ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Pushime e “punë”, pritje e lodhje : Kujtime të Verës së parë pas pandemisë së Covi19

Shkrime relevante

Shpërndaj

Me kusherinjët, djemtë e axhës: Jakup, Ahmet e Avni Kastrati, në Turjakë

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im, në proces 

Zakonisht në kohë të pushimeve, nuk punoj, nuk shkruaj. Përveç valixhes me rroba të domosdoshme dhe ato për deti, ”rroba banjo” siq po iu thonin në Shqipëri, nuk marrë tjetër me veti e atje poshtë, në Kosovë e në Shqipëri ngarkohem sa s`mundem me i que librat as me kerr me rezhnika (shprehje turjakase), librat që më dhurojnë miqt e mi, shkrimtarë, studjues.

Dhe kështu edhe ndodhi. Milazim Krasniqi ma dha kompletin në 7 vëllime. Emin Kabashi një libër për një shqiptaro-amerikan, Hamzë Morina, ma dhuroi një libër për mësimin dhe shkollën shqipe në Zvicër, Fetah Berisha mi dha disa libra të vjetra, abetare e libra këndimi, Fazli Gajraku ma dhuroi një komplet, nga tradita dhe eposi ynë kulturor e … Nazmi Rrahmani afro 220 libra dhe një poet në Sarandë më fali një libër me poezi.

Në Biblotekën Kombëtare e Univerizitare, na u bë një një pritje që s`e mbaj mend më të mirë, mua, Medi Behramit e Murat Kocit, mësues e veprimtarë nga Suedia.

Ishte Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraki, mik shtëpie që na bëni nder dhe e nderoi Familjen e mixhës Halit, Ali e Imer Gajrakuat.

Me Ali Lajcin, ish cimerin tim

Po këto nuk janë të gjithat

Takimet e ndejat me poetë e “politikaj”, deputetë e vizitat te Vorri i Shaban Polluzës, një si pllakë (përmendore ?) e Hasan Prishtinës, në Polac, Kullat e Ahmet Delisë, Nebih e Tahir Mehës dhe Kullat e Mixhës Shaban Jashari në Prekaz.

Shkurt

Shkuan edhe pushimet verore sikur mos të kishte pasur fare pushime. Ishin vërtetë “verore”, me temperature tepër të larta, me diell përcëlluse por edhe mungesë uji të pijes e gjelbrimi, shumë tollovi në rrugë me makina e kafiteri plot e përplot me njerëz sikur të ishin miza.

Në Prishtinë 

Mësuesi Hysen erdhi në aeroportin e Prishtinës e më mori me një makinë të cilën e kishte huazua sepse me të vetën me makinën e vetë kishte pasur një fatkeqësi e kishte ende disa defete. Po kjo nuk na pengoi që të shmallemi me ish mësuesin e Llukës së Epërme, mësuesin e viteve të 1964-tës. Ai nuk po plakej fare. Ishte i njëjti sikur kur e ka qenë i ri, kur ka fillua punën më 1964 me Halil Alidemën e Pozharanit (drejtorin e parë) dhe Teutë Kryeziun- Alidema në shkollën ”Emin Duraku” në Malishevë.

Me Milazim Krasniqin e Hamzë Morinën

Kur ia kujtova Malishevën, Rahovecin e Saharaekën, ai e ndali makinën dhe me një buzëqeshje, siq ai që din, më shikoi e nuk foli.
Eh, sigurisht iu kujtua rina që nuk ishte e lehtë e jeta e vështirë por e lezetshme e pa telashe…

Posa mbërritëm në Prishtinë, para banesës, në Ulpianë, më pritën tri mbesat e nipi, Eni, Ana, Trina e Leo.

Vizitat 

Si mërgimatar, apo si gërnaq, edhe unë kur të shkoj në Kosovë kam qef që sa më shumë të shetis e sa më shumë të takoj familjarë, nipa e dajë, ish shokë të studimeve, ish nxënës e kolegë të punës pa marrë parasysh dhe pa i pyetur se a kanë edhe ata dëshirë të më shohin mua. Besa edhe ”dhëmbët” i ndreqi e pi lëngje.

Takimi me Toma Vasiq, serb pas 38 vjetëve 

Ndejën e pare ose konakun e bëra te Isuf Gjoshi. Isufi ishte plakur por mbahej i fortë. Pas vdekjes së vëllait, Mehmet Gjoshit, historian i pahile, Isufi më nuk ka pa ditë të mira. Edhe gruan e kishte shumë të sëmurë. Djalin e madh në Holandëe qikën e vetme në Gjermani, të dytë të martuar.

Pa u vonua shumë, pas Isufit, shkuam në Milloshevë te një hotel ”Amazona” ku më priste Shkukri Gërgjaliu, Besim pllana dhe Toma Vasiq, nga Gllavotini, tash në Prelluzhë.

Me Tomën nuk jam takua që nga mesi i viteve të 1980, kur e kisha blere një një shtëpi të vogël me oborr e krua në mes, në katundin Gllavotin afër Prilluzhës së Vushtrrisë që as një natë nuk fjeta në te.

Një tufë me vjersha zgjedhur e pergatitur nga unë. Publikuar në Rilindjen për femijë, shkurt 1979

-S. unë kam pasur shumë presion nga pushteti që ti bie pishman për shtëpinë që ta pata shitur.

-Edhe unë kisha të njëjtin presion nga ish udhëhqësit e ish sistemit jugosllav, shqiptarë e serbë (serbë, më pakë): Salih Mulaku, Rifat Hajdari, Mashiqi, Bozha, Shaban Klinaku, Fazli Saraqi, Zymer e Halil Nuholli, Ahmeti, nga Bequku, shitës në Gllavotin, Istrefi e disa mësues, intelektual e aktivistë lokalë.

Te nipi, Haki Hoxha, me pjepra e perpeq

Unë, sikurse edhe Toma, nuk u tëhoqëm por unë hoqa të zitë e ullirit, vuajta, hoqa keq sepse jetoja si qiragji e shtëpia rrinte e zbrazët deri sa u shembe nga moti i keq, shiu, bora, erërat, koha e gjatë e dora e njeriut.

-S. nuk mi ke dhënë të gjitha paratë, më ke mbetur borq .

-Po, por tash ti paguaj të gjithat, sepse të kam pritur më shumë se 37 vjet e tash, edhe unë nuk e shkeli fjalën e besën dhe ….

Bashkë biseduesit nuk iu besonin syve e veshëve për ato që iu tregova e ata nuk e kishin ditur.

Me Kamer Thacin e Mirushes

Jetova afro 10 vite pa shtëpi e papunë  e nuk u bëra pishman e 29 vjet në mërgim.

-Të ka dërgua Enver Hoxha prej Allbanisë me i shpërngul serbët e malazezët nga Kosova, më thonon pushtetarët dhe ty të quanin me emrat e kohës si nacionalist, iredenist e armik i Jugosllavisë e kundër Vëllazërim Bashkimit, më thoshte Toma me një shqipe fëminore por të kuptueshme

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 8 gusht 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu