Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
- Sociologu norvegjez Johan Galtung, i cili hyri në historinë e sociologjisë bashkëkohore (është interesant, para eminencave si Anthony Giddens, Imannuel Wallerstein, etj.) si njeriu që parashikoi kolapsimin e BRSS, shumë kohë përpara se sot të parashikonte shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara për vitin 2020. Galtung, gjithnjë i prirur t’identifikojë Amerikën si një perandori, në fillim të viteve 2000, tha se rënia e saj do të fillonte në vitin 2020 dhe më në fund do të pushojë së ekzistuari në vitin 2025. Sipas mendimit të tij, Amerika vuan nga kontradikta midis rritjes ekonomike dhe shpërndarjes së mallrave, nga mospërputhjet financiare dhe sektori real i ekonomisë, si dhe nga problemet e brendshme racore e kulturore. Kur Amerika filloi luftën në Irak në 2003 nën Presidentin George W. Bush, Galtung madje tha që parashikimi i tij duhet të rregullohet dhe se kolapsi i Shteteve të Bashkuara duhet të fillojë në vitin 2020. Në fakt, kolapsi u prolongua me ardhjen e Donald Trump, në mandatin e parë. Por, tani me marrjen e mandatit të dytë, procesi i rënies së perandorisë amerikane (përkundër premtimeve se Amerika do ringritet) sigurisht që do zgjerohet edhe në sytë e publikut mbarë botërorë. Pra, sipas parashikimeve të shkencëtarëve, presidenti i ri nuk do e vonojë, por, përkundrazi do e përshpejtojë rënien e perandorisë.
- Andaj, data e fillimit të rënies së Amerikës mbetet e njëjtë. Duket se këto deklarata mund të injorohen dhe të mos merren edhe aq seriozisht! Edhe për shkak se gjatë rrjedhës së vitit 2020, Shtetet e Bashkuara u përballen me një krizë tjetër të thellë e serioze që u nxit me pandeminë e coronavirusit dhe me probleme tjera të shumta të sferës ekonomike. Gjithnjë sipas kësaj “dioptrie” e “prognozave” ogurzeza Amerika tashmë veç ishte futur në “orbitën” e kaosit të plotë…. ? Mirëpo, për të dhënë një prognozë të tillë apokaliptike padyshim që duhet poseduar si informacione të brendshme ashtu edhe indikatorët e argumente tjera shtesë të që flasin për këtë “kolapsim, të ShBA-ve” që na flet autori norvegjez Johan Galtung. Unë e di një fakt që asnjë civilizim në gjithë historinë e qenësimit të vet (e që për Samuel Huntigtonin ishin gjithsejtë diku 27 sish, e prej të cilave vetëm 9 i mbijetuan apokalipsit social, politik, ekonomik, ushtarak, e kulturor), nuk ka qenë i përjetshëm. Që të gjitha civilizimet e kaluara pothuajse, kush më pak e kush më shumë e kanë pasur “afatin e tyre të skadencës”…Filozofia e historisë, s’ bashku me historinë e filozofisë, disponon mjaft dëshmi e argumente për këte proces të pa evitueshëm.
- Tani, shto këtij konstatimi sociologjik edhe përvojën historike të civilizimeve, tē cilat prej kohës së Ibën Haldunit e deri më sot, janë ngritur e imponuar në mënyrë meteorike, ndërkaq, kanë rënë ngadalë e ngadalë… sa që fare nuk janë hetuar e kuptuar pothuajse as drithërimet e fundit të tyre! E tillë ishte përvoja romake, ajo bizantine, ajo otomane, angleze, spanjolle, amerikane…! Por, Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të qëndrojnë shumë më shumë në skenën globale si lidership i vetëm edhe për një kohë, nga që mendojnë disa. Në fund të fundit, edhe nxitja e ish trazirave (sulmi i trumpistëve mbi Capitol Hill) ka shumë indikacione që nuk ishte më e lartë se ato të mëhershmet të vitit 1920 apo të vitit 1960, kur ndodhi një kërcënim i fortë për ta destabilizuar sigurinë kombëtare dhe demokracinë amerikane. Për mendimin dhe gjykimin tim gjithë ata që do i gëzoheshin një kolapsimi të shpejtë i SHBA-be, do zhgënjehen. Mirëpo, ky konstatim nuk nënkupton se ky proces i ngecjes apo fillimit të rënies së arkitekturës së ngritur dhe të identifikuar si BE-ne, nuk do të ndodh. Ngase për këtë konstatim ka ca argumente e indikacione pozitiviste.
- Le të përkujtojmë këtu ca nga premtimet elektorale të Trumpit, kur thotë; “Nëse ju doni lirinë, bëhuni krenar për vendin tuaj”; “Nëse doni demokracinë, merrni në dorë sovranitetin tuaj”; “E ardhmja nuk i përket globalistëve, e ardhmja i përket patriotëve”… Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit. Ani pse nuk duhet harruar se Amerika edhe për një kohë përmes NATO-s, si superfuqi globale do të mund t’i kontrolloj pa probleme të theksuara si sigurinë ashtu edhe stabilitetin e rajoneve të lartcekura. Kosovën dhe Bosnjën, me siguri e presin ditë të vështira edhe për shkakun se kjo administratë, do i rikthehet herdo kurdo Projektit (të lënë në gjysmë në mandatin e parë) të ndarjes (jo të këmbimit të territoreve) së veriut të veriut të Kosovës (ku kjo pjesë me pasuritë nëntokësore sipas BB ka vleftën sa tri Shqipëri!) me Serbinë. Ndërkaq, Republika Serbe do ndahet nga Bosnja e tanishme. Me që rast do realizohet ëndrra për Serbinë e madhe…
- Kur është në pyetje Evropa, thënë më ndryshe, tash e tutje rreziku për një de evropianizim (lexo; një kaos politik e ekonomik) të Amerikës mund të vij shumë më shpejt, se që mendon dikush. Tek e fundit këtë mesazh me ambiguitet të theksuar e ka paralajmëruar edhe vetë Trumpi… gjatë fushatës së tij elektorale. Ku ka theksuar në vazhdimësi se shumë më shumë do i jap prioritet “interesave amerikane” se sa atyre evropiane. Në kë kontekst duhet shikuar dhe kuptuar “pagjumësinë” dhe ethet e neurozën e shumë kancelarive Evropiane e Ballkanike (veço këtu Serbinë, që ka ca kalkulime tjera!)në netët e kaluara…S ‘këndejmi, themi që Amerika me Donald Trumpin izolacionist, do e ruaj përbrenda jetëgjatësinë e vlerave të saja civilizuese që kulmuan në vitet 50-ta, por, në sferën e politikave të jashtme do e shpejtoj pa asnjë dyshim rënien e ndikimit të saj në planin global.
- Themi kështu edhe për shkakun se BRIKS-si (Brazili,Rusia, Kina, Afrika…India, Pakistani, Irani,etj.)një aleancë e re (politike, ushtarake, ekonomike), veç ka hartuar e krijuar Projekte (sistem të ri monetar dhe vleror) për një botë të re bipolare. Ku dominimi absolut i Amerikës, nuk do ta ketë më rolin e “policit” global, por, rolin e një “adrese” dytësore, e për të mos thëne edhe margjinale të proceseve dhe zhvillimeve globale.
- Mirëpo, ku e bazoj rënien e ngadalshme të rolit të Amerikes me Trumpin? Ja ca argumente sociologjike që kujtoj se janë të qëndrueshme. S’pari, Amerika me politikat izolacioniste edhe më tej do mbetet si i vetmi vend në botë, i cili është themeluar në kundërshtim të hapur me “principet makiaveliste”…! Ose thënë më ndryshe; Amerika nga baballarët e saj projektua dhe u paramendua si një vend, në të cilin do të sundojnë jo njerëzit, por ligji. S ‘dyti, suksesi dhe sistemi vleror i saj edhe për një kohë relativisht të gjatë do mburret me pesë vlera fondamentale: liria, barazia, individualizmi, populizmi dhe tregu i lirë. S’treti, epërsia e Amerikës ka qenë dhe akoma mbetet mundësi e pashterur e të kërkuarit të vazhdueshëm të asaj që shquhet si konstrukt i kombinimit perfekt të “barazisë së nënkuptuar” dhe “mungesës së barrierave sociale formale”. S ‘katërti, në Amerikë edhe tutje çdo individ do të mund ta rikthejë orën e tij në zero dhe mund të bëhet ai që dëshiron por, edhe të mbetet ai që dëshiron. E jo çfarë presin prindërit dhe paraardhësit të bëhet. S’ pesti, Amerika ka një aftësi(specifike)magjepse joshëse(!) edhe për shkak se: ajo jo vetëm që është bërë sinonim i një ëndrre… që në fakt s’është vetëm një “formulë retorike për politikanët”, apo një ndonjë iluzion njerëzor i “parajsës tokësore dhe e vetëkënaqësisë”, por, është edhe produkt i një perfeksionimi të pahetueshëm, të padukshëm e mbi të gjitha funksional e praktik në jetën: sociale, politike, ekonomike, ushtarake dhe sidomos atë kulturore. S ‘gjashti, Amerika edhe Trumpin do vazhdoj t’i joshë miliona njerëz nga të gjitha anët e botës! Kjo është, në fakt, “paradoksi më i madh i anti-amerikanizmit”: kurrë më parë në histori nuk ka ndodhur që për një shtet të flitet aq keq, e aq negativisht, e që në ndërkohë miliona njerëz nga gjithë globi vazhdojnë edhe me kushtin e çmimit të rrezikimit të jetës, të bëhen pjesë e saj. S ‘shtati, Amerika edhe më tej mundohet të mbetet qendër e botës, që e formaton “pamëshirë” stilin dhe ritmin e imazheve tona mbi proceset dhe zhvillimet globale…
Pra, shihet ashiqare që gjeopolitika e re amerikane me Donald Trump në mandatin pasues, do e hap pa asnjë dyshim “kutinë e Pandores” për një rend të ri bipolar. Sidomos, në Ukrainë (ku Rusia do të marrë tokat e pushtuara) Gaza (ku synohet të rritet ndihma ndaj Izraelit)e më vonë edhe në Ballkanin Perëndimor (ku pretendohet të rikonfigurohen kufijtë etnik.) dhe hapësirat kah Kina e Paqësori. Do shtuar, se këto pretendime e synime të administratës së re me Donald Trump, janë “pëshpëritur” zëshëm shumë edhe nga kancelaritë e Brukselit.
Profesor, ndaj me Ju disa nga mendimet që keni shtru këtu në këtë shkrim interesant analitik. Do të jetë koha ajo që do të tregojë se si do të shkojnë punët.
Asht e vërtetë historike që çdo qytetnim ka në parabolen e vet pjesen e hypjes dhe pjesën e ramjes.
Persa i perket diktaturave të Rusisë dhe të Kinës ato nuk mund të quhen qytetnime. Megjithatë edhe ato kan parabolet e veta.
Prandej nuk dij se çka më thanë se a ma shumë zgjasin diktaturat apo qytetnimet. Ky mund të ishte në thelb problemi.
Un mendoj se sistemet jodiktatoriale, me gjithë të metatat e tyne, kan ma shumë shanca që të jenë ma jetëgiata se sistemet diktatoriale, për arsye se NJERIU I LIRË jep ma shumë se nji njeri i shtypun.
Pergëzime per analizen Tuej.