ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Behlul Jashari, gazetari i shquar i gazetës Rilindja dhe i Kosovës, për TV7 rikujton histori dhe tmerre që përjetuan gazetarët e Rilindjes

Shkrime relevante

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Shpërndaj

Behlul Jashari – në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008, ndërsa pas 10 viteve kishte edhe një ridalje simbolike protestuese, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018.

Që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes për liri e pavarësi për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë në vend të pushtetit të dhunës dhe okupimit të Serbisë, për mëse çerek shekulli ka raportuar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telefrafike Shqiptare (ATSH).

Gjatë luftës në Kosovë ka raportuar edhe nga kufiri jugor si refugjat në Maqedoni, ndërsa në 12 Qershor 1999 ka hyrë në Kosovë me kolonën e tankeve të para të NATO-s si gazetar i Rilindjes i akredituar te forca më e madhe planetare dhe ka raportuar edhe për ATSH e Radio Televizionin Shqiptar edhe në atë mëngjes të hershëm të Ditës së  Lirisë së Kosovës dhe në vazhdimësi, si edhe në mbrëmjen në 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardime të aviacionit të NATO-s kundër caqeve të forcave kriminale e gjenocidale serbe në Kosovë.

Media shqiptare ka shkruar Behlul Jashari ishte gazetari i vetëm që transmetonte nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

Më 14 Nëntor 2015 ATSH shkruante se një ditë më parë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në 10 vjetorin e tij ndau 10 çmime në një veprimtari të organizuar në qytetin e Prizrenit, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare” dhe se fitues i Çmimit Karrera është Behlul Jashari.

“Çmimi Karriera iu nda korrespondentit të ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja dhe pas ndalimit të saj në vitet e okupimit kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës ‘Bujku’, i vlerësuar ‘dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues” siç theksohet në motivacionin e prezantuar nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa’”, shkruante ATSH.

Ndërsa Gazeta DIELLI, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në 13 Nëntor 2015 shkruante mes tjerash:

Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës Dielli – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, është fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore.
Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku” kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm “Rilindjen”.

Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku” që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992.
Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.

Çmimit Karrera  është çmimi më i lartë në gazetarinë shqiptare që e ndanë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në videon e mëposhtme, që u transmetua nga Televizioni T7 në 7 Gusht 2021 – në ditën e  31 vjetorit të ndalimit të dhunëshëm të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja nga Serbia okupatore, Behlul Jashari tregon se as ndalimi nuk i ndali gazetarët e punëtorët e tjerë të gazetës së vetme shqiptare atëherë në Kosovë – Rilindjes, të cilët me shumë sakrifica vazhduan punën e tyre në kohën e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës…

VIDEO- 31 vjetori i ndalimit te Rilindjes – Televizioni T7 – me 7 Gusht 2021

https://youtu.be/_xU2-pARvPM

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu