A e vëreni se çka do të thotë ta lejosh përhapjen e islamizimit dhe ndërgjegjësimit Musliman, qe rrafsh 25 vite në Kosovë dhe 35 vite në Shqipëri, për interesa të huaja neoosmane, serbe e ruse!
Vjen zotnia Musliman prej Ankaras dhe ta mushë vendin cep më cep me xhami, me qëllim të krijimit të ndikimit turkomadh, shtimit të turkoshakëve e turkofilëve neoosmanli.
Pastaj, del krijesa e përpunume në ato xhami dhe e kërcënon me zhdukje Shqiptar Shaljanin, se, sipas tij, nuk guxoka ta ndërtoj kishën në truallin e vet në Bajgorë, se «do të luftoj ma zi se me shkaun!».
Dhe për me shitë poza patriotike, të tillët e mbajnë plisin aktreskt në lule të ballit.
Edhe krimineli i madh islamik, Lavdërim Muhaxheri, e qitke kajhere plisin e bardh në maje të kresë, para se me ra “shehid – për të mos vdekur kurrë”, qysh thoshte Shefqet Krasniqi, për ata që i jipnin jetëkotat për të ashtuquajturen «Toka e Shamit», që BIK e pati cilësuar si «tokë aq e rëndësidhme pë «Allahun».
BIK- u që në fillim të korrikut të vitit 2012 , iu pati ba thirrje përmes një qarkoreje të gjithë të rinjve nëpër të gjitha xhamitë e Kosovo* që të shkonin në Siri dhe Irak, për mbrojtjen e asaj toke «allahiste», dmth., që në emër të Islamit të përziheshin në luftën e atjeshme civile…!!
Shqiptar e Shqiptare…,
Ruajeni Shqiptar Shaljanin, se ai Musliman me plisin në lule të ballit, u kërcënue keq në “emër të Islamit!”
A është ndryshe Policia e Moralit Islamik…?
Pasi nuk është tjetrëfare Policia e Moralit Islamik, njeriu i rrezikuar e ka obligim ta njoftoj paraprakisht Policinë e vendit të vet.
Që të mos thonë nesër që nuk kanë qenë të njoftuar…!
Ky pra është plisbardhi që si një xhihadist i thekur, e kërcënon Shqiptar Shaljanin për kishën që do ta ndërtoj në Shalë të Bajgorës.
Shih videon:
___
Tungjatjeta i ndershmi Gjergj Kabashi!
Në portalin DRINI.us, të cilin ju vet e udhëheqni, kam lexuar publikime të lloj-llojshme (në disa prej tyre kam dhënë komente dhe të gjitha komentët m’i keni publikuar, mbi çfarë Ju jam shumë mirënjohës), por shkrimi – reagimi juaj me titull: “Plisbardhi … e kërcënon Shqiptar Shaljanin…” më bëri përshtypje të thellë: për një gjest jonjerëzor, jo të moralshëm, joetik dhe jotraditë e shqiptarit që ithotë vetës SHQIPTAR dhe e mban plisin e bardhë!
Po i theksoj dy shembuj të etikës dhe traditës se shqiptarëve që , edhe pse kanë qenë të besimeve të ndryshme kanër bërë shumë për njëri-tjetrin dhe për KOMBIN SHQIPTAR:
SHEMBULLI I PARË:
Faik Konica, ka qene i familjës myslimane,
Fan S Noli, ka qenë i besimit ortodoks,
At’ Gjergj Fishta ka qenë katolik,
por që të trê kanë bashkëpunue dhe veprue për ÇËSHTJËN KOMBËTARE SHQIPTARE.
SHEMBULLI I DYTË:
Profesori (i ndjerë) Anton Çetta në një rast të PAJTIMIT TË GJAQEVE NË KOSOVË – në nji pajtim, kur i zoti i shtëpisë së të vramit NUK KA PRANUE KURSESI TA FAL GJAKUN, professor Antoni iu ka drejtua të zotit të shtëpisë:
“Qe, BRÈ VËLLA, edhe fènë po e ndërroj e po bahna mysliman, veq fale gjakun?!”
Ky shembyll – gjest i profesor Anton Çettës – i nji burri shqiptar, është i rrallë në historinë shqiptare.
DHE PO E PËRMBYLLI KOMENTIN me këto fjalë:
“Ai plisbardh koka koritë shumë, e ka koritë plisin, besimin e vet, katundin e vet dhe mbarë kombin shqiptar…!”
me respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi
“Faik Konica, ka qene i familjës myslimane”, por asht pagezu ne katolik me emnin DOMENIK dhe emnin e vet e shkruente keshtu: FAIK DOMENIK KONICA.
Se çka ndertoj un ne token time, nuk kam nevoje ti jap llogari askerkuj. TUNG.
z. Paul!
1. Unë fort mirë e di se Faik Konicaa prej muslimani asht konvertue ne të krishterë dhe ka marre emnin DOMENIK, por asnjiherë nuk ka shkrue me këtë emër.
2. Qellimi i komentit tim ndaj shkrimit të Gjergj Kabashit ka qenë që te tregoj shembujt konkret rreth besimeve: musliman, ortodoks e katolik – që kanë veprue për Çështjen Kombëtare Shqiptare. Për atë kam marrë këta te tre e nuk kam pas qëllim të ndalem të konverttimi i Faik Konicës në të krishterë
(për këtë e kam të përgatitur shkrimin me titull: RILINDASI MUSLIMAN U KONVERTUA NE TE KRISHTERË).
3. Pra shkrimi i Gj.Kabashit nuk përmend as Faikun, as Nolin e as Fishtën, por përmend “Plisbardhin që ka kërcënue Shqiptar Shaljjanin… ” dhe në këtë shkrim unë kam dhan’ koment e nuk bëhet fjalë oër Faik Konicën si e ka marr emnin Domenik. Pra, komenti yt ndaj komentit tim, është i dështuar sepse nuk e ke kuptuar qëllimin e komentit tim!?
4. Shembull tjetër kam marrr profesorin e ndjer Anton Çetta (shih komentin tim…!
me respekt.
Ismet M. Hasani, Suedi
SHQIPTAR SHALJANI KA TË DREJTË TA NDËRTOJË KISHËN NË TRUALLIN E VET NË BAJGORË.
i respktuari Paul!
Për ndertimin e çdo objekti EDHE ATO FETARE deomos duhet LEJA PËR NDËRTIM DHE DOKUMENTE TJERA…
UNË NË KOMENTIN TIM DHËNE GJERGJ KABASHIT NUK KAM SHKRUE PËR TË DREJTËN AS TË PADREJTËN E SHQIPTAR SHALJANIT, POR SI PO SHIFET TI PAUL NUK E KE KUPTAR TËRË KOMENTIN TIM E AS SHKRIMIN E GJERGJ KABASHIT, NGASE:
1. TË PARËN HERË REAGON PËR FAIK KONICËN, E TASH PAS PËRGJIGJES SIME,SHKRUEN
2. PËR TË DREJTËN E SHQIPTAR SHALJANIT
TI SI DUKET PO I NDËRRON FJALËT, E BURRI LIDHET PËR FJALE …
me respekt,
Ismeti
P.S.
Të lutëm, mos shkruaj më tepër komente se kam punë tjera më me vlerë, sesas të humbi kohë me ty.
2