ARKIVI:
4 Dhjetor 2024

Rreth personalizimit-privatizimit të vendimeve të LPK-së

Shkrime relevante

Blerim Metaj: Rrëfime nga lufta (2)

Blerim Metaj ___ Pranverë 1999: Për herë të parë pashë ushtarë të UÇK-së...

Gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore

Dr. Nail Draga, Ulqin Me rastin e 110-vjetorit Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke...

John Muzaki: Kronikë e shkurtër mbi pasardhësit e dinastisë sonë Muzaki

Kronika ose kujtimet e Gjon Musaçit (Ital. Giovanni Musachi) përbën tekstin...

Më në fund doli në shesh: Grupi Politik i kryesisë së Degës së LPK-së ka lëshuar komunikatat në emër të UÇK-së

Gjatë tërë periudhës kur kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,...

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Shpërndaj

Bardhyl Mahmuti

Titulli “Çështë ky zell i tepruar për t’i personalizuar-privatizuar vendimet historike të organizatës, LPK-së, pas 30-vjetësh?”, i reagimit të sotëm të Xhevat Bislimit (Gjinit), nxjerr në shesh thelbin e problemit.
Gjatë 25 vjetëve që kanë kaluar nga dita e çlirimit të Kosovës, shumica dërmuese e ish-anëtarëve të LPK-së kanë pasur rrugëtime të ndryshme politike. Besoj se nuk ka nevojë të zgjatem rreth fakteve të pakontestueshme se fillimisht pjesa më e madhe e tyre ishin delegatë në Mbledhjen V të Përgjithshme brenda vendit, ku në përbërje të grupit të punës të kësaj mbledhjeje ishe edhe ti shoku Xhevat, si kryetar i këtij grupi, së bashku me Ali Ahmetin, Ibrahim Kelmendin, Ramadan Avdiun, Halil Selimin, Mehmet Bislimin dhe Ramiz Lladrovcin.
Për ata që nuk kanë qenë pjesë e strukturave tona, po e përsëris sqarimin se pas takimeve konsultative me veprimtarët e LPK-së në Kosovë dhe mbledhjeve konsultative në Prishtinë dhe Prizren, më 26 qershor u mbajt Mbledhja V e Përgjithshme e LPK-së në Prizren. Me 1 votë kundër dhe 4 abstenime, delegatët që ishin të pranishëm votuan për shndërrimin e LPK-së në parti politike. Pas këtij vendimi, më 4 korrik 1999 u themelua Partia e Bashkimit Demokratik, ndërkaq më 7 korrik u formuan organet drejtuese të saj.
Një javë më vonë, më 11 korrik 1999, në emër të Kryesisë së Nëndegës së LPK-së për Zvicrën, u lëshua një komunikatë nga qyteti Aarau i Zvicrës, nëpërmjet së cilës deklarohej se LPK-ja nuk ka asgjë të përbashkët me Partinë e Bashkimit Demokratik dhe se kjo organizatë do ta vazhdonte veprimtarinë për të përmbushur misionet e veta. Ti, shoku Xhevat, e di fare mirë se në komunikatën në fjalë për të gjithë ne që ishim pjesë e strukturës së re partiake u tha: “disa anëtarëve të degës së LPK-së si karrieristë të sëmurë, të cilët mendojnë se edhe LPK-në e kanë lodër për sëmundjet e tyre karrieriste”. Ne nuk reaguam, sepse nuk e pamë të udhës të mohojmë të drejtën e atyre që mendonin se duhet të ruanin vazhdimësinë e LPK-së për të realizuar misionet në territoret e pushtuara nga Serbia në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Asnjëherë nuk i kam dhënë vetes të drejtë t’i mohoj dikujt të drejtën për të vepruar edhe në emër të asaj organizate, pjesë e së cilës kam qenë.
Rrjedhja e ngjarjeve dihet: disa muaj pas themelimit të Partisë së Bashkimit Demokratik, ne u bashkuam me pjesën tjetër të Drejtorisë Politike për të themeluar Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës, e cila në Kuvendin e Parë Zgjedhor mori emrin Partia Demokratike e Kosovës. Një pjesë e ish-anëtarëve të LPK-së, që nuk u pajtuan me ne, në mesin e të cilëve ishte edhe Emrush Xhemajli, u bashkuan me nismën e Ramush Haradinajt për të themeluar AAK-në. Por edhe nga partia që formoi Ramush Haradinaj u larguan dhe vendosën të vazhdojnë veprimtarinë me akronimin LPK. Unë asnjëherë nuk i kam kritikuar dhe as i kam quajtur “karrieristë të sëmurë, të cilët mendojnë se edhe LPK-në e kanë lodër për sëmundjet e tyre karrieriste”, kur kanë garuar në zgjedhje në emër të LPK-së, as kur janë transformuar në Parti Socialiste, as kur e kanë zhbërë Partinë Socialiste pas dështimit në zgjedhje dhe iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje. Kam respektuar të drejtën e tyre të veprojnë sipas bindjeve politike. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se akronimi LPK nuk është pronë e Emrush Xhemajlit, Gafurr Elshanit dhe i atyre që i ndoqën pas.
Edhe pas shkrirjes së Partisë Socialiste të Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje, kishte veprimtarë të moçëm të LPK-së që vazhduan të funksionojnë me akronimin LPK. Edhe sot e kësaj dite Murat Bytyqi përpiqet ta mbajë gjallë organizatën me emrin LPK.
Nëse pretendimi i Xhevat Bislimit është i saktë se “të gjitha idetë, propozimet, nismat dhe kontributet tona gjatë kohës sa ishim anëtarë, veprimtarë e drejtues të Organizatës i takojnë asaj dhe vetëm asaj, kuptohet ato ide, propozime, nisma e veprime që miratoheshin nga organet e Organizatës”, si ndodhi të organizohet 30-vjetori i UÇK-së nga ata të cilët kanë ndërruar disa parti dhe të cilët nuk janë pjesë e LPK-së së udhëhequr nga Murat Bytyqi? Përveç atyre që perceptojnë LPK-në si “lodër për karrieristë të sëmurë”, anashkalimi i Murat Bytyqit dhe anëtarëve të tjerë që kanë vazhduar të funksionojnë si LPK, nga organizimi i manifestimeve për LPK-në nxjerr në shesh faktin se në 30-vjetorin e UÇK-së këtu kemi të bëjmë pikërisht me njerëz që, siç i cilëson Xhevat Bislimi, u lëshuan “me zell të tepruar për t’i personalizuar-privatizuar vendimet historike të organizatës”.
Nëse vërtet Xhevat Bislimi mendon se të “të gjitha idetë, propozimet, nismat dhe kontributet tona gjatë kohës sa ishim anëtarë, veprimtarë e drejtues të Organizatës i takojnë asaj dhe vetëm asaj”, atëherë për çfarë arsye ju dha aq pompozitet individëve të veçantë në akademinë e organizuar në Prishtinë dhe në manifestimin në Aarau të Zvicrës.
Nëse dikush nga organizatorët e këtyre dy ceremonive pompoze mendon se ka monopol të tregojë se kush ka dhe kush nuk ka të drejtë të “personalizojë-privatizojë vendimet historike të organizatës”, gabon rëndë, siç gabon rëndë Xhevat Bislimi kur mendon se reagimet ndaj falsifikimit të kaluarës sonë të përbashkët janë “shfryjnë në rrjetet sociale kundër njëri-tjetrit me një vulgaritet e mllef primitiv për cikërrima e vogëlsira”.
Reagimet ndaj përpjekjeve për të përvetësuar punën e tjetrit dhe shpërndarjes së gënjeshtrave, siç ishte rasti për ideatorin dhe dizajnuesin e emblemës së UÇK-së, nuk është “vulgaritet e mllef primitiv për cikërrima e vogëlsira”, por veprim i domosdoshëm për të shmangur shitjen e gënjeshtrave si të vërteta dhe manipulimin me opinionin publik. Sidomos kur bëhet fjalë për ngjarjet që kanë ndodhur përpara më shumë se një çerek shekulli.
Shoku Xhevat duhet ta dijë se nuk mund të konsiderohen “cikërrima dhe vogëlsira” “personalizimi-përvetësimi” i veprimtarisë së anëtarëve të tjerë të organizatës, nga anëtarët e kryesisë për faktin se në një kontekst të caktuar kanë fituar besimin e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së për t’u zgjedhur anëtarë kryesie.
Xhevat Bislimi e di fare mirë se Mbledhja e Përgjithshme ka qenë organi më i lartë i LPK-së ndërsa Këshilli i Përgjithshëm organi vendimmarrës ndërmjet dy mbledhjeve të përgjithshme.
E kemi përsëritur shumë shpesh se formimi i UÇK-së duhet të shihet si proces, ku çdo sakrificë ka vendin e vet, ndërsa në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme të LPK-së, të mbajtur në Prishtinë më 26-27 korrik 1993 (në këtë mbledhje u vendos edhe ndërrimi i emrit nga LPRK në LPK), paraqet një moment kyç në këtë proces, sepse pikërisht në këtë mbledhje u vendos të fillohej me strukturimin e celulave të armatosura, që kishin kryer aksione kundër okupatorit, në forcë ushtarake, që do të merrte përsipër çlirimin e vendit. Pra është Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së, që vuri themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq për emërtimin e saj dhe pjesëmarrësit në këtë ngjarje të rëndësishme, duhet të sqarohet definitivisht nëse dokumentin e kanë nënshkruar Azem Syla, Xhavit Haliti, Nait Hasani dhe Xheladin Gashi, siç deklaroi Nait Hasani në intervistën për emisionin Frontal të T7, apo kryesia e Degës së LPK-së, jashtë vendit, siç u tha në dy manifestimet e lartpërmendura.
Shoku Xhevat, në reagimet që ke mundur të lexosh në rrjetet sociale rreth kësaj çështjeje nuk ka pasur “mllef” kundër atyre që kanë shtrembëruar të kaluarën, me qëllim që të “personalizojnë-përvetësojnë” punën e të tjerëve. Nëse do të shprehja mllefin tim për atë që u tha kohëve të fundit rreth këtyre temave, atëherë këtë do ta bëja kundër meskinitetit që shprehu Emrush Xhamajli në të ashtuquajturin “dokumentar-Rruga e çlirimit”, të transmetuar në RTK, më 28 nëntor 2024.
Nuk ka gjë më të ulët sesa kur dëgjon nga goja e ish-sekretarit të kryesisë së Degës së LPK-së, një çerek shekulli pas rënies heroike të Komandantit Legjendar, Adem Jashari, se letrën që ua ka dërguar Adem Jashari ka qenë e shkruar me dorë, nga Hamëz Jashari! Nuk e di nëse anëtarët e kryesisë së atëhershme kanë bërë ekspertizë grafike për të identifikuar autorësinë e dorëshkrimit, por një gjë është e sigurt: pohimi cinik i një pretendimi të tillë jo vetëm që nuk ka asnjë vlerë historike, por meriton tërë mllefin e veprimtarëve të LPK-së, sepse lë të nënkuptohet që për arsye se gjoja veprimtarët në Kosovë nuk paskan ditur të shkruajnë, këtë detyrë e paskan marrë përsipër “të diturit” e kryesisë së Degës së LPK-së!
Kaq për sonte! Rreth deklaratave që u transmetuan në këtë emision do të shkruaj më gjerësisht në shkrimin e radhës.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu