ARKIVI:
3 Dhjetor 2024

Angazhimet e vazhdueshme policore, rezultojnë edhe me një person të dyshuar të shoqëruar në polici

Shkrime relevante

Pse dhe si është e mundur që Nëna Shqipëri ta ndaloj këngën e Shkurte Fejzës kushtuar Adem Jasharit ?

Nga: Reshat Sahitaj & Behare Rexhepi   Urdhëri që këngëtarja jonë Shkurte...

Historia e presidentëve të Kosovës!

Florim Zeqa Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga shpallja...

Kritikë publike për shpirtin e keq të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur Kosova ka nevojë për unitet...

Shpërndaj

Prishtinë, më 02 dhjetor 2024

Policia e Kosovës (PK), pas sulmeve kriminale terroriste të ndodhura në veri të vendit, me 26.11.2024 sulmi ndaj stacionit të policisë në Zveçan, me 28.11.2024 sulmi ndaj objektit të komunës në Zveçan, si dhe sulmi i fundit  me datën 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit Ibër Lepenci, ka vazhduar me realizmin e detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, duke aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së.

Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore,  me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.

Në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë: 

  • Katër (4) Granata dore
  • Një (1) Pushkë Gjuetie
  • Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm
  • Dy (2) Karikatorë të armës automatike AK-47
  • Një (1) karikatorë i pushkës së gjatë
  • Një (1) Radiolidhje
  • Një (1) pale dylbi
  • Një (1) kamerë kamufluese
  • Uniforma ushtarake dhe
  • Dokumente të ndryshme

Me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.’

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien e personave përgjegjës para drejtësisë. Njëherit Policia e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu