ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Albin Kurti mbledhjen e votave e orjentoi ka besimtarët, bashkësitë fetare, edhe pse feja në bazë të Kushtetutës është e ndarë nga shteti

Shkrime relevante

Shpërndaj

Albin Kurti kur e pa dje publikimin e Fondacionit Friedrich Ebert se të rinjët në Kosovë i besojnë vetëm 9% partive politike, kurse 72% i besojnë bashkësive fetare, ky sot strategjinë e mbledhjes së votave e orjentoi ka besimtarët, bashkësitë fetare, edhe pse është kryeminister i shtetit me kushtetutë laike, ku feja është e ndarë nga shteti.
Albini shfrytëzon buxhetin e qytetarëve për zhvillimin, siq thot edhe vet, të kulturës islame në Kosovë!
Kurse nuk interesohet fare që unë si arsimtar i gjimnazit Shoqërorë në Ferizaj, që nga e marta 19 Nëntor, nuk shkoj në punë sepse shkolla është mbyllë për mua dhe për rreth një mijë nxënës, për shkak kushteve të pa përshtatshme për proces mësimor. Shkollë që Ministria e Kulturës e ka fut nën mbrojtjen e shtetit, me një arsyetim historik se: “Dimal Basha i VV-ës e ka kry në këtë shkollë tetvjeqarën”.
Edhe pse kjo shkollë është e mbrojtur nga shteti i Dimalit, sot objekti i shkollës është pa dyer, me dritare të kalbura, pa izolim, pa ujë e ngrohje, e nga e marta edhe pa nxënës, sepse në te të mbyt pluhuri dhe era e shurrës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu