Në vitin 2019, menjëherë pas pensionimit tim, një mik zviceran donte të investonte në sektorin e vreshtarisë dhe prodhimin e verës në Kosovë. Më ofroi të punoj për të, por më parë të gjejë tokë për vreshta deri në 100 hektarë. U dakorduam me besimin se në pjesën e Dukagjinit, veçanërisht në Anadrini te Rahovecit, ka tokë të lirë për investim në vreshta në plantacionet e vjetra të shkatërruara nga lufta e fundit.
Erdha në vendlindjen time për një muaj kohë për të kërkuar tokë ku mund të kultivojmë vreshta. Thomasi më kishte thënë të mos jepja më shumë se 100 euro për një ari tokë, pra i binte 10 mijë euro për hektar.
Kerkova kudo, që nga vreshtat e vjetra, ish plantacionet, ato të lira, deri te ish-kooperativat e sistemit të ish-Jugosllavisë, nga rajoni i verërave të Prizrenit, Rahovecit, Therandës dhe Gjakovës. Këto vreshta të vjetra i kishin blerë politikanet kosovar, ishte e kotë të gjente 100 hektarë tokë për të investuar në krijimin e vreshtave të reja. Tani këta pronarë i shitnin, por kërkonin një çmim të lartë, deri në 500 euro për një ari (10 m2) tokë. Ky investim thjesht nuk fungcionojë për ne në Kosovë.
Pas një viti më thirri Tomasi dhe më tha i gëzuar: “Përshëndetje Rexhep, bleva 100 hektarë tokë për vreshta në Toplicë të Serbisë afër Prokupës”.
100 ha tokë, ai punësoi menjëherë 20 persona me 20 traktorë për të përgatitur tokën dhe mbi 120 punëtorë për të mbjellë hardhi rrushi dhe fidane hardhish nga prodhues ne Serbi, si dhe materiale për mbjellje dhe mirëmbajtje. Dhe në fund të të gjitha verërave me kontrata të lidhura, prodhuesi dhe origjina shënojnë në etiketë “Verë nga Toplica-Serbia”, kjo verë është tashmë në tregjet zvicerane dhe më gjërë përmes Tomasit ne vende te Eu.