ARKIVI:
5 Nëntor 2024

Kongjuzi i ujkut dhe asociacioni i Stanos

Shkrime relevante

Ragmi Mustafi paralajmëron ta dërgojë padinë ndaj Vulinit edhe në Strasburg

Sh.Ç/RTKlive Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi...

Kongjuzi i ujkut dhe asociacioni i Stanos

Gani I. Mehmeti Kishin zënë ujkun një ditë. Kishin thirrur hoxhën dhe...

“E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk ishte hedhur si duhej në trup…!”

Maurizio Stefanelli “E kishin ndaluar, i thanë se velloja e saj nuk...

Zgjedhjet në SHBA dhe  shtegut historik i shqiptarëve

Sadri Ramabaja, Prishtinë Bota ndodhet mes dy të këqijave të mëdha: të...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Kishin zënë ujkun një ditë. Kishin thirrur hoxhën dhe po përpiqeshin t’ia mësonin kuleuzin ujkut. Mirëpo, sa herë vinte tek fjala «kuleuzi» që duhej ta thoshte ujku, ai, me mendjen tek qingji thoshte «kingjuzi»!

Kështu edhe Stano, gjatë gjithë kohës së tij si «ndërmjetësues» kurrë nuk u mor me kërkesat që duhej plotësuar Serbia, vetëm me Asociacionin, sa i është ngulitur në kokë, duke e përsëritur çdo herë, sa i është bërë refren. Me gjasë, me mendjen tek asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është edhe duke fjetur.

Stano: «BE dëshiron të kujtojë se themelimi i Asociacionit është obligim i paplotësuar i Kosovës»! (Kosova Sot Online, 4. 11. 2024)

Vallë, a ka edhe Serbia obligimet e saja ndaj Kosovës, që Stano nuk merret fare me to? Të dy palët kanë pranuar Marrëveshjet e Brukselit  dhe të Ohrit të vitit 2023, jo vetëm Kosova. Mirëpo, Stanos, diçka nuk po ia ka ënda fare të sillet kah Serbia!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu