ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Imami matrapaz Zekeria Idrizi, në kërkim të viktimave të reja… !

Shkrime relevante

Serbia po provokon “duke e matur pulsin” e shtetit të Kosovës

Gani I. Mehmeti AKTET  E SULMEVE TERRORISTE NË VERI, MATJE E PULSIT...

Kundër manipulimit dhe shpifjeve: Mbrojtja e vlerave kombëtare dhe pajtimi i shoqërisë

Nga: Luan Dibrani * Përqaresit dhe Abuzuesit me Vlerat Kombëtare: Pse Është...

Beogradi – Koka e gjarpërit

  Nga: Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Përshkallëzimi i luftës hibride nga ana e...

Imami matrapaz Zekeria Idrizi, në kërkim të viktimave të reja… !

Nga: Bardh Nëngurra  Letërsi dhe "letërsi", por edhe matrapazë të letërsisë! Matrapazi,...

Shpërndaj

Nga: Bardh Nëngurra 

Letërsi dhe “letërsi”, por edhe matrapazë të letërsisë! Matrapazi, rrenci e mashtruesi Mulla Zekerija Idrizi, edhe pse s’i ka katër këmbë, vepron si Ujku. Ndërron qimen, por jo zakonin! Pas të gjitha aventurave përfituese, aventura e tij a rradhës ka të bëjë me krijuesit letrarë. Në këtë fushë, ai ka gjetur një tjetër minierë ari për veten e tij, ndërsa për fushën e letrave, po bën një gabim intelektual, pasi në ato vepra që ai boton, fut edhe vlera të rreme.

Këtë e thonë të gjithë krijuesit letrarë seriozë e profesionistë, të vetëdijshëm për dukurinë e dekadave të fundit ku shkruajnë e shkarravisin, krahas atyre që janë vërtet të talentuar, edhe ata dhe ato që nuk kanë lexuar më letërsi artistike, pasi kanë mbaruar klasën e pestë të shkollës fillore. Ky është një realitet i dhimbshëm por i vërtetë, pasi kur lexon krijimet e tyre, sidomos ato poetike, ve re se janë shumë larg të të shkruarit të një poezie të mirëfilltë. Por egoja e tyre e dobët dhe e sëmurë, i con nëpër këto veprime të paskrupullta, duke shkarravitur bejte dhe duke ua dhënë botuesve të etur për para e përfitime perverse, vetëm e vetëm që të quhen poete e poetë. Dhe duket se këtë e ka kapur edhe i supertalentuari, por në mashtrime, Zekerija Idrizi.

Ky NJERI i pafytyrë, i lindur dhe edukuar që të jetë MASHTRUES e MATRAPAZ. Pasi shkollohet për hoxhë, dikush e dërgon në Gjermani, që të ushtrojë profesionin e imamit për shqiptarët e fesë islame, refugjatë në Gjermani. Punon disa vite Mulla Zekerija, por shpirti i tij prej mashtruesi, nuk gjen qetësi. I lind ideja se ka zgjedhur profesion të gabuar, kështu i thotë dikushi nga mbrendia e vetëdijes së tij. Fillon të shkruajë libra, mulla Zekirijaja.

Ky, që deri dje e quante Gjergj Kastriotin kaurr e Shën Nënën Terezë, kaurre dhe maxhupe e Kalkutës, merr përsipër të shkruajë libra bash për Gjergj Kastriotin dhe Nënën Terezë.

Tash vendos mulla Zekirijaja që të bëhet më Shqiptar se Gjergj Kastrioti dhe në libër i përkulet jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë. Ky njeri perfid, për t’i botuar librat, heton burimin e parave. Iu drejtohet Shqiptarëve mërgimtarë në Amerikë, kryesisht atyre të Malësisë së MADHE, të besimit katolik. Për t’i bindur ata, për të fituar besimin e tyre dhe për t’ua marrë dhjetëra e dhjetra mijëra dollarë, ky del në media dhe thotë se e ka braktisur fenë islame, se i është neveritur puna për të pastruar kufoma si dhe shumë rrena të pista.

Kështu i mashtroi mërgimtarët Shqiptarë të fesë Katolike disa vite rresht dhe me financimet e tyre, botoi disa libra. Por nuk u durua shumë gjatë dhe nuk e harroi zanatin. E vuri callmën e imamit përsëri dhe filloi së pari me deklarata të buta: …”Unë i kam gruan dhe vajzat që mbajnë mbulesë në kokë dhe unë nuk i pengoj…”

Kur një ditë të pranverës së këtij viti, doli me Deklaratë publike që e postoi në FACEBOOK me titullin “KERKIM FALJE ALLAHUT”! Ishte penduar mulla Zekirijaja dhe me përulje i kishte kërkuar FALJE ALLAHUT, pse për një kohë ka lënë islamin dhe ka shkruar libra për kaurrë. Mirëpo, për këtë matrapazllëk të poshtër që bëri, edhe pse të gjithë ata që ky i mashtroi, e kuptuan, përsëri askush nuk reagoi.

U mjaftuan vetëm me ankesa mes veti dhe harruan gjithçka. Matrapazi Zekerija Idrizi apo HOXHË-POPI Zekerija Idrizi, nuk kaloi gjatë dhe doli përsëri në gjueti dhe këtë herë për viktima zgjodhi shkrimtarë dhe poetë nga trojet SHQIPTARE.

Futet nëpër rrjete sociale ky MATRAPAZ i rryer për gënjeshtra e mashtrime dhe josh poetë dhe poete që t’i besojnë atij dhe t’ia dërgojnë poezitë, shkrimet dhe librat e botuara, sepse ky ka botuar dhe do të botojë në vëllime, portrete shkrimtarësh dhe poetësh Shqiptarë. Ky mashtrues duhet demaskuar. Ky njeri i keq, duhet deklasuar.

Publikisht i ftoj Shqiptarët Katolikë të Amerikës, Zvicrrës dhe vendeve të tjera, të cilët ky i ka mashtruar dhe iu ka marrë mijëra e dhjetëra mijëra dollarë, ta detyrojnë që t’i kthejnë ato para. Po ashtu, publikisht iu tërheq vërejtjen Shkrimtarëve dhe Poetëve të Shqipërisë dhe trojeve që mos t’i besojnë këtij matrapazi, këtij mashtruesi që për pak Lek, ndërron fe e komb dhe po për pak Lek, i pranon që të dyja përsëri.

Sarpsborg, Norvegji, më 29.11.2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu