Asllan Dibrani, Gjermani
- Ti nënë mbete krenaria ime e pa shuar
Edhe pse ti vdiqe, je gjithmonë pranë,
Me çdo hap që hedh, ndjej zërin tuaj,
Zemra ime ruan çdo fjalë e çdo gjest qe bere për ne ,
Krenaria ime, një dritë që nuk shuhet kurrë.
Në errësirën e natës, ta shoh ballin lartë ,
Me kujtime të ngrohta që më mbushin me gëzim,
Fjalët e tua, si melodi në ajër, akoma japin kushtrim
Më japin forcë, më udhëheqin në jetën time.
Sakrificat e tua, si shkëlqim në diell,
Më kanë mësuar se dashuria është e vërteta e kësaj bote .
Edhe kur ti nuk je më, je në çdo frymëmarrje qe marr,
Një trashëgimi krenarie, një ndihmë që nuk mungon.
Ndonëse ke ikur, kujtimi yt jeton i pa shuar,
Në çdo buzëqeshje, në çdo loti i gëzimit ti je pran ,
Ti je pjesë e gjithçka që bëj, te gjej kudo
Krenaria ime, përjetësisht në zemrën time është kujtesa për ty .
Në çdo hap, në çdo sfidë qemë ndjek e përballoj me ty ,
E ndjej forcën tënde, si një mbështetje e gjallë.
Për ty, nënë, do të luftoj, do të qëndroj deri ne vdekje ,
Krenarinë që më ke dhënë, do te rroj me te .
Shtuttgart, Gjermani, Nëntor 2024
I dashtuni Asllan, të baj ngushllimet e mija për humbjen e nanes.
Atë që ruan në zemër nuk do te vdes kurrë pushoftë ne Paqe nëna e juaj fjalët dhe dashuria e saj të shoqërofshin kudo në Jetë!
I respektuari Asllan Dibrani!
Po këtu në portalin DRNI.us të cilin e udhëheq i respektuari Gjergj Kabashi, lexova vargjet që ti ia ke kushtuar Nënës, nga të cilat veçova këto vargje:
…
Në errësirën e natës, ta shoh ballin lartë ,
Me kujtime të ngrohta që më mbushin me gëzim,
Fjalët e tua, si melodi në ajër, akoma japin kushtrim
Më japin forcë, më udhëheqin në jetën time.
…
Ngushllime për Nënën!
*
Vargjet tua më kujtuan Vargjet që ia kam kushtuar Nënës s’ime – të ndjer’; po t’i citoj vetëm vargjet e fundit:
…
“Amaneti yt, oj Nënë!
Më shkatojë shqetësim
– Mos u mërzit, or bir!
kur të vijsh te varri im!”
…
me respekt,
Ismet Hasani