Mësimi i gjuhës shqipe te gjeneratat e reja të mërgatës sonë, përtej përgjegjësisë institucionale, është një detyrim kombëtar që kërkon angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.
Ky proces është i domosdoshëm për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të siguruar që trashëgimia jonë kulturore dhe gjuhësore të përcillet tek brezat e ardhshëm në mërgatë.
Përmes mësimit të gjuhës amtare, të rinjtë jo vetëm që ruajnë një pjesë thelbësore të identitetit tonë, por ndërtojnë lidhje më të forta me Kosovën, duke marrë pjesë edhe në programet që ofron MPJD për të rinjtë e diasporës, përfshirë diplomacinë qytetare ku profesionistët e ri vijojnë një program prej 10 muajsh në Kosovë, kontribuojnë në institucionet e vendit, sjellin përvojat e tyre nga më të ndryshmet dhe fuqizojnë lidhjen me Kosovën.
Në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Kosovës në Cyrih, me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, me bashkëkryetar Dr. Vaxhid Sejdiu, mësuesen në Kantonin e Bernit, Mirsime Muja, dhe me mësuesen në Kantonin e Zug-ut, Minire Azemi, diskutuam për sfidat dhe angazhimet e përbashkëta për të garantuar që çdo fëmijë shqiptar të ketë mundësinë të mësojë gjuhën amtare.
Kjo formë e Mësimit Plotësues të Gjuhës shqipe në Diasporë, është e skaduar dhe mashtrim i vetvetes .
Nëse duam shpëtimin e fëmijëve tanë nga Asimilimi dhe ngritjen e cilësisë, duhet të veprojmë sikur gjatë viteve të 90- të,kur Ministri Arsimit të Republikës së Kosovës, prof.dr. Muhamet Bicaj , pati siguruar komplet kuadrin me mësues e mësuese të kualifikuar.
Pranimimin e tyre e pati bërë me Konkurs publik të rregulltë dhe me shumë kandidatë.
Punën e tij të mirë e pati vlerësuar lartë edhe Dr. IBRAHIM RUGOVA.
Është për keqardhje por ky mësim pas Parvarësimiit të Kosovës,ka rënë
shumë si në numër të nxënësve ashtu edhe në cilësi. Deri me sot Qeveritë tona si ajo e Kosovës ashtu dhe ajo e Shqipërisë, përveç premtimeve kanë bërë shumë pak, për të mos thënë asgjë, rreth këtij problemi jetik për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe kombit tonë.
Sikur, sot më kujtohet një porosi e Z. Pierre Maudet ,funksionar i lartë i Republikës dhe Kantonit të Gjenevës ” Gjuhën frënge ua mësojmë ne fëmijëve Tuaj, e Ju u mbetet t’ ua mësoni gjuhën e origjinës” Shumëllojshmëria e gjuhëve dhe kulturave është pasuri për Zvicrën”
Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duhet t’i marrin si model vendet si Italinë, Spanjën,Portugalinë etj.
Këto vende këtë mësim e organizojnë nëpërmjet Ministrive të Arsimit të tyre me mësues apo mësuese të kualifikuara dhe të rregulltë.
Me pak vullnet dhe gatishmëri kjo arrihet fare lehtë . Me tre- katër mësues të përgatitur mbulohet çdo Kanton i Zvicrës.
Bie fjala në krye të LAPSH-it, në Gjenevë dhe Zvicër, është Z. Liburn Mehmetaj . Ai ka përgatitje superiore dhe vullnet me ndihmuar, mirëpo duhet t’i lihen duart e lira për të bërë reforma rrënjësore .
Këtë funksion Z. Mehmetaj e kryen në baza vullnetare.
Deklarimi i zonjës Donika Gërvalla, për mbështetjen i gëzon prindër e nxënës. Dashtë Zoti që kjo deklaratë e saj të mos jetë fushatë parazgjedhore!