Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji
HYRJE
Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me tren nga Lublana për në vendlindje. Ishte ky udhtim i gjatë dhe derisa nuk u lëshue linja direkte Minhen-Athen neve shqiptarët që punonim apo studjonim në Slloveni udhtonin me tren gjër në Beograd e nga aty pastaj në ora shtatë në mbrëmje ishte treni Beograd-Pejë që tërhiqte vagonat me lokomotivë me thëngjill dhe udhtimi me te ishte romantik sado që zgjaste disa herë edhe deri në dymbdhjet orë. Pra edhe në muajn gusht të viti 1972 erdha nga Lublana në Beograd dhe meqenëse treni nga Lublana u vonue, për dhjet minuta mua më iku treni për Pejë. Mbeta në Beograd atë natë dhe edhe pse kisha para megjithate vendosa mos të marr dhomë hoteli sepse parat i kisha kursye që tua sjell prindve në fshat. Ishte vapë dhe eca nëpër qytet deri vonë rreth mesnate. Pastaj u këtheva në Stacion të trenit dhe u futa në sallën e pritjës me mendimin se aty do gjëjë një ulëse dhe do kotem pak gjum. Mirpo aty ishte përplot me njerëz të dehur dhe pash se aty nuk duhet të futem. Vazhdova rrugën dhe dola në Terazije dhe aty shkova e u ula në një ulëse të parkut. Aty kalova tër natën. Kisha bërë pak gjum i shtrirë në ulësen e parkut dhe vend jastekut kisha valigjen time të vogël që e bartja me disa rroba përsonale. U zgjova nga gjumi diku rreth orës shtat të mengjesit dhe pash se freskia e natës në park mes drunjëve dhe lisave kishte bër të vetën dhe unë pash se kisha mërdhi bukur mirë. U ngrita dhe fillova të vrapojë me hapa në vend që ta cpijë trupin e shtanguar nga freskija e natës derisa unë kisha fjet në ulsen e parkut në Terazije të Beogradit. Në valigje kisha dy kokrra mollë dhe mora njërën dhe fillova ta ha. Ato qaste drejt meje vjen një burr i moshuar dhe kur u afrua pran meje më pyeti a mund të ulet aty pran meje? Po i thash dhe u largova në skajin e ulsës që ti bëj vend. Pran valigjës time kisha librin « Gjaku i papastër» i Bora Stankovicit i përkthyer në gjuhen Shqipe. Plaku e pau librin dhe me një shqipe të rrjedhshme mu drejtua me pyetjen:
-Nga je o djalë i mirë?
-Jam nga një fshat i rrethit të Pejës i them unë!
-Po nga cili fshat, a s`ma thue?
-Jam nga fshati Lubozhdë afër Istogut i them unë!
-Po i kujt je?
-Jam i Mustafë Hajdinit, i lagjës Smajl-Imerve, Hasanaj e kemi mbiemërin!
-Cka po thue more? Po si e ke babën, dhe vazhdojë me pyetjet duke më pyet për secilin burr të fshatit!
-Mirë është baba, mire janë të gjithë ata burra për të cilët po më pyet!
Pastaj biseda shkoj me prezentimin tim, i tregova se kush isha, që jetojë, punojë dhe studjojë në Lublana dhe se mbramë me iku treni dhe natën e bëra aty në atë ulëse, tash duhet me pritë mbrëmjen dhe me ik me tren për Pejë.
Me ndëgjojë me kujdes dhe unë tër kohën mendova se ai është far plaku shqiptar pensionist që jeton në Beograd.
Plaku u ngritë dhe tha se i duhet me shkue sepse ka dy mbesa të vogla që kujdeset për to derisa djali dhe reja shkojnë në punë.
U ngrita edhe unë që ta faleminderojë që biseduam pak, por ai mu drejtua me këto fjalë; po mendojë se qenke djalë i mire dhe mbaje mend cka po të thotë ky plak malazez sot në mes të Parkut Terazije në Beograd. Opa, mendova unë, ky qenka malazez, nuk qenka shqiptar.
Folë o axhë i them unë!
-Ju shqiptarët jeni popull i zoti si individ, por si kolektivitet jeni asgjë hiq. Nuk ka popull më budallënjë se ju!
Sado që nuk u ndjeva mirë nga fjalët e plakut, heshta dhe prita cka do thotë më shumë ai.
Dhe ai vazhdojë, kur të shkojsh te shtëpia, pyete babën dhe lute të ta tregon kush ka qenë Milic Kërrsta pushtetari i i Istogut dhe cfar ka bërë ai me shqiptar. Pyete për vrasjen e Ramë Alisë të Bicajve të fshatit Vrellë dhe lute të ti tregon pasojat që i pësuan fshatrat duke fillua nga Cërrca, Lubozhda, Vrella dhe me radhë fshatrat tjera në regjionin e Pejës pasi Vesel Ibishi e vrau Ramë Alinë në Qarshi të Pejës.
Më theri zemra kur ndëgjova këto fjalë nga ky plak malazez!
Pyete babën dhe ai do ta tregon krejt historinë. Do e mesosh se Ramë Alinë nuk e vrau Vesel Ibishi, por ai pagou mercenar dhe e vrau. Unë e di se kush ishin mercenarët, por nuk po ti tregojë. Pyete babën dhe edhe ndonjë plak të fshatit dhe e mëson këtë histori që juve shqiptarve të asaj treve ju solli fatkeqësinë më të madhe ndër vite. Vesel Ibishi e vrau Ramë Alinë pse një vajzë e lagjes së Januzaj në fshatin Lubozhdë të cilën me intervenimin e Milic Kerrstës pushtetari i Istogut e paska pas fejue babai i sajë për Veselin ajo paska pas ik dhe i futet në shtëpi Ramë Alisë. Dhe Rama martohet me te.
Vojvoda nxitë Veselin që ta vras Ramën dhe i garanton se nuk do këtë represalje me pushtetin. Dhe kështu vritet Ramë Alia pse jua paska pas q. një femër që vetë i futet në shtëpi Ramës. Tash ti si djalë i ri dhe student, ma thuej a më e lehtë për mos ta thënë më mirë ta kishin kapërdie q.mjen e një vajze nga Rama apo që e vratë Ramën dhe ja hapët rrugën Milic Kërrstës dhe ai mbrenda disa ditëve me xhandarët e vetë pos që i shtron në hu duke i torturua njiqind e ma shumë burra e djem të ri shqiptar , xhandarët e Milicit edhe jua dhunojnë disa dhjetra vajza e nuse të reja.
Sa ishte gjallë Ramë Alia, Milic Kërrsta nuk ka guxue me ja lëshue sytë atyre fshatrave andej.
Të qoftë rruga e mbarë dhe të fala babës me tha plaku dhe u largue.
Unë mbeta gojë hapur nga ajo që ndegjova. Dhe pas pak u kujtova se ai nuk me tregojë se kush ishte. E thirra nga prapa dhe vrapova dhe e zura.
Më falë po kush je ti o axhë? Më trego emnin ta di kush i banë të fala babës tim.
Jam Radule Peroviqi më tha plaku. Kam jetue dikur në një fshat andej nga je ti me tha dhe vazhdojë rrugën teposht parkut.
Plaku malazez iku në punë të vetë ndersa unë me librin e Bora Stankovicit në dorë mbeta gojëhapur dhe i thelluar në mendime. Provova të vazhdojë me leximin e librit i cili libër më kishte bë kurreshtar dhe më tërhiqte ta lexojë pasi fliste për një zakon bizar të popullit serb, fliste se si kur dikush martohej, natën e pare me nusen duhej të flinte baba i djalit (dhëndrrit) sepse ai duhej ta testojë moralin e nusës, t`ja merr asaj virgjërinë për të qenë pastaj i sigurtë se djali i ti u martue me nuse virgjëreshë!
Provoja të lexojë dhe sado që më tmerrojshin përshkrimet në libër edhe për zakonin tjetër mizor kriminel të popullit serb sipas së cilit zakon djemt i mbytnin baballarët e vetë kur ata arrinin moshën e shtyer dhe plakeshin shumë, i mbytnin me Lapot***, pra i dergonin në një kodër, ju venin mbi kokë një bukë pogaqe të pjekur në qerep dhe ju sillnin me lapot pas koke dhe i lenin të vdekur. As spjegimi i ngjarjeve të tilla mizore në librin “Gjaku i papastër” i Bora Stankovicit nuk më bënte që të thellohem së lexuari në atë libër sepse mendja më rrinte prore te fjalët që mi tha plaku malazez në Parkun Terazije në Beograd.
Nuk e di sa kohë ndejta ulur në atë karrike parku duke mendue dhe pash se ndjehesha shumë keq emocionalishtë. Përpak më pëlcitën lotët. Unë c`është e verteta shpesh kisha ndëgjue burrat e fshatit si Ali Sadrinë, Ramush Sadrinë, Jashar Temin e edhe babën tim të flisnin për ato ngjarje që aq shkurt dhe aq kjartë për karakterin tone, për paditurin tone dhe për mungesen e vizionaritetit tone si popull mi spjegojë plaku malazez atë mengjes gushti të vitit 1972 në parkun Terazije në Beograd. Në qast ju mora inati pleqve të fshatit e edhe babës tim pse ata sa here kan folë për ato ngjarje flisnin disi me një kujdes të vecantë dhe në forma konspirative.
Më ka ndodhë disa here që pasi kisha qenë te dajët në fshatin Prekallë dhe ku gjyshi (babai i nënës time) Mushak Bajrami më tregonte po për ato ngjarje, kur vija në shtëpi dhe provoja me i tregue, baba apo axha Jashar e në disa raste edhe baci Ali Sadria më bërtitëshin, më thoshin, heshtë mos folë, nuk duhet ti me i dijtë ato ngjarje.
Gjyshi Mushak ishte burrë i odave dhe me autoritet ne krejt krahinën e Podgurit dhe të Pertej
Pejës. Ai ishte enciklopedi e gjallë. Gjyshi fliste rrjedhëshem pos gjuhës Shqipe edhe serbishtën, gjuhën rome,italishtën dhe gjermanishtën. Ai i rrefente ngjarjet aq bukur sa unë duke e ndëgjue shpesh kaloja në njëfar transi mendor dhe me dukej se ato ngjarje po i shof dhe jam vetë i implikuar apo aktor mes tyre. Kur rreth gjyshit ishim neve djem të rinjë ai për të na ngacmue neve që të tregonim nese kishim far lidhje me ndonjë vajzë, gjyshi zakonisht tregonte për lidhjet e dashurickave mes djemve dhe vajzave të rinjë në kohën e ti kur edhe ai ka qenë i ri. Mirpo ai më së shumtin na tregonte per intrigat dhe marifetllëqet e pushtetarve serb me të cilat intriga ata arrijshin me futë shqiptarët në ngatrresa dhe vrasje mes veti.
I thelluar në këto mendime i këthyer mbrapa në kohë pash se duke ecur kisha arrijtë nga Parku Terazije poshtë në qytet dhe ndodhesha para Hotelit “Moskva”. Përball hotelit ishte një ëmbëltore pronë e një shqiptari nga Tetova dhe aty disa here më parë kisha ngrën ëmbëlsira dhe kisha pi kafe. Hyra mbrendë dhe u ula në një skaj të ëmbëltorës. Mora një kafe dhe ndeza një cigare. Nuk mujta më të durojë, nxora fletoren dhe lapsin që i kisha në qanten time dhe fillova të shkruej.
E ku ta dija une se pasi fillova shkrimin lapsi im do shkruen gjëra të “ndaluara” por publike, apo sikur thuhet në popull, sekrete publike.
Megjithate fillova me shkrue dhe fletë pas flete fletorja mbushej me shkrimin tim.
Truri im diktonte dhe lapsi shkruante e shkruente. Aty në ëmbëltore mbeta deri pasdite, derisa u lodha ulur në karrige i kërrusur me lapsin në dorë mbi fletoren në tavolinë.
Në ora 19 e kisha trenin dhe për të mos e humb trenin përseri sikur një natë më pare, shkova shpejt te byrektorja që ishte përball stacionit të trenit dhe bleva dy byrek me djathë dhe dy kosa dhe shkova në peronin nga ku nisej treni për Pejë. Për qudi edhe rrugës nga ëmbëltorja e tetovarit deri në stacion të trenit kujtesa ime thue se stimulohej nga jasht, nga një force e padukshme magjike. Truri im filloj të shtjellon tregime të dashurickave të ndëgjuara nga llafet e burrave nëpër odat e fshatit. Mu kujtuan disa histori të tilla që i kisha ndëgjua dhe që perpak i paskam pas harrua. Vendosa të përqendrohem të një histori që ishte e përfolur nga veshi në vesh nëpër vite e dekada por gjithmonë me një kujdes thue se askush nuk duhet ta mësojë atë histori. Pra mu kujtue historia që kisha ndëgjua nga pleqët e fshatit për lidhjën e dashurisë së zjarrtë platonike të vajzës së një familjeje të madhe dhe në zë që dikur jo fort moti kishin qenë shqiptar të besimit ortodoks që ma vonë nën kerrcnimet e disa popave dhe kalloxherve serb që kishin mbështetjen nga pushtetit turk, këta shqiptar kishin ndërrue ritin fetar ishin bë sllavoortodoks serbisht folësa të cilët mbi dy gjenerata kishin problem me gjuhën serbe të cilën nuk e dinin ta flisnin andaj flisnin Shqip. Dhe nga një familjë e tillë nga lagjëja Gryka e Qytetëzës një vajzë e re dhe e bukur duke ruajtur delet në shpatijet e Qytetëzës andej në të dyja anët e daljës së ujit të lumit Burimi bjen në dashuri me një djalë të fshatit Shkozishtë të familjës Berishë me besim mysliman.
Kjo lidhje e këtyre dy të rinjve do jetë fatale jo vetem për të ardhmën e tyre, por do bëhet shkak që në vargan zingjiror të ndodhin intriga, vrasje, lufta mes fiseve, dhe edhe tragjedi tjera pasojat e të cilave edhe sot e kësaj dite janë evidente në fshatrat e rrethinës së Qytetëzës.
Pra, që ta shkruaj këtë libër, më pat lind ideja që atëhere kur në Parkun Terazije të Beogradit, takova plakun malazez, në gusht të vitit 1972, por edhepse kisha ndërmend ti shkruej ato ngjarje vitet iknin dhe nuk e merrja hapin e duhur për ti vu në letër ato që i kisha mësua që në moshën e femijërisë. U rrita bashk me kohën kur nëpër Kosovë, Shkollë ishin Odat e burrave nëpër fshatra. Në ato oda pleqët flisnin për ngjarje e historina të ndryshme dhe bazua në ato që tregonin ata me shumicë edhe është ruajt e kaluara e jonë e dhimbëshme dhe e pervuajtur e cila shumë vite më vonë edhe është shkrua dhe futë në kujtesën e pasardhësve tanë. Mirpo për fat të keq ndikim të madh në popull kishin edhe rapsod popullor të cilët kishin talent jo vetëm për të kendua dhe luajt me instrumente muzikore, por edhe me thuer tekste rapsodike të cilat i kan këndue me ciftelia, sharkia dhe lahutë neper darsma e ahengje tjera. Në 99% të rasteve këta rapsod nuk ishin artist, nuk ishin të shkolluar, ndodhte të ishin analfabet. Ata thjeshtë kishin talent me thuer tekste rapsodike.
Dhe këngët që ata i kan thuer zakonisht kan pas tekst fund e krye të trilluar, të fryer me trimërira e vepra të paqena. Dikur si adoleshent ato këngë edhe unë i pëlqeja dhe edhe i këndoja pasi që në femijëri pata mesue të luej me cifteli, sharki, lahutë dhe instrumente tjera folklorike tradicionale shqiptare. Mirpo pasi kreva Gjimnazin dhe u thellova në libra dhe shkencë, pasi kalova të punojë dhe jetojë në Lublana të Sllovenisë fillova ta kuptojë se ato këngë ishin tepër të dëmbshme dhe ato nuk jan mjet emancipimi i ndjenjës positive për Komb e Atdhe, por përkundrazi ato janë tekste ogurzeza pasi në shumicën e rasteve kriminelët jan ngritë në shkallë Heroi ndërsa Heroi i vertetë është anashkalue apo edhe është sulmue e denigrue. Kjo ka ndodhë për shkakun se tekstet e tilla shpesh janë thuer me porosi dhe shpërblim në forma të ndryshme të familjarve të ndonjë individi që ka krye ndonjë vrasje. Këtu do përmendi disa nga këngë të tilla duke përshkrua shkurtimisht ngjarjet që ju kan parapri atyre të cilve ju janë thuer tekste këngësh.
KËNGA E DEMË SALIHIT
Në një fshat të Zhurit të rrethinës së Prizrenit baba i Demë Salihit dergon shkues me i fejue djalit një vajzë dhe baba i vajzës e fejon ate për Demë Salihin. Mirpo derisa shkuesi ishte duke pirë kafen , vajza futet në odë dhe i thotë të jatit se pa e gri si duhanin në havan ajo nuk bëhet nuse e Demë Salihit. Mirpo shovenizmi prindor tradicional në atë kohë i babës ndaj vajzës nuk e përfillë ankesën e sajë.
Vajza kishte pas një të dashur dhe arrinë me i dergue mesazh të dashurit që të vie dhe ta merr sepse ate e kan fejue në Zhur.
Muaj më vonë pasi ajo ik nga shtëpia dhe martohet me të dashurin shkojnë për të bërë kunorizimin te kadiu i cili meqense kishte ndëgjue për veprimin e këti qifti, arsytohet se është i zën dhe ju thotë të vijnë ditën tjetër për tu kurorizua.
Pasi ata këthehen në shtëpi kadiu shkon te Demë Salihi dhe i tregon se neser do vijnë me ba kunorizimin e fejuara e ti dhe dashnori i sajë.
Të nesërmen Dema shkon te kadiu, mëshifet pas derës së zyrës dhe kur qifti futet mbrenda kadiu ju thotë se për kurorizim duhen dy dëshmitar dhe ato qaste delë nga pasdera Demë Salihi duke ju thënë; ja një jam unë e tjetrin au gjëjë dhe shpraz revolverin e i vretë që të dy.
Kjo ngjarje bëhet motiv për rapsodin analfabet e injorant i cili thuer këngën dhe ajo këngë deri në ditët e sotshme është këngë hit që këndohet neper darsma dhe ahengje tjera familjare. Kurr nuk ka reague askush për efektin negativ që ka kjo këngë te pasardhësit tanë.
KËNGA E ISUF AGËS
Këngë tjetër që poashtu është thuer nga rapsod analfabet është “ Kënga e Isuf Agës “. Edhe në këtë këngë teksti është tepër negativ, ofendues dhe perqarës që nxitë urrejtje fetare mes shqiptarësh të besimit islam dhe ati katolik.
KËGA E HYKMETËS
Rapsodi analfabet i ka thuer dhe kendue këngë Hasan Fazlisë I cili shkon nga një fshat I Decanit dhe punsohet në Sarajevë, martohet me një boshnjake dhe kur vite me vonë vajza e ti martohet me një mjek serb Hasani shkon në Zarë të Kroacisë e gjen vajzën dhe dhëndrrin I vret ata e apstaj edhe veten. Edhe sot injoranca e jonë qanë e perlotët duke e ndëgjue se si rapsodi e kendon këtë këngë qe e ka titullin “Kënga e Hykmetës”.
KËNGA E ZAGREBIT
Në fillimin e viteve 1970 në tramvajin që qarkullon në relacionin Qendër-Dubrava të Zagrebit të Kroacisë dy shqiptar futen në tramvajë pa paguar bileten dhe në perplasje verbale me konduktorin fillon edhe qerimi fizik i hesapeve dhe njeni nga shqiptarët kishte pas revole me të cilën e vretë shoferin që i vie në ndihëm kolegut të vetë që e sulmuan shqiptarët.
Dikush i farefisit të njenit nga këta shqiptar menjëherë thuer tekstin që rapsodi Augustin Uka e bënë këngë dhe e këndon dhe edhe sot e kësaj dite kjo këngë këndohet e ndëgjohet pothuej në tërë hapsirat e trojeve shqiptare dhe derisa rapsodi e këndon ndëgjuesit shprazin rafale revolësh dhe kallashnikovësh me mburrje se shqiptari ka vra serbin ( mund të mos ketë qenë serb fare) në tramvajë në Zagreb. Pra kriminelit i thuret dhe i këndohët kënga dhe bëhet Hero.
KËNGA E SELMON KADRISË
Dikun ë fillim të viteve 1950 meqense kishte ndëgjue se në vitin 1938 në Istog një shqiptar kishte vra vojvodën kriminel cetnik Milic Krstic i njohur në popull si Milic Kërrsta, nga Broja e Drenicës vjen në Istog rapsodi (në Drenicë i quajn Shahira) Ibish Mulaku-Broja me qellim që ta mësojë historinë e ngjarjës. Posa arrinë në qendër të Istogut shef tabelen e një rrojtoreje dhe futet mbrenda. Rrojtari Shaban Berisha një fshatar nga fshati Stradran kur e shef ashtu të veshur me tirqi të galem, plis të bardhë në kokë dhe me sharki në dorë ja fillon me e ngacmue me ironi. Shabani ka qenë I njohur si njeri që kur I ka krisë në kokë ka ironizue njerzit me fjalë dhe ishte e vështirë ta kuptoje a po fletë me shaka apo e ka me gjithë mend!
Rapsodi Ibish Mulaku i drejtohet me fjalët:
-Puna e mbarë o ustah, a ban me ta ban ni pyetje?
-Marë pac , po ban si nuk ban, i thotë Shaban rrojtari!
-Jam shahir nga katuni Brojë e Drenicës dhe kam nie se nji shqiptar e kishte pas vra vojvodën Milic Kërrsten, a din me më tregue kush e dine atë ngjarje se du me ja qitë nji kajkë!?
-E po tik e ardhë bash në momentin e duhun sepse ja ky burri këtu asht Bajram Mustafa nga Cërrca dhe asht kusheri i Selmon Kadrisë. Ky e din atë histori dhe ky asht ai që e ka vra Ramë Vuthin vrasësin e Selmon Kadrisë i thotë rrojtari Shaban Berisha.
Dhe kështu ja nisin Shabani e Bajrami me i tregue përralla duke e hyperbollizue komplet ngjarjen dhe duke i ikur realitetit dhe fakteve.
Rapsodi Ibish Mulaku-Broja e mban mend se cfar i thane ata dhe kur shkon në shtëpi e thuer tekstin dhe e këndon këngën.
Kënga këndohet neper vite në Drenicë edhe nga rapsod të tjerë të cilët e mesojnë përmendësh duke e ndëgjue nga autori Ibish Mulaku.
Por shumë vite më vonë kur nga Drenica dhe viset tjera të Kosovës fillojnë me dale djem shqiptar si puntor krahu në Gjermani, Francë, Austri, Zvicërr etj, etj dhe ata nga atje sjellin Radiokasetofona në shtepija të veta me të cilët edhe bëhen incizimet e këngëve të rapsodëve nëpër darsma, kënga e thurur dhe e kënduar nga Ibish Mulaku arrinë me u ndëgjue edhe në Istog dhe fshatrat e istogut.
Ja si fillon teksti!
”Rrehi teli i Shqipnisë
Me i këndue hatme Selmon Kadrisë
Pushkë të madhe i dha Serbisë
Pushkë të madhe i paska dhanë
Preu Vojvodën at kapetan…”
Dhe me të njejtin stil kënga vazhdon me tekstin e gjatë që për ta ndëgjue duhej mbi tri orë.
Kur vjen fjala në këngë per hakmarrjen e familjarve të Selmon Kadrisë rapsodi Ibish Mulaku e kendon se Ramë Vuthin e ka vra Bajram Mustafa pasi ashtu i kishte thënë rrojtari Shaban Berisha për të bërë shaka me Bajramin e edhe me rapsodin. Kur e ndëgjojnë këngën Nimon Beka dhe Hasan Zeqa dy kushërinjët e Selmon Kadrisë që kishin vra Ramë Vuthin për ta marr gjakun e Selmon Kadrisë nervozohën dhe shkojnë te Bajram Mustafa dhe e sulmojnë sa përpak edhe përplasen fizikisht dhe nga ajo ditë raportet mes tyre permanent ishin të tensionuara perkundër faktit që ishin kushëri. Nimon Beka dha Hasan Zeqa shkojnë edhe në Brojë dhe e atakojnë edhe rapsodin Ibish Mulaku me akuzën se ka këndue tekst gënjeshtër sepse kur ata e kan vra Ramë Vuthin në muajn prill të vitit 1942, Bajram Mustafa ka qen fëmijë i vocërr dhe fare nuk ka qen në ngjarje.
Ibishi ju arsytohet se ashtu ja ka tregue ngjarjen rrojtari Shaban Berisha në prezencën e Bajram Mustafës. Ju premton se tash e tutje nuk do e permend më Bajramin, por do i permend Nimonin dhe Hasanin. Pra kështu kjo këngë filloj me ironizime, me tekst të pasinqertë, të pavertetë dhe vazhdojë të këndohet deri në ditët e sotshme me tekstin e Ibish Mulakut nga Broja.
Teksti i pasinqertë dhe me plot trillime e hyperbollizime nga rapsodi Ibish Mulaku duke u këndue nga shumë rapsod nëper vite pothuaj gadi që një shekull dhe u bë edhe Historia e Vojvodës Milic Kërrsta, e Selmon Kadrisë, e Ramë Vuthit dhe shumë personazheve tjera anësore që këndohen në këngë. Realiteti i komplet ngjarjeve është krejtësishtë ndryshe.
Realiteti është se Milic Kërrsta ka bërë zullume, vrasje dhe dhunime në popullatën shqiptare të Istogut dhe rrethinës e shpesh ka shkue dhe në fshatrat e komunës së Deqanit dhe të Pejës dhe në Lugun e Baranit vite me radhë derisa ka dalë në pension në vitin 1928. Kur Milic Kërrsta vritët me 8 qershor 1938 ai tashma kishte 10 vjet që ishte pensionist dhe i terhjekur nga jeta publike. Realiteti është se nese e ka vra Selmon Kadria ai e ka vra në Besë dhe me tradhëti dhe thyerja e Besës të shqiptarët nuk asht traditë. Besëprerja dhe Besëshkelja dënohet. Pra për vrasjen e Milic Kërrstës gazetat e Beogradit kanë shkrue të nesërmen me 9 qershor 1938. Më 21 qershor 1938 vritet Selmon Kadria në vendin e quajtur Shkalla në Bjeshkën e Cërrcës së Istogut. Edhe Selmonin e vretë miku, bashkëfshatari dhe bashkëpuntori Ramë Vuthi i njohur si Ramë Qokërrlaqi. Për ta marr gjakun e Selmon Kadrisë, Ramë Vuthin mu në qendër të Istogut e vrasin Nimon Beka dhe Hasan Zeqa
Realiteti tjetër i dhimbëshëm është se Selmon Kadria dhe Ramë Vuthi nga Cërrca dhe Isuf Veseli nga Vrella ishin miq dhe njerëz të besueshëm të Milic Kërrstës në kohën kur Milici si Vojvodë i Krajlit të Beogradit bënte vrasje e tortura në popullin shqiptar të Istogut dhe rrethinës. Andaj ta bënë populli ynë një ngjarje Histori dhe një personalitet Hero duke marr për bazë tekstin e një kënge të thurur dhe të kënduar nga një rapsod analfabet e të cilit ngjarjen ja kan tregue një rrojtar shakagji me c`rast ka folë shumë të pavërteta për ta përqesh dhe ironizue rapsodin që ju është dukur si magjup me tirqi të galem vesh dhe me plis të bardhë në kokë e sharki në dorë. Kështu deklaronte vetë Shaban Berisha sa herë që është flit për rastin. Andaj ta bajmë Histori tekstin e kësaj kënge është tepër qesharake dhe për mua e papranueshme. Moshatarët e Selmon Kadrisë dhe të Milic Kërrstës që të gjithë shqiptar të fshatit Cërrcë, Lubozhdë dhe Vrellë gjithmonë kan folë me përbuzje për Selmon Kadrinë. Kishte tri grupe të tyre që spjegonin ngjarjen e vrasjës së Milic Kërrstës dhe përsonalitetin e Selmon Kadrisë.
Grupi i parë thoshte se Selmoni ka qenë që nga fëmijërija i nxitur dhe i porositur nga e ëma për ta vra Milic Kërrstën sepse Milici i kishte vra babën e Selmonit shkaku se ai (baba i Selmonit Kadri Ferizi) qenka martue me kushërirën e Milic Kërrstës. Pra ata thonin se Selmoni e ka pas Milic Kërrstën dajë dhe këta nuk dëshironin ta pranojnë këtë fakt publikisht sepse sipas tyre dëshmija se Selmoni e paska pas dajë Milic Kërrstën e zbeh vepren e Selmonit kur e vret Milicin.
Grupi i dytë thojshin se Milicin është dasht ta vrasin, por Selmoni nuk ka bërë mirë sepse e ka vra në bësë pasi Milici i ka besue sa edhe pushkën ja jep që ta bartë. Dhe kjo histori është e bazuar në tekstin e këngës së rapsodit analfabet Ibish Mulakut. Askush nuk ka qen me Milicin e Selmonin kur ata nisen për peshkim bashk. Kjo është ”histori” e imagjinatës së rapsodit i cili në kërkim të vargut me rimë për ta ndërtue tekstin e këngës gjithmonë trillon fjalë dhe fjali.
Dhe grupi i tretë i bashkmoshatarve të Selmon Kadrisë thojshin se Selmoni nuk e ka vra fare Milicin. Sipas tyre derisa Selmoni ka qen në mes të lumit duke mbajt shporten për kapjen e peshqve dhe Milici duke trazue ujin e lumit nga stomi me shati, dikush nga një largësi e vretë Milicin dhe ai bie nga stomi i lumit në ujë. Selmoni tronditet për një cast, por shpejt e merr veten dhe mendja i shkon se patjetër duhet ta merr mbi vete vrasjen e Milicit sepse vetëm kështu e pastron të kaluaren e vetë si njeri i afërt dhe besnik i Milic Kërrstës kur ai ishte Vojvodë në Istog. Andaj e merr pushkën e Milicit dhe vrapon nëper ara e livadhe të Cërrcës dhe Lubozhdës dhe shkon te Tahir Ali Bicaj në Vrellë. Aty i Zoti i shtëpisë Tahir Alia ja mbyllë derën dhe nuk e pranon mbrenda sepse e ka njohur vepren e Selmon Kadrisë si njeri i Milic Kërrstës.
Unë personalisht e besojë fund e krye versionin e grupit të tretë dhe që kam të drejtë në këtë e vërteton fakti se shtatë vite më vonë në vitin 1945 pasi shuhet me gjak Revolucioni në Drenicë, një tog partizano cetnik vjen dhe rrethon shtëpinë e Nacionalistit Atdhetar, ish xhandarit të Ahmet Zogut në Istog, pra rrethojnë shtëpinë e Rexhep Halit Bardhecaj në fshatin Muzhevinë dhe i thërrasin Rexhepit të delë dhe të dorzohet. Rexhepi nuk pranon dhe gjuan me mauzerr dhe vret një partizankë dhe arrinë me kërcye nga pullazi i shtëpisë dhe ik. Partizano-cetnikët ja nxjerrin nga shtëpia dha ja pushkatojnë 11 antar të familjës.
Pasi kryhet ky akt barbar sipas dëshmitarve gazeta BORBA në Beograd shkruan: …” sot pas shtat viteve u mor gjaku dhe u zbatue hakmarrja e plotë për vrasjen e vojvodës tonë të nderuar Milic Krrstic të Istogut”.
Pra duke i ndëgjua këto këngë dhe duke krijue njohuri edhe për shumë ngjarje e individ të së kaluarës tonë që pa asnjë meritë i kemi ngritë në piedestal dhe i kemi bë Heronjë dhe duke pa se kjo dukuri asesi nuk po ndërpritet por po vazhdon me krenari edhe sot e kësaj dite sikur se është rasti më i ri i verës 2024 me recidivistin dhe kriminelin Faton Hajrizi të cilin injoranca shqipfolëse e shpalli Hero dhe rapsod të shumtë i kan thuer me dhjetra këngë tekstet e të cilave ate e ngritin në nivel Dragoni. Dhe unë që jam ithtar i realitetit jam i irrituar dhe vendosa me shkrue këtë libër në të cilin disa individ nuk i kam cek me emëra të tyre real, por ngjarjet janë reale dhe referenca per to i kam pleqtë e fshatrave Cërrcë, Lubozhdë dhe Vrellë të cilët neper vite i kam ndëgjua të flasin. Me dhjetra herë e kam ndegjue të flet Nimon Beka dhe Hasan Zeqa, si dhe pleq të tjerë që i kam cekë më lartë.
Autori
DASHURI E NDALUAR
Dielli i mengjesit kishte shpërnda rrezet gjithandej horizontit. Nji flad i lehtë ere fryente nga ana jugore dhe kjo bante që majat e degëve të drujve e lisave të luhateshin ngadal, ngadal sikur ti luhaste dorë njeriu. Aroma e luleve të shtogut ndihej gjithandej dhe bletët punëtore panderpre zujisnin dhe thithnin nektarin nga ato lule. Ndërsa nga thellësitë e nentokës në rranxen e bjeshkëve të Alpeve Shqiptare delte me vrull uji i lumit që buronte në anën veriore të qytetëzës. Gurgullima e ujit dhe freskija e kësaj dite pranverore perpak sa se vunë në gjum Zhujë Ferizin i cili ishte fut mes drujve të shtogut dhe nga aty me sy skifteri shikonte poshtë në lagjen e quajtur Gryka.
Derisa ishte strukë aty mendja i shkoj të i ati Feriz Berisha i cili sa e sa here i kishte tregue se lagjëja e serbve që quhët Gryka ishin autokton.
– Po çka don me thanë autokton o babë?
– Don me thanë se nuk i mban mend askush se nga kan ardhë, ata kishin qenë aty prej se mbahet mend i pergjigjet i ati dhe vazhdon me rrefimin.
– Pleqtë tregonin se nga kjo lagje ka pas disa popa e kalugjer që kan sherbye në Kishen e Mbikodrës. Te ajo Kishë neper shekuj kan ba lutjet besimtarët e këtyre anëve.
Aty per festat e Shen Gjergjit dhe per Pashkët kan ardh varg e vi fshatarët e fshatrave të rrethit dhe kan ba lojna e gara, kan kërcye valle dhe kendue derisa terri ka mbulue tokën.
Familjët më të famshme të lagjës Gryka ishin Lushaj, Kristaj, Vulaj, Bojaj dhe Gjuraj ja kishte spjegua i ati Ferizi.
Që ti kujtojë rrefimet e të atit e detyrojë pamja që ai shifte nga vendi ku i pelqente zakonisht të strukej dhe të shikonte posht lagjen e Grykës. Kullat e gurit dhe frëngjit e tyre, harqet me gur të gëdhendur të frengjive ishin të njejta sikur të kullave të Feriz Berishës dhe kullave tjera të fshatit Shkozishte, ishin të njejta sikur të kullave të Shaljanve në fshatin Gurore dhe gjithandej fshatrave të Dukagjinit. Oborret të rrethuara me mure dhe dyert e oborreve me kapixhike, koshet e bereqetit dhe hambaret në oborret e lagjes së Grykës i kujtonin historinë që sa here ja kishte tregue i ati.
Disa oborre ishin të rrethuara me gardhiqe që quheshin avli, avlitë ishin gardhiqe të larta mbi dy metra në hunjët e mbrehtë të të cilave futeshin therra qellimisht që të baheshin të pakalueshme nga i paudhi apo hajnat e ndryshem. Mendja i shkonte gjithandej, herë te historitë që i kishte ndëgjue nga i ati, herë te panorama që kishte parasyve te lagjëja Gryka dhe tutje larg deri atje te fshatrat Prekaj dhe Gjuraj.
Gjithkah behari ishte harlisë. Arat e mbjellura me misër veq dalloheshin me bimën e tyre. Grunoret me blerimin e tyne dukeshin si të kishte mbulue tokën dorë njeriu me nji qilym të blertë. Në majat e plepave atje larg në livadhet që quheshin Rrahije shifej ndonji lejlek kambgjatë. Fluturimet e dallandysheve dhe cicërrimate e kanarinave hijeshonin at ambient duke i dhën bukuri e kënaqësi parajse. Zhuja rrinte i strukur në vendin e ti të zakonshem.
Kohve të fundit ati i ishte ba shprehi të vinte në këte vend dhe nga aty ta shikonte lagjen Gryka. Mustakët e hollë dhe të zez ja hijeshinin ftyren e ti paksa zeshkane, por kjo ftyrë ndërronte ngjyrën sa herë strukej këtu dhe zgjaste kokën e hapte syt mos po e shef kund të dashurën e ti.
Zhuja ishte i ri, sa i kishte mbush njëzet e dy vjet. Shtati i ti mesatar, por muskuloz e tregonin si burr të pjekun. Bile edhe fjalve e bisedave ja kishte zanat sa shpesh para ti do dorzohej edhe ndonji plak me za i asaj ane. Nuk levizte fare, ishte perqendrue me shikimin te nji cak, te nji derë e nji kulle e cila mbrapa kishte shulin e bungut dhe sa here qilej lëshonte nji kercëllimë dhe zujitje sa sikur mos të ishte uji i lumit që gurgullonte gjithandej per rreth, me siguri se kercëllimat e derës do i ndëgjonte deri aty ku ishte strukur.
Zemra i rrifte me shpejtësi sepse ai ishte struk aty me shpresën se do e shef nga distanca të dashuren e ti të zemrës. Quditej se si e kishte at emer ajo, emër i huej të cilin se kuptonte Zhuja. Mirpo Mileva fliste shqip, gjithçka bante ajo ishte tipike arbnore. Por pse emrin Mileva?! E pse ky kishte emërin Zhujë?! Pse?!
Me shikimin posht shtëpisë se Mhill Kristës pau në oborr nji femër, zemra i brofi thue se donte ti del nga krahërori. Ishte e dashura e ti Mileva, në dorë mbante nji shoshë mbushur përplot më misër. Zhuja e percillte se si ecte ajo me hapa si zanë mali, bisteku i flokve ja rrifte shpatullat në secilin hap që e bënte.
Me shoshën në dorë shkoj te nji skaj i oborrit dhe aty u perkul. Lëshoj shoshën në tokë dhe hapi nji deriçkë të vogël nga e cila dolen disa derra të cilët ju vërsulen per rreth sepse kishin nuhat se ju erdhi ushqimi. Mileva me shpejtësi ju hodhi tromaqet e misrit perpara dhe ata filluen ti shkrryejn dhe ti gëlltisin me andje. Dy gica të vegjël silleshin per rreth per të mujt me arrijt ndonji tromak misrri. Mileva i pau me keqardhje dhe mori nga toka nga nji tromak dhe jua dha drejtë e në gojë gicave të vegjël. Pas kësaj doli nga ai rreth i thurur enkas per derrat dhe me hapa elegant e me kokën lartë thue se kërkonte ta shof diku lartë te vendburimi i lumit të dashurin e saj Zhujën, u ndal per nji qast në mes të oborrit. Shiqimi i saj ishte drejtue në drejtimin e vendit ku ishte Zhuja i strukun. E dinte ajo at vend dhe ajo e pelqente ta thërriste Strofulli i dashurisë.
Flladi që fryente ja përplaste gërshetat sa andaj sa kendej, ndërsa balluket e ballit ja shpupuriste dhe ajo mundohej ti rregulloj me dorë. Rrezet e diellit pranveror ja shëndrisnin fytyrën e saj engjëllore sa që Zhuja perpak nuk piskati me sa fuqi kishte, oj e dashura ime , eja ja ku po të pres.
Syt i shkuen te kulla e Mhill Kristës, papritmas ajo kullë ju duk e zymtë, ju duk disi e quditshme deri edhe trishtuese. Perseri ju kujtue i ati dhe historitë që ja kishte tregue.
I shef ato kulla aty biri im? I shef që nuk dallojnë nga kullat tona arbnore? Venjau mendjen jetës dhe dokeve të tyne, gjithçka është e njejtë si te neve shqiptarët e tjerë, si te shqiptarët e besmit islam e edhe ati katolik. Çak edhe veshja e tyne është tradicionale arbrore. Burrat veshnin tirq e grat këmisha me pelhurë të tirës dhe pshtjellak. Lidhjet e gjakut mes këtyne familjeve dhe familjeve tjera shqiptare të besimeve tjera jan të forta. Mirpo presioni per ti anmiqësue mes veti asht i madh. Ky presion vjen nga shteti dhe kisha serbe si dhe perkrahet nga pushteti turk, nga bejlerët, agallaret e qifligarët e ndryshem. Sot asht mëkati ma i madh martesa mes këtyne familjeve me ato të besimit islam apo katolik. Martesat e tilla shqiptarët e deridjeshem që tashma janë sllavizue nuk i pranojnë dhe nese ato ndodhin shkaku i dashurisë së dy të rinjve, ato gjykohen tmerrsishtë dhe mund të ndodhë edhe me vrasje të qiftit që bën martesën.
Denim me vrasje! Po pse? Çfar mëkati bëjn të rinjët nese dashurohën? Si qenka kështu? Pse? Tua merr jeten dikush!? Dhe cili do jetë ai që ua merr jetën?
E mbulojë me pyetje të atin Zhuja i befasuar dhe edhe i friksuar. Ai ende se kishte zbulue para askujt lidhjen e ti me bijen e familjës së Mhill Kristës. E mbante sekret. Ndërsa i ati vazhdonte me spjegimet e ti pa vërejtë se ato e trembnin të birin, e tmerronin.
Këto lagje kan perbuzë etninë e tyne dhe gjakun arbror dhe tash janë deklarue se jan serb. Mbaje mend këtë njiherë e mirë i kishte thanë plaku Feriz të birit.
Po si ka mundësi kjo o babë?! Si mund bahet shqiptari sllav si? Kishte pyet të atin Zhuja.
Po biri im po, bahet se çke me te bile. Unë po i thamë Mhill Krista a ai vetit i thotë Miliq Krstiq. Nuk don me ja perkujtua kush të kaluaren, emërin e pagëzimit. Ai dhe të gjithë ajo lagje aty tash besojnë Kishë tjetër, luten ndryshe nga vëllaznit tonë katolik dhe na urrejnë njisojë si neve që konvertuem ne islam si katoliket që mbeten ma të fortët dhe nuk ndrruen fe as etni e gjuhë.
Para shumë shekujsh, atëhere kur Apostol Pali shkonte nga fshati në fshat dhe gjithandej trojeve arbrore predikonte dhe shpërndante Krishtenizmin, e gjithë Iliria nga thellësitë e largëta atje nga gryka e ngushticës së Bosforit e deri te Alpet gjermane të gjithë njerzit ishin të krishtër.
Ndërsa pas ndarjës së Kishës krishtëre në atë të Prendimit me seli në Romë dhe atë të Lindjes me seli në Konstantinopol pjesa dërmuese e arbërorëve perqafuen Kishën Lindore dhe i perkisnin Patriarkut të Konstantinopojës. Pjesa tjetër, e në veçanti krahinat veriore të trungut arbnorë si dhe pjesa veriprendimore e krahinës së Dardanisë mbeten ashtu si ishin nga fillimi, mbeten të krishtër katolik.
Dhe kur gjithçka dukej se shkonte mirë, papritmas fillon të ngre kokën nji familje arbërore që ndërrojë fe e u bë sllave. Kjo familje ishte perqendrue në rrethinat e Krushevcit dhe si familje feudale u rritë dhe u pasurua duke zaptue pronat e feudalve të tjerë per rreth. Kështu që ju rritë edhe nami dhe e shpalli vetën Dinasti. Dinasti i parë ishte Stefan Nemani dhe suksesin ma të madh kjo dinasti e arrit me ardhjen në fron të Dushanit të Nemanve që tash quheshin Nemanjiq.
Ky mizor formon ushtrinë e vetë të kasapve dhe gjakaktarve dhe furishem sulmon fqinjët per rreth. Arrin që ta zgjërojë territorin e dinastisë së ti dhe per njimbdhjet vite shpall veten Perandor dhe Perandorinë e ti e kishte zgjerue pothuej në të gjitha trevat arbnore të asaj kohe.
Pra biri im mbaje mend, këto njimbdhjetë vite sundim ishin sa njimbdhjet shekuj të gjatä sepse mizoritë e Dushanit kunder vendorve autokton ishin të pa para gjer atëherë. Dushani shpalli njifar ligji që e quejti Kodi i Dushanit dhe me at kod ndalohej të flitej gjuhë tjetër, të kishte fe tjetër dhe zakone e doke tjera. Gjithçka duhej të frymonte sllavisht. Shumë kisha e manastire arbnore u zapuen dhe me shpejtësi u adaptuen në kisha të ritit të ri fetar sllavoortodoks. E shef at kishen e Mbikodrës ishte e krishtenë katolike ajo, por asht uzurpue nga sllavet dhe asht pershtat në kishë sllavoortodokse. Kështu ndodhi edhe me Manastrin e Deqanit, me Patriarkanën e Pejës dhe edhe atje larg në Graçanicë me manastirin e saj si dhe me kisha e manastire tjera në Prizren e gjithandej trevave tona.
Mizoritë e sllavëve ortodoks kunder të krishterve arbnor të ritit të krishten romak ishin të tmerrshme. Hiq ma lehtë nuk kaluen as arbnoret ortodoks. Këtyne ju ba presion i tmerrshem per asimilim, per shkrirjen e tyre në sllav pushtues. Kjo pra asht koha ma e vështirë që kaloj populli ynë që nga se na fali Zoti në këto hapsira.
Shumë arbër u konvertuen dhe ndrruen fe e zakone. Pranuen edhe gjuhen e pushtuesit dhe harruen atë të bukuren arbrore.
Po neve paskemi vujt shumë o babë! Dhe pse? Çka i kemi ba kujt? Pse kan ardh pushtuesit në trojet tona? Dhe nese kan ardh pse me na ba tan at presion? Herë pas here Zhuja e nderpriste të atin Ferizin me pyetjet e ti.
Per fat kjo nuk zgjati shumë, por sado që pas vdekjës së këti mizori paksa merrnin frymë ma shlirshëm njerzit, nuk vonojë shumë dhe nga Azia vinte nji perbindësh tjetër, nji perbindësh edhe ma i keq i cili në Betejen e Kosovës që u zhvillua në Gazemestan afër Prishtinës në vitin 1389 definitivisht pushtojë trojet tona dhe këto troje ranë nen sundim mizor e barbar otoman per plotë pesë shekuj. Pra fillimet e asimilimit permes fesë Serbia i filloi që në kohën e ashtuqujtun të Dinastisë së Nemanjiqve dhe Perandorisë së Dushanit që pat kryeqendren e vet perandorake në Ras, vendbanim ky i sotshem në qytetin e Rashkës atje në juglindje të Serbisë.
Tash, pra pas Betejës së Fushë Kosovës në vitin 1389, osmanlinjët pushtuen vendoret arbnor e edhe ardhacaket sllav. Por per qudi pushtuesit osman ndaj sllavëve silleshin mirë, atyne ju lejua predikimin e fesë, ju lejuen shkolla dhe i liruan nga taksat e rënda. Andaj sllavet u ban vasalet e turqve osman. Nga kjo gjendje shumica e arbnorve për ti lirue vetit lakun e robnisë deklaroheshin sllav, e disa bashk me ata të besimit katolik deklaroheshin musliman, por vetem në opinion se ata panderpre besonin dhe predikonin në besimet e veta të trashegueme nëper shekuj. Të tillët quheshin kriptokatolik ose laraman.
Mirpo pushteti i sulltanit ju la duert e lira sllavëve ti sundojnë e asimilojnë arbnoret dhe kisha ortodokse sllave ngadal e në menyren ma të poshtër detyronte arbnoret të flasin sllavishten.
Nëper dekada shumica e arbnorve u sllavizuen dhe nji nga ato familje janë edhe këto që ti permenda o bir, janë këto të lagjes Gryka të qytetëzës.
Derisa Zhuja ishte thellue në këto kujtime të cilat ja kishte thënë disa herë i ati, papritmas ndëgjon hapa që afroheshin drejt shkurrës ku ai ishte fut e priste. Hapi syt per të pa më mirë dhe dora i shkoj vetvetiu te revolveri që mbante në shokë. Gjethet e gjata të shtogut dhe lulet plot shkelqim e aromë e penguen të shef se kush asht që po afrohet drejtë ti, por dyshimin per ndonji të papritun ja zbehu nji za i vogël që ai e ndegjoi dhe at za ai e njifte dhe i ishte i dashur e i ambël. O Zhujë, Zhujë dil ku je se ja unë erdha. Kështu e thërriste të dashurin e saj Mileva e Kristajve të Grykës së Qytetëzës. Zhujës pernjihere i erdhen dy ndjenja të cilat i pershkuen tan trupin. Ndjenja e gëzimit pse andrra dhe plani i këtyne dy të rinjve tash po fillonte me u ba realitet, dhe ishte edhe ndjenja e frikës dhe e pasojave që mund të plasin nga hapat që po merrnin Zhuja e Mileva.
Nji drithmë i pershkoj tan trupin, ishin të ri dhe ata dushuroheshin shumë, por kishin edhe nji dozë turpi sa herë që takoheshin. Kalonte nji kohë derisa ata disi spontanisht shikonin njeni tjetrin në sy dhe zgjatnin durt e pershendeteshin. Zhuja dëshironte ta puthë, ta shterngojë fort në gjoksin e ti dhe ta nuhaste aromen e flokve të saj, ta shijonte nekratin e buzve të saj, por nuk kishte guxim ta bante këtë. Me muej ata vetem takoheshin dhe qendron të strukun pran e pran njeni tjetrit dhe herë pas here kembenin ndonji fjalë. Koha ma shumë ju iket në heshtje.
Edhe Mileva e dëshironte shumë perqafimin e të dashurit të saj, ajo priste e priste që ai ta marr këtë hap. Kishte ndëgjue grat e shtëpisë të flasin se si ato i perqafon burri, edhe kjo e andronte nji perqafim të tillë. Priste Mileva ndersa Zhuja pak nga frika e ma shumë nga turpi per ta marr i pari këte hap vetem skuqej e belbzonte diçka që as vet se dinte se çka.
Mirpo këte here ashtu papritmas Zhuja doli nga vendi ku ishte mshefur dhe hapi krahet dhe e terhoqi kah vetja të dashuren e vetë. Ajo disi si me pritesë rezistojë pak në fillim, por pas pak u lëshue me tan ftyren e saj drejtë e në gjoksin e Zhujës. Trupi i dridhej si purteka në ujë. Zhuja dridhej poashtu, mirpo ai tash e theu akullin dhe me dorën e majtë i ngriti mjekrren per ti pa ftyrën e saj dhe posa i pau ata sy të blertë e të bukur ai ngadal perkuli kokën dhe buzët e tia u afruen te buzët e Milevës. Me dorën e djathtë e terhoqi ngadal e kujdesëshem kah vetja dhe per nji qast dy trupat e tyne u ban nji. Puthjet filluen dhe asnjeni nuk ndalonte, as frymëmarrja e shpejt e tyne nuk i pengonte. Ata ndejten ashtu në perqafim bashk per disa minuta.
Dhe vetem nji Zot e din se sa do qendronin ashtu sikur mos të ndëgjonin nji krrakam korbi lart atje në thepat e shkambijve të bjeshkëve të Thata. Në cepin e shkambit të shpellës së Kacakve me krah hapun e kokën lartë pushonte nji shqiponjë.
Krrakama e korbit sikur i trembi ata dhe ashtu si ishin në perqafim menjihere u shkëputen nga njeni tjetri dhe bashk dorë per dore u futen në strehimoren mes drujve të shtogut, vend ky që tashma ishte ba kasolle e këti qifti.
VENDIMI PËR MARTESË
Kishte dy vite që Zhuja e Mileva takoheshin dhe ndjenin dashuni të zjarrtë per njani tjetrin. Dhe tan këtë kohë ata andrronin per martesën e tyne, per jetën që do e bajnë bashk, per fëmijët që do i lindin. Mirpo të vetdijshem se ishin ende të ri ata vetem andrronin dhe bile ato andrra as njeni tjetrit nuk ja tregonin. I mbanin per veti thue se ishte sekreti ma i madh kjo.
Mirpo në takimit e asaj dite me diell dhe perlot aromë lulesh të shtogut, pasi moren veten sepse ishin tremb nga krrakama e korbit perseri ajo ra në krahnorin e ti dhe ai tue i perkëdhel flokët i tha: Mileva, neve do martohemi, ti do bahesh nusja ime, me ty du të lidh jeten unë. Ti do jesh nana e fëmijve tanë do lindim shumë fëmijë bashk dhe do gëzohemi bashk me ta.
Ajo disi u tremb kur ndëgjojë këto fjalë dhe ndreqi shtatin e ngriti kokën. E skuqun në ftyrë all i tha, vërtetë ti mendon kështu, vërtetë ti më do mue aq shumë sa dëshiron që unë të jem bashkëudhtarja e jetës tënde, të jem nëna e fëmijve tu? Po e dashur, po, i tha me shpejtësi Zhuja dhe perseri e perqafojë dhe e mbulojë me puthje të zjarrta. Ti do jesh pergjithmonë e imja do jesh mbretresha ime e unë me ty bashk mbret. Ajo perseri ngriti kokën dhe syt i shkuen te oborri i shtëpisë së saj te ajo shtëpi ku kishte lind dhe ku ishte ba e bukur si zanë mali.
Ju kujtue kushëriri i saj, ai njeri mizor që tashma andrronte me u ba edhe mbret i Serbisë. Nji frikë ja pershkojë shpirtin dhe trupi ju dridh. Zhuja e vërejti këte dhe e pyeti, po çka ke? Mos thash diçka të keqe unë? Jo asgja ja dredh ajo dhe i puthë ballin dhe ja shterngoi doren shumë. Nuk e di disi ndjeva nji frikë, një kushëri i imi është bë i papërmbajtshem, ai ka ba shumë miq, per nat vin te neve dhe në odë në katin e dytë të kulles tonë naten pijnë raki e kendojnë. Po flitet se ai do bahet diçka i madh në pushtet, dhe se do ket ushtri apo polici të veten me të cilen do i ket duert e lira me ba çka të don. Kam frikë nga ai unë se jo nga baba, baba nuk besojë se do më prish deshirën time mu. Mirpo le të del ku të del edhe unë po vendos, neve do martohemi dhe asgja nuk do ket që të na del para e ta pengoj bashkimin tonë.
Zhuja u gëzue nga fjalët e fundit të të dashurës së vet dhe e shtërngoj perseri në krahrorin e vet. I perkdheli flokët dhe e puthi në gushë. Mileva pau në oborr të shtëpisë së vet nënën dhe ju duk shumë e dashur, pau sesi era ja hudhte kandet e shamisë sa andej sa këndej dhe i dukej e bukur ajo grue. Këmisha e saj e tirës dhe pshtjellaku per rreth trupit bajshin që bukuria e trupit të grues të dallohej qartazi. Sado kishte vitet ngarkëse të jetës, asaj si kishin lan shenjë dhe dukej se pleqëria duhet me pritë edhe disa vite. Kur e pau Zhuja edhe ati ju duk e bukur ajo grue, dhe syt i shkuen te Mileva dhe i tha, po ti je e bukur, je kopje e nënës tënde. Ajo qeshi dhe ashtu me një zë plot dashurii i tha, po edhe ti je i bukur, je princi im.
Nuk ndejten shumë aty bashk sepse Mileva kishte frikë se do ta hetonin se nuk ishte në shtëpi. Ja vuni të dyja duret rreth qafe Zhujës, e puthi fort dhe i tha, mirë u pafshim, pra sonte pasi prendon dielli. Do marr pak rroba personale në nji shami dhe do dal në Kodër të Mullijve. Aty duhet të më presish mos harro.
U ndan nga perqafimi dhe ajo me vrap u vërsul tëposhtëzës paralel me rrjedhen e lumit duke u perkul herë pas here që mos ta gërrvishin ferrat e kaqave, të manaferrave dhe shkurret që ishin në të dyja anët e lumit. Zhuja qendroj tan kohen pa levizë dhe e percolli me shikim derisa ajo hyri në oborr. Tek tash mori frymë thellë dhe tha; per Zotin sonte do martohem dhe u nis edhe ai shpatit ne drejtim të lagjes së vet tue kalue mbi lagjet e Demirve, të Metve, të Ademve dhe të Delive dhe arriti në shtëpi.
Kur hyni në oborr pau axhen që po ngjiste qetë në zgjedhë, shkoj ta ndihmojë dhe axha e pyeti. Po ku ishe bre bir se u bam merak per ty. Diçka po mshef ti, si shpesh po del atje në shpat të burimi i lumit. Zhuja u tremb, por mendoj se ma lehtë e kishte me i tregue axhes se sa babait. Nga baba disi turprohej dhe pasi shikoj per rreth mos po e ndëgjon kush, ju afrue gati te veshi axhes dhe i tha, kam gjet një nuse unë dhe sonte do e sjell në shtëpi. Axha ja vuri dorën në sup dhe i tha, hajde me fat e begati na qoftë kjo punë, po ku e gjete bre trimi i axhes?
Perseri shikoj per rreth dhe kur pau se jan vetem ata dy i tha, asht e lagjes së Grykës, e familjës së Mhill Kristës. Asht e bukur si zanë mali se ka shoqen këtu e deri te burimi i Drinit të Bardhë. Axha u zverdhë në fytyrë dhe pasi lëshoj në tokë sopatën që e kishte sepse donte të shkoj në bjeshkë me sjell dru, e kapi per krahu Zhujën dhe u larguen bashk në lamë pas sanave. Donte edhe axha me u sigurue se askush nuk i ndëgjon.
Ndëgjo djali axhes, nuk po më duket punë me vend kjo, janë prish motet tash, lagjëja e Grykës janë bë shumë të rrezikshem, ndërrimi i etnisë dhe perbuzja e gjuhës shqipe dhe zavendsimi me ate serbe ata i ka bërë armiqët ma të mëdhej të shqiptarve, ata tash ma nuk janë dhe nuk dojnë të jen shqiptarë, por serb.
Zhuja e ndëgjonte me vemendje dhe posa ai perfundoj ja dredhi. Axhë, unë e due at vajzë, dhe as vdekja nuk më ndan nga ajo. Ja kam dhanë besen asaj. Kam vendos dhe sonte pasi prendon dielli do takohemi dhe do e sjell në shtëpi. Ti e din se unë me ty flas ma shlirë se me babën Feriz, andaj të lutem ma ban këte të mirë, para se me shkue në bjeshkë per dru, thirre babën dhe tregoj. Unë po shkojë e po baj diçka në arë në nderkohë. Mos ma prish axha i jem i mirë. Hajt të lutem shumë.
Ndihmo Zot tha axha me zë dhe me hapa të ngadalshëm thuese ecte tue i numrue hapat u fut në oden e burrave. I vëllai Ferizi kur e pau, mori edhe xhezven tjetër dhe e mbushi me ujë e e shtini në prush të oxhakut që ende kishte mbet nga mbramja e ditës së djeshme. Ulu Bekë, a bane far gjumi i tha të vëllait? Po mirë e ti a fjete baci Feriz? Po fjeta, por do ëndrra më kan tmërrue tër natën. Nuk e di disi kishim nji tollovi në kullë, kishin ardhur shumë gra e burra, Zhujën se shifsha askund dhe e kerkoja por se shifsha andaj u frigova mos i ka ngja diçka. Nga kjo frikë me doli edhe gjumi dhe ma nuk shtina kokërr gjumi n`sy.
-Po ti çka don me ba sot?
-Du me shku në bjeshkë me marr nji vllakë dru se janë sosë dhe mos me pas dru grat na i djegun stolat per me ba bukën, i tha si me shpoti të vëllait.
Po e pi kafen tash masi ma qite, por edhe po të tregoj diçka. Nuk e paske pa atë ëndërr kot. Zhuja sonte po martohet, po grabit nji vajzë. Ferizi ngriti kokën dhe e shikoj drejtë në sy. Mos ore, po e grabit po ku ashtu? Ku është ai shejtan? Prit prit bacë mos u nervozo. Ai shkoj në ara me ba noj punë nese ka diçka andej. Ai i kishte dhan besën nji vajze të lagjes së Grykës, e familës së Kristajve. Sonte pasi prëndon dielli ata po u takojshin në Kodrën e Mullinjve dhe do vin këtu. Unë po shkoj në bjeshkë per dru e ti të lutem mos ja prish djalit, punë e rrezikshme kjo, por pushka top ju baftë Kristajve. Ti shko te Delit Canët dhe merri mashkujt e tyne dhe të ndihmojnë me e shprazë at dhomën te shtëpija e granimit dhe sa të mundeni rregullone, lyne me gelqere ti hiqet era e mykut dhe pluhuri dhe aty marojani nji shtrat, dërrasat jan te streha e hamarit. Mos prito ti derisa ata e rregullojnë dhomën shko në qytetëz te Hamëz Hanxhija dhe blej dyshek, jorgan e jastek. Folë edhe me plakat në shpi se çka duhet e çka ka nevojë. Je ma i madh dhe fjalën s`ta kam këthye kurr as nuk ta këthej, por këtë here unë jam perkrah Zhujës nese ti ban telashe. Dije se nese se ban gadi oden per dhandrrin kemi me të perzan ty nga qileri yt dhe me plaken tande ke me fjet në hamar i tha si me shaka të vëllait Ferizit dhe e perqafoj duke i kerkue lejen me dalë dhe duke i lan diten e mirë.
Ferizi mbet vetem në odë, e kapluen mendime dhe nga ato mendime harroj edhe ta pinte kafën që e kishte ne filxhan para vetit. Ndizte cigare pas cigareje dhe oda u mbush perplot tym.
Nore t`Zotit tha vetmemvete, po sja paska qëllue djali jem hiq, ama nuk kam se si e kundërshtojë, nuk du sepse nuk ja prish deshirën unë ati, e kam djalë të hastretit, por ndoshta me e pengue mund të bëhet edhe më keq. Po moren vesh Kristajt se ai ka pas ndeja e takime me bijen e tyne do na nxjerr telashe ai katili që ka que kokën dhe nuk po e shef tokën kah po ecë. Martesa do i sjell ata para aktit të kryem dhe krejt çka mund bajnë asht se nuk pranojnë miqasinë dhe hymje daljet. E sa për këtë punë gajle e madhe. Ata si miq as që me duhen.
Veç qebesa e Zotit edhe nese provon diçka ai harambashi i tyne, pikë falë mos i kofsha, se sja kam friken aspak.
Ashtu i zhytun në mendime duel në sokak me setren krahve dhe as që e pa gruen e vetë që ishte tu fshi oborrin. Doli perjashta dhe shkoj drejtë e te Deli Cantë.
A je kësajd o Deli Cani thirri Ferizi te dera e kapxhikut dhe pa prit pergjigje u fut në oborr. Ishin komshi të mirë mes veti këto familje dhe hynin e delnin si në shtëpija të veta, nuk kishin havale.
Deliu kur ndëgjoj zanin e Ferizit ashtu si ishte ulun në nji shkamb nen strehen e koshit dhe latonte një bisht sopate, u ngrit në këmbë.
Po ksajde jemi e mirë se erdhe Feriz Berisha. I afroj shkambin që të ulet dhe i thirri të shoqes në shtëpi; oj hejo, hejo a po nigjon? Bima nji shkamb dhe na i ziej dy kafe pa sheqer nja mu e nja Ferizit. Jo besa mu ma ban me sheqer këtë here foli Ferizi, me sheqer ndoshta ambëlsohem pak se jam ba xeher pelim. Po pse or Feriz, ç`e mira të ka gjetë?
Eh more Deli Cani, kam nji hall dhe erdha te ti edhe per ta bë një dert e edhe se më duhet ndihma e jote.
Ai djali jem Zhuja kishte dhan besën nji vajze dhe sonte kishin lan takimin pasi prendon dielli dhe don me e pru nuse në shtëpi. Më ka nxjerr shumë telashe e qaren spo ja di vetit.
-Po ani çka o Feriz, me fat e me begati ardhët ajo nuse në shtëpinë tënde e sa per faktin se po e grabitka, po a mos asht kan ma mirë me i than Zhujës me prit pak e me ja que shkusin me e lyp te familja dhe e marrim masandej me darsem?
-Po mirë ish kan ashtu, por nuk bënë, nuk bënë sepse ajo është vajzë e atyre të konvertuemve, e atyne që ndërruan gjuhën dhe zakonet shqiptare e u ban sllav, asht e familjës së Kristajve që tash u bënë Kërrstiq të lagjes së Grykës. Kot e qojmë shkuesin se nuk e japin doren e vajzës, e besa pak po druhem se ka me na dalë telashe me at kapadain e tyre me Mhillin që ndërroj emërin dhe po e quajn Miliq, ai prej se ndrroj emnin është bë armik i shqiptarve, bile po kam frikë se shpejt kemi me ja pa sherrin jo vetem na, por e krejt shqiptaria. Aq i ri pisi dhe kahdo shkon shpreh urrejtje dhe provon me u kacafytë me shqiptar. Ruena Zot sherrit të ti kur ai bahet burr.
Mirë e thue Feriz, dhe qebesa as mue s`po më doket punë e lehtë kjo, ka me dal telashe, por hajt more burr mos të mendojmë të mbramen keq, pse nuk thojmë e mbrama me fat e begati?
Le ta sjell vajzen në shtëpi Zhuja dhe sonte po e bajm nji aheng bile tha Deli Cani. Ferizi e ndëgjonte dhe vetem miratonte fjalët e ti me levizje koke.
Deli Cani, a ke mundësi me marr mashkujt dhe me ardh e me na ndihmue tja rregullojm qilerin Zhujës që të ka ku të flenë me nusen. Kam ba mend me e fshi e pastrue dhe me e ly me gelqere at dhomën ngjit me dhomen e granimit, kam edhe drrasa aty në streh të hamarit dhe ti ja ke zanat e e maron edhe nji shtrat, unë po shkoj në qytetëz te Hamëz Hanxhija dhe po blej dyshek e teshat e shtratit dhe nuk vonohem e do vi e ju ndihmojë edhe unë. Zoti të dhasht begati per kafen dhe duhanin e unë shkova, ta gjej edhe at taravolin Zhujën e ti tham ta pret nji dem sonte se dojm me ba darkë, po martoj djalin o Deli tha Ferizi dhe iku perjashta tue i lan ditë të mirë komshiut dhe mikut të mirë.
Më herët Zhuja, pasi u nda me axhën, mori nji shati në dorë dhe ra në Lluga me pa si asht bereqeti. Ecte me shtatin drejtë, por shifej se mendjen e ka diku, nuk i pau fare dy komshit e ti Osmanin e Canin që thurnin gardh dhe ata kur e pan se kaloi pa i pershendet, e shikuen me habi dhe per ta ngacmue i thanë;
… mar paç o Zhujë dhe e shikuen perseri më habi.
Tek tash Zhuja si të kishte qen në gjum u këndell dhe me nji kerkim falje ju tha, puna e marë o burra, mos ma nxani t`madhe se qebesa nuk ju pash. Po a jeni lodhë ore?
-Po jemi lodhë pak besa, e edhe kjo vapë na ka pru shpirtin maje hundës.
-Epo asht koha per vapë ju tha Zhuja. Mos u merzitni se e paskeni afrue punën dhe bukur shumë e paskeni thurë at gardh duart ju lumshin.
-Po e thurem se s`patem qare, se kah po i qojnë gjanë në fusha barinjët ato po na hyjnë në arë dhe po bëjnë dëme.
-Hajt ju paqa lan punë të mbar e ju lumshin krahet ju tha Zhuja dhe vazhdojë rrugën sokakut teposhtë.
Shkoj në Lluga dha pasi pau se ara e livadhe jan në vlugun e begatisë, pau se misri rritej e ishte ba per shati, livadhet poashtu ishin perplot bar dhe të mbuluara me lule, shkoj dhe u ulë afer nji trungu të një shelgu dhe syt ja nguli lumit i cili kishte mbush shtratin nga nji stom në tjetrin dhe ikte me shpejtësi rrjedhes së vet .
Zogj të ndryshëm dhe dallëndyshe fluturonin per rreth dhe ati ja qetsojë shpirtin nji këngë bilbili që vinte nga maja e shelgut që ky ishte mbështetë. Sa do deshronte ta kishte të dashuren e vet pran tash këto qaste! Mendjen e kishte vetem te ajo, shikonte diellin dhe i dukej se ai nuk lëviz fare kah prendimi si per inati të ti.
I zhytun në këto mendime, ju kujtue edhe axha, u ndie keq se si nuk e priti diku jasht e të merrte vesh se si e priti baba Feriz lajmin se ai sonte pasi prendon dielli do sjell në shtëpi nusen e vet, të dashurën Milevën. Këto mendime e trembën dhe papritmas vendosi me shkue shpejt në shtëpi të mësonte se si është puna atje, a ka far kundërshtimi nga baba. Dhe nese ka, si tja bënte, ai i kishte dhënë besën Milevës së sonte pas prendimit të diellit do e grabisë dhe do e qon në shtëpi. Ama çka nese baba kundërshton? Si tja ban hallit? Ku të strehohet me nusen e vet?
Pothuej me vrap u këthye drejtë shtëpisë. Posa hapi deren e oborrot pau se oborri ishte perplot burra. U ndal pak te dera e oborrit dhe ate e vërejti djali i komshiut, Halili, ai me nji kënatë në dorë ju jipte ujë burrave tjerë që duket se posa ishin ulë per të marr frymë nga ndonji punë e rëndë. Kur e pan të tjerët t`ju versulen,- o hajde dhëndërr po ku ishe, na për ty po mundohemi e ti askund.
U skuq all dhe i përshëndeti sipas zakonit të gjithë me radhë dorë per dore. Halili që ishte më i riu i tha, baca Zhujë ta kan rregullue qilerin ta kan bë për merak dhe tash po ta marojnë shtratin. Baca Feriz ka shkue në qytetëz me ble harq për darkën e edhe teshat për nusen. Zhuja shikonte me habi! Kjo që fliste Halili dhe puna që kishte bërë Deli Cani me mashkujt e vetë i dha shpresën se baba i ti e paska pranue vendimin e ti. I shëndriti fytyra dhe i tha Deliut, a ke far pune per mue axha Deli? Po bir shko e zgjidhe nji nga mëzetnin atje te rrethi ku po kullosin dhe sille këtu se dojm ta presim sonte per me ba nji darkë, nuk do bajm darsem sepse as nuk na ka hije kjo se ti po merr nuse pa pelqimin e familjës së saj, por do bashkohemi neve komshit këtu dhe do kendojmë e vallëzojmë per martesen tënde dhe normal se duhet edhe mishi, për darkë e për meze. Ti Osmon shko te Adem Sejdia e tregoju dhe thueju se kemi nevojë per ndonjë litër raki dhe venë se ai e ka të merakut. Do ngrejm dolli sonte per këte mashkull që u ba burr tha Cani dhe me dashamirsi e shikoj Zhujën që tan kohen rrinte i skuqun all, por që mendjen e kishte në një kohë shumë vite më parë dhe historitë që i kishte ndëgjue mbrëmjeve të vona gjatë dimrit e në vecanti pasi mblidheshin burrat e lagjës për ndonjë rast, si per shembull, për darkën për zhdjerga, darkën e lamës, darkën e postërmes etj, etj.
DIMRI I MADH
Gjatë tanë natës kishte ra borë dhe trashësia e saj kishte arrit mbi nji metër. Pullazi i shtëpive perdhese të lagjës së Berishajve të Rranxës ishte mbulue me qilimin e bardhë të borës ndërsa per rreth oxhakut të tyre bora ishte shkri nga të nxehtit e zjarrit që kishin ndez gjatë tërë natës per ta mund acarin që erdh atë dimen bashk me boren e madhe.
Kulla e Feriz Berishës ishte në mes të fshatit dhe edhe nga oxhaku i sajë dilte tym pa nda. Bariu i kësaj familje i veshun me herrkë e tirqi zhguni kishte dalë në lamë dhe nga aty barte sanë per delet që ishin në vathë pothuej të mbulueme nga bora. Sanën ua hidhte ashtu nëpër borë dhe bardhokat e urituna e hanin me shije dhe blegronin herë pas here.
Në oborr, aty pran hambarit disa burra të familjes bashk me disa të komshive ripnin dhe coptonin me brisqit e mbreftë anzë trupin tashma të pa jetë të kaut që e kishin pre per pasterrmë. Avulli i mishit të rjepun dhe avulli që dilte nga goja e kasapve perzihej bashk dhe pastaj krijonte stalagnit të vegjël në mustakët e burrave që punonin në coptimin e mishit.
Punonin shpejtë dhe nga acari i madh ju kishte skuq hunda dhe majet e veshve. Disa hukasnin durtë e merdhime per nji çast dhe vazhdonin punën e disa bartnin kofshat e kaut të gatshme per ti var në çengele per tu rrjep e terë afer zjarrit pataj. Mishi i terur, i thatë dhe suxhuku ishte ushqimi ma i preferuem i vendasve gjatë dimrit.
Në oden e granimit secila nga gratë kryente punët e veta, duhej bërë darka e pasterrmës dhe sonte oda e kullës mbushet perplotë me burra, me nipa, me miq e komshi ndërsa mbesat ishin bashk në shtëpinë e grave.
Baqica që ishte përgjegjësja për ruajtjen e ushqimeve kishte nxjerr bylmetin nga qarraniku pra vendi i flladitëshem ku ruhej bulmeti dhe ja kishte dorzue magjetorës per ti ba ajo pastaj me gratë e tjera pitet e shtreme. Nga qypat me mjaltë, baqica kishte mbush perplot kalanicat*** dhe i kishte vendos në nji dërrasë që sherbente si raft per të lan gjëra të ndryshme. Kalanicat ishin poashtu perplot me reqel e pekmez dhe tepsijat me tespishte ishin ba gadi vetem per ti mbulue me sac e me i pjek. Pra gjithçka punohej shpejt dhe secili kryente punën e vet sepse acari i madh dhe bora i detyronte të mbarojnë punët sa ma shpejtë dhe të futen mbrend, të mbushin oxhakun me dru dhe të nxehen tue ba llafe e muhabete.
Gjithçka u krye me shpejtësi dhe të gjithë u futen mbrendë. Tash se ka jetë në ato shtëpi deshmonte vetem tymi që dilte shtëllunga shtëllunga nga oxhaqet e shtëpive, gjithçka tjetër ishte qetsi apsolute.
Bile edhe qeni bardhosh ishte gëzue se i kishte ra hise diçka nga ato që hudheshin nga trupi u kaut , edhe ai kishte ngreh zhag copat e ushqimit dhe bashk me to ishte fut në kolibën e vet per të mos merdhi. As pulat nuk dukeshin kund edhe ato ishin struk në kaqak dhe herë pas here ndegjohej ndonji kakarisje e tyne.
Ma së keqi kalonte macja e cila sillje nëper kambët e grave dhe ato nga frika se po ju prek ushqimin e shqelmonin dhe i piskisni pis,pis të vraftë Zoti po çka po sillesh?
Ta perzajn perjashta ju dhimbsej se e dinin se askush nuk mërdhin ma shumë se macja. Fëmijët ma të medhej perkundnin djepat dhe pajtonin ma të vegjlit. Pra pa asfar rregulloreje të shkrueme secili bante punët e veta dhe gjithçka bahej i shtonte jetën kësaj familje.
Pasi mbaruen me mishin e pasterrmes burrat të gjith u futen në odë që ishte në katin e dyt të kullës. Oda ishte e shtruar me kashtë të cilen e kishin mbulue me disa qilima dhe ishte e ndame në tri pjësë; çerga e madhe, çerga e vogël dhe trapazani. Në ballë të odës ishte oxhaku mbi harkun e të cilit kishte nji dalje si raft i bam nga gurët rrasa dhe aty kishte disa vegla si stoli. Per dy anët e oxhakut ishte nga nji dollap i mbyllur me dry, çelsin e të cilit e mbante i Zoti i shtëpisë. Ai aty mbante kafe, sheqer e duhan që i runte per miq kur i vinin musafir në odë. Në muri të odës kishte të varuna vegla muzikore çifteli, lahutë, fyll e kaval si dhe disa postakija të cilat i shtronin mikut kur ulej ose nese bante shumë acar edhe mbuloheshin me to.
Në fund të odes pas dere ishte trapazani që ishte nji si sanduk i madh me dimensione të ndryshme mvarësishtë nga hapsina e vendit ku ishte vendos dhe në te viheshin teshat e shtrimit e mbulimit të burrave e djemve që flejshin në odë si dhe sherbente per me u ul aty djelminia dhe të rinjët per ti ndegjue llafet e bisedat e burrave dhe pleqve në odë.
Ishin shtri nëper çergë në të dyja anët dhe pushonin sepse ishin lodh bukur shumë. Prisnin edhe tu sjellin ushqimin se edhe uria i kishte marr.
Pasi kishin ngranë drekën disa nga mashkujt e shtëpisë kishin dalë per të ba ndonji punë sipas porosisë së të Zotit të shtëpisë e disa tjerë ulun kambëkryq në të dyja çergat e odës ndëgjonin kangën që kendonte më lahutë vetë i zoti i shtëpisë Feriz Berisha. Kanga ishte e gjatë dhe me perplot luftime mes kreshnikut Mujë dhe bajlozave sllav. Teksti i kangës ishte thurë nga kohë të lashta që askush nuk din saktësishtë se kur dhe ishte percjellë brez pas brezi përmes kangës me lahutë, por mjeshtria e vargjeve në stilin Homerik të jepte me kuptue se në ato treva asht qerdhja , asht vendlindja e Kreshnikve. Dy djemt e Feriz Berishës Zhuja e Beka ishin të ri shtalbë dhe ndëgjonin me vemendje të atin se si dridhte zanin dhe e shtjente në bisht të lahutës dhe se si e nxirrte Mujin fitimtar edhe në situatat ma të pashpresa. Fitonte kreshniku i Alpeve Shqiptare sepse ate e ndihmonin Zanat dhe Orët e Bjeshkve, e ndihmonte gjiu i nanës Ajkunë që ky kishte pi. Fuqia e Kreshnikut ishte e jashtzakonshme, shpata e ti priste edhe lisa bjeshke, torpuzi i to kur godet therrmon edhe shkambijtë.
A do bahemi edhe neve si Muji? I tha Zhuja të vëllait, i cili kishte frikë me folë e me prish qetësinë dhe e theri me brryl Zhujën tue i dhan shenjë të heshtë sepse baba po këndon dhe burrat e odës po e ndëgjojnë.
Tu lëshue nji tingull shumë melankolik me lahutën e ti, Ferizi e mbaroi kangën dhe pasi la Lahutën anash u mbështet per jastukun mbushë me kashtë thekne që e kishte mas shpinës dhe nga xhepi i xhemadanit nxori nji mindil me të cilin fshiu djerset e ballit.
Të lumtë goja o Feriz. Këndofsh gjithmonë i thanë pothuej njizani të gjithë të pranishmit.
Sejdi Rexha si ma i vjetri ndër ata burra fillojë me spjegue se si ai kishte ndëgjue kur ishte shumë i vogël se Muji kishte pas banue per nji kohë edhe në bjeshkët tona këndej. Gjurmët e ti kishin pas mbet gjithandej dhe ato janë edhe tash te Dyrekt e Kullave, aty në atë kodër jan kan sarajet e Mujit. Në të djathtë të tyne asht nji shpellë në të cilen ai asht strehue sahere i kan sulmue anmiqët sarajet e ti. Aq i fuqishem ka qen sa kur ka shkel në rrasat e shkambit të shpelles ka lan gjurmët e shputave të kambës. Nen peshen e shputave të kambëve të ti asht shkri edhe shkambi. Dhe jo vetem Ai që ishte i fuqishem, edhe kali i ti Vranç ku shkelke mbeteshin gjurmët. Mos besofshit shkoni e shifni vet, ato janë aty në atë shpellë edhe sot e kësaj dite ju tha Sejdi Rexha i cili sado që kishte shkel në dekaden e dhjet ishte i freskët dhe kishte memorje të hatashme e mbante mend tregimet që i kishte ndëgjue nga të parët nëper odat tona.
Unë isha i vogël dhe mbaj mend se si asqeri i turkut bante kërrdi në këto anë, vazhdojë Sejdiu. Bashk me asqerin turk vinin edhe disa kallogjer e popa të veshun me të zeza dhe me mjekrra të gjata. Ardhja e tyne në këto anë kishte pas fillue shumëherët dhe unë se mbaj mend, as gjyshi im se kishte pas mbërri at kohë, por ai e ka ndëgjue ngä të parët.Ata flisnin nji gjuhë që askush nga neve vendasit se kuptonte. Baba past ndjesë më tregojke se kjo dukuni ka fillue shumë ma heret pra. Atje diku në vitin 1700 qaush e bejler turq bashk me kallogjer e popa vinin në Qytetëz dhe ata detyronin familjet shqiptare të lagjes së Gryka të Qytetëzës të shkojnë në kishën e Mbikodrës. Bile jo vetem se i detyronin me shku në ato mesha që baheshin në nji gjuhë të huej e të pakuptimtë, por posa i mbyllnin mbrendë në kishë jua ndrronin emnat dhe nese dikush kundershtonte ndëshkohej nga qaushet e oficeret turq. Masat e ndëshkimit ishin të tmerrshme, ju konfiskohej prona, ju kidnapoheshin djemët dhe dergoheshin robë diku larg në shkretinat e Azisë e Afrikës, besa edhe nderin e vajzave jua prekshin, i merrnin ato me dhunë dhe i dergonin në haremet e beglerve e pashallarve. Dhe per ti shpetue këti tmerri kishin dy rrugë; të harrojnë gjuhën e të parve dhe ritet fetare ortodokse ti bajn sipas rregullave të kallogjerve e popave të panjoftun deri atëhere, ose të konvertojnë në islam, të bin shahadet dhe ta marrin nji emen musliman.
Diku në atë sene kallogjeret e popat sjellin nga diku larg atje nga veriu disa murator e disa skulptor në Kishën e Mbikodrës. E ndryshojnë kishën nga pamja që kishte ma parë e që ishte ndertue aty shumë dekada apo edhe shekuj ma parë. Në rrafshin e Qytetëzës ndertojnë edhe nji kishë tjetër të re, pak ma të vogël por me stil arqitektonik të pakuptimt per vendasit.
Qaushet turq detyronin me dhunë fshatarsinë me ba punë angarie per ta ndertue kishen e re.
Laramanët punonin aty me dhunë dhe shpirti ju dhimte se si per ditë e ma shumë po bahej nji diferencim mes tyne e vendasve shqiptarë të besimit tjetër që tash as lutjet e predikimet nuk i banin ma si perpara, dhe shumica nga ta edhe fliste nji gjuhë të huj të cilen nuk e kuptonin shumica. E kuptonin vetem ata që kishin pranue ta mësojnë.
Po kush ishin këta laramanët o axha Sejdi, nuk u durue pa pyet Zhuja.
Eh more djali i Ferizit, laramanet ishim neve, baba im, gjyshi im, gjyshi yt e të gjithë ai brez i asaj kohe. Presioni i anmikut turk ishte i tmerrshem dhe popullata e kësaj ane per ti shpëtu dhunës e tmerrit ndrroj emnat, ra edhe shahadet dhe me këte shpetuen nga taksat e shumta e të paberballueshme. Tash shqiptarët e krishten katolik të këtyne trojeve diten dhe në publik ishin turq, shkonin e faleshin edhe në xhami, ndersa në shtëpi ishin ata që kishin lind e ishin pagëzue, pra ishin katolik. Kryqat e tyne shumica i mshefenin ku mundnin e ma e sigurta ishte mshefja e Kryqit në maxhet e miellit. Shqiptarët ortodoks nuk i dhunonin turqit, por per mos me i lan as ata me jetue jetën me doket e zakonet shqiptare, sollen kallogjer e popa nga diku larg, atje nga veriu dhe edhe ata i asimiluen, bile edhe ma keq sepse ata detyrohen ta harrojnë gjuhën shqipe dhe tue folë sllavishten u slavizuen të gjithë. Laramanet shumica u islamizuen , pra ndrruen fenë, por gjuhen nuk e humbën ndersa ata katolik që nuk pranuen islamin janë masakrrue tmerrsishtë, janë djegë per së gjalli, jan ngulë në hunjë të gardhiqeve, dhe shumë pak nga ata kan shpëtue dhe jan edhe sot.
Zhujës ju skuq fëtyra sepse dinte se me fol nga trapazani nuk duhet dhe edhe moshen e kishte që nuk duhej me u mat me burra në fjalë odash, por ashtu i shkathtë si ishte kerkoj falje nga axha Sejdi dhe shtoj, qebesa ky turku na ka shkatrrue dhe nji ditë ska qare pa ik, pa e thye qafen nga trojet tona dhe neve do jetojmë perseri bashk të gjithë si vëllazen sepse neve nji jemi e do i këthehemi fesë së origjinës tonë e islami le ta thej qafen per në Anadoll. Dhe jo vetem turqit, por edhe këta popat e kallogjeret duhet të ikun andej nga kan ardh se këtu i thonë Dardani dhe asht toka e jonë e jo e pushtuesve.
Po a din kush gja nga kan ardhë këta popa e kallogjer? Pyeti me kërshëri Deli Rexha.
Po thojnë se kan ardhë andje nga veriu dikah, gjegjet Sejdiu. Nga Rashka e nga Kraleva, por po thonë se mes tyne ka edhe asi të Karpateve ruse.
Ata tash edhe Kishës së Mbikodrës ja kishin dërrue emnin, po e quenin ”Angjelika”. Askush spo merr vesh pse e çka do të thotë kjo.
Po flitet se edhe këtë kishen e re që e ndertuen në qender të Ishtogut qellimisht e ndertuen me pamjet tipike të kishës ortodokse sllave dhe nga inati pse disa shqiptarë e perkrahen këtë Daniel Gjura kishte falë livadhin e ti te Ura e Mullinjve per shqiptarët e besimit islam që edhe ata ta ndertojnë nji xhami aty. Po pasha at Zot kështu më ka tregue baba tha Sejdi Rexha. Mbani mend mos harroni se xhamija u marue në vitin 1730 me kujdesin e njifar Mulla Kurtit, unë këte se mbaj mend vet, por ma ka tregue baba e edhe ai këte ndodhi e kishte ndëgjue nga baba i ti i cili edhe kishte pas marr pjesë bashk me argatët që kan punue me ndertue xhaminë. E tash ky djali im Ademi po ngjitet në maje të shkambijve mbi Qytetëz dhe po i vret qaushet turq kur po vin te dera e xhamisë per namaz vazhdojë Adem Rexha rrefimin dhe me shikim qortues këthei kokën kah i biri.
Ademi që ishte ulë në qergen e vogël vetem buzqeshi dhe i tha të atit; pasha at Zot që ma ka dhan mishin e shpirtin s`kam me lan qaush as zabit të turkut pa vra se mjaftë na kanë sundue. Bile këta po bashkpunojnë edhe me serbet per me na zhduk.
Po, po, ti po i vret ama as gjumin gjum s`pe ban si duhet se po të kerkojnë me të shti në burg. A mendon se mund ta bash jeten neper male e shpella ti o djalë?!
Jo nuk mendojë por edhe nese shof se do më zan rob vras veten e në duer të tyne nuk bi, tek e fundit pas vetit po i la katër djem dhe ata trashigojnë hisen time ja dredhi si me idhnim Ademi të jatit.
Zhuja, dhe i vëllai si dhe disa fëmijë tjerë ndëgjonin me vemendje fjalët e plakut Sejdi. Oda tashma ishte mbush perplot me burra sepse edhe ishte afrue koha e darkës. Ishin ftu të gjithë burrat e lagjes në darken e pastermës. Kjo ishte traditë e vjeter e shqiptarve, postermat i prenin bashk dhe i hanin bashk. Bashk festonin edhe darkat e Lamës, të Qethnave etj. Këto ishin zakone autoktone e jo fetare. Në festat fetare shkonin e pergëzonin njeni tjetrin, ndërsa festat tjera i bajshin bashk pa dallim besimi fetar.
Mendimet e Zhujës i ndërpriti kërcitja e dërës së odës kur mbrenda u futen disa djem me sofrat në krah. Zhuja dhe i vëllai brofen në kambë dhe dolen jasht me shkue te dhoma e grave per të ndihmue edhe ata me sjell gjanat ushqimore që ishin pregaditë.
LOJA E KAPUQAVE
Darken e pastërrmës e ngranën në qetësi. Oxhaku në odë u mbush plotë me dru sepse nata e gjatë dhe pas darke do fillonin lojnat e kapuqave të cilat e banin natën e shkurt sa qelë e mbyllë sytë. Posa djelmnia i larguen sofrat dhe enët nga oda, u ndanë në dy grupe dhe u ulen perballë njeni tjatrit në gjunjë. Nji djalë i ri mori nga pas dera dhjet copë meste që kishin pas qenë të varuna aty. Mestet u vendosen sipas rregullit në çergë nga pesë copë në secilen anë dhe loja e kapuqave fillojë. I pari e mori kokrrën per ta mshefë Deli Rexha. Përballë si kundërshtar kishte Zekë Lalën, nji kushëri të vetin që e kishte edhe mik shpirti, por në lojen e kapuqave ishin rivalët ma të padurueshëm. Kur humbte njeni dhe ngritej tjetri me këndue, fjalët dhe “ofendimet” ishin sa të randa aq edhe qesharake dhe shikuesit qeshnin me të madhe e humbësit i skuqej fëtyra nga inati, por s`kishte çka me ba sepse e tillë ishte kjo lojë.
Këtë herë loja e kapuqave vazhdojë deri kur kënduen gjelat që ishte shenjë se po agon dita e re. Disa të lodhun nga pagjumsia e disa të trullosun nga tymi i duhanit ngadalë u ngriten dhe pasi veshen herrkat dolën ngadal tue falemnderue të zotin e shtëpisë dhe secili i uronte begati me dëshiren që vitin tjetër ta therë nji pasterrmë edhe ma të madhe.
Pas pak në odë mbet vetem Feriz Berisha me të dy djemët. Pasi u sigurue se ata i zani gjumi ngadal doli edhe ai nga oda dhe shkojë në qilerin e vetë te baj edhe ai nji sy gjumë.
U shtri në shtratin e mushun me shevar mbi të cilin ishte nji çilim i madhë me gjashtë polla, por gjum nuk mund vente në sy. Pas pak erdh dhe u shtri pran ti e shoqja e cila tue mendue se i shoqi po flen ra me shumë kujdes per të mos i prish gjumin. Ferizi nuk bëzani, ai kishte mendjen te ato që i foli Sejdi Rexha atë mbramje. Dhe derisa provonte ti regjistrojë në trunin e vetë fjalët e plakut Sejdi, i shkojë mendja te dy djemët e ti. Ishin fëmijë, Zhuja posa kishte mbushë njimbdhjetë vjet e tjetri ishte nji vit ma i ri. I dhimbej Zhuja që aq i ri duhej të shkonte pas deleve sepse skishte kush tjetër të kujdeset per to. Disi ju kujtue se si në vjeshtë pak pa ra bora e parë derisa shkonte pas qerres të ngarkueme me kunguj që i kishte marr nga arat në Litece kishte pa se si Zhuja lunte bashk me vajzën e Gjokë Kristës derisa delet e tyne kullosnin per rreth. Ajo lojë e fëmijve ju kishte duk paksa ndryshe, disi e veqantë dhe as atëhere e as tash nuk mund ta kuptonte pse ju kishte pas duk lojë e veqantë?!
Me këto mendime dikur e kishte pas zan nji gjum i ambël dhe kishte pas fillue me kërrhat. Nga kjo kërrham e shoqja u zgjue dhe perseri ngadal e me kujdes doli nga shtrati e shkojë në shtëpinë e granimit ku ndezi zjarrin dhe vuri kusinë e madhe përplotë me ujë në singjirin mbi zjarr per tu vlue sepse ishin shumë enë pa pastrue nga darka e lamës mbrëmë.
Ferizi kishte fjet nja dy orë dhe padyshim se do flinte edhe ma shumë sikur mos ta kishte pa nji andërr e cila e trishtojë dhe i trembun nga andrra u zgjue me të shpejtë.
Ngadalë shkojë në dhomën e granimit dhe aty e shoqja e priti me nji pacerrkë perplot me ujë të vakt dhe i qiti per ta pastrue ftyrën. Derisa ai mbushi llullën me duhan ajo i marojë nji kafe dhe ja vuni perpara në nji shkamb. Të tjerët ende s`qenkan zgjue e thei heshtjen Ferizi? Jo i tha e shoqja dhe e shikojë drejtë në sy per të kuptue pse e pyeti i shoqi. Eh flejnë ata flejnë se janë të ri e nuk kan kasavete. Unë mezi fjeta pak dhe at pak gjum e bana me nji andërr të tmerrshme e cila edhe ma prishi gjumin se jam aq i lodhun dhe do flija edhe pak. Për të mira dhashtë Zoti pave andërr i tha si e trembun e shoqja. Po çka pave andërr o burri im? E besa oj fisnike as vet se di, e paskam harrue. Ajo e shikoj vrëngtë dhe nuk besojë se do ta ketë harrue, por kuptojë se nuk don ta tregon andrrën ai.
Dita fillojë me vonësë per familjarët sepse nata e kalueme kishte pas qenë e gjatë.
Vetem bariu ishte zgjue heret dhe i kishte ushqye shtazët e bagëtinë e shtëpisë. Dhe ashtu i lagur e i merdhirë kur u fut mbrenda edhe Ferizi u ngrit në kambë e i bani vend pran oxhakut që të nxehet dhe ti thahen tirqit e bam qull.
Zhuja me të vëllain dhe me motrat e tyre kishin dalë e gjuheshin me topa bore, dikur u lodhen dhe bashk filluen ta bajnë një dordolec. E ban aq të madh sa Zhuja mezi e mbrrini me ja vu hundën spec.
Jeta e zakonshme me at idilen fshatareske sado që bante acar vazhdonte dhe i kishte bukuritë e veta. Bora tashma kishte pushue, por të ftoftit ishte shtue dhe Ferizi që doli perjashta dhe i shifte fëmijet të mbledhun rreth dordolecit si të fliste me diken tha me za; vërtetë dimni është i ftoftë, por asht i bukur me bardhësinë e vet.
Sado që shikonte femijët se si lunin nëper borë dhe lente pershtypjen se po i gëzohet haresë së tyne megjithagte ai mendjen e kishte te andrra e ti e cila i prishi gjumin dhe qetësinë e natës.
Ama vendosi mos me e tregue andrren deri në ditën e ikjës së ti nga nga kjo jetë.
Per nji çast mendojë ti bashkohet edhe ai lojës së fëmijve nëper borë, por nga ato mendime e largoj perseri kujtimi i andrrës së asaj nate.
Instiktivisht hapi derën e kapxhikut dhe doli në sokak per të pa se a ka rreh sokakut pasi borë kishte ra tërë natën e lume.
Nuk kishte rreh fare dhe trashësia e borës ishte shkue deri te majat e hujve të gardhiqeve per të dyja anët e sokakut.
I ra në mend se paska pas veprue me mend që pardje, para se me ja nisë me ra bora ai kishte pas blu misërr per disa javë per familjën e vet. Pra së paku bukën, mishin e drutë i kishte sigurue per disa javë per familjen e ti.
Derisa i shkoj mendja per blojen, ju kujtue mullisi Sak Bytyqi. Derisa misri bluhej ata kishin pas ba llafe e kishin pi duhan.
Edhe Saku i kishte pas folë Ferizit po ato fjalë që mbramë i tha Sejdi Rexha.
Po quditem o Feriz se si ndryshuen këta të lagjes së Gryka e Qytetëzës, po flasin nji gjuhë që kam bindjen se as vet se din dhe se kuptojnë. Disi po e flasin permendësh dhe me vështirësi.
Deri tash vonë vetem me atë gjuhë donin me u dallue nga neve, por tash kan fillue me ndrrue edhe veshjet.
Burrat nuk po veshin ma tirqi, por dofar pantollonash me njifar të dalure në gju anash nga ana e jashtme e gjunit. Dhe ata pantollona janë poashtu të zhgunit të leshit të deleve. Në vend të plisit tash po mbajnë në kokë disa kapela që i ndëgjova nji ditë se po ju thojshin shajkaqë. Edhe gratë ma nuk po veshin këmishat e gjata të bardha të tirës e pshtjellakun por po veshin fustana të zi e të gjatë dhe në kokë, nuk mbajnë ma shamija me ngjura të dallueshme apo të bardha por shamija të zeza. Jan ba të zezë futë dhe, po kam frikë nga ta o Feriz i tha mullisi Sak Bytyqi.
Tanë kjo bisedë që kishte pas me Sakun ju kujtue tash Feriz Berishës dhe trupit i shkuen disa të drithme dhe lëshoj një ofshamë të thellë. Fjalet e Sakut në mulli dhe ato që i foli Sejdi Rexha mbramë, pastaj andrra e ti e natës nuk ja hiqshin të birin Zhujën nga mendja. I dukej se po e shef ate se si lunte dhe rrokullisej nëper barin e livadhit perplot me lule bashk me vajzen e Gjokë Kristës.
E gëzojë fakti se ditët e dimnit janë të shkurta dhe netët e gjata andaj kur pau se edhe kjo ditë po afrohet kah bramja u gëzue. U këthye në oborr dhe me hapa të ngadalshëm u ngjitë shkallve dhe hyni në odë. Andrren e mbramshme e solli me veti dhe asesi nuk mund ta harronte. Dhe sa do dëshronte sikur mos ta kishte pa fare andrrën.
VËRSHIMET PRANVERORE TË PËRROJEVE
Dimni atë vjet kishte pas qenë i ashper, me shumë borë dhe acar. Andaj me të drejtë fshatarët u gëzuen kur pan se bora dalngadal kishte fillue të shkrihej. Mirpo sa i gëzoheshin faktit se po vie pranvera aq edhe u alarmuen nga frika se kur shkrihet bora do rriten prrojet e bjeshkëve dhe do vërshojnë fshatin, fushat e dhe arat deri atje larg në Rrahije e Fushëgropa.
Prandaj të prim nga i pari i fshatit Halil Berisha ata dolen dhe thurnin gardhiqe e barikada tjera per ta pengue së paku zhavorin dhe rërën që do e sjellin projet e prrockat nga bjeshkët.
Bora u shkri vetem per disa ditë dhe menjihere fushave fillojë të duket gjelbrimi, perr rreth gardhiqeve dhe kaqubave kishin fillue të dalin lule vjollcat. Per fat prrockat që ishin mbi lagjen e Berishve nuk u tërrbuen si e kan zakon. Pak ma shumë ranë e zhavor solli prroni i Suhodolit në fshatin Shkozishtë, ndersa ai i Dragoit dhe i Shymekut në Gurishtë si dhe prroni Lugu i Madhë i fshatit po më atë emër sollen shumë ranë, zhavor e deri edhe lisa të tërë me rranjë e degë bashk.
Pranvera fillojë me hovin e saj dhe dukej se gjithçka do shkon mbarë këte vit. Mirpo disa lajme që ndëgjoheshin në oda, e që i sillshin disa udhtarë, disa burra që kishin shkue per pazare në Mitrovicë e Pejë filluen me ngjallë frikë te fshatarët. Thuhej se në Prizren qenkan takue kren të fiseve, paskan ardhë nga e tanë Dardania, nga Dukagjini, Malësia e Shkodrës, Podgorica, Tergovishta, Plava e Gusija, nga Çamëria, nga Vlora, Durrësi e Tirana, nga Kruja, Shkodra e Lezha, nga Shkupi, e Dibra, nga Manastiri, nga Selaniku e Janina. Pra flitej se jan qu në kambë e tan shqiptaria dhe dojnë me formue nji shtet shqiptarë. Rusi i Karpateve po kërrcnon Stambollin dhe Sulltani ka ba armpushim me ta, por edhe marrveshtje në Shen Stefan. Po thonë se Sulltani ju ka lejue serbve e malazezve me i okupue trojet tona andaj nga kjo frikë po bashkohen paria e fiseve dhe në Prizren kan shpall nji qeveri me në krye nji burr toske, që po u qujka Avdyl Frashëri. Kan formue edhe Kuvendin dhe kryetari paskan zgjedhë Ymer Prizrenin si dhe ministrinë e luftës dhe komandant i pergjithshme qenka zgjedh Sylejmon Vokshi.. Padyshim se do bahet luftë sepse Turqia osmane po humb fuqinë dhe tokat që i ka mbajt të pushtueme me shekuj po i dalin nga dora. Popujt e shumtë deri dje të okupuem nga Turqia tash po shpallin mvetësinë dhe po bajnë shtetet e veta. Rreziku na kanoset ma së shumti neve shqiptarëve sepse Turqia e sulltani po bajnë pazare me tokat tona. Kjnazit malazez Nikollës ju paskan falë Plavë e Guci si dhe Hot e Grudë. Edhe Ulqini poashtu dhe kjanzi i Cerrnagorës veq paska fillue me dergue forcat e veta ushtarake në ato vende. Dhe per ta ba legjitime këtë plan Sulltani paska dergue nji Gjeneral që po u qujka Maxharr Ali Pasha. Mirpo këtë Pasha nuk e pranojnë në Prizren. Paria shqiptare i jep afat me lëshue trojet tona per 24 orë perndryshe do e vrasin, dhe ky shkon e kerkon strehim e besë te Avdullah Pash Dreni në Gjakovë…
Kështu flisni fshatarët derisa punonin e banin jeten e tyne të mundimshme. Ata i tregoni njeni tjerit se çka kishin ndëgjue në oda apo diku tjetër në raste të ndryshme.
Nji ditë derisa begu i Rranxës kishte urdhnue fshatarët që të delin në punë angarie me pastrue rrugën nga Qytetëza deri në fshatin Prroni nga rana e zhavori që kishin sjell prrockat e bjeshkve dikush tha se paska ndëgjue mbram se si në Gjakovë paska kerrcit lufta mes Ushtrisë shqiptare të Lidhjes së Prizrenit dhe percjellsve e rojeve të Maxharr Ali Pashës të cilin e perkrah edhe Avdullah Pashë Dreni. Ushtria shqiptare u perkrah edhe nga populli dhe se pas luftimeve të pergjakshme Col Delia i Geghysenit të Malësisië së Gjakovës me nji litar ngjitet mureve të kulles së Avdullah Pashes, kërrcen si drague në oborr dhe vret Maxharr Ali Pashen dhe Avdullah Pashë Drenin. Paska pas shumë të vram në ato luftime.
Po tha dikush tjeter, ishin vra shumë nga të dyja palet. Po flitet se edhe të anve tona paskan pas shkue shumë veta me perkrah ushtrinë shqiptare. Nji çete prej disa dhjetra trima nga Qarrishta dhe rrethina ju kishte pri Mustafë Hasani i Krasniqës së Vendit.
Po si ka mundësi kjo tha nji tjeter, Avdullah Pashë Dreni asht vet nji nga krërët e Lidhjes Shqiptare, pse e perkrahu ai Maxharr Ali Pashën?!
Pse i paska hy në shtëpi si mik dhe i ka kerkue besen pasi paska pa rrezikun. Dhe miku në besë nuk jipet, ai duhet me u mbrojtë edhe me jeten tande tha dikush tjeter.
Ashtu është, foli tash Feriz Berisha që deri në atë kohë vetem kishte ndëgjue, ashtu është, ama Maxharr Ali Pasha nuk erdh në Prizren si mik, ai erdh me dhan ferman per me ja lëshue tokat Knjaz Nikollës së Cetinjes. Andaj nuk ka pas pse e mbron Avdullah Pashë Dreni. Paska pas tradhëtue Lidhjen Avdullah Pasha dhe per mendimin tim i lumtë shpata e koburja trimit të Geghysenit.
Mirë jua paska ba qenve. Nuk kemi toka per Knjazin e Cetinës tha si me idhnim Feriz Berisha. Të tjeret e shikuen dhe heshten. Ferizi percolli me bisht syni se a mos po i reagon kush per ato që i tha.
Jo ec e reago sepse Ferizi kishte nji autoritet të madhë në ato anë. Njihej si burr trim dhe fjala e ti nuk mposhtej nga secili.
Para disa viteve derisa Ferizi paska pas qenë në mulli me blu misër në mullirin e Qytetëzës paskan pas ardh te mullingjiu nji qaush turk dhe nji njeri më te zeza veshun, me nji mjekërr të gjatë dhe me nji plis në formë të quditshme në kokë. Paskan kerkue me blu pa rend dhe mullingjiu refuzon, qaushi turk ngrit kamxhikun me e qellue, por Ferizi me shpejtësi i kap kamxhikun dhe ja nxjerr nga dora.
Nuk rrifet burri në shtëpi të veten o qaush aga i thotë Feriz Berisha. E hudhë kamxhikun larg dhe i thotë të ik nga aty sa se ka rraf mirë dru. Qaushi i friksuem i flet ati njeriut me të zeza diçka në nji gjuhë që as Ferizi as mullingjiu se kishin kuptue, por ishin të sigurt se nuk ka qen turqishtë e as shqip. Largohen shpejt dhe kur dalin nga oborri i mullinit qaushi pisket; ke me marr vesh o Feriz Berisha per këte që ma bane maju mirë .
Ferizi as që ja vuni veshin kërrcnimit, por vertetë pasi ju blu misrri dhe e ngarkojë ne samarin e kalit e kujtojë kërrcnimin dhe e luti mullingjiun ti gjen nji pushkë të gjatë dhe nji kobure. Mullingjiu ja solli dhe Ferizi u nis per në shtëpi me koburen në shokë e pushken nene japangjen e ti të gjatë.
Kur arriti te Arat e Demirve pau se tre zabit turq i kishin zan rrugën dhe në dorë mbanin pushket e tyne martina.
Kishte mundësi ta linte kalin dhe të ikte bile pa u diktue fare nga zabitet, por ati as që i shkoj mendja ta bante këte. Ngadal e qetë i ra kalit me shuplakë në shpatullë dhe vet kaperceu nji gardh pothuej pa prek fare dhe doli mbatan rrugës. Kali ecte normal rrugës dhe kur u afrue dy tre hapa para zabitve ata u habiten kur pan se kali ec vetem i ngarkuet dhe se i zoti nuk asht askund.
Ashtu të befasuem lan kalin të vazhdojë rrugen dhe filluen me shikue anash, kur si tigër nga pas gardhi kërcen Ferizi dhe ju jep urdhen ti hudhin pushkët se per ndryshe i vret.
Pashk Bojaxhiu paska qenë në arën e vetë aty afër me ato të Demirve dhe paska pas pa ngjarjen. I paska pas ardhë mirë, ju paska pas ba zemra mal kur ka pa trimin Feriz Berisha se si qarmatos zabitët turq.
Bile per ta percjellë situaten dhe nese është nevoja me i ardhë në ndihëm Ferizit, Pashku paska pas ba gati grykëgjatën e ti.
Po atë mbramje kur shkon në shtëpi pasi han darken me familjen e vetë Pashku i thotë nji djali të shkoj dhe ti thërret shpi per shpi nga nji mashkull të lagjes Gryka e Qytetëzës. Pas pak në odën e Pashk Bojaxhiut futen nji nga nji Lekë Vula, Daniel Gjura, Gjokë Krista, Mikel Lushi por bashk me Mikelin erdh edhe Kolec Rista i Gurishtës. Pasi u ulën nëpër shkëmbat rreth oxhakut, i zoti i shtëpisë Pashku ju urojë mirëseardhjen dhe i tha djalit të vëllait që t`i sjell gotat e rakisë dhe nji pagure me raki kubulle. I pari foli Mikel Lushi, o Pashk Bojaxhia e pata musafir Kolec Ristën e Gurishtës dhe thash ta marr me veti me pa se çka do na tregosh pasi na thirre, ma ka ndie zemra se nuk na ke thirrë sa per me na gostitë me raki sonte.
Mirë se u ka prue Zoti të gjithve tha Pashku e qebesa ja din rendin ti o Mikel, po paske ba mirë që e ke marrë edhe Kolecin e Ristës. Hajde per shendetin tonë tha Pashku dhe ngriti gotën me raki në shenjë pershendetje per musafirët që i kishte ftue.
Pasi shijuen rakinë e shijshme dhe leshuen gotat në tryezë Pashku ju drejtue të pranishmve me këto fjalë. Burra ju kam ftue me ju tregue nji ngjarje që sot e pashë me sy te livadhet e Demirve. Kisha me i nxan disa presa sepse është bër livadhi per me e ujitë dhe kur pash se si nga Verrishta pothuej me vrap erdhen tre zabit të turkut me pushkë në dorë. U ndalen bash aty në këthesen e rrugës që shkon kah Shkozishta dhe me pushkë në dorë ndërprenë rrugën tue u rendisë njeni ne mes dhe dy tjerë anash. Ma mori mendja se ata nuk dolen ashtu kot aty. Tinza pa u diktue shkova dhe nxora pushkën nga duku i tallës ku e kisha mshef dhe thash të jam i gatshem per çdo rast. U ula mbi dukun e tallës dhe nxora kutinë e duhanit dhe e pshtjella nji cigare. Shatin e mbështeta per trupin e mollës së egër që e kam në livadh dhe fillova me vrojtue se ku do del tash puna me këta zabit. Kur pas pak ndëgjojë trokitjen e patkojve të nji kali neper guret e rrugës. Kali ishte i ngarkuem dhe zabitët u larguen që mos ta trembin, por diçka folen mes veti ne turqishten e tyne. Nuk i mora vesh tjetër pos qe kuptova që shfryen nji sharje të rëndë. Kur pas shpinës së tyne ndëgjojë nji za burri, duart lartë dhe hudhni pushkët se ju vrava. Kur këthej koken shof se si Feriz Berisha me pushkë ne faqe i carmatosi të tre zabitët e turkut. I urdhnoje të ikun dhe ma kurr mos të provojnë me i dalë para. Mu ba zemra mal dhe edhe unë shfryna nji sharje kunder zabitve kur i pash të ikun si lepuj. Ferizi ua mori pushket dhe si kitrra kërceu gardhin e Demirve dhe mori vrapin neper ara teposhtë.
Eu i lumtë trimit te Berishve tha musafiri i Gurishtës Kolec Rista. Qebesa burra paska ba trimni, por qaushi ka me ju hakmerr keq dhe po më dhimbet Ferizi, tha Gjokë Krista. Perseri foli Kolec Rista, e po vëllëzer, na duhet të bëjmë diçka, nuk guxojmë me e lan Ferizin vetem. Ju e dini se ai asht ligsht me mashkuj, ka dy djem që ende jan të ri, andaj na duhet me e mshef Ferizin per nji kohë derisa harrohet kjo që paska ndodhë sot.
Po a din kush pse paska veprue Ferizi ashtu tha Mikel Lushi? Të gjithe heshten, pos Daniel Gjurës. Ma merr mendja se zabitët ja ka qitë në rrugë per ta vra Ferizin vetë Qaushi, sepse ndëgjova nga Sak Bytyqi se sot Ferizi qenka perplas keq fizikisht me Qaushin dhe nji kalaqer a si po ju thojnë këtyne klerikve që kan ardh nga Kraleva dhe po flasin sllavishtë. Te gjitthë ja plasen gazit me Danielin. Kallugjer ju thuhet atyne i tha Pashk Bojaxhiu dhe perseri plasi e qeshuna e burrave.
Po ta haj dreqi sido që ju thuhet atyne ata nuk erdhen per të miren tonë tha Daniel Gjura. A nuk po e shifni se si na kan shterngue me taksa begleret dhe agallaret. Nuk kam qare pa të thanë o fqinji im Gjokë Krista sepse ta deshirojë të miren. Nuk po flasin bash mirë per djalin tan. Po flitet se ai rregullishtë po shkon në kishen e Mbikodrës sa here mbajne meshë këta kallugjeret. Ai kishte nis me mesue edhe këtë gjuhen e tyne dhe kjo qebesa nuk është mirë. Kur po shkojke në Kishë, po e hiqke Plisin nga Koka dhe po e vinte njifar seni në kokë. Shajkaqa po i thojkan asaj far kapeleje.
Është interesant se kjo shajkaqa ka format e organit gjenital të femnës tha Mikel Lushi. Perseri plasi gazi. Hiq mos qeshni o burra se ashtu është. Këta sllavet e ardhun atje diku larg nga Rusia po thojshin se jan popull hyjnor dhe se janë të parët që dolen nga mitra e femnes. Per shkak të këti besimi të tyne edhe ato shajkaqat e kan atë formë tha perseri Mikeli. Nji lehje qeni perjashta diku, sikur i trembi të pranishmit.
Gjokë Krista i skuqun në ftyrë ishte humb në mendime diku dhe linte pershtypjen se as nuk asht prezent aty fare, ndaj kur ndëgjojë lehjen e qenit sikur u permend nga mendimet dhe tha , qebesa o burra nja po jua them, nese djali im bahet shkja unë ate nuk muj e vras sepse e kam djalë, por nese ndodhë kjo unë mos kjofsha gjallë. Ma mirë qiri i fikt se sa i flliqët.
KONVERTIMET E MËDHA
Gjysëm shekulli ma vonë në lagjen Gryka e Qytetëzës, neper oborret e shtëpive nuk ndëgjohej fëmijë të flas gjuhen shqipe.
Efekti i vizitave të kallugjerve dhe popave bashk me qaush e begler turq nëper ato familje e bani punën e vetë. Kristajt filluen të quhen Krstiq, Lushajt quheshin Lushiq, Gjurajt quheshin Gjuriq, Vulajt quheshin Vuliq dhe familja Bojaxhiu quhej Bojiq. Dikur kjo familje ishte ma e madhja në lagje, tash nji pjesë e sajë u shperngulë diku atje afër Klinës per tu afrue me vëllaznit e vetë të besimit të njejtë fetar, me shqiptarët katolik të Lugdrinit. Nji pjesë e sajë nuk pranojë të ndërrojë fenë nga ajo katolike në sllavo-ortodokse dhe u zhvendos në lindje të Qytetëzës ku u krijue lagjë e re e cila pas disa viteve islamizohet dhe mbiemin Bojaxhiu e bani Bujupi. Në lagjen Gryka e Qytetëzës nga familja Bojaxhiu ata që mbeten aty dhe u sllavizuen fetarishtë dhe kombëtarishtë ndryshuen mbiemnin nga Bojaxhiu në Bojiq. As ata që u shperngulën në anët e Klinës nuk shpetuen lehtë. Nga presioni i tmerrshem permes taksave e formave tjera kerrcnuese u islamizuen dhe atje në Kerrnicë u krijue familja Bojaj.
Edhe në fshatin Gurishtë familja e Mikel Ristës u sllavizue, mbiemni i tyne u ba Ristiq. Këto ngjarje autori i këti libri i ka ndëgjue nga burrat e fshatrave Shkozishtë, Gurishtë dhe edhe nga pleq të fshatrave tjera. Mirpo është interesant ta pershkruej nji personalitet nga Gurishta i cili kishte trashigue emnin nga stërgjyshi i ti Mikel Rista dikur shqiptar katolik i fisit Krasniqe e që tash Mikeli ishte shendrrue në Mikaile dhe mbiemni Rista ishte ba Ristiq.
Mikaile Ristiqi ishte nji burr me autoritet i fshatit. Kurr nuk e ka folë serbishten pos me ndonji serb apo malazez që nuk kan njoftë gjuhen shqipe. Mikaile Ristiqi fliste rrjedhëshem dialektin Gegë dhe asnji burr shqiptar i fshatit, moshatar i ti nuk e ka folë gjuhen shqipe ma rrjedhëshem se Ai. Ka pas nji kullë dykatshe me mure prej guri. Në perdhese kishte ahurin per bagëti dhe shtëpinë e zjarmit ku gratë gatuenin ushqimet ndersa në katin e dytë ishte oda e burrave dhe qileret per gjum.
Dikur Mikaili kishte qenë zotë shtepie, por pas vitit 1928 dhe perleshjes së ti me armë me forcat e xhandarve të Miliq Kërrstës, këti Vojvode katil që ishte pinjoll i Gjokë Kristës së Grykës së Qytetëzës me çrast vritet vëllau i Mikaile Ristiqit, Milenko Ristiqi, vëllaznit tjerë Radojko dhe Radosavi të revoltuem kerkojnë shkëputjen e bashkësisë familjare dhe familja e madhe e dikurshme ndahet në tri pjesë. Pas kësaj Mikaile merr krruten dhe bahet bari i deleve. Kam pas fatin që si fëmijë me i rujtë tufen e vogël te deleve të mia bashk me fqinjin tim plakun e mrekullueshem Mikaile Ristiq. Isha fëmijë kurreshtar, ndëgjoja se si pleqët shqiptar të fshatit thojshin per Mikaile Ristiqin se është shka, ndërsa diten kur ruejshim delet neper fushat e Pollaqerit apo batallinave si dhe në bjeshken e Shymekut unë ndëgjoja se si plaku baba Mile ( kështu e thirrshin Mikaile Ristiqin i tërë fshati ) ju piskatke deleve shqip… këtheu k`ho e të rroftë kafsha e zezë, po ku dreqi po e the qafen?… ah e rrumja dreqit po delme laskuce je. E të plastë zoti të plastë po ku po e the qafen …. e tjer e tjer piskama tipike të qobanit shqiptar me delet e tija. Unë quditesha se pse baci Jashar apo baci Zekë po thojnë se baba Mile është shka?!
Nji ditë me shi vjeshte derisa delet kullosnin neper kullosat e Pollaqerit unë lexoja librin ”LUGJET E VERDHA” të Rexhep Hoxhës dhe per të mos u lagur nga shiu shkova e u mbështeta per murin e Domit të fshatit nen strehen e kulmit të ti. Ishte kjo nji shtëpi që e kishin ndertue fshatarët bashk per ta perdor per tubime dhe edhe darsma e raste morti dhe i thojshin Dom. Aty ishte edhe baba Mile dhe delet e ti kullosni afër deleve të mia. Kur ma pau librin që lexoja me pyeti se per çka ban fjalë libri. Unë isha nxanës i shkelqyeshem dhe neper fshat me kishte dalë zani për këtë pasi isha gjenerata e tretë e femijve shqiptar të fshatit që vazhdonte shkollimin ma shumë se katër vitet e para të shkollës fillore. Edhe baba Mile me respektonte pikrishtë pse unë mesoja mirë dhe e doja librin. I spjegova per librin dhe fjala fjalës mora guximin të ja bajë nji pyetje për të cilen pytje edhe sot ndihem krenar pse ja bana. Baba Mile ma dha shansin per ta pyet. Biseda e jonë fillojë kështu:
-A e din ti se je fis Krasniqe o djali i Mustafës me tha baba Mile?
-Po e di i them unë. E po sa mirë, a e din ti se edhe unë jam fis Krasniqe?
-Jo këtë nuk e di ishte pergjigjëja ime dhe menjëherë i shtrova pyetjen, si ka mundësi që ti baba Mile me qenë shka, me folë gjithmonë shqip, dhe me qenë fis Krasniqe?!
Ma vuni doren mbi kokën time, ngadal mi perkdheli flokët dhe u ulë kaculë para meje. Ngriti kokën lartë dhe pash se neper faqet e ti kishte pika lotësh të perzieme me pikat e shiut të vjeshtës.
Sytë e ti ishin ngulitë te unë dhe lotet i dilnin ashtu si del uji nga qeshmja. Lëshojë nji ofshamë dhe u ngritë në kambë. Ndëgjo këtu djali i Mustafës, unë nuk jam shka, shkije si komb nuk ka. Neve jemi shqiptar që kemi shkue, kemi ik nga feja e të parve dhe nga identiteti kulturor i të parve tanë që ishin shqiptar. Pse kemi shkue, pra pse kemi ik na kan thanë shkoj, shklau, shkau dhe doli tash kjo shkau, shka. Vetem per shkakun pse neve u asimiluem nga shqiptar ortodoks dhe shqiptar katolik dhe u bam serb me besimin sllavo ortodoks shumica e vëllaznive tanë të konvertuem në fenë islame na quejn shka, shkije, mendojnë se edhe neve jemi ashtu si jan pushtuesit sllav, serbet dhe të tjerët. Mbaje mend çka po të them. Në fshatin tonë Gurishtë deri sa asht krijue mbretnia SKS (serbo-kroato-sllovene ) nuk ka pas shkije as serb e as malazez. Këtu per mbi dy mijë vjet kanë jetue të paret tanë iliro-arbnoret që ishin Dardan. Këtu ishim neve Krasniqasit dhe në anën prendimore të fshatiti ishin dy lagje Shaljan, ata të lagjes së Kronit dhe lagjëja e Kodrës. Shkijet këtu erdhen si kolon dhe ata unë si kam asgja, asgja nuk me lidhë me ta pos besimit fetar që ma lanë gjyshi e baba. Por fati i keq asht se neve tash ma nuk na pranojnë si gjak të tyne as ata që deri dje ishin vëllëzënit tonë të gjakut dhe të fesë qe u islamizuen por rujten gjuhen shqipe dhe deri diku rujten edhe tradita e zakone. Kjo na detyron neve me u mbështet tek pushtuesit sllav dhe tek kolonet uzurpator te pronave tona. Dhe krejt kjo na ndan mes veti dhe na armiqëson.
Ja pata dhanë besen babës Mile se do e mbajë mend këtë që ma tregojë.
Gjysëm shekulli ma vonë ja ku po i shkruej fjalët e plakut baba Mile nga fshati Gurishtë e Qytetëzës për ti publikue që ti mësojnë edhe brezat e fëmijve tanë që do vijnë.
SULMI I MILQ KËRRSTËS ME XHANDAR DHE VRASJA E VAJZAVE TË HYLË MURSELIT
Korrik i vitit 1928. Në arën të ”Kroni i Mbretneshës” malësorja Hylë Murseli bashk me dy vajzat e sajë korrte grunin ndersa dy djemt ma të vegjel mblidhni lulëkuqe dhe vraponin pas fluturave neper grunajë. Nji trok kali u ndegjue në sokak pran arës. Vajzat nuk ngriten koken per të pa sepse ishte turp me shikue pertej gardhit të arës, por Hyla që ishte nanë e vajzave dhe këtë rast ishte edhe kujdestare per to ngriti kokën dhe pau se si nji kalors i ndali vrapin kalit dhe fillojë me i gjujtë fjalë pise Hylës. Kjo bijë e fisit Muriq të Llazit të Rozhajes dhe nuse e kaqakut Hajdin Mustäfës të Krasniqës Vendit pa nji pa dy nxori koburen që mbante në shokë dhe ja perplasi me te hajlazit. Perpak e vrau. Ai i friguem iku me vrap tue ther kalin e shkretë me mamuzet e mbrehta që te vrapojë ma shpejt per të shpetue.
Ngjarja mori dheun dhe shkoj deri te veshet e Kolonelit në Qytetëz.
Në Qytetëz pushtetin e kishte në dorë Koloneli që ishte nji i emruar nga pushteti qendror i SKS-së dhe merrte rrogë mujore per ta mbajtë rendin dhe qetsinë në Qytetëz dhe rrethinë. Mirpo ky ishte një njeri mizor, nji gjakpirës i cili kishte urrejtje patologjike ndaj shqiptarve. Me veprat e ti mizore, me vrasje tinzare të shqiptarve, me shantazhe, me futjen e ngatrresave mes shqiptarve ku zakonisht me mjeshtri ka perdorë pikat ma të ndieshme të traditës së shqiptarve , si p.sh, moralin, tradhëtinë, shpiunazhin etj, etj Koloneli i Qytetëzës në popull u ba sinonim i frikës dhe i tmerrit. Ndër viktimat e para që u masakrue me sopatë dhe copat e trupit ja kishin hedh në nji prrockë ishte edhe Zhujë Ferizi i fshatit Shkozishtë. Kurr askush nuk mori vesh se pse u masakrue ai burr i ndershem, i urtë dhe puntor i cili pas vetës la dy fëmijë nji djalë dhe nji vajzë. Besa as askush nuk guxonte me shtrue pyetje apo me gjurmue shkakun per ta gjetë edhe vrasësin e Zhujës. Mirpo ishte grueja e Zhujës që ishte e sigurt se kush ja ka masakrue burrin. Ajo mbante në vete mllefin që kishte dhe nuk ja shprehte askujt dyshimin e sajë per vrasësin e burrit.
Krejt çka kishte shpreh ajo ishte betimi që kishte ba para kufomës së coptueme të të shoqit shtri në tabut. Ajo e zbehur në fytyrë dhe me lot per faqe kur afrohet me i ra ftyrës sipas zakonit thotë: ta dha besen se gjaku yt nuk do shkoj humbës o burri im. Ai qe të vrau ty do e paguej me kokën e vetë.
E veja e Zhujës me shpirtin e lenduem u mbyllë në shtëpi dhe me kujdes të madhë rriste dy fëmijet e sajë. Per djalin ishte teper e perkushtueme. Tan natën punonte punë dore, qendisma të tenteneve, bante pelhura në vek dhe punonte edhe në punët e fushës krah me kunatin e vetë me perkushtim që femijet ti rriste, tua zbuste vështirësitë e të rritunit jetim pa babë. Neper fshat fillojë të shushuritej se si ajo per pervjetorin e vrasjes së të shoqit paska shkua te varri i ti dhe paska ndezë nji qiri. Deri tash nuk kishte qenë zakon të shkojnë femnat te varret e askujt dhe ato as në varrime nuk lejoheshin me shkue. Ali Nimoni një ditë pas nji pune i lodhun ishte shtri në krahun e djathtë për të pushue në barin e livadhit që ishte ngjitun me varrezat dhe ndëgjon se si e veja e Zhujë Ferizit pasi ndezi qirin te koka e varrit të të shoqit ajo u ngritë, drejtojë shtatin dhe me za tha:.. « o Zhujë i dashtun, po ta rriti djalin si kreshnik dhe po e pregadisë që ai ta merr gjakun tand. Ta kam dhënë besën o Zhujë dhe besën e fjalën e dhën do e qojë në vend». Aliu ishte befasue nga çka kishte ndegjue. Nuk kishte bë zë sespe nuk kishte deshirue që ajo ta kuptojë se paska pas njeri aty afër që i ka ndëgjue fjalët e sajë. Pasi ajo ik me lotë per faqe nga varri i të shoqit, Aliu ngritët dhe shikon per rreth. Shef fqinjin Azem Sadrinë se si me nji këmesë në dorë krasitke disa degë të murrizit që kishin lësheu shtat dhe kishin dalë në rrugën e fshatit. Ngadal shkoj te Azemi dhe pasi i urojë punë të mbarë të dy u ulën dhe Azemi nxori kutin e bakfonit të mbushun me duhan Tarabosh Shkodre verdhë si limoni. Mbështollën cigaret dhe Aliu i tregojë Azemit per atë që kishte ndëgjue. Azemi që ishte ma i vjetër se Aliu ja perkutojë ati se kur kishte pas ik nga shtëpia kjo grue dhe martohet me Zhujë Ferzin, në lagjen e Grykës së Qytetëzës kishte pas shumë reagime. Ju kishte pas ardhë rand se si vajza e tyne ik dhe martohet me nji djalë mysliman, me nji turk kishin pas thanë disa. Vetem baba i sajë e kishte pas marr paksa ma me gajret, ai asnjihere nuk kishte pas thanë diçka të keqe. Bile kishte pas shkue te Feriz Berisha me ja ba perhajr vajzën, por paksa ma tinzishtë per mos me ua hap gojën dashakqinjve të lagjes e ne veqanti nipit të vetë, djalit të vëllaut i cili kishte pas shfrye shamje e kerrcnime per vajzen e axhes dhe per burrin e sajë.
Dhjet vjet ma vonë nipi i Gjokë Kristës emnohet Vojvodë i Krajlit të Beogradit dhe vetem dy vite pasi merr pushtetin Zhujë Ferizi gjindet i masakruem në nji prrockë buzë lumit të Qytetëzës.
Vojvoda u ba pushtetari apsolut i qytetëzes dhe rrethinës. Ai per ta mbajtë pushtetin qiti fjalën se ka nevojë per disa djem të zotët me i punsue si xhandar për garden e vetë dhe si truproje. Kur ndegjuen lajmin te Koloneli u paraqiten edhe disa shqiptar. Koloneli i punsojë pa hezitim. Tash familjet e tilla shqiptare u ban me damkë si familje e pushtetit, disa ma guximtar i quejshin familje të tradhëtarve dhe shpiunave. Pjesa dermuese e shqiptarve jetonte në heshtje dhe bante ç`mos me i ik çdo kontakti me familjet shqiptare që kishin djem xhandar apo truproje të Kolonelit. Mirpo jo vetem xhandaret e truprojet e Kolonelit që ishin të paprekshem dhe kapadai, kishte edhe mashkuj të këtyne familjeve që filluen me u ba vagabonda, amoral, dhe të bezdisëshem me veprimet e tyne të pista. I tillë ishte edhe Tafë Nuza i lagjës Cubaj. Vëllau i Tafë Nuzës ishte xhandar i Vojvodës dhe Tafa si hajlaz që ishte pa asnji frikë ju versulej grave të fshatit. Kështu ai arrinë me ja marr gruen kusherinit të vetë Arif Shalës.
Një ditë Tafë Nuza e shef bashkfshatarën e vetë Hylë Murselen duke korr grunin në arë dhe ky e ngacmon, por ajo e gjuen me kobure dhe përpak e vretë dhe Tafa inatoset shumë dhe permes të vëllait shkon të Koloneli dhe i kerkon ati me shkue ai me xhandar dhe me e arrestue Hylën dhe rrugës diku mes Shkozishtës dhe Qytetëzes Tafa do ju delë para me armë në dorë dhe do paraqitet si shpetimtar i sajë, ku do e merr Hylën dhe do e sh`nderon. Planin djalëzor të Tafës e pranon Vojvoda, por si kundershperblim i kerkon Tafës 10 lira të arit dhe qetë kapreca të zgjedhes.***
Terri i zi i vjeshtës atë natë tetori të vitit 1928 kishte mbulue tokën. Tymi i oxhakut të kasollës së vogël e mbulueme me kashtë thekne ishte sinjali se aty ende dikush asht zgjuet. E zonja e shtëpisë Hyla sapo ju kishte zi fëmijve nji kaqamak dhe po shtronte sofren per ti ulë rreth saj per ta ngranë darken. Papritmas heshtjen e natës e thenë nji za burri dhe pas zanit pason nji krisëm pushke. Dy vajzat e Hyles, Rroshja dhe Gjyla të trembuna instiktivishtë perqafojnë dhe i shtërngojnë pran vetës vëllaznit e vegjël, Selimin dhe Mustafën. Pas pak ndëgjohet zani perseri dhe urdhëri; del jasht oj Hyla e Hajdin kaqakut. Del se po të kerkon Vojvoda. Heshtje per pak qaste, por heshtja thyhet tash nga krisma e pushkës së gjatë e Hylës. Ndëgjohet nji piskamë renkuese dhe perjashta krijohet nji panik. Koloneli hypun në kali jipte urdhna që të tërhiqet i plaguemi dhe të sulmohet dera e shtëpisë me të gjitha forcat. Kërcasin perseri rafalle pushkësh, Hyla mbështetë per murin e gurit të shtëpisë mbushte pushken kur pau se si dy vajzat e sajë bukuroshe u perplasen per toke. Rroshen e kishte marr plumbi në lule të ballit ndërsa Gjyles i gufonte gjak nga gjoksi i sajë i cili sapo kishte nisë me marr format e veta natyrale dhe kishte zbukurue vajzen, e re gjashtëmbdhjetë vjeçare. Gjujti edhe nji herë me pushkë per dritare dhe ngadalë e gërrmucun kapi djalin Selimin, e afrojë te pjesa e epërme e murit, hudhi nga kulmi i shtëpise kasolle dy duej të kashtës dhe ngriti Selimin e e hudhi pas shtëpie në rrugën që shkonte per andej kah anët lindore të fshatit e që ishte pothuej rrafsh me kulmin e shtëpisë. Pastaj shpejt mori të voglin Mustafën e ngriti edhe ate dhe i tha Selimit, ik djali im, vrapo bashk me vëllaun dhe shko të Sadri Veselt në Kodër. Selimi nand vjeçar i shendetshem dhe i zhvilluem kapi të vëllain Mustafën per dore dhe filluen me vrapue sokakut per te shtëpia e Sadri Veselve.
Hyla mbushi perseri shpejt pushkën dhe edhe njihere gjujti sa per tu tregue xhandarve se ajo nuk dorzohet kurr dhe u këthye te kufomat e vajzave. Kur pau se si Rroshes i dukej vendi ku e kishte shpue plumbi ne ball ndërsa nga prapa ne kafkë kishte krijue nji zgavër nga e cila kishin dalë copa te trunit dhe gjaku ja kishte ulë gërshetat e gjata te sajë ajo u lig, lotë të vakt i shperthyen faqeve teposht. Ah e mjera nana per ty bija ime. Sapo i mbushe të njëzetat. Po si ma le qejzin per pa e trashigue. Sot nji javë do te percillte nana nuse me duvak. Perseri u mbështet per muri dhe mbushte pushken e gjatë, koburen e kishte në shokë. Ate e kishte gjithmonë në shokë.
Perjashta ndegjohen zëra burrash dhe fjalosje. Hyla ndëgjojë me kujdes dhe dallojë këto fjalë.
O Vojvodë faqeziu, po çka po lyp aty të ajo e shkret që se ka asnji mashkull në shtëpi? Nese je trim shko të Pepajt në lagje të Kronit dhe tregoje trimnin! Nuk tregohet trimni me nji grue o i poshtër. Hyla dallojë zanin e këti burri, ishte ky Mil Koli apo sikur i thoshin tër fshati, Mikaile Ristiqi fqinji i Hylës.
Sikur u ndie me e sigurt tash Hyla mbeshteti pushken per muri dhe rrinte e gatshme me gjujtë nese ndëgjonte ndonji hap te dera e shtëpisë.
Perseri fjalosje dhe shamje mes Mil Kolit dhe Vojvodës Milic Kërrsta.
Ik o faqezi e këthehu nga je ardhë se pasha at Zot që ma ka dhan mishin e shpirtin i thirra mashkujt dhe të nxan sherri.
Hajt thirri se po të pres i thotë Koloneli. Nuk vonojë shumë dhe nga oborri i Mil Kolit u ndegjuen katër pushkë. Xhandarët e Vojvodës i kapi paniku dhe u ndegjuen disa ofshama. Tash lufta mori kahje tjetër. Nuk luftonte ma Koloneli i Kralit të Beogradit me nji grue të vetme që ishte e armatosun me nji pushkë të vjetër grykëgjatë, tash luftonin Ristiqët e Gurishtës me Krstiqët e Grykës së Qytetëzës të cilve ju printe vetë Vojvoda famkeq. Per tri orë rresht nuk heshten pushkët. Krismat e tyne u ndegjuen në tan fshatin dhe fshatarët e lagjeve të Kronit dhe të Kodrës kishin kap sopata e armë tjera të ftohta dhe vrapuen me pa se çka po ndodhë. Vojvoda kur pau se u ngritë në këmbë tër fshati dha urdhër me i pushue pushkët dhe me u terhjek. Mil Koli e pranojë armëpushimin dhe bilansi i kësaj lufte ishte tre të vramë nga ana e njerzve të Vojvodës dhe në atë perleshje me armë ishte vra edhe vëllai i Mil Kolit, Milenko Ristiqi.
Kështu falë ndihmës së burrit të Krasniqës, falë ish pinjollit të Mikel Ristës, pra falë stërnipit të ti, Mikaile Ristiqit (Mil Kolit) shpëtojë pa u kidnapue Hylë Murselja. Ajo kur kuptojë se bilansi i vrasjeve asht tre me tre dhe nji plagosje në xhandarin e Vojvodës që e kishte shkaktue ajo vetë disi u ndie ma lehtë. Vojvoda kishte humb dy nipa dhe nji xhandar, Hyla humbi dy vajzat dhe Mil Koli humbi vëllaun Milenkun. Xhandari i plagosun nga pushka e Hylës vite ma vonë kishte pas ba vetvrasje sespe plagët e pushkës së Hylës e kishin pas lan të gjymtë perjetë. Andaj ai e shkurton jetën e vetë.
E tan kjo tragjedi ndodhi shkaku i njeriut të lig dhe amoral, shkaku i Tafë Nuzës të quejtur Tafë Cubi i lagjës Cubaj.
PESHKIMI
Smajl Asanovici u rritë dhe as për së afërmit nuk u bë djalë ashtu sikur e kishte dëshirue e ëma e ti. Ajo kur u martue me Zhujë Ferizin për ta dëshmue dashurinë për të shoqin dhe për ta dëshmue respektin edhe për besimin e familjës së burrit ndërrojë fenë dhe u bë praktikuese e islamit, falte pesë vaktet e namazit dhe ndërrojë edhe emnin. Tash dua të më thirrni Gjylëshahe ju pat thënë antarve të familjës së burrit.
Kjo mbet e ve në moshën më të mirë dhe me mund i rriti djalin Smajlin dhe vajzën Bjeshkën.
Mirpo Smajli përkundër dëshirës së të ëmës ai fillojë të viziton dajët e vetë dhe arriti të depërtojë deri te Vojvoda. Shkonte dhe i punonte argat, dhe kohën më të madhe të ditës e kalonte nëper oborrin e shtëpisë së Vojvodës duke krye punë të ndryshme. Koha kalonte dhe Smajlii fitojë besimin e dajës Vojvodë. U bë njeriu i besueshëm i ti. Sa herë që Vojvoda kishte nevojë për far informatash për ndonji burr të fshatrave për rreth Qytetëzës ishte Smajli ai që sillej rreth përsonit që interesohej Vojvoda dhe arrinte me i raportue Vojvoda për gjithcka që e pyeste. Njerzit nëpër fshatrat e rrethit të Qytetëzës filluen me bë kujdes nga Smajlii. Ruheshin prej ti dhe mbyllnin gojën posa e shifnin se ai po vjen nga dikah. Njerzit thojshin, – prej skifterit lind beteri. Mos Zot më keq, Vojvoda ja mbyti të jatin e ky i sherben ati sikur qeni të zotit thojshin fshatarët e fshatrave të Qytetëzës.
Mirpo nuk ishte vetëm Smajli që i sherbente Vojvodës si sherbëtor për informata dhe punë të tjera. Nga Shkozishta ishte edhe Ramë Cekerlaqi dhe nga Lugu i Madhë edhe Isuf Veseli që i sherbenin Vojvodës. Këta të tretë kishin edhe miqësi mes veti dhe shpesh bënin prapshtira nëpër fshatrat për rreth.
Ishte pranverë e vitit 1938 dhe Smajli shkon te dajët në lagjen e Grykës. Vojvoda kur e pau e thirri dhe i tha, a po vjen të më ndihmosh sot të shkojmë për peshkim? Do shkojm në Lluga dhe do zam peshk me shportën e peshkimit.
Po si jo i tha Smajli dhe bashk u nisën për në Lluga. Vojvoda si zakonishtë u vesh me uniformën e vetë ushtarake dhe me pushkën në krah e revolën në shokë, ndërsa Smajli barte shportën për peshkim në krah dhe në dorë kishte një shat.
Ecnin për krah njeri tjetrit dhe arritën ne Lluga. Lumi rridhte qetas nëpër shtratin e vetë dhe gjatë rrjedhjës përkdhelte disa degë të holla të shelgjeve që ishin kërrusë dhe preknin në ujë thue se kan etje dhe po shuajn etjen.
Andej kah ana prendimore e Llugave mbi bjeshkën e Pashtrikut silleshin re të bardha ndërsa në veri dielli shendriste mbi shkëmbinjët e rrepishem të Bjeshkve të Thata.
Kur arriten te livadhet e Bardhecve u ndalën dhe aty Vojvoda hoqi pushkën nga krahu dhe zdeshi sakon e i vari në degën e një shelgu.
Smajli zdeshi pantollonat dhe mori shportën në krah dhe u fut në ujin e lumit. Koloneli me shati trazonte peshqit nëper ujë dhe dy herë Smajli nxori shportën përplot peshk nga lumi.
Futi shportën në lum herën e tretë ndërsa Vojvoda me shat trazonte ujin, papritmas u ndëgjua një krisëm pushke ushtima e së cilës u ndëgjua gjithandej Podgurit. Vojvoda u rrokullisë në ujin e lumit.
Smajli doli në breg të lumit dhe i thirri dy tri herë Vojvodën, o dajë, o dajë a je mirë? Dhe kur pau se Vojvodën e kishte marr plumbi në mes dy vetullave dhe për rreth trupit të ti uji i lumit u bë pelg gjaku, mblodhi vetën dhe nuk e preku kufomen. Me shpejtësi u vesh. Mori pushkën e Vojvodës, dhe u largua nga vendi i ngjarjës. Shkoj e u ulë nën hijen e një frashëri në livadhet e Ademve dhe fillojë të mendojë.
Më duhet patjetër të shkojë te Kastratët në fshatin fqinjë dhe të them se e kam vra Vojvodën. Ata janë shpijanik dhe të fortë. Do i gëzon fakti se Vojvoda qenka vra, do më ndihmojnë të iku në Shqipëri dhe unë do mbetëm në histori të kësaj treve Trimi që ka vra Vojvodën famkeq.
ARRATISJA E SMAJL ASANOVIQIT DHE DHUNA E USHTRUAR MBI POPULLIN SHQIPTAR TË FSHATRAVE SHKOZOSHTË, GURORE DHE LUGU I MADH
Për ta kalue atë rrugë deri te kulla e Kastratve nuk e kishte fare të vështirë. Smajli e njifte terenin dhe ato ara e livadhe i kalojë pa problem. Pasdite diku rreth orës 16 arriti te duert e oborrit të kullës së Kastratve. Thirri me za, o Tahir Alia ore…!
Nga mbrenda u ndëgjue zani i Tahirit.
-Kush është që po thërret?
-Jam Smajl Asanoviqi, ma hap derën se kam një hall!
-Cfar halli ke ti?
-E kam vra Vojvodën u përgjigj Smajli paksa me zë më të ulët dhe u këthye të shikojë rrotull a mos e ndëgjojë kush!
-Po Cfar Vojvode ke vra ti more? Ik e mos mu paraqitë më kurr te dyert e mia i thotë Tahir Alia nga mrenda pa dalë fare me e pa se kush është!
Smajli megjithate nuk largohet dhe provonë ta bind Tahirin dhe i thotë: del e shife pushkën e Vojvodës me të cilën e vrava, shifmi edhe qizmet e ti që ja mora!
Por Tahiri nuk jipet, ai thjeshtë nuk beson se kjo që po i thotë Smajl Asanoviqi është e vërtetë. E si ta besonte kur vite me radhë Smajli kishte qenë njeri i afërt me Vojvodën. Kishte qenë njeri i besueshem i ti. Andaj nuk i hap derën.
Smajli nxihet ngushtë. Ate e kishte mbajtë shpresa se Tahir Alia do e pranon mbrenda dhe do i tregon se ku ishte duke qendrue kaqak i vëllai Smajli i cili vite më parë kishte vra Adem Ibishin e Blakajve dhe kishte plagos Nezir Rexhepin për ta nxjerr gjakun e të vëllait Ramë Alisë të cilin e kishin vra mercenarët e Vesel Ibishit në qarshinë e Pejës. Andaj Smajl Alia ndodhej në mal ku jetonte si kaqak. Mirpo Tahir Alia nuk e pranon në shtëpi Smajl Asanovicin. Dhe Smajlit si mbetet gjë tjetër pos të shkon diku tjetër të kërkon ndihëm.
Shkon te Mahmut Imert dhe aty kishte miqësi të vjeter dhe aty strehohet disa ditë.
Mirpo derisa Smajli ka lutë Tahir Alinë të ja hap derën , vëllau më i vogli i Tahirit, Mustafa ndëgjon bisedën dhe tinza shkon në paralelen e xhandarve në fshat dhe tregon se Smajl Asanoviqi e ka vra Vojvodën e Qytetëzës.
Ky veprim krejtësishtë i pa nevojshëm i Mustafës shkakton alarmimin e organeve dhe ndihmësi i Vojvodës, katili Radoje Vulic i njohur në popull si Ral Vulici mobilizon xhandarmerin dhe thërret edhe vullnetar dhe shkon në fshatin Lugu i Madh dhe fillon bastisjet nepër shtëpijat shqiptare me kerkue se ku mshifet Smajl Asanovici i vetëdeklaruar si vrasës i Vojvodës Milic Krstic. Ekspedita e Ral Vulicit me xhandar dhe vullnetar ishte e dhunshme dhe e tmerrshme. Në Shkozishte në vendlindjen e Smajlit arrestohen burrat më të mirë dhe sillen në sheshin e fshatit në vendin e quajtur Pollaqeri ku i lidhin me litar dhe i rrafin deri sa ata humbin vetë dijen dhe krejt kjo ishte e kotë sepse askush nuk dinte gjë se ku mshifej Smajl Asanovici. Nga pasojat e këtyre torturave Halil Cani, Ali Maxharri, Halil Hasani, Idriz Delia, Azem Sadria, Arif Zeka, vëllëzërit,Nezir, Avdi e Ali Beqiri, Asllan Beka, Talush Alia etj, etj derisa kan vdek kan vuajt dhe ishin me shendet të rrenuar.
Edhe në fshatin Gurore arrestohen, rrafen dhe torturohen mbi 30 burra e mës tyre: Ram Asllani, Sali Bajrami, Ramush Sadria, Sylë Rugova, Zenel Januzi, Nimon Tafili, Halil Imeri, Mehmet Neziri , Shaban Cetinaj, Sadik Cetinaj, Sejdi Zenuni etj, etj. Këtu mas ë keqi kalon Ramë Asllani i cili sapo ishte martua dhe ate e marrin ne prezencen e nusës dhe nga oxhaku marin një gacë të madhe bungu dhe ja hapin shuplakën e dorrës, ja vejnë gacën në te dhe 20 xhandar e ndezin cigaren në atë gacë derisa gaca i deperton tejpërtej shuplakës së dorës. Duke e pa burrin në ato trotura dhe mundime nusja e ti e re Raba cmendet dhe ajo ka jetue disa dekada më vonë me sëmundje mentale , dilte rrugave dhe fëmijët e fshatit i thojshin Raba e cmendur.
Krejt kjo bënë qe miku i Smajlit ku ai kishte gjetë strehim disa ditë të frigohet dhe e lutë ate te ik dhe të del në bjeshkë. Atje ndoshta gjen far mundësie me takue dikend dhe me ik në Shqipëri. Smajli largohet dhe merr malin.
INTRIGAT E VOJVODËS
Ato vite përplot mundime dhe rreziqe për jetën e fshatrsisë shqiptare të fundviteve të shekullit nëntëmbëdhjetë do mbeten pjesë e historisë më të tmerrshme të popullit shqiptar. Në atë kohë jeta e fshatarve shqiptar në Qytetëz dhe gjithandej në tokën Arbërore u rendua edhe më shumë. Tash pushtetit osmanli për ti shtyp e shfrytzua shqiptarët ju shtuan dhe ju bënë aleat edhe pushtues të rinjë, pushtues të ardhur nga veriu, nga tokat e Shumadisë dhe Rashkës.
Feriz Berisha kishte ik nga kjo botë dhe djemt e ti Zhuja dhe Beka jetonin me telashe të mëdha sepse martesa e Zhujës me vajzën e Gjokë Kristës asnjëherë nuk ishte miratue nga kushërini i grues së Zhujës, nga Vojvoda i Krajlit të Beogradit. Ky tash, pasi mori gradën Vojvodë nga pushteti i Serbisë dhe u bë tmerri i shqiptarve jo vetëm në Qytetëzës dhe fshatrat për rreth, por ai me xhandarët e vetë shkonte natën dhe ditën edhe nëpër fshatrat e largët të Pejës, Deqanit, Klinës dhe Skenderajt dhe torturonte, vriste dhe dhunonte fshatarsinë shqiptare. Terrori i këti katili ishte i pa imagjinueshëm. Metodat e ti me fut shqiptarët në ngatrresa mes veti që ky si njeri i pushtetit pastaj të kishte arsye me i arrestue ishin shumë të efektshme. Për qudi ky në radhët e veta kishte xhandar shqiptar e qak edhe truproje shqiptar. Këta i përdorte për me futë shqiptarët në ngatrresa mes vete. Ai e kishte meri dhe i kishte edhe frikën vetëm trimit të Kastratve, Ramë Alisë që ishte poashtu Vojvodë por pa gradë ushtarake në fshatin Lugu i Madhë. Ramë Alia kishte paralajmërue Vojvodën Milic Kërrsta të Qytetëzës se po e zuni te vendi i quejtur ”Stani i Musë Tahirit”, që ishte vendkufiri mes fshatrave Lugu i Madhë dhe Gurishtë, jo vetem se do e vretë ate, por do ja vretë krejt lagjen e serbve në lagjen Gryka e Qytetëzës.
Mirpo Vojvoda i Qytetëzës nuk do ishte ai që ishte sikur mos ta gjente mënyrën që ta vretë dhëndrrin e vetë Zhujë Ferizin dhe edhe sikur mos ta futë në ngatrresë Ramë Alinë dhe ate ta vrasin vetë shqiptarët pastaj.
Dhe sherret e intrigat e Vojvodës vazhdojnë. Mjetet dhe mënyrat ishin të shumta. Nuk e kishte fare të vështirë Vojvoda pasi gjithmonë kishte shqiptar të ligj që për një shpërblim të vogël, per një leje për bartjen e armës, për një revole ata i sherbenin Vojvodës me besueshmëri. Vojvoda përdorte poashtu edhe gra e plaka rome që shkonin nga dera në derë, nga fshati në fshat me kërkue lëmosh. Ato i përdote Vojvoda si postjere dhe përmes tyre dergonte porosi e lajme për ti thur intrigat e veta me të cilat intriga arrinte me i futë shqiptarët në hasmëri mes veti dhe pastaj ata vriteshin dhe mbeteshin në hasmëri.
FSHATI TELASHE
Fshati Telashe është një fshat i anës jugprendimore të Dardanisë mu në zemren e Rrafshit të Dukagjinit. Sipas legjendës thuhet se ky fshat që sot asht ma i madhi në Dardani, u krijue nga familjët e një fisit të vjetër ilir që kishte pas banue në viset veriore të tokave të sotme shqiptare tue perfshi anët e veriut të Shkodrës dhe tue shku si hark nëper trojet e Malësisë së Mbishkodrës dhe tutje nëper Mal të Zi, Rugovë, dhe deri në rranxat e Kopaonikut atje në veri të qytetit të sotshem të Mitrovicës.
Burrat e këti fisi kishin pas disa tipare të rralla pozitive që kan dallue nga burrat e fiseve tjera shqiptare, por edhe aso tjera negative dhe masi anet negative ishin paksa ma të dukshme dikush rastësishtë në ndonji ndejë në odatë e burrave i qujti telashegji mashkujt e këti fisi.
Telashegji, edhe ju mbet emni dhe me këtë emer sot e kësaj dite njifet fshati i tyre, pra fshati Telashe që u krijue nga telashegjinjët.
Pergjatë sundimeve romake e bizantine si dhe kohës së sundimit despotik të Nemanjiqve dhe turqve osmanlinjë fshatarët e Telashës pa ndonji hamendje baheshin vazal të sunduesve dhe nese rastësishtë dilte ndonji burr atdhetar nga mesi i tyre ata ose e denonconin te pushtetaret ose e vritnin në pabesi e tradhëti. Nëpër breza dihen likuidimet e burrave të mirë të këti fisi nga vet fshati e kusherinjët e tyre.
Nëpër gojdhana sot permenden aftësitë dhe trimnitë e Kamer Kukës nga fshati Telashe. Bile per këtë burr thonë se ka qen i lindur me nji defekt në boshtin e kurrizit, ka pas nji gungë mbrapa në shpinë dhe derisa ishte i vogël moshatarët e perqeshnin dhe i thojshin me perbuzje Kamer Gunga e disa të tjerë e thërrisnin Kamer Kuka pasi ju dukej se gunga që ai kishte në shpinë i ngjante mjetit që fshatarët e atyre anve e përdornin per hapjën e gështënjave nga gëzhoja që quhej Kukë, mirpo Kamerii sado gungaq u ba trim dhe i menqur sa fitojë respektin e krejt fshatit dhe me kohën i paska pas shkue nami edhe deri në porten e Sulltanit në Konstadinopol si burr trim dhe patriot.
Mirpo pas vdekjes së Kamer Kukës fshati Telashe s`pati per shumë dekada nji burr tjetër të aftësive të ti dhe per këtë pronat e fushës dhe ato në bjeshkë të këti fshati filluen me u atakue nga ardhacak të tjer që leviznin nëpër trojet dardane tue kerkue nji vend ku mund ta ndertojnë mirqenjen dhe jeten normale per familjet dhe fiset e tyre. Atakimi nga ardhacaket shpesh qoi deri te perplasja e telashegjinjëve me ta me armë. Kishin ndodhe disa vrasje dhe disa familje ishin ngujue në kulla e shtëpija sepse kishin frikë hakmarrjen. Përplasje ma të mëdhaja fshati Telashe i kishte pas me fshatin Gushan me disa fise që banonin aty. Dhe mu për këtë shpesh disa familje të Telashës shpernguleshin në vise tjera të Dardanisë dhe krijonin lagje e shpesh edhe fshatra të reja atje ku shkonin.
Në fshatin Telashe kishte nji zakon që martesat e djemve dhe vajzave nuk guxojnë të bahen mes bashkfshatarve sepse ata ishin kusherinjë. Mirpo kishte raste të dashuriçkave të meshefta mes të rinjve dhe kur këto zbuloheshin perfundonin shumë tragjikishtë.
Diku në fillim të viteve të para të shekullit XIX. shkaku i shkeljes së moralit të kusherinjve ku nji i ri i fshatit e perzinë turpin me bukë, pleqësia i fshatit perjashton nga fshati pergjithmonë pesë vëllazërit e kësaj familje dhe ata në kerkim të tokave per tu vendos me familjet e tyre vijnë dhe vendosen në fushat e fshatit Gurore të rranxës së Bjeshkve të Thata. Aty në jug të fshatit gjejnë tokë dhe e marrin edhe lejen e Begut që ishte instanca e parë e pushtetit osmanli të asaj kohe dhe fillojnë të e punojnë atë tokë.
Vendoret e fshatit Gurore dhe të fshatrave dhe lagjeve per rreth mesuen shpejt shkakun e ikjes nga vendlindja e tyne te këtyre pesë vëllazërve dhe ju ngjiten nofkën Cubat e Telashës.
Cubat, Cubat, Cubaj, dhe në fund doli edhe mikrotoponimi e lagjes ku këta jetonin tash dhe ajo lagje mori emnin Cubaj.
Te pesë vëllazërit Cubaj ishin shtatlartë dhe me pamje atletesh, mashkuj të bukur sa ska. Ma i madhi ishte Tali i cili kishte dy djem; Tafen dhe Xunin, vëllau i dytë ishte Beqa dhe ky kishte dy djem; Zeken dhe Muratin, vëllau i tretë ishte Shabi dhe ky kishte tre djem; Monin, Lonin dhe Xanin, vëllau i katërt ishte Cufa që kishte tre djem Ibrushin, Sulltanin dhe Sadriun ndersa vëllau i pestë ishte Selimi që kishte vetem një djalë kur erdhi ne lagjen Cubaj. Nuk ka shenime se nga sa vajza kan pasë këta vëllazen kur erdhen në fshatin Gurishtë dhe formuen lagjen Cubaj dhe duket se ato i kishin pas martue heret në moshat e tyne adoleshente dhe se në fshatin Gurishtë vjen vetem nji vajzë e Cufë Cubit të cilen ky posa ajo mbush 14 vjet e marton andej në anet e Rekës Keqe diku në fshatin Voksh, fshat ky jo shumë larg nga Malësia e Tropojës.
Nuk vonon shumë dhe pasi vendosen në lagjen Cubaj vdes Tali dhe tash meqense ishte ma i madhi rrolin e kryefamiljarit e merr Tafa. Ky edhe kerkon shkeputje e bashkësisë familjare me axhalalret e vetë sepse ne fillim kjo familje jetonte bashk në nji bashkësi.
Tafa sipas fjalëve që rrodhen ma vonë edhe kishte qen shkaktari i perzanjës nga fshati Telashe i këtyre vëllaznive dhe edhe këtu në vendbanimin e ri ku kishin tokë buke sa dojshin dhe ku toka ishte e mirë e klasit të parë dhe bereqetet ishin me tepricë Tafa u mëkemb shumë shpejt nga ekonomia dhe fillojë me shikue vajzat e fshatit Gurishtë. Bile ky njeri ishte aq i dhanun mbas femnave sa nuk e kishte per turp ta gjuen shikimin edhe te gratë e martuara. Kështu ditë pas ditve dhe ven kontakt me Zogën e lagjës së Kronit. Zogëja ishte e martuar per Arif Kronin që ishte fis me Tafë Cubin. Per këtë lidhje mes Tafës dhe Zogës flitej nëper fshat dhe nji ditë Tafa vendos dhe e merr Zogen e martohet me te. Lagjëja e Kronit alarmohet dhe i qojne fjalë Tafës se ka ra në gjak me ta. Mirpo Tafa dinak, që ma heret kishte arrit me e fitue respektin e Vojvodës të Qytetëzës që kishte pushtetin aty dhe i cili vrante e këndellte pa pas kush mundësi ti kundervyhet. Vojvoda kishte shtëpijat në lagjen Gryka e Qytetëzës dhe ishte direkt i autorizuem nga pushteti i Mbretnisë SKS (Mbretnia serbokroatosllovene) per me sundue e me veprue si të dëshiron ai me banoret shqiptarë të atyne anëve.
Tafë Cubi shumë dinak per ta hjek dyshimin per lidhjet e ti me Vojvodën kishte ba disa ndihma të vogla per kaqaket shqiptar që luftonin me armë në dorë Vojvodën dhe xhandaret e ti, ndersa nga ana tjetër shpesh vet i dergonte Vojvodës dhurata e pëshqeshe të majme dhe Vojvoda e respektonte këtë pasi ky paturpsishtë e ndihmonte ate me shumçka në realizimin e qellimeve gjakatare kundër shqiptarve të rrethinës.
Tafa pregadit vëllaun ma të ri Xunin dhe me dhurata e shpiunllaqe arrinë ta bind Vojvodën që ta punsojë si xhandar.
Kaluen disa vite dhe Tafa sado që kishte tri gra në shtëpi, ato nuk i mjaftonin dhe si zagar nuhaste raste tjera per ti çnderue femrat e katunit, s`kishte fare turp i vardisesj secilës. Frikë nuk kishte sepse pas vetës kishte pushtetin serb në krye me Vojvodën.
Rasti i Hylë Murselit kur e gjuen me kobure Tafë Cubin duket se i trimnojë burrat e Lagjes Kroni dhe ata vendosin me e sulmue Tafë Cubin, me e vra sepse ai kishte nda Zogen nga burri i vëllaznisë së Lagjes Kroni dhe tashma me te kishte edhe nji vajzë dhe priste femijen tjeter.
Lagjëja e Kronit marrin pushkët dhe shkojnë e rrethojnë shtëpinë e Tafë Cubit, per ta vra ate dhe per ta vra edhe Zogën, mirpo Tafa bashk me Zogën arriten tu bajnë qendresë per disa orë derisa nga qyteti ju vijnë në ndihëm forcat e xhandarve në krye me vet Vojvodën dhe vëllaun e Tafë Cubit, me Xunin. Burrat e lagjes së Kronit largohen dhe nga frika e represaljeve nga xhandaret e Vojvodës këta ma vonë pajtohen me Tafë Cubin.
KRYEPLAKU I LUGUT TË MADH RAMË ALIA
Pushteti i Mbretnisë serbokroatosllovene kishte plane per zhdukjen e shqiptarve në trojet e tyne etnike. Organizimi administrativ i pushtetit per ti sundue ma lehtë shqiptarët dhe per tju ba zullume tmerruese ishte në atë mënyrë sa të ashtuqujturit kishin pushtetin apsolut, te arrestonin, të torturonin, të vrisnin e dhunonin pa asnji gjykim. Për ta realizue këtë veprim ma lehtë duhej të kishte shumë Rrethe ose Oblast sikur ju thoshin në serbishte dhe administrator dhe forca supreme e pushtetit të Obllastit ishte Vojvoda.
Mirpo pushteti i Beogradit binte shpesh në hall sepse kishte raste kur nga disa katunde n`gjitas njeni me tjetrin se kishin asnji banorë të etnisë serbe, boshnjake apo malazeze dhe meqense serbët e Serbisë kishin frikë me radh me sundue në ato fshatra, patjeter duhej të jetë Vojvoda apo Kryepari i fshatit një shqiptar.
Nji rast i tillë ndodhi edhe në fshatin Lugu i Madhë. Që ma heret në atë fshat per trimni, nder, bujari dhe atdhedashuri dalloheshin tre djemët e familjës së Kastratve të lagjes së Verrishtave. Meqense asnji serb apo serbishtfolës nuk dëshronte me u ba Vojvodë i Lugut të Madh, fshataret unanimisht e zgjedhin per Kryeplak apo sikur i thoshin serbisht Kmet të fshatit si dhe Vojvodë djalin e familjes së Kastratve, Ramë Alinë.
Rama pranon postin dhe refuzon trimnishtë oferten e Beogradit që nga atje ti sjellin xhandar e truproje per ta qeverisë fshatin dhe rrethinën me ta.
Ndëgjo këtu o posllanik i krajlit, i thue krajlit ju rrit nera, por unë smundem me e pranue oferten e ti sepse ka fshati dhe rrethina djem të hunit e konopit me të cilet unë jam i zoti me qeverisë jo vetem fshatin, por edhe mbretninë tande. Rama pati perkrahjen e bashkfshatarve të vet dhe posllaniku iku me bisht ner kambë. Te nesermen bashk me vëllaznit Tahirin dhe Smajlin shkon nëpër fshatra të rrethit dhe edhe në disa familje të Lugut të Madhë dhe gjen tridhjet djem të shendetshem dhe të zotët dhe i punëson si xhandar dhe vet vihet në krye të tyne.
Pasi bajn nji mbledhje Rama merr pesë burra me veti të armatosun deri në dhëmbë të veshur me tirqi e herrka të leshta veshje kjo tipike shqiptare dhe me plisat në krye dhe shkon në Qytetëz që ishte qender e rrethit ku sundonte si despot Vojvoda katil.
Hyn në kafenen e qendres që ishte aty dhe Ramë Alia qëllimisht derisa pinte hedh disa gota per tokë dhe i thenë. Musafirët e kafenesë i kap paniku dhe dikush shkon e i tregon Vojvodës se si nji burrë vet i gjashti po ban probleme në kafene.
Vojvoda merr armet e brezit dhe bashk me dy xhandar vjen me pa se kush asht ai shqiptarë që guxon me ba problem në kafenenë e ti, në Qytetëzën e ti!
Futet me rrembim mbrenda dhe me urdhen kerkon të ngriten ne kambë shqiptaret
” problematik” aty.
Mirpo askush nuk levizë nga vendi. Vojvoda humb durimin dhe fillon me sha serbisht me fjalor banal, por ato qaste ngritet Ramë Alia dhe me njenen dorë e kap per gryke e tjetren e mban në dorzen e revolverit dhe i thotë; … ndëgjo këndej o Vojvodë gjakatari, unë jam Ramë Alia, Kryeplak dhe Vojvodë i Lugut të Madhë dhe rrethit, kam ardh këtu me ta terhjek vërejtjen se je ka ban zullume mbi popullin tim shqiptar, dhe po të tham se duhet me ndalë zullimin se ta qet keq, por nji gja mos e harro nga ky moment dhe derisa të jesh gjallë mos gabo ti as asnji xhandar i yti me ja mësye fshatrave të anes prendimore të Qytetëzës. Po të zura te Stani i Musë Tahirit kam me ta kallë flakë krejt lagjën Gryka dhe edhe Qytetëzën dhe ty personalisht kam me të rjep me duert e mia.
Vojvoda ishte zverdhë në ftyrë dhe se leshonte asnji za. Rama e hoqi doren nga kryka e gjoksit të Vojvodës dhe tue e shty anash ju bani me kokë shoqruesve të vet dhe dolen e u larguen nga qyteti me shpejtësi.
Kjo ngjarje bani bujë në tërë Qytetëzën, peshperitjet vesh me vesh mes qytetarve e nervozonin shumë Vojvodën gjakpirës dhe ai asesi nuk pajtohej me poshtrimin publik që i bani trimi shqiptar Ramë Alia. Ke me ma pa sherrin o Ramë Alia… ke me ma pa sherrin ti dhe pastaj kam me ta ba rrafsh edhe fshatin tand Lugu i Madhë. Pothuej per çdo natë me këto fjalë që i shqiptonte vetmeveti me gjysem zani e zinte gjumi Vojvodën.
ZOJA E LAM METIT
Vitet iknin dhe jeta e shqiptarve në Dardani sa shkonte e vështirsohej. Tash veq Vojvodës Milic Krstic, si të zellshem per torturimin dhe likuidimin e burrave shqiptar, per marrjen e pronave dhe per dhunime të femnave dolen edhe Vojvodë të tjerë. Nga fshati Gurore doli Kosta Simiqi që u ba i famshem me nofken Kosta Peqanac, pastaj ishte Arsenije Qyrku, Panto Hashanin, Rale Haraqi etj, etj. sepse të tillë kishte në të gjitha fshatrat dhe trojet shqiptare.
Secili nga këta kishte nji territor ku vepronte dhe i tmerronte shqiptarët e pambrojtun. Në Qytetëz krahu ma i fortë i Vojvodës ishte bashkfshatari i ti Radoje Vulici i njohur si Ral Vulici, ky njifej per mizoritë që bante dhe per metodat barbare të cilat perdorte me torturue burrat shqiptar.
Mjerishtë xhandar të këtyre vojvodëve dhe edhe të Milic Krsticit kishte edhe shqipfolsa, vetë Vojvoda kishte truproje personale shqiptarin e quajtur Mal Kryemadhi nga fshati Gurore. Ishte ky një njeri amoral që i shkonte pas dhe i sherbente Vojvodës e shpesh edhe Panto Hashaninit per të vetmin qellim, per me çnderue femnat shqiptare. Mal Kryemadhi kishte dy gra në shtëpi, bile njenen e kishte këthye sikur i thojnë martesës me të vejen e vëllaut apo të afermit pasi i vdes burri. Edhe Mal Kryemadhi këthen gruen e axhes me tre femijë jetim pasi i vdes axha. Mirpo ky kur shef nji vajzë të fshatit Mbivada të anës lindore të Qytetëzës të cilen e shef në mbrëmjën e një dite derisa Vojvoda bashk me xhandarët e vetë mes tyre edhe Mal Kryemadhi dhe Xun Cubi kishin dal në gjah në anet e bjeshkve të Radushës dhe në këthim e siper ndalen në fshatin Mivada pasi aty te kroni i fshatit shofin se grat, nuset dhe vajzat e reja po mbushnin enët, burija e kënata me ujin per ta pasë në shtëpija gjatë natës deri neser në mengjes.
Kishin etje sepse kishin ec bukur shumë nëper mal, afrohen dhe pasi gratë i shofin sipas zakoneve ato largohen dhe nji vajzë e re e bukur si zanë me gërshetat e lëshuara pas shpine të gjata deri te laku i kambëve merr pacerrken dhe e mbush me ujë dhe ju afron burrave të panjoftun me pi ujë.
Mal Kryemadhi pasi pin ujin ja ngulë syt vajzës dhe fillon me i lëpi buzët si maqorri ner sofër qe shef andrren per far cope mishi. Vojvoda e vëren sjelljen e Mal Kryemadhit dhe i thotë; … po çka po lëpihesh o shoq? Ah po e rrast qenka kjo vajzë more Vojvodë. Po çka po të duhet ty? Ti i ke dy gra të shpija i tha Vojvoda.
Po po i kam, por ato jan plaka e kjo qenka e rrast e re dhe po ti merrka mendet e kresë.
Çka jep ti me ta marr sonte me veti e me ta dhan të martohesh me te i tha Vojvoda?
I jap dy hektar tokë tha Kryemadhi por ti po ban shaka me mu o Vojvodë.
Jo jo nuk po baj shaka, prit vetem sa të hyn vajza në oborr të shtëpisë se saj e të marr vesh se e kujt asht i tha Vojvoda.
Vajza e shkret nuk ndegjonte biseden e besa edhe po ta kishte ndëgjue nuk do ta kuptonte sepse Vojvoda dhe Mal Kryemadhi flisnin në serbishte. Me nji shpejtësi sorkadheje hodhi burinë me ujë në krah dhe me doren tjeter mori kënaten dhe u nis drejtë e në shtëpi.
Xhandaret dhe Vojvoda ishin ulë në nji lëndinë pak ma larg nga kroni dhe dikush pinte cigare e dikush fliste me xhandarin tjeter që e kishte afër.
Mal Kryemadhi me padurim priste se si do vepron Vojvoda tash pasi pan se në cilën shtëpi u fut vajza me gersheta të gjata.
Qohuni dha urdhën Vojvoda dhe tue i pri togut të xhandarve shkoj e trokiti në derën e Lam Metit dhe njikohësishtë edhe i leshojë nji za, a je asajde o Lam Meti o hej?
Lartë në oden e burrave derisa ishte tue ndez zjarrin e oxhakut Lami ndëgjon zanin dhe me të shpejt ngritet në kambë, por disi nji rrenqethje ja pershkoj shtatin.
Te falem o Zot, po kush mund të jetë tash në këtë kohë kaq vonë që ma thërret emnin. Doli shpejt shkallve dhe ra në oborr dhe ndegjojë edhe nji trokitje të rrufeshme në deren e oborrit.
O erdha, erdha tha Lami dhe hapi deren e kapxhikut dhe kur pau Vojvodën me xhandaret per rreth perpak e leshuen kambët sepse në qast i shkoj mendja se diçka e keqe, nji zezëditë e paska gjet ate dhe shtëpinë e ti sonte.
Mirë se të pruni Zoti o Vojvodë po hajde urdhno hyni mbrenda.
Jo, jo nuk kam kohë me hy, kam ardh mësit apo shkues sonte te ti o Lam Meti.
Po na qoftë me fat kjo punë o Kolonel, andaj eja hyni mbrenda se këto punë nuk fliten te dyert e oborrit.
Jo nuk kemi kohë i tha Vojvoda, ti e kishe nji vajzë të bukur me flokë të gjata e cila edhe na dha ujë pak ma parë te kroni, ate vajzë tash shko e qitja herrken në kokë dhe na sjell këtu se do ta martojmë me këtë truprojen time Mal Kryemadhin e familjës Demaj të fshatit Gurishtë që asht burr i mirë, burr që te shpija i ka edhe dy gra tjera dhe ka edhe katër fëmijë me to.
Lam Metit perpak i ra të fikt, e dinte mirë se me Vojvodën s`bahet me shtye fjalët, por megjithate mblodhi veten dhe i tha; … zotni Vojvodë ndorë tënde e të Zotit, eja mbrenda dhe do shofish se i kam edhe tri vajza tjera dhe cilen të don truproja e jote ja jap, por jo ate sepse ajo asht e fejueme dhe bile sot një javë do e percjell nuse në fshatin e Berishve të Mbivadës.
Jo, jo s`ban tjeter vajzë i thotë Koloneli. Truproja ime e dëshiron ate që ishte te kroni dhe nese per 10 minuta ti vetë nuk e qet vajzen perjashta me herrkë në kokë do hy unë me xhandar dhe do e nxjerrim nga aty, ama mbaje mend se edhe do ta kallim flakë tan katundin sonte.
Lami skishte se si mbrohet as se si kundershton ma shumë. Ju kerkojë leje per dhjetë minuta dhe shkoj e u fut mbrenda dhe e thirri të bijën.
Zojë bija e babës eja se ka baba me ta qa nji hall. Vajza vrapoj shpejt te i ati dhe bani veshet kater me ndegjue se çka do i thotë ai.
Kur ndëgjojë se çka i tha baba Zojes ju dridhen kambët dhe u perplas sa gjan gjatë per toke. Per disa qaste humbi vetdijen, nuk i dilte asnji za nga goja. Lami doli shpejt perjashta dhe i tregojë Vojvodës se vajza ka humb vetdijen nga shoku që pësojë, por Vojvoda katil pa marr lejen e Lamit bashk me truprojen u fut mbrenda e urdhnojë ate ta kapte dhe ta qonte deri jasht dhe ta ngarkonte në kali.
Truproja u perkul zgjati duert dhe posa i futi ner lakun a kambëve të Zojës dhe tjetren dorë ner qafë trupin ja pershkojë nji kënaqësi dhe filloj ti shkon nji lang i pist nga goja. Derisa ai e barte vajzen e shkret Koloneli i tha Lam Metit; ”vajzen tjeter jepja tash ati miku që e ka pas këte të fejueme. Dhe nese ai nuk pranon juve shqiptarët e keni zakon me u vra mes veti per moral dhe vrituni deri sa ju humbë fara e juve”.
Me zgërdhimje e tue pështyer nëper oborr doli edhe ai me xhandaret shpejt dhe u nisen per Qytet.
Lam Meti mbeti zemerthyem me sy të perlotun dhe shkoj e u ulë në cungun e druve ne oborr.
Aty ate e gjeten ulun grueja dhe vajzat tjera te nesermen kur u zgjuen.
PLANI DJALLËZOR I MILIC KËRRSTËS PËR TA VRA RAMË ALINË
Qyteti me fshatrat e rrethit jetonin të shtypur e të persekutuem nga pushteti i Vojvodës. Ky gjakpirës natë as ditë nuk pushonte së menduari se si ta hiqte qafe Ramë Alinë.
Nuk kishte se si e harronte poshtërimin që Rama i kishte bërë. Mirpo me veprue direkt kunder ti nuk guxonte. Megjithate edhe Ramë Alia ishte pushtetar i Krajlit dhe kishte pozitën e njejtë po sikur Vojvoda i Qytetit. Nuk ban me luftue mes veti dy Vojvodë. Mirpo Vojvoda ishte njohës i mirë i traditave dhe zakoneve shqiptare. Burrat e kohës së ti kan tregue ma vonë se ai ma rrjedhshëm e ka folë gjuhen shqipe se ate serbishte. Bile disa thojshin se ai ishte pinjoll i nji familje shqiptare e besimit ortodoks që u asimilue dhe u ban serb.
Vojvoda Milic Krstici vendosi me e hjek qafe Ramë Alinë me tradhëti, me i kurdisë nji kurthë të pist dhe vrasësit e ti duhet me qen vet shqiptarët.
Nji ditë urdhnon kuririn nji rom nga Verrishta që të shkoj në fshatin Cubaj dhe ta thërret Xun Cubin.
Xuni i hyp kalit dhe me vrap shkon në Qytet te shefi i vet. Shpejt e shpejt lidhi kalin per hunin te dyert e oborrit të Kolonelit dhe si rrufe hyni në oborr. Vojvoda ishte ulë nen hijen e manit dhe pinte kafe e raki. Mirë se erdhe o Xun Cubi. Mirë se të gjeta o Vojvodë i tha Xuni.
Ndëgjo këtu Xun, e di se ti nuk ma prish qefin mu dhe nuk ma këthen fjalën. Kam porosi nga Ibish Blaka me ta kerkue vajzen per djalë të Ibishit. Djali i Ibish Blakës asht djalë i familjes së mirë të fshatit Shelgjishte, juve jeni komshi dhe njifeni mirë mes veti. Vërtetë djali i Ibishit përnga dukja është bukur i deformuar, është shentim, kryet plot me qele, ama burr asht more Xun dhe femna duhet me pas burr dhe qebesa ajo vajza e jote me ato vithe që i kishte duhet me kan burri bukur rrotel me pas punë me te. Dhe mendojë se djali i shemtuar i Ibishit asht taman i zoti per nji femen të tillë.
Xuni e ndegjonte me kujdes dhe sado që thumbimet e Vojvodës per vajzen e ti nuk i pelqyen ai nuk e dha veten dhe bani shumë kujdes mos me hetue Vojvoda se i erdhi inati.
Po si qoftë fati edhe u baftë o Vojvodë. Nese ja ka dhan Zoti ska kush se ja nal.
Le Zotin ti Xun, per çfar Zoti flet ti. Vajzen nuk po ta kerkon Zoti por unë Gospodari yt dhe ate se due per veti, por per djalin e Ibish Blakës. Hajt mos e zgjatë ma shumë, shtrijma doren dhe bama përhajr ma jep atë vajzë per djalin e Ibish Blakës të Shelgjishtës.
Xuni si Xuni, i shtrini dorën dhe thirri zonjën e Vojvodës, oj gospogja Mileva, ma bjen edhe mu një gotë ta mbushi me raki se e fejova vajzen, e din ti se unë s`ja prishi qefin Gospodarit tim.
Mbushen dhe shprazen nga disa gota raki Koloneli dhe Xuni dhe meqense Vojvoda duhej me shkue në Shelgjishte me sjell fjalën e fejesës djalit të Ibish Blakja ai i tha Xun Cubit : ”Xun shko në Gurore dhe i thue Mal Kryemadhit shpejt le të vjen deri te unë se duhet me shkue në Shelgjishte te Ibish Blakja me ja que fjalën e fejesës. Hajt Xun dhe qofsh faqebardhë që ma marove qefin i tha Vojvoda.
Xuni iku me të shpejt dhe as vet se dinte se a duhej të gëzohej apo të merzitej per veprimin që bani sot.
Dielli ishte ngjit në kupen e qiellit dhe rrezet e ti shendrisnin gjithandej. Dy kalorsa njeni pas tjetrit kaluronin kuajt drejtë Shelgjishtës. Vojvoda perpara e Mal Kryemadhi prapa arriten te shtëpia e Ibish Blakës. I sollen lajmin se Xun Cubi ja kishte dhan vajzën per djalë dhe as nuk hyn mbrenda per ta pi nji kafe sipas zakonit.
Ibish Blakja s`dinte a të gëzohej që i paskan dhënë fjalën per nuse për djalë apo të idhnohej. Ai quditej per këtë sepse ai nuk e kishte porositë Vojvodën fare per ta kerkue dorën e vajzës së Xun Cubit. Quditej me veprimin e Vojvodës, mirpo pasi u soll para aktit të kryem e pranojë fjalen e fejesës dhe e falemnderojë Vojvodën dhe i tha se do bante mirë të kishte hy në odë me e pi nji kafe dhe nji raki kur pau se Vojvoda bashk me truprojen e vetë veq ishte largue bukur larg u qudit dhe fillojë ti lind njifar dyshimi. Mirpo dyshimin ja mundi ndjenja e gëzimit që paska pas fatin me fejue Zanen e Xun Cubit atë bukuroshe që mahnitke djemt sa here delte në livadhe me mbledh sanë e otavë. Pah, pah po çfar fati paska pas djali im tha vet me veti Ibishi dhe ju kujtue se ai i kishte kerkue nuse djalit në disa venda dhe askush skishte dasht ti jipte fjalën shkau i pamjes së ti vertet të shmetueme. Me këto mendime hyni në odë dhe i tha të vëllait lajmin që i pruni Vojvoda.
Po sikur Ibish Blakja edhe Mal Kryemadhi paksa u qudit se pse ngutej aq shumë gospodari* i ti. Nuk pati guxim ta pyeste asgja dhe vetem e percilte tue i shkue prapa si zagari të zotit.
Në këthim e sipër për Qytet, Vojvoda dredhojë rrugën dhe bashk me Mal Kryemadhin shkoj në Cubaj te Xun Cubi.
Sonte ke me na ba nji darkë o Xun se ke fejue vajzen i tha Vojvoda derisa zbriste nga kali dhe perpak se nuk u rrëzue sepse kamba i mbeti në zingji të shalës së kalit.
Zbriti tue sha në gjuhen e vetë dhe ja msyni odës së Xunit.
Atë odë e dinte mirë Vojvoda, sepse aty në at odë kishte ngrënë e pirë shumëherë bashk me xhandaret e vet dhe me Tafë Cubin dhe me Mal Kryemadhin.
Derisa ata u ulen në qergë djali i Xunit solli xhezvet me kafe dhe nga nji gotë raki dhe pyeti të jatin a kan nevojë per diçka tjetër. Jo i tha Xuni, mos shko kund se po deshtem diçka të thërras.
Derisa ata pini rakinë dhe zgërdhiheshin në odë erdhi edhe Tafë Cubi. Ahengu vazhdojë dhe gotat shprazeshin njena pas tjetres.
Në shtëpinë e grave gatuhej buka dhe piqeshin pitet plotë me kajmak.
Zana vajza e Xunit pau se diçka e veqantë paska ndodhë perderisa erdhi Vojvoda dhe perderisa edhe axha Tafë bashk me Mal Kryemadhin po pijnë raki. Nuk u durue dhe nga kurreshtja shkoj e e pyeti të amën. Nanë, oj nanë, po pse po gatuen tanë këtë bukë dhe po i pjek këto pite? A mos baba ka fejue vëllaun tim të mirë Shpendin?
Nanes ju mbushen syt me lotë dhe pasi la anash lograqen mori të bijen per krahu dhe u skajue pak per mos me e pa kush se po i flet në vesh dhe i tregojë se baba Xun per fjalën e Vojvodës të ka zezue moj nanë ty, të ka fejue per djalin e Ibish Blakës të Shelgjishtës.
Zanës ju terruen syt, diçka ju mbështoll në fyt si gjarpen dhe fillojë të ja zinte frymën. Perpak sa nuk u perplas per toke si e pashpirt. Nëna e pau gjendjen e sajë dhe e kapi per krahnori dhe ngadal pa u diktue e futi mbreda dhe e ndihmojë të shtrihet në shtratin e sajë në dhomën e vajzave. I solli ujë të freskët me pacerrken e vogël që Zanës ja kishte dhurue gjyshi i sajë kur kjo kishte qen vajzë e vogël. Me këtë pacerrkë ajo gjithmonë pinte ujë dhe thoshte se po i vjen shija ma e shishme e ujit me te se me tas apo enë tjera.
Djersë të ftofta e mbuluen Zanen dhe ajo shpertheu në nji vajë me perplot dënesje. E ëma pau se kot rrin aty se smundet ta pajtoj, andaj doli dhe e la vetem që të shfryhet mirë në vaj.
Atje nga dritarja e odës së burrave që e kshin qelë dilte tymi i duhanit si nga qyngat e kaftorrit. Nga mbrenda ndëgjoheshin të qeshunat e ngerdhucjet e Vojvodës si dhe të Tafë Cubit. Pas pak nga po ajo dritare kërsiti pushka dhe u ndëgjue zani i Tafës që e urojë të vëllain Xunin, hajde urime fejesa e vajzës o vëlla, u trashëgoftë se qebesa taman mik e pertej miku dhe dashamirë pertej dashamiri e kishim pas Kolonelin, ja se si u kujdes të na miqasojë me famijen Blaka që asht familje në za në këto anë.
Këto fjalë si me porosi shkuen deri në veshet e Zanes që e shtrime permbys në shtratin e saj qante dhe dëneste me za. Zani i saj ndëgjohej edhe në oden e burrave, por kjo nuk ju bante atyne pershtypje fare sepse dinin se zakonisht vajzat qajnë kur marrin vesh se i kan fejue.
Ata vazhduen ahengun me raki e mish dhe dikur vonë pas mesnate ashtu të dehun sa mezi rrinin në kambë i shtruen postajat e ogiqve dhe u shtrinë per të fjet. Xuni mbushi oxhakun me dru dhe pasi u sigurue se musafiret do e ken nxehtë e nuk do merdhijnë ai shkoj me ra në gjum në qilarin e ti te plaka e vet.
Kur u shtri deshti ta pyes të shoqen se pse qante Zana aq shumë, por disi pati frikë dhe heshti. Mendja i shkojë se kjo fejesë e imponueme do del keq per dikend dhe me mendime të tilla e zuni gjumi. Athue do ti ketë shkue mendja se kjo fejesë do bahet shkak i dy vrasjeve dhe një të plage si dhe i masakrave ç`njerzore mbi popullaten shqiptare të disa fshatrave në ato anë?!
EFEKTI I INTRIGËS SË VOJVODËS
Bashkëshortja e Xunit u zgjue herët dhe shkoj e lidhi qenin dhe pasi edhe i qiti pak qull në koritë shkojë shpejt dhe bani gati enët per ta këthye mëngjesin per Vojvodën dhe burrat. Kishte fjet vetem pak dhe ishte zgjue ngadal e me kujdes për mos me zgjue të tjerët dhe kishte qitë tri korita të qumshtit përplot me petulla. Kishte nxjerr mjaltën me hoje nga qypat dhe edhe pekmez dhe i kishte mbush përplot kalanicat.
Pasi bani gjithçka gati ju kujtue e bija Zana dhe shkoj ta shof se si ka ba gjumin ajo.
Ngadal e me kujdes hapi derën e dhomës së të bijës. Sado që drita e mëngjesit kishte dëpertue per dritarën e vogël të dhomës nënës së Zanës ju duk se nuk po shef mirë dhe ferkoj syt instiktivishtë. Ju ndal fryma dhe ju këputen kambët në lak kur pau shtratin e të bijes të rregulluem dhe kur pau arken e sajë të teshave dhe qejzit të hapur e të zbrazet. Ja mori mendja se diçka e kobshme paska ndodhë, per disa qaste mendja i shkojë mos e bija qoftë larg ka ba far veprimi vetëvrasës, por ndërroi këtë mendim kur pau se Zana nga arka e sajë kishte marr shumicën e rrobave dhe qejzit, kuptojë se ajo do të ket ik nga shtëpia dhe do ket shkue diku, ama ku ka mujt me shkue?! Te kush? A thue paska pas far lidhje me ndonji djalë kjo? Këto mendime ja vrsinin mendjen dhe ajo doli me duer në krye gadi tue piskat. Ashtu me vrap shkoj në dhomë te i shoqi dhe e zgjojë shpejt nga gjumi. Nga rakija që kishte pi tanë natën Xun Cubi u zgjue si i pa krye. Nuk e kuptonte se çka i thoshte e shoqja dhe nga inati thue se ajo i ka faj pse ai ende ishte i dehur dhe i vinte era raki sa herë që hapte gojën kuterbonte, ai e kapi per krahu të shoqen dhe e shau e i tha, folë çka dreqin ke, çka ka ndodhë?
Zana….Zana nuk është në dhomën e sajë, ajo paska ik diku, mjera nana per bukuroshën time, per rininë e sajë, ma moret në qafë vajzen e Zoti ju mallkoftë burri jem Ty e at Vojvodën e dreqit që po sundon edhe mbrenda në familjet tona, po ju gjen burra vajzave tona… pa perfundue mirë fjalët Xuni i ra grusht në ftyrë dhe ate e mbulojë gjaku dhe u perplas per toke.
Mbylle gojën kudër se po ndëgjon gaspodari im, ska ku shkon ajo se kam me e gjet dhe menjiherë lidhun me litar kam me ja que të shtëpija burrit të saj me të cilin e ka fejue Vojvoda.
Shpejt e shpejt veshi tirqit kapi pushkën në dorë dhe doli jasht me vrull. E shoqja e pergjakun kur pau se ai doli u ngrit ngadal, shkoj te bunari, nxori nji kofë me ujë dhe pastroj gjakun që i rridhte nga hundët. Xuni u soll si pa krye nëper oborr, shkoj në lamë te sanat, shkoj në pojatë te shtazet dhe si i çmendur u fut në odë te burrave. Kur pau Vojvodën se ishte zgjuet u gëzue se kishte pas frikë me ja prish gjumin. Mal Kryemadhi brofi në kambë si i trembun kur ndegjojë se u hap dera e odës dhe kapi pushkën. Jam unë Xuni o Mal Kryemadhi i tha ky dhe pa ju deshrue mirëmengjesin ju drejtue Vojvodës me fjalët… na ka gjetë e zezëdita o gospodari im, ajo kudra e nxana e kudrës paska ik diku natën, çka me ba tash spo di? Ku ta kerkojmë dhe si t`ja bajmë?
Vojvodës i buzëqeshi ftyra, por u mundue ta mshef këtë ndjenjë kënaqësie që i pershkojë trupin. Mezi u permbajtë e mos të pisket: ”ah Azë magjupja aferim të koftë se rrast ma paske krye porosinë”.
Derisa Vojvodës mendja i shkonte vërdallë tek të gjithë akterët që ky kishte aktivizue në veprimtarinë e ti per ta hjek qafe Ramë Alinë e Kastratve, i cili e kishte kerrcnue në kafenen e Qytetëzës dhe i cili i ishte bë pengesa më e madhe që Vojvoda ti bante masakra shqiptarët e fshatrave të Rranxës tue fillue nga Mitrovica e deri në fshatrat e rrethit të Pejës.
Mal Kryemadhi bashk me Xun Cubin rregulluen postajat e ogiqve tue i var ato në divahone dhe derisa Mal Kryemadhi rregullojë qergen ku do ulej Vojvoda, Xuni mori legenin me pocërrkë dhe fillojë ti qes Vojvodës me i la syt.
Pas kësaj Xuni mori xhezvet dhe maroi tri kafe sade dhe vetem priste se çka do i thotë Koloneli, si të veprojnë? Ku të dalin e ta kerkojnë vajzën e Xunit që paska ik me mendjen me e refuzue fejesën e sajë që e kishte ba i ati me Vojvodën si shkues.
Hërrpama e Mal Kryemadhit derisa pinte kafën e bani nervoz Xunin dhe ky për një qast sikur harrojë se është nikoqiri i ti nuk u durue dhe i tha: ”mos hërrpat si qeni kur han qull edhe ti Kryemadh se mi qite trutë prej koke”. Mal Kryemadhi sado që ishte i madh dhe i fuqishem ai se kishte fare problem nese dikush e ofendon, e gëlltiti edhe këtë ofendim të Xunit tani. Vojvoda drejtojë shikimin mbi te dyt dhe ata sikur u friksuen nga ky shikim i gospaodarit të tyne dhe filluen me u zgërdhi tue qitë jasht e tue tregue dhambet e zverdhun e të palarë dhe nga zgërdhimja filluen me qeshë me za.
Zgërdhimjen e tyre e nderpreu zëri i Vojvodës. Xun, mos u ban merak se do e marr vesh unë ku ka shkue ajo vajza e jote që ty ta paska marr fytyren e mu ma paska këthye fjalën mbrapsht. Mos harro se sipas Kanunit tuej ti nga ky moment ke ra në teleshe me Ibish Blakën. Ose duhesh me ja gjet nji nuse tjeter për djalë, kuptohet nese ai pranon ose ai ta vret nji mashkull të shtëpisë. Andaj ti ban kujdes këto ditë derisa une hulumtojë se ku ka mujt me shkue ajo. Po e gjetem ku ka shkue gjithçka është më lehtë sepse pastaj Ibish Blaka do kerkon hakun e marteses nga ai që e ka marr bijen tande. Mal Kryemadhi shpirt keq ndegjonte me vemendje dhe per nji qast i shkoj mendja se sa i zoti asht ky Vojvodë, sa mirë i din adetet tona dhe edhe zakonet kanunore.
Pasi pin kafet Xuni shkoj dhe solli buken që e kishte pregaditë e shoqja heret në mengjes. U ulen të tret në sofer dhe filluen me ngran petullat e shishme të cilat Vojvoda i ngjynte në mjaltë ndersa Xuni e Mal Kryemadhi ne pekmez. Posa ngrënën mengjesin dolen nga oda dhe Xuni ju dëshirojë rrugë të mbarë dhe kur ata dolen në sokak Xuni shkoj e u shtri në odë në trapazan dhe aty e zuni gjumi dhe si mos ta zinte kur nuk kishte fjet si duhet pothuej tërë naten.
Ndërsa Vojvoda bashk me Mal Kryemadhin, kishin arritë në Qytetëz dhe pasi u pershendeten dhe u ndan mes veti te dyert e oborrit Vojvoda u fut mbrenda dhe pau se në oborr nen hijen e manit, ulë në nji shkamb e priste Azë magjupja.
Këtheu koken mbrapa dhe pasi u sigurue se Mal Kryemadhi ishte largue e nuk ishte te dyert i tha Azës me nji za të hareshem, qebesa oj Azë ma ke krye nji punë sa as të gjithë xhandaret e mi bashk nuk do kishin mujt ta kryenin. Andaj qe po ti jap 5 lira të kuqe i ke meritue dhe tash qou e shko prej këtu, ama kujdes mos ta merr vesh kush këtë punë se po doli fjala dikun dije se të coptojë tan copa pa asnji mëshirë. Jo ore gospodar po ku flas unë, mos ke dert ti, dhe sa here ke far nevoje më thuej e unë baj punë per ty pa pritesë. Jam magjupe unë dhe ja kam zanat jo vetem fallit e me i ra defit, por edhe me mstinue vajzat e shqiptarve.
Hajt,hajt tash ik e the qafen i tha Vojvoda dhe ajo e trembun iku shpejt nga oborri.
AZË MAGJUPJA FALLGJESHA
Gjërsa, Vojvoda, Mal Kryemadhi, Xuni dhe Tafë Cubi pinin raki e zgërdhiheshin tue ngrënë meze në odën e burrave, atje në shtëpinë e granimit grueja e Xunit ishte e zanë me pregaditjen e mezeve dhe darkës, në oborr të Xun Cubit ishte fut me strajcën në krah Azë Fallgjesha apo Azë Magjupja si i thoshte shpesh ajo vetë vetës. Kur pau gruen e Xunit tu pjek bukët ajo u ulë në oborr aty nen hijen e molës gjyle dhe me sy pervidhte a mos po e shef kund ate per të cilen kishte ardh aty.
Grueja e Xunit i thirri të bijes me za, oj Zanë, oj Zanë ori, hajde të past nana e jepi diçka Azës se ka ardh me lyp. Merr nji gashter djathit nga tinari që dje e sollem nga bjeshka dhe jepja se asht sevap oj nanë. Zana doli jasht me pritesë dhe syt e sajë ishin të ajun dhe faqet e skuqura e të perlyta nga lotë rreke që kishte derdhë posa kishte marr vesh se e kishin fejue.
Ja dha gashtren e djathit Azës dhe kur deshti të ik mbrenda Aza i tha: ”nal oj qikë nal se kam diçka me të tregue”. Zana stepi në vend nga ato fjalë dhe pasi u sigurue se nuk i ndegjon e ama Aza i tha Zanës, të ka ba të fala Ramë Alia nga fshati Lugu i Madh dhe thotë se nese don me i shpetue fejesës me at rjepacakun shemtim të Blakajve, eja te unë se të marr per grue dhe ska çka m`ban as Vojvoda as krejt lagjëja e Blakajve.
Zanës sikur ju duk se nji dritë shpetimi i erdhi në atë terrin e mendimeve të pa shpresë që ishte futë ajo prej se ju kumtue se e kan fejue per at shentim të Ibish Blakut. Asaj i kishte rastisë ta shef dy herë djalin e Ibish Blakut dhe vërtetë ate e kishte falë Zoti taman shentim. Tash i ra ndermend rasti një vit më parë kur paska pas ardh ky shentimi bashk me të vëllain me ble sanë te baba Xun dhe Zana ju paska sjell nga nji gotë sherbet atje në lamen e sanave. Ju kujtue se mezi e kishte pas mbajt veten mos me qesh kur u këthye në shtëpi dhe i tha të ames, oj nanë, oj nanë, kishte ardh nji njeri i lishavt dhe i rjepavtë në ftyrë sa më erdhi mundim kur e pash se si pershendetej me babën. E ama qeshi dhe i tha: « a e din ti si e quejn ate»? Jo nanë ku ta di unë i tha Zana. Ai emërin e ka Vesel por e quejn Shentim dhe Zanës i plasi nji e qeshur e madhe, tash bash kjo Zana që ishte frigue kur e kishte pa, tash duhet të jetë nusja e ti, ta ndaj shtratin me te sepse atë fat ja paska caktue gospodari i babës Vojvoda i Qytetëzës.
Mirpo Zana nuk ndejti shumë me mendimet se si ishte tremb kur e kishte pa per herë të parë shentimin e Blakajve, ajo ma s`kishte çka mendon per te, por duhet të mendojë per vetveten, si të shpetojë e mos të bahet nusja e ati ibreti. Fjalët që ja tha Azë magjupja filluen ti shtjellohen nëper kokë. Ramë Alia më paska qu fjalë, po ai është i martuar dhe edhe aty duhet të bahem nuse me ortake, ta ndaj burrin me nji tjetër, mornica të ftofta ja pershkuen trupin dhe mendja i shkojë te grueja e Ramës, ju dhimbs ajo per disa caste, por perseri i shkoj mendja te ai ibreti që e kishte fejue baba Xun per hatrin e Vojvodës katil dhe tu pas kujdes mos ta ndëgjojë kush foli vetmevete dhe tha, më fal oj nusja e Ramë Alisë, por fati e paska dasht që unë e ti ta ndajm të njejtin burr dhe qebesa ma mirë me e nda Ramë Alinë me një tjetër femër se ai asht burr, i zoti, trim i pashem dhe i vetmi njeri shqiptar nga i cili frigohet e tmerrohet Vojvoda katil, se sa me nda shtratin unë me atë shemtimin e Blakajve, me atë ibret mashkull. Zana u fut mbrenda dhe shkoj në dhomen e vetë e u mbyll mbrenda ndersa Azë magjupja pasi i tha ditën e mirë nanes së Zanes doli nga oborri me shpresen se kishte mbarue punën dhe se Vojvoda do ja jipte shperblimin që i kishte premtue.
ARRATISJA E ZANËS
Dikur kah mesi i natës derisa në oden e burrave ndegjohej zëri i tyre dhe tek tuk edhe ndonji krisëm revolveri sepse ata pinin raki dhe hanin meze të mirë, Zana mori nji shami në të cilen mbështolli disa rroba të saj dhe disa ojme e gjana tjera të mbarueme si pjesë e pajës kur do bëhet nuse, dhe due bë kujdes mos ta hetoj e mos ta shef kush doli nga dhoma e saj , shkoj në drejtim të shtallës së loëve dhe kur u sigurue se se ka pa njeri ajo me kujdesin ma të madh hapi derën e kapxhikut dhe doli në sokak. Posa doli nga oborri filloj të vrapon dhe aspak si shkoj mendja se asht mesi i natës dhe se ajo vajzë e re dhe e bukur si shtojzovalle ecte me vrap sokakut perplot baltë të lagjes së Cubajve dhe shkonte në drejtim të lagjes Verrishta të fshatit Prroni i Madh ku ishin kulla dhe pronat e Tahir Ali Kastratit. Rruga nuk ishte e gjatë, por terri i natës ja pamundësonte asaj të ecte pa u perbaltë në at sokak ku vende vende kishte edhe gropa të mbushura me ujë e baltë të thella deri mbi gju. Disa here kamba i shkliste në ato gropa, por ngritej me të shpejt sa edhe vet quditej se si ja lëshjoj Zoti tan at forcë dhe at guxim me dal filikat vetem në terrin e zi të natës per me kerkue shpëtimin te një njeri që i kishte dergue fjalë se do jet shpetimtari i sajë dhe fjalën ja kishte dergue permes Azë magjupës. Ecte e vraponte, rëxohej e ngritej por asesi nuk ndalej. Nuk trembej as nga të lehurat e qenve të kushrinjve të saj që kjo ju kalonte perskaj dyrve të oborreve, vetem bante kujdes mos ta humb nga dora shaminë me ato rroba sepse aty ishte e tëra paja e sajë. Ëndrra se nesër do vishej si nuse dhe do bëhet nusja e trimit me nam, nusja e Ramë Alisë së Kastratve asaj i jipte forcen dhe guximin. Rruga ju duk e gjatë sa nji shekull, por megjithate ajo ja doli dhe u gjetë para dyrve të oborrit të kullës së Kastratve. Nga oxhaku i kullës dilte nji tym i zi që ngritej e perzihej me ret e qiellit. Gjithkah qetësi varri, dhe tek tash Zanës i doli ajo far kllapie që e kishte kaplue nga frika qe kur kishte bë hapin e parë drejtë kësaj kulle. Njerzit ishin në gjum, ajo ishte e vetme te dyert e oborrit dhe si të futej mbrenda? Të thërras si të thërras, zanit të femnes kush do i pergjigjet? Ta pres agimin te ato dyër të oborrit nuk bënë. Tash filloj të kishte frikë. Ashtu tue mendue se si t`ja bën instiktivisht ju afrue dyrve dhe aty ku bashkoheshin dy krahet e tyne kishte nji plasaritje nga e cila ajo verejti nji dritë në katin e parë të kullës. I shkoj mendja se ajo mund të jet shtepia e granimit dhe se dikush qenka ende zgjuet. Pa nji pa dy mori nji gur dhe me te ngadal por thekshem kerciti në dyert e oborrit. Nji e lehun qeni dhe nji kersëllimë zingjiresh u ndegjue. Kërrcëllima ishte e frikshme sa asaj ju duk se qeni këputi zingjirin dhe tash do i hudhet asaj në fyt. Perpak bertiti nga frika, por zani ju ndal në grykë kur ndegjoj nji za grueje nga mbrenda oborrit. Plaq sharov, ik shko te vendi. Zana ashtu e perlloqur dhe duke ju dridh tan trupi u mbeshtet per dere. Po kush asht që troket në derë pyeti grueja nga mbrenda? Jam nji vajzë që ka mbet jasht dhe a keni mundësi te më pranoni mbrendë ju lutem i tha Zana? Po moj bi si jo pergjegji grueja dhe hapi derën e vogël të kapxhikut, ndersa qeni sharov persëri u vërsul me vrap, por nikoqirja i bertiti dhe ai iku te vendi i vet, te koliba ku kishte plot koriten me qull.
Nikoqirja kapi Zanen per krahu dhe i ndihmojë të futen mbrenda. Per fat zjarri në oxhak ishte perplot me dru dhe Zana që kishte merdhi rrugës ashtu e lagun dhe e perbaltun u afrue pran oxhakut per tu ngroh dhe per ti tha rrobat që kishte vesh. Pshtjellci i saj i kuq me lula të zeza të qendisura nga dora e saj ishte ba pis nga balta. Qorapet e leshta i ishin ngjit mirë per tulin e kambëve nga se ishin qull në ujin dhe boren dhe ishin ngri akull. Nikoqirja shkoj shpejt dhe mori nji gotë qumsht dhe ja solli, pije oj bi se qenke lodh e qenke merdhi. Unë po ta ziej edhe nji caj bjeshke tash se të ban mirë qe mos të ftohesh. Po çka e mirë të qiti natën rrugëve oj bija ime i tha nikoqirja?
Prej nga je e e kujt je oj bi?
Zana e merdhierë mezi nxori nji zë dhe i tha, jam bija e Xun Cubit, jam nga lagjëja Cubaj e Gurishtës, qellimisht kam ik nga shtëpia dhe kam ardhë te ju me porosinë e Ramë Alisë. Mu më ka fejue baba per me i ba qefin Vojvodës shka të Qytetëzës dhe me kan fejue për një ibret mashkull njifar shentimi të Blakajve te Shelgjishtës. E vras veten e ate se marr kurr, por per fat duket se per fejesen time paska pas ndëgjue Ramë Alia dhe ai permes Azë magjupës dje pasdite më kishte qu fjalë që te vi këtu e të bahem nusja e ti. Dhe ja unë shfrytzova rastin tash derisa baba, axha Tafë , Vojvoda dhe ai qeni Mal Kryemadhi i Gurishtës pinin raki dhe shpraznin rafalle revolesh per ta festue fejesen time, ata zgervalleshin në ode e nana mirrej me pregaditjen e mezeve unë ika dhe erdha te ju. Tash jam në dorën tuej dhe të Zotit dhe bani çka të doni me mua, por nga kjo shtëpi mundeni të me nxirrni vetem të vdekur se per së gjalli nuk dalë kurr.
Nikoqirës ju zverdh fytyra, mendja ne qast i shkoj te kunata e saj nusja e bukur e Ramës, dhe pas pak ju dridh trupi se nuhati se diçka këtu është kurdisë dhe se kjo kurdisje mundet me qenë e kobshme per familje e tyre. Nikoqirja ishte kunata e madhe e Ramës, ishte grueja e Tahir Alisë së Kastratve. Mirpo si grue e mirë e sojnike ajo se humbi veten dhe mori Zanen per dore e qoj ngadal te dhoma e vajzave të shtëpisë aty largoj nji qaqaf nga dritarja që sherbente në vend të perdes dhe nga jasht u fut nji fill drite e hanes. Ja këtu hiqi teshat oj bi, dhe ja këto këtu jan të vajzave tona merr diçka e vish dhe pastaj flasim per qellimin që të paska pru Zoti ne deren tonë.
Zana me shpejtësi ndrroj rrobat dhe ngadal pa i zgjue vajzat që flejshin të shtrime ne nji qergë me shavar mbi te cilin ishte nji mbulojë e madhe e cila sherbente në vend të qarqafit bashk me nikoqiren dolen nga ajo dhomë. U këthyen perseri në dhomen e zjarrit dhe aty nikoqirja i tha Zanes të shtrihet e të flen në nji si trapazan që e kishte mbarue i shoqi Tahiri pikrishtë per tu shtri granimi kur lodhen nga punët e shumta të amvisnisë. Pasi pau se Zana mbylli syt e mori nji mbulojë dhe ja hudhi permi dhe vet shkoj me ba pak gjum në qilarin e saj dhe u shtri pran të shoqit.
VENDIMI I KOBSHËM I RAMË ALISË
Te lehurat e qenit dhe futja e nji rrezeje drite nëpër dritaret e vogël si franxhi ne oden e fjetjes së të Zotit të shtëpisë Tahirit që ja prishen gjumin dhe ai kur vërejti se e shoqja paska qenë rat pran i shkojë buza në gaz se si nuk e paska pas hetue as kur asht shtri pran ti as kur asht zgjue. Veshi tirqit dhe këmishen e pelhures së tires, mbathi qorapet e leshta dhe edhe opingat e lëkures dhe pasi lidhi mirë dredhat e opingave tue u kollit zbriti shkallve teposht dhe shkoj drejtë e në dhomen e granimit ku e priti e shoqja me nji mirëmengjesi të ambël dhe menjihere futi xhezven ne zjarrin e oxhakut per tja ba të shoqit nji kafe. Tahiri mori nji shkamb dhe u ulë pran oxhakut dhe nxori kutin e bakfonit ku kishte duhanin verdh si qelibar Tarabosh të Shkodrës dhe fillojë ta dredhë nji cigare derisa e shoqja t`ja zinë kafen. Tek masi piu nja dy gëllenjka kafe pau se aty në dhomen e granimit nuk asht vetem e shoqja, por aty qenka edhe nji vajzë e panjohur per Tahirin sepse se kishte pa kurr më parë.
Po kjo këtu kush asht oj fisnike ju drejtue të shoqës!? Asht bija e Xun Cubit o njeri. Efa Ramë i paska qu fjalë me ardh se ai po dojka të martohet me te. Mirpo nuk asht vetem këtu problemi, problem asht se këtë fatzezë e paska fejue dje i ati i sajë me porosinë e Vojvodës së Qytetëzës per djalin e Ibish Blakës së Shelgjishtës. Tash se si vendos efa Ramë dhe ti asht puna e juve burrave dhe unë skam çka perzihem këtu sepse grue jam unë e s`ja qelloj me folë ndonji fjalë.
Tahiri lëshoj filxhanin e kafës anash në sandraqën e oxhakut dhe ju drejtue të panjofturës. Po si e ke emnin oj bi?
Zanë e kam emërin i tha ajo.
Po kush të tha ty se Rama, vëllau im don të martohet me ty?!
A ke ti far lidhje më Ramën më herët dhe nese po kur ka fillue ajo lidhje?
Porosinë se Rama ka shpreh vullnetin me u martue me mue më tha dje pasdite njifar Azë magjupja, ndersa unë Ramën s`e kam takue dhe as se kam pa kurr ne jetë, unë per te vetem kam ndëgjue, kam ndegjue se ai asht trim, i zoti dhe i bukur, kam ndëgjue se Rama ja ka ndalue Vojvodës katilit të Qytetëzës ( të cilit baba im i sherben si xhandar e axha im si shpiun ) me dal pertej Stanit të Musë Tahirit me xhandar me ba zullume. Mirpo une kisha vendos me ba vetvrasje e mos me u ba nuse e djalit të Ibish Blakut dhe kur Azë magjupja ma solli lajmin se ka shprehë dëshirë që të martohet me mu kam ikë mbramë natën nga shtëpia dhe erdha e u futa në shtëpinë e juve. Tash jam në dorën tuejen e të Zotit.
Tahiri u kollit dhe la kafen pa e pi e ngadal u ngrit dhe doli nga oda e granimit. Ngjiti shkallet dhe shkoj e trokitit në deren e qilarit të të vëllait Ramës. Kur ndëgjoj të trokiturën Rama foli nga mbrenda, kush asht?
Jam unë Tahiri, qohu e vishu dhe eja në odë të burrave se kam diçka me folë me ty. Shkoj edhe te dera e vëllait tjeter Smajlit dhe e zgjoi edhe ate nga gjumi dhe i kerkojë të vjen në odën e burrave.
Posa hyni Tahiri në oden e burrave i vëllai ma i vogli Mustafa u zgjue dhe Tahiri i tha të vishet shpejt dhe të shkon te thërret kusherinin e parë Tal Kastratin dhe ti thotë se e kerkon Tahiri me ardh sa ma shpejt në oden tonë.
Të gjithë burrat e familjes nji nga nji u futen në odë. Secili zuni vendin e vët në të dyja anët e çergës dhe prisnin ti informojë i Zoti i shtëpisë se çka paska ndodhë. Askush se qelte gojën, disa ndezen cigaret dhe të tjeret u mbështeten per jastaket e mbushur me kashtë që ishin të shumtë rreth e rreth murit të odës.
Nuk vonoj dhe në oborr u ndëgjuen zëra të burrave, erdhi Tal Kastrati bashk me djem dhe kusherinjë të tjerë. Ngjiten shkallet ngadal dhe u futen në odë.
Tahiri i pershendeti me nji mirëmengjesi dhe pasi kembyen pershendetjet e zakonshme dhe pasi u sqaruen per mirqenjen e tyne familjare, Tahiri e mori fjalën dhe tha: ”vëllazën dhe kusherinjë. Kam diçka me ju njoftue dhe du ta baj nji dert me juve. Mbrëmë pas mesnate në shtëpinë tonë paska ardh vajza e Xun Cubit të lagjes Cubaj të Gurishtës dhe grueja ime e paska pranue mbrendë. Ajo më tha se vëllau im Rama i paska qu fjalë përmes nji lypseje magjupe se e pranon per nuse. Tash ti Ramë të lutem a po na tregon se çka asht kjo punë?!
Mori frymë thellë dhe vazhdojë, ti vëllau i jem je i martuem ke nusen dhe pse don me marr nji tjetër, bile me telashe e me fjalë, sepse kjo vajzë e cila ka ardh në shtëpinë tonë me ftesën tande para tri ditëve është fejue, per te është pi kafja dhe shkues ka qen Koloneli i Qytetëzës. Ate e kan fejue per nji djalë të familjes Plaku të Shelgjishtës. Ja ku janë këta burra dhe le ta thotë edhe baci Tal si më i vjetri i fisit tonë, por unë e di se me marr vajzen e fejueme bjen në fesat me familjen e ati që e ka fejue e edhe me familjen e vajzës. Mu ma merr mendja bre vëlla se nuk ke pas nevoje me i nxjerr vetit e edhe neve si familje tanë këtë punë të prapsht. Ti edhe je i pari i fshatit, je njeri me autoritet dhe të respekton tan fshati dhe rrethina e pse more vëlla i ke hy kësaj punë kaq të ligë”?!
Derisa Tahiri fliste, Rama mbet gojëhapur dhe aq shumë ishte befasue sa mezi u permbajt pa i ndërhye të vëllait e mos me lejue të flas ma shumë. Respekti i madh që kishte per te i dhan forcen dhe durimin dhe tash kur Tahiri pushojë së foluri Rama u gëzue që mund të mirrte fjalën dhe tha: ”o bacë pasha at Zot që ma ka dhan shpirtin unë si kam que fjalë asnji vajze me ardh në shtëpinë tonë, unë se njof fare vajzen e Xun Cubit ati xhandarit të keq të Vojvodë katilit të Qytetëzës, kjo punë asht ba pa dijeninë time dhe më falni se po shkoj e po i thamë kunates time ashtu si e ka pranue mbramë mbrenda dhe i ka ndihmue tash le ta qes jasht shtëpisë se unë skam nevojë per nuse”.
Brofi në këmbë dhe kur deshti me dalë, e ndalojë zëri i plakut të fisit, zëri i Tal Kastratit.
O Ramë kusherini, pasha axhen burri nuk këthen mbrapsht femrën që i vjen vet mbrenda , dhe pasha axhen nese ti sje i zoti , sado që i kam ba shtatdhjet vjet , ende jam i zoti me i zdesh tirqit dhe po e nali vet masi na paska hy në shtëpi, por ajo nuk asht ardh per asnjanin nga neve, ajo asht ardh per ty dhe hajt mos u ban axhami se nuk të ban dam aspak grueja e dytë pasha axhen.
Burrat tjer filluen me folë diçka dhe Ramës e edhe të vëllait Tahirit fjalet e Talit ju erdhen rënd, ju duk se i shpunë trupin tejpertej si shigjeta helmuese. Rama u këthye prej të gjithve dhe tue lëshue nji ofshamë tha: ”mirë më paska kurdis dikush kurthën dhe ti axha Tal më paç në qafë në këtë dhe boten tjeter, po e nali at vajzë dhe po martohem me te, por e baj këtë per ta shpetue ate e jo per veten time”.
Në odë mbretnojë nji heshtej disa minuta dhe pastaj perseri Tali filloj me folë me zgërdhimje, dihet se nuk ka than kot Nastradini, byr qyrk, mu spo më futet asnji mbrenda e marova me at plaken teme që asht ba si shkopi krroq. Ti që je djalë i ri, i bukur, trim dhe edhe njeri i pushtetit po të vijnë si hutit ne gushë.
A do na bash far darke o i zoti i shtëpisë ju drejtua Tali, Tahirit?
Jo Tal, jo, nuk ka vend per darkë as per aheng. Ndore të Zotit, se mu kjo punë spo më pelqen fare. E mbramja me fat o Zot tha Tahirii dhe nxori kutinë e duhanit dhe mbështjelli cigaren shpejt e shpejt dhe aq ishte i hutuem sa haroj që sipas zakonit të ua zgjatë kutinë me duhan të tjerëve nga ata që i kishte afër.
Tali ishte i vetmi që dukej i disponuem. Më i vogli Mustafa u ngrit dhe shkoj perjashta dhe pas pak u fut mbrenda me sofrën të cilen e shtrojë sepse asnjëri nga ata nuk kishte ngran mengjes.
Mengjesin e ngrenën, por në heshtjen ma të madhe. Rama nuk shtini gja në gojë, ndersa Tahiri piu vetëm nji gotë qumshtë.
LAJMI
Sapo kishte kalue mesi i natës dhe heshtjen e natës e trazonin lehjet tek tuk të qenve. Hana e plotë ndriqonte tokën të mbuluar me borë. Qielli ishte mbulue me re të bardha dhe atje nga majat e thepishme të shkambijve të Bjeshkve të Thata frynte nji erë e ftoftë sa depertonte tejpertej herrkave dhe tirqive të Mal Kryemadhit.
Kokën e kishte mbështjellë me shallin e bardhë, dhe mollzat e faqeve i kishn dal dyq dhe i ishin merdhezë sa dukej se do pelcasin gjak. Mjekrra i ishte ngri dhe kishte krijue stalaktit akujsh të imt, vetullat i ishim ba si hark nga akulli që kishte ngri në to. Ashtu në tan at furtunë Mal Kryemadhi ecte dhe nuk ndalej.
Pas asaj rruge që ju duk e gjatë nji shekull ma në fund arriti te dera e Ibish Blakut.
Kishte detyrë nga Vojvoda tua sjellë lajmin Blakajve se nusja e fejuar për djalin e Ibishit ka ikë dhe ate e ka marr për grue Ramë Alia i Kastratve të Lugut të Madhë.
Kur arriu pran dyerve të oborrit të Blakajve, Mal Kryemadhi lëshoj një zë duke thirrur o Ibish Blaku ore dhe nga mbrenda u ndegjue Ibishi i cili paska qenë duke kashagitë atin në ahër.
O hajde mire se të pruni Zoti u përgjigj Ibishi dhe doli me i hap derën musafirit që e thërriste te dera.
Kur pau në derë Mal Kryemadhin, Ibishi shtangu në vend.
Po c`ë mirë të solli nëpër këtë kijamet o Mal i tha Ibishi dhe e ftojë të futët mbrenda.
U ngjitën shkallve të kullës në katin e dytë ku ishte oda e musafirve dhe për fat zjarri në oxhak ishte i ndezur dhe Mal Kryemadhi ju afrue oxhakut pasi ishte ngrirë dhe dridhej i tëri.
Erdha o Ibish sepse Vojvoda më urdhërojë të vi. Kam një lajm të keq me ta kumtue.
Hajde hajr qoftë o Mal, pa ma thuej se më bane kurreshtar qebesa.
Dje rreth mesnate vajza e Xun Cubit që Vojvoda ishte shkues për ta fejue për djalin tënd Veselin paska pas ik dhe shkue e hy në shtëpinë e Tahir Alisë së Kastratve dhe ishte martue me Ramë Alinë.
Pasojë heshtje dhe Ibishi pasi u mendua gjatë tha: i forti të rraf dhe nuk të len me qa. Mu paska cenua morali sa s`ka sepse ma kijamet se me ta marr tjetri gruen nuk ka, por skam cka baj, le ta mban Ramë Alia i Kastratve sepse unë nuk mundem me luftue me Kastratët e aq ma tepër që Rama është njeri i pushtetit, asht Kryeplak.
Jo Ibish mos thuej ashtu i ndërhyri Mal Kryemadhi. Vojvoda i Qytetëzës të qon të fala dhe thotë: ” del vraje Ramë Alinë dhe sa për telashet me pushtet mos ke fare dert sepse atë punë e rregullojë vetë dhe ty s`të hyn therrë në këmbë”.
Ama duhet ta vrasësh sa ma parë sepse nuk thuhet kot se hekuri farkohet sa është i skuqur. Nese nuk e vretë Ramë Alinë, Vojvodës do i mbetet hatri shumë, dhe qebesa nuk do të lëshon pa telashe pastaj jo vetëm ty , por krejt fshatin tuej Shelgjishtën.
E tash unë duhet të iku sepse duhet me shkue ta lajmrojë Vojvodën, por ti mos harro se duhet ta vritësh Ramën.
Pasi iku Mal Kryemadhi, Ibish Blaku mbylli dyert e oborrit, hyri mbrenda dhe u ngjitë shkallve në katin e dytë dhe hynin ë odë.
U ulë në postaki përballë oxhakut dhe mori mashën dhe shprushiti zjarrin që përpak ishte shukë. Ndezi një cigare dhe u zhyt në mendime.
Përjashta era përplasej për parmakët e dritareve të kullës dhe të ftohtit gjente se gjente ndonjë plasaritje në dritare për tu futë mbrenda duke lëshuar nji zujitje.
Nga mendimet që ishte humbas e ndërpreu i vëllai i cili u futë në odë duke u dridhë nga acari.
-A fjete o baca Ibish i tha i vëllai?
-Po po mire bacë e ti a fjete?
-Po, po fjeta mire, sapo isha në ahër dhe shikova bagëtinë dhe u ngjita lartë pasi pash se ti ishe në odë. A ke pi kafe?
-Jo besa nuk kam pi dhe ban mirë të na ziejsh nga një kafe sepse po i zien të mira ti.
Asllani mori xhezvet dhe i futi në oxhak. Kur u zien kafet ai i shprazi ato në filxhana dhe një ja ofrojë të vëllait Ibishit e tjetren fillojë ta pinte vetë me shije pasi kafja e nxehtë i erdh mire pas merdhirjës që ishte pësue derisa i kishte vizitue bagtinë në ahur.
Ibishi pinte kafen në heshtje dhe thithte tymin e cigarës me afsh sa nga afshi mbyllte sytë.
Nuk dëshironte të fliste as me të villain për lajmin që para disa orve ja solli truproja e Vojvodës, Mal Kryemadhi. Mirpo duhej ti tregonte se s`bën.
Ndëgjo këndej o Asllan i tha Ibishi dhe Asllani bani veshtë katër nga trembja e zërit të të vëllait dhe plot kurreshtje i tha, folë baca Ibish!
-Sot ende pa zdritë mengjesi erdh truproja e Vojvodës, Mal Kryemadhi dhe më njoftojë se vajza që ja fejoj vetë Vojvoda djalit tim Veselit paska ik dhe qenka martue me Ramë Alinë e fshatit Lugu I Madhë.
-Na kish ndodhë zezdita o vëlla.
-Na duhet me qitë pushkë se na ka prek në nderë Ramë Alia!
-Pra qebesa edhepse Vojvoda kishte garantue se nga pushteti nuk do kemi asnjë problem nese e vrasim Ramën, por unë kam një ndjenjë dhe jam i sigurt se po e vramë Ramën nuk ka me na dalë mirë sepse Kastratët janë shtëpi e fortë. Pastaj është problem sepse Rama është njeri i pushtetit edhe ai është Kryeplak, ka gjithmonë përcjellës mas veti dhe mban edhe armë. Po ju afrue cilido mashkull i joni ai do e vretë.
Duhet me bë dicka, duhet me shkue me folë më nipin tone Qazimin në Molliq dhe edhe me Hasan Sherrin e Prekajve. Nëse ata pranojnë ta vrasin e neve ta marrim përsipër vrasjen.
VRASJA ME MERCENAR DHE DHUNA E XHANDARVE TË VOJVODËS
Nga gryka e Rugovës frynte një puhizë flladitëse e erës dhe kjo mjaftueshëm shuente vapën përcëlluese të gushtit në qytetin e Pejës. Qarshija e Pejës përkundër vapes ishte përplot me njerëz. Ata shkonin e vinin nëpër Qarshi secili me qellim që të blej dicka apo të kryej ndonjë punë tjetër. Nëpër Qarshi ecte një burr i veshur bukur me petka të reja, ecte me kokën lartë me shikimin kah Gryka e Rugovës. Përkrah ti ecte nji burr plak i veshur me tirq dhe herrkën e zbërthyer krahve.
Papritmas dy burra me nga një bisht kazme në dorë ecnin hap pas hapi pas burrit me veshje të bukur dhe plakut përkrah ti. Papritmas shpejtuan hapin dhe nga pas që të dy njiherish e goditën burrin me veshje të bukur me bishtat e kazës në kokë. Burri u përplas sa gjan gjatë për toke. Kur u rrëxue nga brezi i doli revolver dhe u rrokullis neper kaldremin e Qarshisë. Plaku që e shoqronte kapi revolverin dhe fillojë të ik me vrap Qarshisë përpjetë.
U krijua tollovi e madhe dhe nga turma e tyre doli një burr me plis në kokë dhe i deformuar në fytyrë. I zverdhur dhe duke u dridhur ia kapi bishtin e kazmës nga dora njëni prej burrave vrasësa dhe bertiti: “e vrava sepse ma ka marr gruan, luftova për nderë”.
Pa mbarua mire fjalët xhandar të armatosur e kapën, ja lidhen duart dhe e moren me veti duke u nisë me hapa të shpejtë drejtë stacionit të xhandarmërisë.
Të dy vrasësit poashtu me hapa të shpejt filluan të ikun nga vendi i ngjarjës.
Gjithcka u zhvillua si në film, dhe normal se nuk mund të ishte ndryshe sepse skenari i krejtë kësaj ishte skicuar dhe shkruar me përpikëri nga Vojvoda.
Lajmi për vrasjen në Qarshi të Pejës mori dheun. Fshati Lugu i Madhë u tmerrue dhe disa burra të fshatit menjëherë filluan të flasin se nga sot fillon tmerri për popullatën shqiptare të këtyre anëve.
Kufomën e sollen të ngarkuar në një qerre kuajsh. Familja Kastrati vendosi ta varrosin Ramën sa më shpejt dhe për shkaqe sigurie thane se nuk do hapet dera për ngushëllime sipas traditës që ishte.
Në mbramje pasi e varrosen Ramën, një za thirri te duert e imamit të xhamisë në fshatin Lugu I Madhë. Imami doli dhe pasi foli për një qast me musafirin e natës, hyri mbrenda për të dale me shpejtësi përseri jasht dhe të dy bashk u nisen drejtë xhamisë dhe bashk u futen mbrenda. Në rrugë që shkonte pran xhamisë për në Qytetëz ishte një qerre e kuajve e ngarkuar me dhjet thas të medhenjë grykat e të cilve ishin të lidhura me konop dhe edhe dy burra që ishin mbështetur për qerren.
Në të njejten kohë fshati Lugu i Madh u vërshue me xhandarët e Vojvodës të cilët shkonin nga shtëpia në shtëpi dhe nxirrnin jasht burrat më në zë të fshatit. Ju kërkonin armë dhe pasi ata nuk kishin armë xhandartë xhindoseshin dhe i rrifnin para syve të familjës deri sa alivanoseshin. Mblodhën 78 burra dhe i lidhën me litar në sheshin e fshatit për ti urdhërua pastaj të ecin deri te xhamija ashtu të lidhur dhe të dermuar nga torturat.
I futen në oborrin e xhamisë dhe filluan ti ftojnë secilin individualisht me emër. I thojshin të kërkojmë për të fundit here që ta tregosh ku e ke mshef pushkën dhe ta dorzosh.
Ku ti merrnin pushkët ata të shkretë?! Pasonin përseri rrafjet me kondak të pushkve. Britma e ofshama ndegjoheshin larg në atë natë të kobshme. Dhe kur trajtuan me metodat e tyre torturuese secilin burr të lidhur e ftonin që të futet mbrenda në xhami dhe aty nga hyrja në minaret nxirrnin pushkën nga thesi dhe i thonin: “a e shef se ku e ke mshef pushkën ti” dhe me atë pushkë i sillnin si me hu gardhi dhe pëlciste gjaku në të gjitha anët.
Një nga një të 78 burrat më të mire të fshatit u rrafen dhe u torturuan mizorishtë dhe pastaj ashtu të lidhur në kolonë për dy i nisen për në Qytetëz dhe i ngujuan në Mullinin e Lushicve ku i futen në ujin e ftohët të lugjeve të gurve të mullirit duke i lënë aty deri në mengjes diten e nesërme. Nga këto tortura shumica e fshatarve shqiptar u sëmurën dhe vdicen disa muaj më vonë e disa të tjerë i barten pasojat dhe jetuan me sëmuarje derisa vdicen.
Dhe pasi shfryen mëllefin duke torturua burrat e fshatit, xhandarmarija e serbe e Qytetëzës e paguar mire nga Krajli i Beogradit u futë neper familjet shqiptare gjoja për të kerkua armë dhe aty ku gjenin ndonjë femër të bukur i përdhunonin. Nga fshati Lugu i Madhë kaluan tutje në fshatrat tjera duke shkua nga fshati në fshat deri te fshatrat e regjionit të Pejës dhe mbrenda disa javësh nga xhandarët mizor serb u përdhunuan mbi 100 vajza, e nuse të reja shqiptare.
Pasi u shfryen marrëzishtë edhe me përdhunime ata arrestua djemt dhe burrat më të mire të nëntë fshatrave dhe pasi i lidhën me litar i dërguan në shpatijet e fshatit Katun i Ri ku i detyruan ta hapin një grope të madhe si varrezë e përbashkët buzë së cilës i pushkatuan 104 djem të rinjë dhe burrat shqiptar më të mirë të atyre anëve dhe i hudhën në atë gropë.
Pasi i hudhën në gropën e madhe thirrën disa rom që i kishin marr gjatë ekspeditës vrastare në fshatrat e rrethinës dhe i urdhruan që ti mbulojnë trupat e vrarë të fshatarve shqiptar.
Kështu Vojvoda gjakpirës i Qytetëzës përmes intrigave dhe futjës së hasmërive të shqiptarve mes veti ai arriti edhe ti shtjen shqiptarët që ta vrasin Ramë Alinë dhe tani pas vrasjës së Ramës, Vojvodën s`kishte kush që e ndalon që ta terrorizon fshatarsinë e varfër shqiptare të fshatrave për rreth Qytetëzës dhe më gjër.
Në kullën e Kastratve në fshatin Lugu i Madhë kishte ra një zymtësi dhe as drita e Diellit gjatë ditës thue se nuk e ndriqonte. I Zoti i shtëpisë Tahiri vendosi që ta merr gjakun për vëllain Ramën. Thirri edhe vëllëzërit Smajlin dhe Mustafën dhe ju tha se duhet marr hak sa më shpejt se s`bënë. Smajli pasi ndëgjojë cfar i tha Tahiri ju drejtua me lutje dhe me një zë të përvajshëm. Baca Tahir, u gëzova për këtë vendim që e paske marr, por të lutem prej Toke deri në Qiell ma lë mua ta kryej këtë punë. Kurr nuk ta kam këthye fjalën, por këtë here do ta këthej nese e kundershton kërkesën time. Tahiri heshti ndërsa Mustafa që ndëgjojë tër kohën në heshtje ju tha se nga shtëpia e granimit njoftojnë se darka është gati dhe doli jasht që ta merr legenin dhe ibrikun me ujë që tu qetë vëllëzërve me la duert. Pas pak në odë u shtrue sofra dhe të tre vëllëzërit dhe djemt e familjës u ulën rreth sofrës për të ngrënë.
HAKMARRJA E KASTRATVE
Në fshatin Shelgjishtë në kullën e Ibish Plakut gjatë tër natës u ndëgjue kënga. Kulla ishte përplotë me burra dhe ata ishin mbledhë në darken përcjellëse të vëllaut të Shentim Plakut që do shkonte për ta krye sherbimin ushtarak të detyrueshëm në Ushtrinë e shtetit. Kënga dhe ciftelia pushojë diku pas mesnate kur terri i zi kishte mbulue Tokën.
Nga ana veriprendimore e kullës nji siluetë burri si hije afrohej hap pas hapi dhe padiktueshëm pran kullës. Ngadal hapi derën e vogël të rrethojës së oborrit nga ku familja dilte në bahqen e mollave dhe aty ishte edhe hambari. Burri që u futë mbrenda plot kujdes, më kujdes hapi edhe derën e hambarit dhe heshtazi pa zhurmë u fut mbrenda. Aty u struk pas thasve me fasule dhe priti të zbardhë dita.
Me të dale drita e pare e diellit dolën në oborr burrat e shtëpisë dhe happen dyert e oborrit të rrethuar me mur guri të lartë. Në oborr erdhen edhe burrat kusherinj dhe fisi i afër bashk me fqinjët. Nga ahuri nxorën kuajt dhe i ngjitën në qerre me të cilën duhej shkue deri në Budisalc nga ku ushtari i ardhëshem do vazhdojë rrugën me tren. Kur gjithcka u bë gati në oborr dolën edhe grarija dhe fëmijët dhe të gjithë me radhë e përqafuan Ademin që pas pak do nisej në udhtim të largët. Në qerre hypi kushërini Isufi dhe mori digjinat e kuajve në dorë. Në trine të qerrës hypen Neziri dhe Ademi si dhe disa djem të rinjë të kusherillakut dhe Isufi ju bërtiti kuajve, di gjogë dhe lehtas ju ra të dyve me kamxhik. Qerrja u nis dhe ende pa dal në sokakun e fshatit tri here radhazi krisi nje mauzerre. Adem Plaku u rrokullisë nga qerrja dhe ra në tokë ndersa Nezir Rexhepi kërceu duke lëshue një ofshamë dhe ra nga qerrja i mbuluar me gjak në anën e majtë të kofshes. Një burr me mauzerre në dorë gati për të shti përseri doli nga prapa hamarit dhe me hapa të shpejt u largue nga oborri.
Nga mesi i ditës u hap fjala se Smajl Alia nga Lugu i Madh sot mori gjakun e të vëllait Ramë Alisë, ai vrau të vëllain e Vesel Blakut dhe plagosi kusherinin Nezirin.
Vojvoda Milic Kërrsta u tmerrua dhe dha urdhën që të pregaditën një togë xhandar dhe të shkojnë shpejt e ta arrestojnë Smajl Alinë
Togu i xhandarve i armatosur deri në dhemb shkoj dhe rrethojë kullën e Kastratve. Udhëheqës i togut ishte Majori Radoje Vulic. Posa thirrën te dyert e oborrit doli Tahiri dhe pa pritë ta pyeste Majori, Tahiri i tha, vrasjen në Shelgjishte e ka krye vëllau im Smajli por ai tashma asht diku afër kufinit për të dale në Shqipëri. Nese nuk beson udhëro hyn mbreda dhe hallakatne shtëpinë, po e gjetët pushkatojeni këtu para meje në oborr.
Për qudi Majori u sollë butësishtë, ai me tone të buta të zërit i tha Tahirit, jo ore burr, nuk do hu mbrenda me ti tmerrue familjen, po të besojë se Smajli nuk është në shtëpi, por unë erdha me të njoftue se po erdhi Smajli ai do bante mire të vjen vetë e të lajmërohet në stacionin e xhandarve në Qytetëz. Po u dorzue vetë unë dhe Vojvoda do bëjmë cmos që ai ta merr një denim sa më të butë. Mirpo nese ai nuk vjen dhe nese neve rastësishtë e zajm diku ai do denohet randë dhe ka mundësi që edhe e denojmë me pushkatim.
Mirë o Major i tha Tahiri dhe vazhdojë, a ke edhe ndonjë porosi tjetër nga Vojvoda që unë të ja përcjell Smajlit po që se ai erdhi në shtëpi? Nese nuk ke të urojë rrugë të mbarë dhe shko andej nga erdhe. Vëllau im nuk vrau për mendje të madhe, por mori gjakun e vëllaut. Mi qo fjalë Ibish Blakut se po nuk u pajtue që neve morem hak atëhere neve jemi të gatshem ta vazhdojmë luftën me ta derisa shfaroset njera nga familjet tona.
Majori qeshi me një cinizëm dhe i lëshojë një shiqim gjakatar Tahirit, por nuk e humbi toruan dhe i tha, mire u pafshim përseri o Tahir Alia, do ta përcjell amanitin tend jo vetem te Ibish Blaku, por edhe Vojvodës do i tregojë.
ARRATISJA DHE KAPJA ME TRADHËTI E SMAJL ASANOVIQIT
Derisa nëpër fshatrat e rrethinës së Qytetëzës u përhap lajmi se Vojvodën Milic Kërrsta e vrau dikush dhe se kufoma e ti kishte mbetë në ujin e lumit, Smajl Asanovic me pushkën e Vojvodës në krah shkon te Kastratë e Verrishtës të fshatit Lugu i Madhë dhe e lute të Zotin e shtëpisë Tahir Alinë që ti tregon se ku mshifet i vëllai Smajl Alia që të bashkohet me te dhe të ikun në Shqipëri.
Pra kur Smajl Alia vretë Adem Blakun dhe plagos Nezir Rexhepin, ik dhe del në mal si Kacak. Tash pasi u vra Vojvoda, Smajl Asanovici donte të bashkohej me Smajl Alinë dhe bashk të dalin në Shqipëri. Mirpo Tahir Alia nuk i beson Smajl Asanovicit që ai ta këtë vra Vojvodën, andaj I thotë ik, ik hiqmu dere se ti deri dje i ke sherbye Vojvodës dhe për shumcka ishe më i keq se ai. Ik shpejt hiqmu nga dera dhe ma kurr mos ti shof sytë. Smajl Asanovicit si mbetet tjetër pos të largohet. Vëllau i vogël i Tahir Alisë, Mustafa ashtu kot shkon deri në paralelen e xhandarmërisë në fshat dhe tregon se vetë Smajl Asanovici ju ka ardhë te dera dhe ka kerkue ndihëm pasi ai thotë se e ka vra Vojvodën Milic Kërrstën, por baca Tahir nuk e la mbrenda. Kjo budallaki e panevojshme e Mustafës shkaktojë mobilizimin dhe ndjekjen për ta kap Smajl Asanovicin. Forca të medha xhandarësh dhe vullnetar serb e malazez të armatosur deri në dhembë filluan bastisjet, arrestimet dhe torturimet e tmerrshme të fshatarsisë shqiptare të fshatrave Shkozishtë, Gurishtë, Lugu i Madh, dhe edhe fshatrave tjera të rrethinës. U ban edhe përforcime të kufinjve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për ta sigurue kapjen e Smajl Asanovicit nese ai tenton ta kalojë kufirin.
Smajl Asanovici i perbuzur prej Tahir Alisë nga shkaku se nuk i ka besue, ikë dhe shkon te familja e Mahmut Imerit që i kishte miq shtëpie. Aty gjen strehim disa ditë në kasollën e vrështës që e kishin Mahmut Imerajt, por pasi shef se xhandarmarija po terrorizon , po dhunon e po sakatos njerzit neper fshatra për ta zan Smajlin , Mahmut Imerit nuk i mbetët tjetër pos ti thotë të largohet dhe të del në bjeshkë dhe atje të strehohet diku nëpër stanet e zbrazta apo neper shpella të shkëmbinjve. Kaluen disa javë dhe Smajl Asanovici jetonte i mshehur ndersa popullata shqiptare e rrethinës bastisej, turturohej e dhunohej.
Kështu dita ditës dhe vjen edhe fundi i krejt kësaj situate tmerruese. Kishin kalue disa ditë që Smajli s`kishte shti bukë në gojë. Uria e kishte lodhë sa s`ka dhe më nuk ishte në gjendje as të ecë nëpër mal dhe të kerkon fruta të pemëve të egra.
Ishte ulë në një cep të shkëmbit në vendin e quajtur Shkalla e Rrasës Kërrshit dhe jo shumë larg ndëgjohej një zile bagtishë. Ishte aq i lodhur sa nuk e mbanin këmbët që të ec nga aty për dy arsye, e para që mos ka ndonjë bari me dhi dhe e shef dhe e dyta pikrishtë me e pa dikush dhe ai me i kerkue pak bukë. Ashtu i dermuar duke u mbajtur për degë të lisave ecte ngadal dhe posa hyri në mesin e pyellit pau një djalosh që mbante në dorë një këmesë apo si i thojnë në disa treva tona kosare me të cilën ju prente degë dushku dhive. Mezi lëshojë një zë dhe djaloshi e pau dhe u frigua pasi Hajdari mbante në dorë pushkën dhe në brez revolverin. Shqetsimin dhe frikën e djaloshit e vërejti Hajdari dhe I foli që ta qetsojë.
Mos ke frikë djalosh, po më thuej i kujt je?
Jam i Ramë Cekërrlaqit ja dredhi djaloshi!
E po shumë mirë, neve qenkemi fqinjë!
A mundësh me shkue në shtëpi dhe me ma sjellë pak bukë? Ka një javë që mbaj shpirtin me fryta mali.
Po nese ti kujdesësh për dhitë e mia, unë shkojë që tani i tha djaloshi.
Po si jo i tha Smajli dhe ngadal ju afrue dhe ja shtriu dorën e u përshendet me te.
Djaloshi i tha se e quajn Ali.
E bajsh me shendet emërin i tha Smajli.
Aliu menjëherë u nis shpatit të rrëpishëm të bjeshkes në drejtim të fshatit.
Ma shumë duke vrapua se sa duke ecë për më pak se një orë arriti në shtëpi. Naltë në shpatijet e Bjeshkës Smajl Asanovici kujdesej për dhitë.
Kur u fut Aliu në oborr, i ati Rama e pau me habi dhe i bërtiti.
Ku i le dhitë o djalë? Cka u bë që erdhe në shtëpi?
Erdha o babë sespe atje në shpatije derisa unë ruaja dhitë erdh një burr i armatosur dhe ishte lodhë nga urija sa mezi ecte, ka një javë që nuk kam shti bukë në gojë me tha dhe më luti të vi e të marr pak bukë me ja sjell atje lartë në bjeshkë.
Kur e ndëgjojë të birin se cfar i tregojë, Ramë Cekerrlaqi e kapi për krahu dhe duke e shterngue në cepin e krahrorit i tha me zë kërrcnues; ndëgjo këtu, po i tregove kujt se ke takue atë njeri te vras me dorën time! Ik tash shko mbrenda se bukën ja dërgojë unë ati atje.
Hyri mbrendë dhe i tha të shoqes ta ndan një gjysëm buke, dhe bashk me një gashtër djath dhe ndonjë vezë të zier të ja mbështjell në një starajcë. Grueja as që e pyeti pse dhe ku do e qonë ata bukë. Ajo veprojë ashtu si i tha i shoqi.
Rama pasi mori strajcën me bukë, shkoj në ahër dhe i vuri samarin kalit, mori edhe një sopatë, i tha të shoqës të ja jep havalën e vetë me një shami të grave për kokë dhe doli nga oborri.
Posa doli ai nuk u nis për bjeshkë, por mori drejtimin kah Qytetëza. Shkoj në xhandarmëri dhe aty e njoftojë Majorin Radoje Vulic për cka i kishte tregue i biri.
Majori u gëzua, i tha se me siguri ai i panjohur atje në bjeshkë pa dyshim është Smajl Asanovici. Thirri një Rreshter xhandar dhe i tha ta mobilizon togun, të armatosën mirë dhe menjëherë do ngjitën bjeshkës përpjetë me zanë një kacak mali.
Ramës ja dha një revolver si dhuratë dhe e urdhërojë që të shkon, të ja qon bukën, por mos ta len me kuptue se prapa asht xhandarmëria ime. Duhet me e zanë të gjallë, dhe duhet me e torturua që të na tregojë se kush e ka strehua dhe kush i ka dhënë bukë këto ditë që ai sillej si kacak nëpër bjeshkë.
Rama u nisë dhe shkojë e u takue me Smajl Asanovicin. Ja dha strajcën me bukë, e priti derisa ai ngrëni dhe i tha, qellimishtë nuk e lash djalin me ardhë këtu. Ai është i ri dhe si dihet mundet me folë kund. Ti je në rrezik dhe unë për më të ndihmue mora kalin me samar dhe kam me veti edhe një havale, duhet ta veshish, pra do vishesh si grue dhe do hypësh në kali e unë do e ngreh kalin për kërpeshi. Kam miq në fshatrat e Masbjeshkës dhe do te ndihmojë të shkojsh atje e ata pastaj të qesin në Shqipëri. Smajli pranojë planin që kishte bë Rama, u vesh si grua dhe u nisën. Mirpo problem ishte pushka. Ate skishin si e mshefin andaj Rama i tha, ma jep pushkën dhe po e mshefi në njië kaqubë dhe rrugës kur këthehem e marr sepse po na pau kush me pushkë do lajmëron në xhandarmëri dhe e pat puna e jonë.
Smajli ja dha pushkën dhe priti hypur në kal i veshur si grue derisa Rama e mshefi pushkën.
Vazhduan rrugën, Rama në njerën dorë mbante sopatën e me dorën tjetër mbante kërrpeshin e kalit. Kur dolën në vendin e quajtur Shkalla, Smajlit sikur i tha një za, kujdes se kjo krejt është tradhëti. Provojë me kërcye nga kali në tokë dhe me nxjerr revolverin, por nuk mujti ta nxjerr sepse uqkuri i havalës ju lidhë nyje, dhe edhe ju ngatrrue këmba në praqen e samarit dhe u rrëxua duke mbetë kacavarur me këmbët njerën në tokë e tjetren në praqe të samarit. Rama pa një pa dy i doli pas shpine dhe i ra me sopatë mes shpatullave të krahërorit. Smajli u plandos për tokë. Rama ja zgjidhi këmben nga praqja e samarit
dhe e la ashtu të plagosur. Vrapoj deri te kaquba ku kishte mëshef pushkën dhe e mori e qiti në ajr te tri herë. Ishte ky sinjal për Majorin se Rama e ka zënë kaqakun.
Për pak minuta arriten xhandarët e Majorit, dhe kur panë se si Rama i kishte qa krahërorin me sopatë e shau Ramën dhe edhe e kërrcnojë. Po pse e ke bë kështu? Si ta detyrojmë të flet ky tash dhe të mesojmë se kush i ka dhën bukë për gjithë këto ditë të arratisë së ti.
E kapën dhe e shtrinë në një qilim dhe u nisen shpatit teposhtë.
Posa e sollën në sheshin në mest ë fshatit Smajl Asanovici dha shpirt.»
KOHA E SHQIPËRISË DHE VRASJA E RAMË QEKËRRLAQIT
« Forcat okupuese italiane-gjermane treguan mirëkuptim për përpjekjet e shqiptarëve për ta ribashkuar Kosovën me Shqipërine. Në bazë të dekreteve të tetorit 1941 dhe të shkurtit 1942, u vendos që të gjithë banorët e Kosovës së pushtuar nga Italia, të bëhen shtetas shqipëtar. Në këtë vazhdë u ndihmua përhapja e arsimit në gjuhën shqipe dhe u hapën rreth 173 shkolla fillore në Kosovë dhe në Maqedoninë Prendimore» ***( citat i Noel Malcolm ).
Pra kohën e viteve 1941 dhe 1942 shqipëtarët në Kosovë dhe Maqedoninë Prendimore e kan quejt «Koha e Shqipërisë». U punësuan xhandar shqiptar për ruajtje të rendit dhe qetësisë publike gjithandej Kosovës. Edhe në Qytetëz kishte shumë të tillë. Fatkeqësishtë pothuaj të gjithë ata pas përfundimit të Luftës së Dytë Botrore u ndoqën, u burgosen dhe u likuiduen nga pushteti komunist i ish RSFJ apo Jugosllavisë së Titos.
Që nga koha kur vrau pabesishtë Smajl Asanovicin, tradhëtari Ramë Qekërrlaqii ngrit kokën dhe sillej si kapadai dhe askush nuk guxonte ti bënte gjë. Ai gëzonte mbrojtjën e pushtetit. Mirpo gjërat ndryshuan tash në Kohën e Shqipnisë. Në Qytetëz kishte xhandar Atdhetar që dalloheshin për vizion, për trimni dhe atdhedashuri. Andej nga fshatrat e Mivadës si burr trim Atdhetar dallohej Ahmet Nuhi,pastaj Ramë Alia , Col Bajraktari etj, etj.
Në Qytetëz fjalën kryesore e kishte trimi Rexhep Haliti, ai ishte xhandar i Zogut të Parë Mbretit të Shqipërisë.
Në Qytetëz dita e enjte ishte ditë tregu. Në qendër të Qytetëzës ishte një shtëpi kati i parë i së cilës ishte shitore në të cilën punonte një qytetar i ardhur nga Peja dhe të gjithë e quanin Rizë Dugojgjia. Fshatarët e rrethinës aty vinin e blinin artikuj të nevojshëm për jetësë si shtofna e pëlhura të ndryshme, pastaj vajguri për llampat ndriquese, artikuj ushqimor; kripë, vaj, sheqer dhe ndonjë gjë tjetër.
Ramë Qekërrlaqi tash nuk dilte ashtu si përpara sepse ate e urrejshin të githë shqiptarët dhe edhe kishte frikë pasi tash më pushtetin nuk e kishin serbët , por shqiptarët.
Në Shkozishtë burrat flitshin se si do mbetët pa u marr gjaku i Smajl Asanovicit. Sa herë kalonte nëper rrugicat e fshatit Nimon Beka patjetër dikush gjuante ndonji fjalë, ndonjë rromuzë. Nimon Beka ishte njeriu më i afër i Smajl Asanovicit dhe nuk ndihej mirë nga fjalët e bashkfshatarve të vetë. Nuk fliste, por në thellësi të shpirtit ndjente një dhëmbje.
Ishte ditë e enjte. Mesi i ditës dhe nga rrugica që kalonte përmes lagjës Gryka të Qytetëzës vjen me qejzën e vetë Ramë Qekërrlaqi. Zilët e vogla për rreth qafzës së kalit cingrronin dhe ndëgjoheshin larg si cicërrima kanarinash. Në shitorën e Rizë Dugojgjisë ndodhëshin xhandari Rexhep Haliti dhe Nimon Beka. Kur shef se si vinte me qejzë duke i grah kalit Ramë Qekërrlaqi, Nimoni lëshon një ofshamë, ah pas medet që nuk kam pushkë, se qebesa e Zotit nuk më kishe kalue para hundve ti kurr më. Ofshamën e ti e ndëgjojë Rexhep Haliti dhe ja hodhi pushkën Nimonit duke i thënë; ja pafsh hajrin pushkës o burr. Nimoni e mori dhe i doli para qejzës së Ramës dhe menjëherë e gjuajti me mauzerr. Plumbi e goditi Ramën në krahror dhe ai ra nga qejza në tokë, por u ngrit shpejt dhe derisa Nimoni pregaditej ta shtjen fishekun në grykë dhe ta qëllon për të dytën herë, Rama ja ngjet për fyti dhe e rrëxon. Edhepse i plagosur rëndë arrin ta mund Nimonin të cilit në kacafytje e sipër i shpëton edhe pushka nga dora. Ato qaste vrapon kushërini i Nimonit që quhej Hasan dhe kap pushkën dhe e qellon Ramën me një plumb në kokë dhe Rama vdes.
Kështu si për qudi, ajo pushkë që vite më pare kishte vra Vojvodën gjakpirës të Qytetëzës po ajo pushkë, por me një dorë tjetër tash vrau edhe vrasësin e ati që ja ngarkojë veti vrasjen e Vojvodës.
PUSHKATIMI I NJË FAMILJE TË TËRË NJËMBDHJETË ANTARSHE
Janar i vitit 1945, acar i madh dhe tymi e flaka e luftës qendrestare kundër pushtuesit sllavokomunist ishte ndezë më të madhe në Drenicë dhe në anët e Anamoravës. Tribuni nacionalist shqiptar Shaban Polluzha me bashkveprimtarët e tjerë trima Atdhetar si Mehmet Gradica, Ukshin Kovacica, Ahmet Selaci, Aziz Zhilivoda, Bajraktari i Llaushës etj, etj, kishin kap pushkët dhe luftonin fyt për fyti me partizanocetnikët e Jugosllavisë Komuniste për ta mbrojtë popullin e Drenicës. Edhe në Anamoravë forcat nacionaliste të prira nga Mulla Idriz Gjilani luftonin me forcat partizano cetnike po për të njetin qellim. Per Liri dhe bashkim Kombëtar.
Komandant i forcave partizano cetnike ishte boshnjaku Zufer Music. Lufta e pabaraartë zgjati gjysëm viti dhe i ashtuquajturi Revolucioni Nacionalist Shqiptar në Kosovë u shue me gjak duke lan të vrarë mbi 60 mijë shqiptar si dhe duke i vra komplet liderët e prijsit popullor në krye me Shaban Polluzhen, Mehmet Gradicën, Idriz Gjilanin etj, etj. Gjatë tërheqjes nga Kosova me Brigadën partizano cetnike kur arrinë në Mitrovicë dergon telegram Komandës Supreme Partizane dhe raporton se Brigada e ti ka krye misionin me sukses dhe se po këthehet në bazë. Përgjigjëja i vjen se nuk e ka mbarue krejt emisionin. Në afërsi të Qytetëzës është njeriu që në vitin1938 ka vra Kolonelin e Mbretnisë Serbe. Vetem kur e vrisni ate e keni mbarue detyrën si duhet. Komandanti Zufer Music ndan një Tog partizanocetnik nga Brigada dhe i urdhëron të këthehen mbrapa dhe të shkojnë e ta vrasin Rexhep Halitin.
Në terrin e mbrëmjës së fillimgushtit 1945 një tog partizan i armatosur deri në dhemb nga Gjurakovci u fut në fshatin Muzhevinë. Heshtazi ju afrua Kullës së Rexhep Halitit dhe pa paralajmrim me forcë hapën deren e oborrit që ishte i thurur me gardh avli dhe u futen në oborr. Krisma që shkaktojë dera kur partizanët e thyen u ndëgjue mbrenda në kullë dhe i zoti i shtëpisë nga dyshekllaku i kullës thirri; kush asht ore?! Izagji van i predajse ( dil jasht dhe dorzohu ) ishte zëri i Togerit partizano-cetnik. Prit pak se dola ishte përgjegjëja nga mbrenda dhe pas pak kërset mauzerri i Rexhep Halitit, një partizane bie përtokë pa frymë. Fillon luftë e tmerrshme, por e pabarabartë. Rexhepit pas pak i sosen fishekët dhe partizanët futen mbrenda në kullë, i urdhërojnë të dalin jash të gjithë antarët e familjës, i rendisin në oborr dhe i lidhin me litar dorë per dore. Ashtu të lidhur i mbështesin për murin e kullës dhe i pushkatojnë të 11 antarët e familjës së Rexhep Halitit. Por jo edhe Rexhepin sepse ai kishte pas arrijtë me kërcye nga kati i dytë i kullës dhe ik dhe mëshifet në arat e misrit të fshatit. Për fat edhe Ibishi djali i vogël 6-7 vjec i Rexhepit kur fillon lufta kishte pas qenë te fqinjët e vetë duke luajt dhe ata e mshefin e nuk e lejojnë me shkue në shtëpi.
Kjo ngjarje tmerrojë Qytetëzen dhe fshatrat për rreth. Një masakër e tillë në gra e fëmijë deri atëherë nuk kishte ndodhur në ato anë.
Togu i partizano-cetnikve këthehet në Zvecan, i bashkohet Brigadës së Zufer Musicit dhe shtypi i kohës në Beograd shkruen se ma në fund ju mor gjaku Vojvodës së Qytetëzës.
Rexhep Haliti vite më von martohet përseri dhe i lindin djem e vajza, por edhe Ibishi djali që shpëtojë pushkatimit martohet dhe sot nga familja Bardhecaj pasardhësa të Nacionalistit Shqiptar nga Muzhevina e Podgurit jan bë një lagje e tërë.
Dhe tani derisa e shkrova këtë ngjarje po më kujtohet se cfar paska pas thënë një shqiptar nga jugu i Shqipërisë për shqiptarët e Kosovës: « ata nuk lejojnë kurr të zhduket fara e shqiptarit në trojet e veta, anmiku i vret krejt familjen, dhe ata martohen përseri dhe lindin nga një bark me fëmijë që ti dalin Zot trojeve shqiptare»!
Fund.
Ps!
Në portalin Drini nuk lejohet asnjë koment rreth përmbajtjes së këtij romani, qoftë pozitiv apo negativ. Megjithatë, kushdo që ka njohuri të tjera për temën e shtjelluar në këtë rrëfim romanesk, mundet të shkruaj variantin e vet qysh mendon se e din.