ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të Forumit...

Kush më shkroi letër në emër të Bujar Bukoshit, 24 vite më parë? Gjetja e autorit të letrës do të zbulonte shumëçka…!

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Shkruar më 17 nëntor 2024 ___ Ja si nisi provokimi...

Zgjedhje për vazhdimësi politike, jo për ndryshim!

Florim Zeqa  Në kohën kur është intensifikuar (para) fushata elektorale e partive...

Historia e ortodoksizmit shqiptar, e shpjeguar me urti e fakte historike

https://www.youtube.com/watch?v=w60i7AO1Tfk&fbclid=IwY2xjawGuhGNleHRuA2FlbQIxMQABHXRlD0TIhxlydf7v48mN8HSJIi7BbPDau5JBPjMJ1nP4EoSdRc3EvbXR7A_aem_Orfl15eTgvC5InDLU_u30Q Fan Stilian Noli

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
___
Shkruar më 17 nëntor 2024
___
Ja si nisi provokimi i kriminelëve të shërbimeve «tona» sekrete ndaj meje sot 24 vite më parë, që përfundoi më 23 nëntor 2000
***
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
***
Ndërkaq, një ditë më pas, pothuaj saktësisht në të njejtën kohë, me 18 nëntor 2000, rrafsh para 24 vitesh, i shkruajnë letër dhe e provokojnë shkrimtarin, poetin dhe kritikun letrar, Shefqet Dibrani, ku atë e «njoftojnë», se janë marrë vesh me mue «për librin» me Bukoshin “në stilin Baleta më ka thënë…” !
E gjitha kjo ka qenë provokim i «shërbimeve sekrete» partiake, të cilat posa NATO ua kishte çliruar vendin, e kishin çue nalt bishtin e shqipfolësve UDBA-sh.
***
«Budallica Shqiptare» e Državna Bezbednostit, kurrë mos të rri e qetë dhe t’i shkoj mendja se e ka kry me mue. Se une nuk harroj, kur më ngacmon pa të bërë asgjë. Më keni shti me vujt, ashtu siç di «budallica jonë» e Državna Bezbednostit, me flliqanat e saj të familjeve me kontribute atdhetare-serbomëdha për UDB-ën, e dresume vetëm për «krime të mrenshme» nga ana e UDB-ës së vërtetë, por une përballë tyre kam triumfue.
Vetëm kur të ma merr shpirtin «budallica jonë» e Državna Bezbednosit, mund të thuhet se ka «triumfue» ndaj meje.
Deri atëhere – jo !
Prandaj, une nuk pajtohem (e them në mënyrë ironike), që një «budallicë» ta mashtroj «budallicën» tjetër të LDK-së, duke e shti me më fye e ngacmue, qysh më ngacmuen prej 17 nëntorit deri më 23 nëntor 2000, rrafsh shatë ditë pa u ndalë asnjë herë.
Dhe me heshtë pastaj si «intelektual» të shpifun qe 24 vjet me radhë….!
Mos me iu ndi kurrë zani se «dikush» që ata e dijnë mirë se kush mund të jenë, i ka shti në konflikt me mue, duke i bindë – prej brendisë infiltruese – nxitëse, se une «isha i rrezikshëm».
Une nuk kam «forca militare» e as «sigurime shtetërore» pas, siç patën e kanë dy partitë tona, njëra «paqësore» e tjetra «jopaqësore».
Por une kam më shumë se ata-LAPSIN e profesionit…!
Pas njëzet e katër vitesh, Sot, me 17 nëntor 2024 e kam vetëm një fjalë për kriminelët , tashmë të bashkuar: Kthemini të drejtat…!
Pastaj, u drejtohem në gjuhën tuaj: “Idite u sto pičke materine…!”
NË FUND, edhe diçka: Ju më keni dënuar me poshtërim e varfërim në emër të njifar «shteti», prandaj , është me rëndësi jetike të dihet se kush, kur dhe me kë u mor vesh që të mi shkruanin mue e tjetrit letrat e tilla.
Kjo është shumë më dramatike e tragjike se sa Komunikata 59, më të cilën u kërcënue, vra e lëndue një familje, duke e mbajtur nën ankthin e luftës speciale që nga viti 1998/1999 e deri sot.
Po ashtu, e shoh të arsyeshme që ta njoftoj publikun se në verën e vitit 2009 bisedova në Prishtinë me Bujar Bukoshin, kryeministrin e paraluftës, rreth letrave të tilla provokative, ndërsa ai në vend se të më thoshte se “do të interesohej për ta hulumtuar se kush janë provokatorët që ia keqpërdoren emrin”, vetëm qeshte…?!
Letër në emër të «Bujar Bukoshit» i kan shkruar edhe Agim Çekut në vitin 2005, kur ishte kryeministër.
Vërejtje!
Kërcënimet me “dosje” dhe shantazhime, janë armët që në vendet jodemokratike përdoren prej kriminelëve të shërbimeve të ashtuquajtura sekrete dhe urdhërdhënësve politik të tyre.
Në provokimin ndaj meje janë munduar të më fusnin në ngatërresë me elitën “intelektuale” të LDK-së, (sikurse ata me mua!), me një shok të afërt të asaj kohe, si dhe më një vëlla timin më të madh, që e përdorë një fjalorë jokulturor ndaj të tjerëve, njësoj si banditët e pakulturuar e fryfqa të LDK-së, të cilin poashtu arrijnë ta mashtronin, pasi edhe atij gjithë kohën, njejt si mua, i kishin shkruar letra në emrin e Bujar Bukoshit.
Madje, pasi ai nuk kupton nga provokimet me “shërbime sekrete pas”, kah fundi i vitit 2000 ftohet në takim nga personi NN, që vdiq verës së sivjetshme. Ishin takuar në zyren e tij , ku e udhëhiqte një gazetë pas lufte, diku kah “SlloveniaSport”.
Dhe përderisa ftohet në takimin nga i paftyri që e kishte provokuar e nënvlerësuar e që e provokonte e nënvlerësonte më shumë me ftesën e tillë, vëllai kishte qenë i përcjellë nga kriminel të shërbimit sekret “të luftës” dhe bjen mu ai takim dhe në janar 2001, pasi e dehin me porosi gjithë rrugën nga Gurrakoci deri në Lipjan, e rrahin mizorisht natën, duke u përpjekur t’a linin fajin policisë së UNMIK-ut.
———
DOSJE f. zyrt.
Dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku mbahen shkresa, dokumente etj.; tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve. Dosje e trashë. Dosja vetjake (personale). Dosje sekrete. Vë në dosje. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe)
——
SHANTAZH m.
Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; mjeti a mënyra që përdoret për këtë qëllim. Shantazh ushtarak (politik). Shantazh atomik (bërthamor). Shantazh i egër (i përbindshëm). Politika e shantazheve. Bën shantazh. Përdor shantazhet. Nuk frikësohemi nga shantazhet.
(Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe)
___
Shkruar me 23 nëntor 2024
___
24 vite pas... A duhet të thuhet e vërteta e plotë, apo të vazhdohet me gënjeshtrën…?
Me 23 nëntor 2024, sonte pas orës 17:00, bëhen rrafsh 24 vite qyshkuar “Budallica Shqiptare” e Drzhavna Bezbednosit me argatët e saj, e përfundoj provokimin ndaj meje që kishte nisë me 17 nëntor 2000.
Kriminelët “tonë” të bashkuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, e vazhduan  bashkëjetesën e lënduar me njëri-tjetrin, pavarësisht që i kishin shkaktuar aq probleme vendit të vet, në rrethana Lirie!
Ata heshtën dhe e përmbajtën njëri-tjetrin, pavarësisht se e urrenin dhe vazhdojnë të urrehen për vdekje. Por, nuk mund të flasin hapur për problemet pasi të gjithë, pa asnjë përjashtim, të mashtruarit dhe mashtruesit, janë mashtruar nga eprorët e tyre të Drzhavna Bezbednosit.
Por, si të ligj që janë, pra si të ligjët e vetëm të atij populli të prodhimit e intrigës Made in UDB-a, ata paraqiten sikur “nuk kuptojnë asgjë” që ka ndodhur për shkak të krekosjes dhe euforisë së tyre.
Por, nuk heshtën ata që nuk kuptojnë asgjë, njerëzit e periferive jetësore, që as i nderon e respekton kush.
Provokimi pati nisë, qysh kam thënë shumë herë deri tash, përmes një letre që ma kishin dërguar në emrin e Bujar Bukoshit, letër që një ditë më pas ia kishin nisë edhe shkrimtarit Shefqet Dibrani, të cilin “e njoftonin” për “arritjen e një marrëveshjeje” me mua!
Provokimi i tillë ka vazhduar gjatë, ndoshta edhe me “atorë të tjerë”, edhe në vitin 2005, kur i kishin shkruar letër “nga po ai e-mail” kryeministrit të atëhershëm të Kososovës, Agim Çekut.
Meqenëse as nuk kam interesim për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës rreth kësaj tragjedie njerëzore, që përfundoj me humbjen e një jete para 24 viteve, pikërisht me 23 nëntor 2000, si gazetar jopartiak, pavarësisht se si do të përfundon gjykimi atje, se a to të gjënden a jo vrasësit e vërtetë të mbrëmjes së para 24 viteve, une shprehi gatishmërinë që pasi të flasin gjithë të tjerët (pra e theksoj: gjithë të tjerët!), të dëshmoj une se si e kam parë të vërtetën e kësaj tragjedie.
Une qysh në atë kohë u kam thënë provokatorëve se i kam zbuluar (pra i pata zbuluar derisa më provokonin prej 17 deri më 23 nëntor), duke e deshifruar gjuhën e secilit. Pra, ata mund ta kenë ngritë “bishtin” tepër naltë, por ajo krekosje nuk ka pasur mundësi të delte fitimtare me mua, pasi une isha gazetar terreni e ata nuk ishin, se une dija shumë, tepër shumë, ndërsa ata kanë ditë fare pak, madje tepër pak.
Po të kishin pasur mend në kokë, ata nuk do ta kishin marrë kurrë “rolin e policëve” ndaj meje, pasi ata nuk kanë qenë as intelektual e as gazetarë, pavarësisht se a kanë pasur tituj të ndryshëm si akademik, gazetar “me revole në shokë”, neoshqiptar të rrejshëm, humorist të rrejshëm, “njerëz të kulturës” nga ish-gazeta Rilindja etj.
Thjeshtë, ata, me verbërinë e tyre, me krekosjen dhe mendjemadhësinë e tyre tragjikomike, kishin “rënë në gropë”, në të njejtën “gropë” që kishin menduar se më kishin qitë edhe mua.
Sidoqoftë, megjithëse nuk kisha ndonjë faj ndaj askujt sa ta nxisja provokimin e tillë antinjerëzor të atyre analfabetëve që i kishin mësuar se une “isha i rrezikshëm”, prapseprap nuk e kam fshehur e as e fshehi se ma kanë lanë një plagë të madhe në shpirt.
Me 22 dhjetor 2004, në ora 10:57 minuta, ditë e mërkurë, në Hotelin Grand të Prishtinës e gjeta atë që e kërkoja…!
Ai për mua ishte kryesori për të cilin isha tepër i interesuar, se nuk ka punuar në gazetën Rilindja dhe nuk e ka pasë asnjë arsye të më provokonte dhe ngacmonte.
Mirëpo, rrugaçin e humorit të rrugëve, e kishte çue zoti peshë dhe kishte vendosë të më ngacmonte e provokonte sëbashku me shokët e shumtë “agjentë” të partisë…?!
Dhe atë jo vetëm mue, por paralel edhe një të afërm timin njeri që, sikurse ai, nuk ka qenë i aftë për asnjë punë serioze.
I dola pas dhe ia mbylla të dy sytë për një copër herë. Kur i largova duartë prej tij e shikoj në fytyrë për t’ia vërejtur reagimet dhe gjuhën e trupit. Mbeti i habitur, pothuaj i paralizuar dhe i shtangur. Në atë përhumbje, në vend se të më përshendeste, më tha: “Na nxerrsha punë edhe prej atjehit…!!
Kjo që e thoshte ishte shumë e vërtetë, se une isha që i kisha provokuar ata, e jo ata mua përmes letrave provokative e fyese që nuk përfundonin dhe ndaleshin, megjithëse ua bëja me dije se i njoh për ma shumë se një javë ditë, por ata jo që nuk ndaleshin por provokonin e ngacmonin në vazhdimësi nga 17 nëntori deri më 23 nëntori 2000, kur, sipas mendimit tim përfundoj provokimi tragjikisht dhe kur une iu pata thënë një gjë që mos ta harronin kurrë:
“Kështu është kur ngatërrohen rankoviqistë dhe enveristë ndërvete…!”
Tek ai mendim mbetëm edhe sot e kësaj dite…!
Ai ka qenë konflikt ndërudbashës, pavarësisht se si e quajnë konfliktin ata rrugaç që ua kisha turbulluar ujin e Prishtevkës që s’është më, nga Tronheimi i Norvegjisë!
Ata kanë “lehë” në mua, si të ishin qenë të çartur…!
E tash a i ka nxitë dikush të lehnin, se a ua ka ofruar dikush “fjalorin” e caktuar që duhej ta përdorinin ndaj meje, le ti zgjidhin vet ato punë ndërmjetvete, pasi une si kam nxitë të më provokonin se askush me mend në kokë se nxitë tjetrin për ta fyer e nënçmuar.
Tragjike për mua është se tre nga provokatorët që i kisha në shënjestër, kanë vdekë…
Njëri, i njohur si “gazetar i madh” i Rilindjes , por pa produkt në profesion (!?), vdiq nga Covid19 në vitin 2019, të tjerët, humoristi i rrejshëm vdiq me 16 korrik 2024 , ndërsa tjetri, i njohur si “gazetar me allti në shokë”, vdiq kah mesi i shtatorit 2024, por nuk e dij se “a e ka marrë alltinë” me vete në varr, se do t’i duhej…!?
Një shok im “i ngusht”, neoshqiptari më i rrejshëm që e ka Kosova, tash vazhdon të punoj në një ministri të Kosovës.
E të tjera , e të tjera…!
Une çuditem se si nuk duan ta shohin problemin ashtu qysh është ai, por duan ta shtjellojnë, hulumtojnë e zbulojnë njëanshëm. Nuk mund të hulumtohet as të vihet tek drejtësia pa u pa e hulumtue e gjithë çështja ashtu si është ajo, e jo ashtu qysh duan ta shohin të tjerët.
Në të vërtetë qëllimi i gjithë këtij provokimi ka qenë që “elitën supreme intelektuale” të LDK-së ta paraqisnin si elitë të rrejshme, që manipulohet lehtë, si elitë naivësh që i përdorin, vrajnë e që – nuk guxojnë të ndëgjohen të gjallë as për 24 vite.
Kjo edhe ka ndodhur, për fat të keq…!
Mua kanë dashur të më fusnin në konflikt me ta, e ata në konflikt me mua!
Nuk e fshehi se isha kritik i madh i atyre ndotësirave “elitare” të LDK-së nga gazeta Rilindja, të cilët në emër “të partisë” nënçmonin dhe e poshtëronin jetën e tjetrit, qoftë me dënimin ekonomik apo me “poshtërimin intelektual”.
Por, personalisht ata kanë qenë tepër të vegjël me më nënçmuar se jeta e tyre ka qenë tepër e kufizuar , e ngujuar dhe pa njohjen bazike të jetës.
Une tash jam më kritik ndaj tyre, se që isha atëhere…!
E kritika nuk është urrejtje e as shpirtkeqësi, siç ishin fushatat e tyre për të më nënçmuar e poshtëruar. Ata edhe kanë mundur të mos i pëlqenin ato që i kam shkruar apo ato që i kam folë në gazetën Rilindja në atë kohë, por nuk kanë pasur të drejtë të më urrenin.
Se ai që me urren e nuk ka aftësi ta shprehë urrejtjen hapur e publikisht ndaj meje (Të tregoj Pse urren?), ai me mua se përfundon luftën kur don ai, por kur të due une !
Prandaj, mosfunksionimi i shtetit ligjor ndaj kriminelëve të tillë që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën në Kosovë dhe lënia e shpresave vetëm tek Gjykata e Hagës, tregon se ne jemi njerëz të ligj, se në jetën tonë ka diçka barbare që se duam e nuk e kapërdijmë lehtë.
Mua personalisht më ka munduar UDB-a e jetës sonë, e se kush janë këta UDB-ash, tregohet edhe në këtë rrëfim tjetër pas 24 vitesh.
UDB e vërtetë ka qenë vet pushtimi, por “UDB-a jonë” ka mbetur më e rrezikshmja, më kobndjellësja…!
Prandaj, e rithem se e vërteta e njëmend nuk ka për t’u ditë kurrë, derisa policia profesionale të mos i fus në “një shtizë” të gjithë kriminelët e bashkuar, duke mos i lënë nën “mbikqyrjen” dhe “mbrojtjen” e kriminelëve të shëbimeve partiake!
Le të dihet se krimet që i bën “ky popull” ndaj vetës, mos rafshin me u harrue…!
Në fund duhet të pyesim pas 24 vitesh se a ka gazetarë Kosova për hulumtimin-zbulimin e të fshehtave në provokimet e tilla…? Jo!
Nuk është për hulumtimin e temave të kësaj natyre, as Veton Surroj, as Baton Haxhiu, as Adriatik Kelmendi , se gazetaria zbuluese kërkon tjetërgjë, tjetër aftësi e shkathtësi profesionale , që se kanë këta.
Po të tjerë, që jetonin pak më nën hije…?
A mund ta shtjelloj e hulumtoj këtë temë Ibrahim Berisha nga rubrika e kulturës së ish-gazetës Rilindja, si përfaqësues i “epokës së vjetër”, apo Muhamet Mavraj i “epokës së re”?
Une, vërtetë nuk e dij se a ka gazetarë hulumtues-zbulues Kosova, pos që e dij se shkuan 24 vite me rrenë e intriga për këtë a atë vrasje.
___
Ja letra që ia shkruan shkrimtarit Shefqet Dibranit, që une e gjeta (zbulova) njëzet vite pas:
Mund të jetë një imazh i teksti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu