ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

Shkrime relevante

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

Emma Fondenes Øvrebø Marius Medby Ane Mørk Holsen Oliver Bellinder VG Humbje...

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Shpërndaj

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut/

-Para më shumë se 10 viteve, në 11 Janar 2014,  në Prizren është mbajtur mbledhja historike e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, pasuar edhe me 7 mbledhje të tjera/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 17 Nëntor 2024Në Prishtinë nesër Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare.

Sot në një mbledhje Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur  Nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Poashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur   Nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Para 11 viteve, në 13 Shtator 2013, Edi Rama ishte në Kosovë në vizitën e parë si Kryeministër i sapozgjedhur, gjatë së cilës paralajmëroi mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila u u mbajt në  11 Janar 2014  në Prizren,

Mbledhja e ardhëshme e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë e nënta.

Para mbledhjes së tetë të përbashkët – të 20 Qershorit 2002, në Prishtinë,  Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju faleminderit për bashkëpunimin për të akredituar ekipet tuaja mediale për përcjelljen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.


Për më shumë detaje, ju lutem gjeni bashkëngjitur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverive, që do të mbahet më 18 nëntor 2024 (e hënë), në Prishtinë (Vendi: Grand Events, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë)

Tashmë kemi finalizuar listën me emrat e gazetarëve, kameramanëve, operatorëve dhe fotografëve tuaj, së bashku me numrin e identifikimit (letërnjoftim/pasaportë). Prandaj luten të gjithë përfaqësuesit e akredituar të kenë me vete dokumentet e identifikimit.

Ju lutemi që të jeni nesër në Grand Events më së largu deri në ora 10:00, që të mund të vendoseni me kohë për pritjen.

Të gjitha ekipet e akredituara do të mund të përcjellin mbërritjen dhe pritjen e delegacioneve, ceremoninë zyrtare mirëseardhëse, fotografinë e përbashkët, dhe konferencën e përbashkët për shtyp të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.


Ndërkaq transmetimi dhe pamjet nga adresimet hyrëse nga sesioni plenar i mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Maqedoni të Veriut (12:00) dhe ceremonia e nënshkrimeve të marrëveshjeve bilaterale (13:00) do të sigurohen nga RTK (vjegëza dhe detajet teknike do të dërgohen ndërkohë).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu