ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Dje, me 9 nëntor 2024, në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë u mbajt sesion shkencor me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të atdheut

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Albert Zholi

Me pjesëmarrjen e Presidentëve, Bajram Begaj, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi

Sesion Shkencor

KRYESIA E SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE LABËRIA “NDERI i KOMBIT”, MË DATËN 09.11.2024, DITËN E  SHTUNË, ORA 11.OO,  NË SALLËN E AKADEMISË SË SHKENCAVE, ORGANIZON  SESION SHKENCOR NË KUADRIN E 80-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË ATDHEUT.

SESIONI SHKENCOR

-FJALA E HAPJES NGA KRYETARI i SH.A.K. LABËRIA “ NDERI I KOMBIT”,  Z. AGIM ÇIRAKU.

REFEROJNË KUMTESAT:

1-PROF. DR. PASKAL MILO – “ ÇLIRIMI I SHQIPËRISË MERITË E LUFTËS ANTIFASHISTE DHE NACIONAL ÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR”.

2-PROF. DR. PËLLUMB XHUFI – “ ÇURÇHILLI DHE SHQIPËRIA NË LUFTËN E II-TË BOTËRORE “.

3-PROF. DR. BARDHOSH GAÇE –  “ NDERIM PËR VLORËN ANTIFASHISTE NË  VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.

4-PROF. ASOC.DR. MARIGLEN  KASMI- “  ANTIFASHIZMI DHE KOLABORACIONIZMI NË TRAJTESAT E SOTME HISTORIKE.

5-PROF. DR. AGO NEZHA- “LABËRIA NË LUFTËRAT PËR LIRI, PAVARËSI, ÇLIRIM KOMBËTAR E SHOQËROR”.

DEKORIME NGA SHOQATA A.K. “LABËRIA “

Sinops

Shqipëria, një vend që s’i kalonte një milion banorë, arriti të ngrejë në këmbë një ushtri të organizuar që numëronte në radhët e saj mbi 70 mijë luftëtarë, e cila i gozhdoi në luftime në territorin shqiptar 15 divizione italiane e gjermane, me rreth 700 mijë ushtarë dhe nxori jashtë luftimit 70 mijë prej tyre. Shqipëria ishte i vetmi vend europian, që u çlirua vetë, pa ndërhyrjen e trupave te huaja. Kjo luftë e lavdishme, ku u rreshtuan mbi 70 mijë luftëtarë në brigadat partizane, i kushtoi vëndit gjakun e jetën e 28110 dëshmorëve, bijë e bija të denja, që dhanë jetën në lulen e rinisë, të dhëna këto mëse të sakta, që për çdo dyshues afrohet mundësia të shuajë kureshtjen në zyrat e organizatës kombëtare “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, ku ndodhen listat e plota emërore. Përpjestimisht me sipërfaqen e tokës dhe popullsinë, populli shqiptar renditet ndër popujt me më shumë ndihmesë për mposhtjen e ushtrive pushtuese fashiste e naziste. Sakrificat që bëri populli shqiptar në luftë, për çlirimin e atdheut të tij dhe për çështjen e përbashkët të luftës kundër fashizmit, ishin jashtëzakonisht të mëdha. U vra ose u gjymtua 7.3% e popullsisë. UNRRA (Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje) raportoi pas lufte, rreth 30,000 shqiptarë të vdekur gjatë luftës, 200 fshatra të shkatërruar, 18,000 shtëpi të shkatërruara dhe rreth 100,000 vetë të mbetur të pastrehë. Statistikat zyrtare shqiptare pretendojnë humbje disi më të mëdha. Në kushtet kur lufta, heronjtë e saj dhe vlerat e kësaj kohe të lavdishme filluan të përdhosen, ashtu si dhe monumentet e muzeumet e të rënëve, nuk ngeli pa u përgojuar edhe shifra e të rënëve, që u deklarua në Konferencën e Paqes në Paris. Shqipëria e pas luftës ishte një vend i djegur e i zhuritur nga bombardimet, raprezaljet e hordhive pushtuese. Dëmet llogariten të ishin mbi 3 miliard dollarë. Krahina të tëra, si Peza, Kurveleshi, u rrënuan në pasuri e katandi.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Të lidhish aleancë me anmiqt shekullor sllavet për të marrë pushtetin në Tiranë dhe për të vendosë diktaturën sllavo-komuniste (toske) fallimentare antidemokratike asht nji TRATHTI KOMBËTARE anti-gege.

    Gjatë kësaj diktature qeveria tosko-komuniste masakroi mija atëdhetar, intelektual dhe persona të pafajshëm me gjithë familjet e tyne sidomos gege dhe kryesisht të popullsisë së maleve veriire.
    Në Tiranë – Durrës u dynden mijëra toskë nga fshatrat dhe nga malet e tosknisë, të cilët mbështeten këtë diktaturë trathtare antishqiptare.
    Gegët u përjashtuen nga qeverisja dhe shumica edhe nga qualifikimi intelektual, tue formua kështu nji brez intelektualësh toskë, të cilët edhe sot gjatë 34 vjetve post komuniste demek demokratike përjashtojnë Gegët në të gjitha degët kryesore të jetës politike, ekonomike dhe intelektuale.

    Ky nuk asht “çlirim” por asht përdhunimi i verjorve (përfshi edhe shqiptarët e Kosovës) nga ana e toskve, pra vendosja e toske-diktaturës. Prandej kjo festohet nga “Shoqata Labëria” dhe nga Akademia e uzurpume nga shumica absolute toske.

  2. Një koment shumë i drejtë nga z. Tedeschini .Është pikërisht elita e kulturës shqiptare Gegë që u shtypën e u nuk patën poste edhe në at shtet komunist . Vazhdon e njëjta politikë dhe sot ku vetëm Toskë drejtojnë shtetin hajdut të Shqipërisë . Gjithmonë katolikët janë përçmuar e luftuar nga Toskët cobanë . Fakt i mjerueshëm .

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu