ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
___
…SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR NGA TURPI LËKURA
E BUALIT APO E KROKODILIT…
Këto ditë gjatë debatit në studio në emisionin “Debat Plus”, analisti banal Lirim Mehmetaj ka bërë një deklaratë provokuese, që ka ngjallur shumë reagime.
Lirim Mehmetaj: “Albin Kurti është hajnë!”
* * * *
– Dëgjova përfundimin e fjalës së tij?
Ku hedh valle Lirimi, Dardani e Panduri, analfabetët, analistët profesional e funksional. Ku egoja komandon kurorëzimin me gjuhën e analfabetizmit…
Bojkoti ndaj emisionit televiziv në “Debat Plus” është minimalja dhe për këtë analistë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve serbë!”.
Të themë të drejtën e përcolla me vëmendje në TV-ë, përshkak të pozës së tij agresive, që fillon me ritmin e egërsuar të të folurit, i cili shumë herë është në kundërshtim të plotë me përmbajtjen mjaft të tejdukshme, për të vazhduar me zërin e çjerrë si të Batonit STANISHIQIT posaçërisht dhe mimikën, që i shërben si maskë engjëllore për fytyrën e djallit.
Qenka vështirë të jetosh në kohën, kur fjalët e Lirimit e dreqit e të biritë humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë-paçavra nga maskarenjtë me lekur të trash, që kurrë s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit.
Këtu, natyrisht nuk kamë ndërmend t’i shkoqisë as përafërsishtë konturat e këtyre analistëve, por vetëm t’i ceki disa dallime që do të na ndihmojnë ta kuptojmë si u rritën, si u edukuan, si u shkolluan dhe si sillen brenda shoqërisë shqiptare.
Psikologët gabojnë, kur mendojnë, se vartësia e qëndrimit ndaj sjelljeve dhe problemeve të tyre nga gjendja shpirtërore ose temperametri, që ndeshën te disa analistë si Lirimi, Dardani, Panduri, zemra e të cilëve nuk qëndron në anën e kazuës së lirisë. Kur të tillë fëmijë rriten, ata përpiqën që me anën e sjelljes analoge largohen nga domosdoshmëria për të plotësuar kërkesat e shoqërisë ose i shkaktojnë dëm të mirës së përgjithshme, duke përçarë e ofenduar.
Lexuesit duhet të përqendrohen tek sjelljetë e çuditshëme dhe i pakuptimtë i tyre. Nën të gjitha këto shfaqje në “Debat Plus”, fshihet dëshira për pushtet dhe narcisizmi. Vetëm ajo që ata fshihen me zotësi dhe format e tyre janë nga më të ndryshmet, nuk na jep mundësinë të zbulojmë shkakun e vërtetë të shfaqjes së tyre dhe qëllimit që ata i shërbëjnë.
Nuk është aspak e rrallë që të tre shokët në “Debat Plus” të sëmurën, në vazhdim, nga një neurozë mbrojtjeje – vëllezërit Panduri me obsesione, Dardani me opsesione dhe tjetri histeri. Kjo jepë përshtypjen e një sëmundje nervore brenda “Debat Plusit”. Kjo pseudo – trashigimi mund të zgjidhet në një mënyrë befasuese. Një nga këto rastet që të tre “vëllezërit” ishin të gjithë të sëmurë. Nga sjelljet e tyre që mund t’i ndiqnim gjatë debateve, kuptova se këta të tre vuajnë nga brejtja e etikës, moralit dhe e ndërgjegjes sepse ky kishte qene shkaku i sëmundjes së tyre. Këta tre ishin joshur nga shoku i tyre, kishin qenë viktimë e “Baton/ Stanishiqi”.
Ne e dimë rrugëdaljen e tij nga vështirsi të tilla. Kur Lirimi, Dardani dhe Panduri jetojnë bashkë në “Debat Plus”, edhe pse kjo është, jo hëpërhë, vetëm në një ideal mashtrimi e të paktën të japin modelin e tyre kulturor e familjar, me anën e të cilit mund të masim shkallën e kulturës së tyre dhe të individëve të frikësuar që i rrerthojnë ata.
Shumica e analistëve krenohen se zotërojnë në kulm aftësinë për ta njohur natyrën politike dhe do të fyheshin nëse dikush do ti vinte në dyshim kompetencatë në në këtë fushë analitike, duke propozuar që njohurit e tyre të mos verifikohen në këtë fushë. Në bazën e kësaj analize të shkurtur rreth kuptimit të fjalës së liri në TV-ë, na duket me vend të bëjmë një përmbledhje të fjalimit në “Debat Plus” ku ne kemi parë armiqësinë e Lirimit ndaj Kryeministrit të ngërthyer në atë që unë e quaj super UNI i rrezikshëm. Kjo është arsyeja se përse prirjet mazokiste dhe sadiste shkrihen gjithnjë me njëra tjetrën.
Nëse analizojmë fuksionin e psikikes së Lirimit nga kjo pikpamje atëherë do ta kuptojmë se jemi duke e analizuar evulucionin e aftësisë së trashëguar nga Baton Haxhiu, organin e sulmit dhe të ofendimit, me ndihmën e të cilit organizmi i gjallë Pandurian ngjallë shpirtërat tyre të lig. Veprimtaria psikike e tyre është një kompleks mekanizmash agresivë dhe shpifës, ku qëllimi përfundimtarë i të cilëve është të krijojnë vazhdimin e pasigurisë në popull!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lirim Mehmetaj, si gazetar qe eshte, po e luan rolin e tij ne menyre te shkelqyeshme. Qitja ne dritë e skandaleve te qeveritareve nga ana e tij duhet lavderuar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu