ARKIVI:
1 Dhjetor 2024

Politikanët karrierist antipod i demokracisë!

Shkrime relevante

Mbrëmje festive në Gjenevë për nderim të tri ngjarjeve madhore

Nga: Arif Ejupi Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, që nga ekzistimi i tij...

Reagim ndaj akuzave të gazetarit Lirim Mehmetaj: Mbështetje për Ministrin Peci dhe punën e fermerëve

Nga: Luan Dibrani Dua të reagoj ndaj akuzave të bëra nga gazetari...

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes së shkollës së parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

Nga: Arlinda Gjonaj TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e...

Kryeministri Kurti vizitoi pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e...

A do të përsëritet “Rasti Panda” ?

Kafja e dikurshme "panda" në Pejë, ku policia serbe vrau të...

Shpërndaj

Florim Zeqa     

Politikanët karrierist dhe të papërgjegjshëm duke e trajtuar politikën si art i së mundshmes për pasurim nga pushteti e jo si proces demokratik në ndërtimin e shtetit, e kanë kthyer pluralizmin politik në antipod të demokracisë!

Politikat shtetërore nuk bëhen në çajtore dhe lokale të natës

Politikanët e papërgjegjshëm më shumë bëjnë politikë në rrjetet sociale sesa në zyrat partiake, përkatësisht në institucionet e shtetit. Askund tjetër në botë përveqse në hapësirat ballkanike, e veçanarisht tek shqiptarët, politikat shtetërore zhvillohen nëpër kafene dhe lokale të natës!

Politikanët që nuk arritën të krijojnë mirëqenje qytetare për 25 vjet nga çlirimi i vendit, i kanë politizuar këta të fundit dhe jo vetëm. Politikanët në pushtet dhe opozitë i kanë ndarë dhe  përçarë qytetarët siq është më së keqi.

Politikanët që nuk arritën të krijojnë kushte për jetë normale të qytetarëve, nuk arritën ta zhvillojnë as demokracinë. Në vend të demokracisë e instaluan anarkinë ligjore dhe pabarazinë qytetare.

Antipodi i demokracisë është autokracia dhe anarkia totale në të gjitha institucionet e vendit. Pushteti aktualë më shumë i nganë regjimeve autokratike sesa atyre demokratike. Këtë e dëshmon shkëputja e liderëve shtetërorë nga interesat e qytetarëve!

Për këto 25 vite të pushteteve antipopullore ndodhën abuzime të panumërta me pushtetin, gjegjësisht zhvatje serike të buxhetit të shtetit dhe për habi askush nga pushtetarët nuk ranë në grepin e drejtësisë!

Ndërrimet kozmetike në parti nuk sjellin ndryshim në qeverisjen e vendit

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës mbeti i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Nga njëra qeveri tek tjetra u barten të gjitha dukuritë negative, filluar nga korrupsioni i lartë qeveritarë, krimi i organizuar, nepotizmi, tenderomania dhe haraqi i legalizuar qeveritar në këmbim të realizimit të një drejte të garantuar me ligj për qytetarët (mërgimtarët).

Edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, skena politike dhe Parlamenti mbetën me njerëz të njejtë dhe të tejëkonsumuar. Në skenën politike më shumë ka politikan të korruptuar sesa të ndershëm. Në sistemin e drejtëisë, përfshirë të gjitha hallkat e tij, më lehtë avancohen të korruptuarit sesa të merituarit.

Në administratën publike nuk mund të punësohen kuadrot e diplomuara me 10-she në universitet, por vetëm ngelcanat e shkollave të mesme dhe servilët e pushtetarëve, punësohen vetëm familjarët e politikanëve dhe militantët partiak!

Ky është sistemi “demokratik” i antivlerave dhe maskarallëkut njerëzorë që i ka shtrirë rrënjët në të gjitha partitë dhe segmentet e sistemit qeverisës të vendit tonë!

Në të gjitha proceset elektorale të pas luftës vota e qytetarëve u shfrytëzua vetëm për qëllime përsonale të politikanëve dhe familjarëve të tyre e jo për interesin e përgjithshëm të zhvillimit të vendit dhe ndërtimit të barazisë qytetare!

Si pasojë e pabarazisë qytetare dhe denigrimit social, kemi rritje të varfërisë së skajshme e cila ka rezultuar me largime masive të popullatës nga Kosova.

Dëshprimi i të rinjëve në institucionet e shtetit është i madh dhe i pariparueshëm shkaku i mos respektimit të kritereve vlerësuese të meritave të tyre nga politikanët hilqarë të cilët i emërojnë në poste publike dhe shtetërore të afërmit e tyre pa konkurse dhe pa përmbushjen e asnjë kriteri bazik për mbulimin e një vendi të punës në ministri apo administratë publike në të dyja nivelet e qeverisjes!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu