ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

“Princi” serb, në 35 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, sërish e kërkon pushtimin e Kosovës

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Letër Kryetarit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Tramp.

Zotëri Kryetar, Urime zgjedhja e sërishme për Kryetar të SHBA!

Deri sa edhe kryetarë shtetesh e «princa» me rastin e urimit tuaj, shprehin ndjenjat e dëshirat e tyre për të pushtuar e sunduar popuj të tjerë, unë nuk do të kërkojë një gjë të tillë, sepse, besoj se ka kaluar koha e kolonializmit, për çka pretendon  princi» serb pçr Kosovës.

Sot u festua 35-vjetori i Bashkimit të Gjermanisë, sa mirë! Gjithë bota demokratike do të ndjehej mirë. Por, vallë, a do vijë një ditë Bshkimi i tokave Shqiptare?!

«Princi» serb, Filip Karagjorgjeviq, shkruan: «Një hap i guximshëm dhe parimor i Donald Trumpit duhet të jetë rishqyrtimi dhe tërheqja e kësaj njohjeje: një veprim që jo vetëm do të korrigjonte një padrejtësi historike, por gjithashtu do të forconte pozitën e Amerikës si një kampione e drejtësisë dhe e shtetit ligjor”, (Bota Sot, më 9 nëntor 2024 Në ora: 15:06).

Pra, ai kërkon të jesh i guximshëm për aq sa të tërheqësh njohjen e Pavarësisë së Kosovës që me aq mund e me aq shpenzime u bë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga SHBA dhe aletatët e saj e të Kosovës, pas aq masakrave serbe mbi vrasjet më makabre të civilëve, grave e fëmijëve shqiptarë nga serbët.  Përveç mbi 13 mijë civilë të vrarë, përfshirë këtu edhe mbi 1300 fëmijë, erdhi deri deri tek çlirimi i këtij populli të shumëvuajtur e më pasataj edhe tek Pavarësia e Kosovës, që ai «princi» serb kërkon sërish Kosova të bëhet koloni e Serbisë, kur kërkon çnjohjen e saj prej jush! E quan padrejtësi historike Pavarësinë e Kosovës! Po, sepse, vetëm atë që ata e duan, e quajnë të drejtë, edhe kur nuk ka qenë e as është e tyre. Madje, çnjohja e Pavarësisë së Kosovës nga Ti, zotëri kryetar, e forcuaka pozitën e Amerikës dhe do e bëka kampione të drejtësisë dhe të shtetit ligjor!

Sa i paskrupullt ky «princi» sa «mirë ditka» për vete, e nuk bazohet se kjo, Pavarësia e Kosovës, u shpall nga Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë më 10 korrik 2010, nga e cila Gjykatë ata vetë kishin kërkuar drejtësinë, që tani e kontestojnë.

Për Serbinë, ai thotë se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja nën drejtimin tuaj, z. Donald Trump, “do të ishte një akt i thellë drejtësie, duke sinjalizuar një angazhim për korrigjimin e gabimeve të së kaluarës”. Dhe, këtë thirrje e bën, mu në ditën e 35-vjetorit të Bashkimit të Gjermanisë dhe në 112-vjetorin e ndarjes së tokave shqiptare, bazuar në vitin 1912, madje tamam në tetor-nëntor të atij viti, ky kërkon sërish pushtimin e Kosovës.

Deri sa ky kërkuaka Kosovën, vallë, a nuk i takon Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar të kërkojë tokat e tij deri përtej Nishit që u pushtuan nga serbët në vitet 1877/1878, mbasi, deri atje ishin shqiptarët por u ndoqën, u prenë, u vranë e u asmiliuan prej serbëve. Ndërkaq, në Kosovë, asnjëpherë nuk kanë jetuar serbët deri sa u sollën këtu nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, mali i Zi dhe Kroacia, pas viti 1912.

“Tani, me udhëheqjen e Donald Trumpit, mundësia për të çnjohur Kosovën mund të shërbejë si një deklaratë e fuqishme kundër hapave të gabuara të politikës së jashtme të së kaluarës. Një vendim i tillë do të rezononte jo vetëm te populli i Serbisë, por edhe te qytetarët amerikanë të lodhur nga ndërhyrjet që kanë mbjellë destabilitet dhe pakënaqësi jashtë vendit”, potencon princi serb.

Është ndër thirrjet më skandaloze kjo që e thotë këtu «princi», se gjoja aq gabim i madh është bërë me çlirimin e Kosovës. Se kjo, çnjohja e Ksoovës, nuk do pritej mirë vetëm nga populli serb, por edhe nga qytetarët amerikanë! Dhe se «do të ndihmonte në rivendosjen e besimit në rendin ndërkombëtar, duke reflektuar vlerat e drejtësisë, integritetit dhe respektit për sovranitetin”.

E thotë këtë «princi» se nuk i kujtohet Vendimi i Gjaykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të shpallur më 10 korrik 2010, apo, këtë drejtësi e sovranitet që e thotë ai, do duhej kuptuar për Pavarësinë e Kosovës.

Me një fjalë, për serbët vlerësohesh lart nëse ua përmbush atyre dëshirat dhe apetitet e tyre territoriale a tokat e huaja, ndryshe, je i panderhasëm, nuk je njeri, je i pamoralshëm dhe tërësisht i padrejtë dhe i pavlerë, deri edhe armik i tyre. Serbët dinë të shtiren e të gënjejnë aq bukur po i dëgjove, se e kanë profesion nga të parët. Ata dinë edhe të qahen e të luten dhe të të lavdërojnë, kur kërkojnë diçka prej teje. Por, mos u beso! Deri nesër, do dinë edhe të të sulmojnë e gjykojnë, po nuk ju shkove përshtati.

Zotëri kryetar, nuk hyra në histori, me qëllim që të mose zgjasë, se shkon larg, por merrnie parasysh këtë reagim timin, duke e hudhur poshtë atë të «princit» serb.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ky zvarranik që e mban këtë thirrje formalisht nuk ka kurrfarë ndikimi në familjen e vet e lëre më në qendrarat ndërkombëtare të vendosjes.
    Një deklaratë si kjo provokuese dhe luftënxitëse duhet të ndëshkohet nga Bota e civilizuar kur duhet fare mirë se çfarë masakrash dhe gjenocidi ka kryer Serbia në Kosovë . Çdo krim i pa ndëshkuar çonë në krijme të reja .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu