Atë Foti Cici
BANDAT E KRIMIT NË KISHËN TONË
Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andoni (Artan LUTFI Merdani), po vijon luftën kundër Mitropolitit të Korçës, hirësi Joanit (Fatmir ABEDIN Pelushi), për ta rrëzuar atë moralisht, në mënyrë që z. Merdani të mbizotërojë në garën e hapur për kryesinë e KOASh-it.
Një njeri i afërt i hirësi Andonit më kontaktoi duke më shkruar: “Bëj një postim për Pelushin dhe bëje fare leckë!”.
Gjithashtu, z. Merdani po bashkëpunon me intelektualë ortodoksë që janë aktivistë të PS-së, për t’i mobilizuar dhe për të shkaktuar situata kundër z. Pelushi.
Për më keq, mitropoliti i Elbasanit po përdor disa të rinj të qarkut të vet kishtar, si z. Kostandin Luçi (foto 2), një i ri me çrregullime emocionale, siç lexohet qartë në sytë e tij të nxirë, për të përkeqësuar luftën kundër mitropolitit të Korçës.
Për parantezë, kjo është një strategji e shëmtuar për një klerik, sepse rrëfimi i dobësive, i tendencave dhe i mëkateve të besimtarëve nuk duhen përdorur për t’i manipuluar dhe për t’i shtrënguar ata në veprime të paligjshme dhe veprimtari të papranueshme në jetën e krishterë. Përkundrazi, një prift, e aq më tepër një kryeprift, duhet t’i ndihmojë të rinjtë në zbulimin dhe kultivimin e dhuntive, për t’u bërë krijues dhe të dobishëm për komunitetin dhe shoqërinë, për t’i kanalizuar vrullet, problemet dhe pasionet e tyre në diçka të mbarë, dhe jo për t’i rekrutuar ata në një jetë të errët!
Kjo është një strategji e njohur e hirësi Andonit: duke qenë vetë ish-oficer dhe i biri i një oficeri të Sigurimit famëkeq, ka futur në kishën tonë të njëjtën kulturë përgjimi, sendërgjie dhe spiunazhi.
Është e pabesuesme se si një mitropolit ortodoks nuk ka asnjë interes tekstual a kërshëri intelektuale, përderisa nuk ka shkruar a përkthyer asnjë faqe, edhe pse ka 15 vjet peshkop! Dhe megjithatë, lufton që të bëhet Kryepeshkop i KOASh-it, madje me mënyra mafioze.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, burime nga brenda kryepeshkopatës dëshmojnë se mitropoliti i Elbasanit përpiqet t’i mbushë mendjen kryepeshkopit Janullatos që t’ia japë këtij kryesinë dhe jo mitropolitit të Korçës, duke i premtuar se “do ta heqim qafe Foti Cicin”. Për këtë kontratë janë angazhuar segmente të errëta të shtetit grek, duke përdorur lidhjet e familjes Merdani me botën shqiptare të krimit në Australi, me paratë e fondeve të KOASh-it të privatizuara nga Janullatosi, pa kontroll as nga sinodi dhe as nga shteti shqiptar a grek.
Kryepeshkopi 92-vjeçar po ushtron presion gjithnjë e më tepër mbi numrin 2 të KOASh-it, mitropolitin grek z. Nathanael, si administratori i tij de facto, i cili komandon jo vetëm strukturat kishtare, por dhe rrjetin agjenturor të Janullatosit në Shqipëri.
Presioni është kaq i madh, konflikti midis dy mitropolitëve është kaq i egër, pozita e tij është kaq e pasigurt në të ardhmen, saqë mitropoliti Nathanael ka rënë dukshëm fizikisht, është i sëmurë dhe nuk meshon dot rregullisht në shërbesa, duke munguar nga meshimi për disa të diela gjatë dy muajve të fundit.
* * *
Edhe pse jepet një përshtypje çorientuese partiake, se z. Merdani mbështetet nga interesa të majta dhe z. Pelushi nga interesa të djathta, në thelb bëhet një luftë midis dy klaneve të errëta brenda KOASh-it, të cilat funksionojnë si banda mafioze, ku ndërthuren interesa për fonde greke, familjarë e miq të punësuar, si dhe projekte ndërtimore, të lidhura këto me mafien shqiptare të drogës dhe pastrimin e parave të tyre.
Lufta për kryesinë e KOASh-it është një betejë ekonomike dhe jo politike, prandaj dhe shteti grek bën sehir: kushdo që të zgjidhet është i përlyer, ka interesa ekonomike dhe do të bëjë ato që kanë bërë deri më sot për shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks, përderisa të gjithë kandidatët janë myslimanë, të rekrutuar dhe të emëruar si mitropolitë pikërisht nga shteti grek, nëpërmjet oficerit të lartë të shërbimeve të fshehta greke në Shqipëri, z. Janullatos.
Kryepeshkopi antishqiptar i KOASh-it ka punuar për shumë vjet me këtë perspektivë, duke mënjanuar shqiptarët ortodoksë dhe duke vendosur në pikat kyçe shqiptarë myslimanë, të cilët kanë dhënë prova dhe kanë zbatuar projektet shkombëtarizuese në komunitetin ortodoks. Synimi është zhbërja identitare dhe komunitare e shqiptarëve ortodoksë, të cilët vijojnë në shpërbërje të vazhdueshme drejt zhdukjes!
Gjatë festimit për 29-vjetorin e fronëzimit të z. Janullatos më 2 gusht, për herë të parë nuk pati përfaqësim zyrtar nga shteti dhe nga ambasadat: në postimet e rastit duket katedralja bosh, pa pjesëmarrjen e popullit, por dhe pa pjesëmarrje zyrtare.
Nuk doli asnjë njoftim me urimet e rastit, gjë që tregon krizën e madhe brenda oborrit të Janullatosit, ekspozimin e regjimit mafioz publikisht dhe tërheqjen diplomatike të ambasadave, sidomos të atyre ambasadave që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për ngjizjen, imponimin dhe fuqizimin e një regjimi grek sa shkombëtarizues, aq edhe antiligjor!
* * *
Kaini dhe Abeli: luftë për plaçkë (29 korrik 2021):
URREJTJA GREKE PËR VISARION XHUVANIN (26 korrik 2021):
Pastrimi i rrjetave (5 korrik 2021):
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni (Artan Lutfi Merdani), video më 5 korrik 2021:
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni (Artan Lutfi Merdani) në varrimin e mitropolitit serb të Malit të Zi, Amfilohije (3 nëntor 2020):
PASHALLËKU I LUTFIUT (6 korrik 2020):
Mitropoliti i Elbasanit Andoni (Artan Lutfi Merdani) në WikiLeaks (25 qershor 2019):