundohet ti afrohet gjithnjë e më shumë kulturës shqiptare, derisa pothuajse njëjtësohet me të! Themeluesit (ose Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava), qenë dy burreca të “urtë” të rëndësishëm turk dhe themeluesit e një destabilizimi kulturor me anë të islamit politikë. Këta në njëfarë mënyre zhvillojnë radikalizmin islam dhe janë bërë simboli i betejës mes ditës dhe natës, mes së mirës dhe së keqës. Këta përpiqen ta komentojnë në një kuptim tjetër, në pa mundësi për ta shpjeguar fenomenin!
Pyesim veten! Cila është vërtet baza për një vetëndërgjegje të mirfilltë? Pse nuk është pushteti mbi të tjerët, por… puna: të dish është diçka tjetër, kjo është ajo që na bën të pandërgjegjshëm për vetveten dhe ndajë kombit. Të gjithë ne e dimë këtë. Në vitet e paqëndrueshme në shtetin tonë, vetëndërgjegja është e dobët, luhatet mes një arrogance të papërmbajtur dhe një vetëpërdëllimi po aq të tepruar. Kush nuk e njeh karakterin e pasigurt të hoxhallarëve të pas luftës! Por, ne e dimë se pak nga pak zhvillohet një anti ndërgjegje për veten dhe kombin, një pa aftësi për t’u orientuar.
Duhet të mundohemi për ti edukuar ata të cilëve u është tharë truri, shkruaj shpesh për këto gjëra, madje, në vend që të flas për to, përpiqëm të rizgjoj te të rinjtë vetëdijën për aftësitë e tyre, e cila kthehet pikërisht në një hapje të ngadaltë të vetëndërgjegjes, që nuk kujdeset mënarcizisht, vetëm për vetën, siç është tipike në këto vite të një shthurje politike e fetare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu