ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Shkruan : Refiqe R.Hamiti
___
VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS ☕️
“S’ka ku shkon ma keq”.
“S’ka ku shkon ma huq”.
Nuk kallet dynjaja!
“I çmenduri pat me na fut në luftë “…
Me na e prish sefan e madhe që e kemi,dhe me na prish me Ameriken!
Por pastaj …
Fatkeqsisht nuk ka luftë në Evropë.
Nuk do të thotë që nga janari nuk kallet krejt.
Në qoftë se Richard Grenell mbetet askund nga Presidenti Amerikan Donald Trump deri në inagurimin e tij si President, Vjosa Osmani mbetet diku…
Sa shumë patën qef “ata” , me i dal flaka e timi këtij vendi ,e me u djeg institucionet brenda dhe atje në veri për këto 4 vjet me radhë.
“Bre flaka i dalt Qeverisë Kurti 2 që nuk ra në humner !”
Diçka Kryeministri Albin Kurti ia ka nis me ba filma zig-zag…
Sikundër për një fill peri eci Kryeministri, eci në një varg të gjatë të perit krijoi fillin e politikanit kryeneq , i cili përshkoi ethet dhe i lidhi të gjitha qeniet njerëzore që filluan me u shashtrisë.
Parimi i politikanit është forca më e madhe ndërlidhëse që bashkon të gjitha praktikat shpirtërore, të gjithë religjionet, të gjitha besimet, të gjitha shkrimet, të gjitha filozofitë ,të gjitha gabimet e bëra dikur.
Nëse diplomacia dhe vargu i perit ,nuk ka efekt në politikë ,ne si popull nuk bëjm dallim midis njerëzve pozitiv dhe kriminelit , andaj nga qorjentimi i 40% të analistave dhe gazetarve në kohën e fifti-fifti orëshit amerikan, përse duhet të bëjmë ne kot dinastin shqiptare !?
Të gjithë ata shqipfolsa -analista e patën harruar kalemin e rrumbullakt ,ku peri bëhet lëmsh ,ashtu siç dinë Kryeministri Kurti me nxjerr goglen e kuqe nga veza pa u thyer fare.
Në njeriun është e Vërteta.
Në njeriun është Dija.
Në njeriun është Pafundësia.
Andaj analista të Kosovës që keni mbet pa punë dhe parti, e që veç në TV tona krekoseni. Çdo ditë të jetës suaj pra fillojeni ditën duke ec në tokë.
EDHE JU PRESIDENTE VJOSA OSMANI pijeni kafën e fort dhe me kajmak!
Edhe atë që në mëngjes:
Fillojeni ditën me Dashuri.
Mbusheni ditën me Dashuri.
Jetojeni ditën me Dashuri.
Mbylleni ditën me Dashuri.
Ja, kjo është rruga drejt të vërtetës dhe Zotit…
Vlera e vërtetë njerëzore është atdhedashuria ,e jo karriera me të cilën përdorim instrumentet e së vërtetës, drejtësisë, paqes e dashurisë.
Fjalët dhe taktikat e luftës speciale qysh ia keni nisë nuk përbëjnë vlera njerëzore. Shpreheni mendimin tuaj, por mandej vërini në zbatim për atdheun e jo për të derdhur vrer në figura shqiptare sepse nuk tejkalohen kurrë ato që keni menduar e thënë edhe më herët ,edhe atë ditë në foltore, edhe pastaj…pastaj…
Vjosa Osmani oj e adhuruara ime reflektoni!
Sepse unë jam natyra e pandryshuar edhe në katër stinët e vitit. Kur shkruaj ,shkruaj edhe bardhë edhe zi sipas ndërrimit të puplave.
Nga sot nuk ka karrier fiktive siç keni menduar .
Nga sot duhet të ndryshoni mendjen, mënyrën e të menduarit. Nga ajo ditë e të folurit tënd në Kuvend nuk mund të mendoni për trazira për rreth sepse trazirave nga segment politik e Shikist ju ka dal boja ,por mirë kishte me qenë me rifreskue cilësitë e të folurit duke ndryshuar gjuhën , sepse veç duke paragjykuar qart , ju do të ndryshoni cilësitë e juaja.
Politikana:
Ketyre ditëve keni marrë yrysh me hyp në pushtet ,jo përpjet shkallëve, por posht shkallëve. Po mendoni që bëheni “pashallar amerikan “, duke shetitur Ameriken.
Amerika nuk i donë labilët ,lere më ata që votat i fitojnë sa kusia e Beqës ndoshta keni me e rritë kusin e Beqës por Albin Kurti është shpatari i kryqzates shqiptare .
Amerika e çmon atdheun sepse e dinë që për vendin tënd duhet kauz dhe flijim.
Prandaj kujtojeni që :
Ka vetëm një atdhe : atdhedashuria për vendin tënd .
Ka vetëm një kauzë: Kauza e njerëzimit.
Për ne ka vetëm një gjuhë: Gjuha shqipe.
Ka vetëm një Kosovë :
Kosova është gjithë pushteti .
Ky pushteti që brenda 4 vite:
I tha stop referendumit Serb në Kosovë .
I tha stop zgjedhjeve Serbe në Kosovë.
I tha stop targave “proba “.
I tha me letërnjoftim të Kosovës mes për mes Serbis.
I tha stop targave ilegale me akronimet e qyteteve të Kosovës së lëshuara nga Serbia ,etj ,etj në qoftë se kam jetë kam me i qëndis tungujt e paragrafeve si numrat e bugjetit të Kosovës tash.
Dhe në fund: Referimi Kosovë dhe pikë!
PS
Tash thirrni përsëri Amerika,Amerika!!!
“Tash veç kur të na pjell edhe zajednica”.
Vjosa është njeri i vlerava. Nuk ke pse digjesh oj Zanë!
Edhe në qoftë se e mendon me shkue në shtëpinë e vjetër LDK ,ne nuk e dimë sa bie vlera.
Mos u ngut Vjosë sepse libri yt duhet me u mbush me shkronja!
Edhe rr’noft Kryeministri Albin Kurti!
I rr’noft Kosovës Republika !

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Nje shkrim teresisht i pavlerë.
    E sa per Vjosen, ajo e ka egon aq te semure sa qe nuk e bezdis shume “tradhetia” ndaj Albinit. Ajo eshte mesuar me tradhetinë. Me pare e tradhetoi shtepinë e saj e tash e tradheton edhe shtepine e “huaj”. Me rendesi eshte qe ajo ta kete karriken e sigurtë.
    Shpresoj qe lidershipi i LDK mos ta pranoje ne gjirin e vet!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu