ARKIVI:
11 Dhjetor 2024

Prishtinës do t’i rrinte mirë një pllakë përkujtimore për Pjetër Bogdanin

Shkrime relevante

Si po e vjedh Qeveria djersen e pensionistëv!

Zeqir Bekolli Qeveria Kurti bashkë me partinë Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtime...

Baballarët e Serbisë, xhelatë të Shqiptarëve!

Në foto: Gjenerali Bozhidar Jankoviq Msc Belisar Jezerci Derisa shqiptarër perkrahnin Kryengritjen e...

Serbia dhe propaganda e rreme: Pse frika nga Erdogan është një iluzion politik…!

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur të gjitha syzet e diplomacisë...

Një fund i Tragjedisë së Sirisë, me çlirim Islamik…?!

Pirrro Prifti, Tiranë Largimi i diktatorit Bashar al-Assad nga drejtimi i Sirisë...

Shpërndaj

* Nga bisedat me Ibrahim Rugovën
Kur Komuna e Prishtinës bëri inaugurimin solemn të Sheshit „Ibrahim Rugova“, vizionarit kryesor të shtetndërtimit të Kosovës, befas m’u kujtua një ide e tij, që besoj, nuk do të ma ketë thënë vetëm mua: vëniën e një pllake përkujtimore për Pjetër Bogdanin në Prishtinë, një nga figurat qendrore të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtar kombëtar për çlirim nga Perandoria Osmane, i cili vdiq dhe u varros në Prishtinë, por që në të njëjtin vend u zhvarros nga pushtuesit dhe kufoma e tij u gëlltit nga qentë endacakë.
Diku nga mesi i shtatorit të vitit 1988, në një kuvend të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës që mbahej në amfiteatrin e Bibliotekes Popullore dhe Universitare të Kosovës, albanologu Rexhep Ismajli, hodhi iniciativën që vëtë Shoqata dhe institucionet e tjera kuturore të Kosovës, ta shënonin vitin 1989 si vit jubilar të 300-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, shkrimtarit më qendror të Letërsisë së Vjetër Shqipe dhe luftëtarit të denjë për çlirim nga Perandoria Osmane të viseve shqiptare. Propozimi u përkrah njëzëri nga të pranishmit dhe pritej që zëdhënës të kësaj ideje të bëheshin vetë shkrimtarët, pjesa më e madhe e të cilëve aso kohe punonin në institucionet kulturore, arsimore e universitare të Kosovës.
Po ato ditë, pas një ceremonie që ishtë zhvilluar për ndarjen e shpërblimit nga „Rilindja“ të veprës „Kode të ligjërimit letrar“ të Bajram Krasniqit,një nga studiuesit e talentuar te letërsisë shqipe (vdiq shumë i ri), rastësisht takoj autorin e shpërblyer, Bajramin të shoqëruar nga Ibrahim Rugova dhe Milazim Krasniqi. Më ftojnë t’u bashkangjitem.Në njërin nga lokalet e frekuentuara të Prishtinës, kuptoj se takimi i tyre ishte me shkas. Shpërblimi i vepreës së Bajram Krasniqit që ishte bërë po atë ditë. Pos një vargu bisedash, kryesisht për letërsinë dhe pak a shumë per atmosferën kulturore e politike të kohës, preokupime këto të përditshme, të dy Krasniqët, pra Bajrami dhe Milazimi, nguten të ikin për disa obligime familjare që kishin.Kohën e mbetur me Ibrahim Rugovën, e shfrytëzoj që ta lëmë një takim tjetër për ta incizuar një emision në Radio Prishtinë që do të shënonte në një mënyrë përvjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, ku aso kohe punoja gazetar, me mundësinë që bashkëbiseduesi im të përgatitej për këtë temë. Ibrahim Rugova tashmë kishte botuar një libër mbi veprën e Bogdanit. „Jo, më tha, për Bogdanin nuk ka nevojë të përgatitem,mund të më pyesësh çka të duash e në çdo kohë, veç shikoje minutazhën e emisionit!“ Një javë më vonë e lamë të vinte në studio.
Në ndërkohë, derisa po bisedonim për këtë temë, Ibrahim Rugova më tha:“Do të përpiqem që vitin tjetër Prishtina ta ketë diku një pllakë perkujtimore për Bogdanin, pasi eshtart e tij u zhvarrosën në mënyrën më mizore nga osmanët, ndërsa në kujtesën e kombi ai mbeti i pavdekshëm për lirinë e shqiptarëve dhe me veprën letrare.Pres të vë kontakt me hoxhën e Xhamisë së Madhe, që në murin e saj nga rruga, të lejohet vendosja e pllakës, aty përballë gjimnazit!“ Në ato hapësira mendonte Rugova se është varrosur dhe zhvarrosur Bogdani, pas vdekjes në Prishtinë. Po ashtu, ai ma shpaloi dëshirën për shkrimin e një biografie për Bogdanin… Vitin tjetër erdhën vlime të tjera poltike. U rrënua me forcë rendi kushtetues i Kosovës nga Serbia në kuadër të asaj federate jugosllave dhe laku i dhunës shtetërore shtrëngohej edhe më shumë për çdo gjë që ishte shqiptare… Në dhjetor në oborrin e Kishës Katolike u ngrit busti i Bogdanit ku u inaugurua nga vtetë dora e Ibrahim Rugovës, ndërsa pak ditë më vonë, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës ku ai u zgjodh prijës i kësaj lëvizjeje.
E përmenda idenë e tij, që Prishtina të stoliset me pllaka të tilla, sidomos aty ku lindën a vepruan veprimtarë të ndryshëm nëpër kohë, që bënë shumë për këtë vend. Kjo i jep pamje të re kryeqytetit dhe dëshmon kulturën tonë qytetare në çdo rast duke nderuar figurat e rëndësishme në një anë, ndërsa në anën tjetër për ta rikthyer kujtesën te brezat që vijnë për gjurmët tona të lashta në këtë qytet. (14.09.2013)
Ibrahim Rugova

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu