ARKIVI:
20 Nëntor 2024

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nga: Edlira Ruzi

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në punimet e këtij Kongresi, që u zhvillua deri më 25 nëntor, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi.

Në radhët e pjesëmarrësve, të cilët përfaqësonin shkencën, arsimin dhe kulturën shqiptare, ishin dhe arbëreshë nga Italia. Mes delegatëve më të spikatur, veçohen: Aleks Buda, Androkli Kostallari, Bedri Dedja, Dhimitër Shuteriqi, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti dhe Josif Ferrari.

Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar.

Në këtë kuptim, ky Kongres ishte kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina. Kongresi erdhi pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore. /j.p/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu