TRADITA ILIRO – ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE JETOI MES SHQIPTAREVE (edhe muslimane) DERI NE DITET TONA; NDERSA SOT PO VRITET KIRURGJIKISHT!
___
Nuk e di kush nga ju kujton dasmat qe beheshin dikur ne Shqiperine tone tradicionale. Edhe pse komunizmi i luftonte pameshire “zakonet e vjetra” (i nxitur nga serbet qe dinin shume se çfare injektonin), jo gjithçka shkoi e humbur.
Personalisht, nga femijeria ime mbaj mend kur neper dasma hidheshin karamele dhe ca monedha e ne femijte shkonim ti merrnim. Kuptimi ishte se nuses i urohej te ishte e embel si karamelet dhe te sillte bollek edhe ne financat, aq sa mundej edhe tu falej te tjereve. Kur nusja dilte nga shtepia e saj, por edhe para se te hynte ne deren e burrit, mbi çiftin hidhej edhe oris, njèsoj sikurse veprohet sot kur çifti del nga dera e kishes, pasi ka marre urimin e shenjte. Kuptimi eshte perseri bollëku.
Te pakten ne Jug te Shqiperise (por besoj edhe ne Veri), kur vinte nusja, para se te hynte ne shtepine e re, vjerra e saj i thyente ne koke (ne fakt behej gati pak me pare) nje buke te plote ne forme te rrumbullaket, duke e ndare (jo plotesisht) ne dy pjese te barbara. Me pas behej thyerja ne 90 grade duke e ndare ne 4 pjese, pra duke bere shenjen e kryqit. Buka e rrumbullaket simbolizonte diellin, ndersa ndarja ne forme kryqi ishte urimi qe nusja te vinte me bekimin e zotit, pra te Jezusit!
Kishte edhe zakone te tjera ku nusja lyente gishtat me mjalte dhe e takonte tre here porten e shtepise ku po hynte: nje here mbi hark e dy here ne dy anet, ne fillim djathtas e pastaj majtas; njesoj sikurse behet edhe kryqi ortodoks. Kjo ndodhte edhe ne familjen time “muslimane” ne Berat! Me pas nusja duhej te bente nje byrek me 100 pete i cili ndahej ne formen e rrezeve te diellit. Byreku behej me 100 pete sepse ai duhej te simbolizonte bollekun, dhe askush nga dasmoret te mos ngelte pa e provuar.
Ndersa ne pajen e nuses, te bollshme apo te varfer, kishte nje objekt qe nuk mungonte kurre: jasteku u rrumbullakët i ndare ne thela. A e kujtoni ate jastëk qe zakonisht ishte i kuq dhe vendosej ne krye te krevatit bashkeshortor? Mbaj mend se dasmoret qe sillnin nusen, shpesh vinin mbi nje kamion te hapur pas ku hipnin sazexhinjte dhe 15 – 21 dasmore (gjithmone numer tek) ku zakonisht nje grua zgjaste kete “jastek” pothuaj mbi gabinen e shoferit ne menyre qe te mos mbeste njeri pa e pare. Ne fakt ky jastek ne permasat e rrotes se makines sone sot (zakonisht i mbushur me kashte te lehte brenda) nuk perdorej per t’u mbeshtetur (ishte edhe shume i papershtatshem per kete pune), por mbahej vetem per zbukurim. Cdo mengjes kur çifti ngrihej nga gjumi dhe nusja rregullonte krevatin, e vendoste perseri kete “jastëk” ne mes te krevatit. Madje vjerra, mjaft shpesh, shkonte dhe e kontrollonte, e nese ky jastek nuk ishte ne krevat, kjo ishte nje shenje shume e keqe qe meritonte nje qortim te rende te nuses! Praktikisht, vjerra kishte friken e ndonje fatkeqesie, ose minimalisht te nje mosprodhimtarie te çiftin, nese mungonte ky zbukurim. Te vjetrit besonin se pa kete simbol, nusja nuk mbeste shtatzane…
Po çfare ishte ky simbol?
Ky ishte dielli ilir, qe ne edhe sot e shohim tek flamuri maqedon (ilir). Per iliret, Dielli ishte perendia me fuqiplote dhe e pazevendesueshme nga perendite e tjera. Ne çdo qytet ilir mund te mungonin tempujt e ndonje perendie me te cilen nuk lidhej jeta e tij (psh po themi tempulli i perendise se luftes), por nuk mungonte kurre tempulli i perendise se diellit, pra Apolloni i transformuar ne shën Ilia.
Eshte kjo arsyeja se perse Levizja jone AT’DHEU e vendosi kete yll-diell mbi shqiponjen dykrenare te flamurit tone.
Po shqiptaret “muslimane” (ne gjykimin tim nuk ka shqiptare muslimane, pervec atyre qe jane pasardhes te popullsive te ardhura) nuk kishin vetem keto zakone ilire apo te krishtera: jeta jone “muslimane” ishte e mbushur me rite te krishtera.
Eshte e tepert te themi se “Pema e Vitit te Ri” eshte ne fakt Festa e Krishtlindjeve qe çdo shqiptar e feston akoma sot: e mbi kete feste nuk po zgjatem, por po theksoj se per kete arsye, muslimanizmi i sotem fondamentalist, e ka vene ne shenjestren e tij per ta luftuar e zhdukur.
Nena ime e ndjere, ne çdo 6 Janar mbushte dy shishe me uje te paster te cilat i mbante ne dollap dhe me ato here pas here sperkaste shtepine sa here qe kishim ndonje problem. 6 janari eshte dita e Ujit te shenjte sepse ne kete date eshte pagezuar Jezu Krishti nga shen Gjon Pagezori.
Ndersa ne 14 mars me bente veze te kuqe dhe me urdheronte te ndizja nje zjarr jashte te cilin duhej ta kaperceja te pakten tre here!
Keshtu populli yne i ruajti deri ne ditet tona zakonet pagane dhe ato te krishtere, edhe pse ishim deklaruar muslimane te ritit bektashi!