Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
___
1. Çdo shoqëri, për ta konsoliduar standardin e një demokracie optimale neoliberale, kur janë në pyetje interesat shtetërore e sidomos ato kombëtare e ka për obligim jo vetëm moral por, edhe institucional ta refuzojë, ta kontestoj dhe ta shfuqizoj si mashtrimin ashtu lajmin e rremë, nga do ai që të vij. Në këte “odisejadë” morale e inatitucionale që në vendet e transicionit shumë herë shpërfillet (pa)qëllim, ndodh që mediet në emër të lirisë së shprehjes dhe komunikimit politik të “vetëvendosin” jo standarde të interesit publik por sosh të tarafeve, klaneve dhe oligarkëve nga të gjitha “ngjyrat” ideologjike. Duke harruar kështu që mediet përveç obligimit moral e profesional, e kanë edhe detyrimin që ta informojnë publikun tyre; saktë, shpejt dhe sigurt. Mjerisht, në ditët tona sintagma e; saktësisë, shpejtësisë dhe dhe ajo e sigurisë, po zëvendësohet me ate të klikomanisë! Një fenomeni të ri që perin midis; saktësiaë, shpejtësisë dhe sigurisë, po e vë pa hamendësime në “shtratin e Prokrustit” të një idhujtarizmi e imoraliteti të ri politik!?
2. Por, çfarë është imoraliteti i idhujtarizmit politik, dhe si manifestohet ai në shoqëritë tona shqiptare? Fillimisht, do thënë që thelbi i imoralitetit të idhujtarizmit politik në shoqëritë shqiptare qëndron mu te injorimi dhe refuzimi ad hoc i cilitdo mendim, gjykim apo qëndrim publik lidhur me liderin që ai e çmon, adhuron dhe e ndjek, si pasojē e frustrimit personal dhe “tej ngarkesave” që i “kultivon” përditshmëria dhe dinamika e jetës sonë sociale e politike. Fanatizmi në admirim dhe ndjekje të lidershipit politik në rastin e shoqërive shqiptare, për mendimin dhe gjykimin tim sociologjik, mund të kualifikohet e interpretohet më tepër si “pasojë” i vonesës së procesit të emancipimit historik politik, se sa si “produkt” i mungesës së rrethanave dhe përpjekjeve tona sociale. Madje, mund të themi që ky fanatizëm në admirim të karizmës dhe lidershipit social nuk buron vetëm nga shkaqet e mungesës së emancipimit politik, (sepse historia e sociologjisë së njohjes ka njohur shumë shoqëri e popuj të cilët janë “katapultua” me shpejtësi drite në proceset dhe zhvillimet emancipuese), por, edhe mungesës së sensit për ta zhvilluar e kultivuar prirjen e të menduarit dhe gjykuarit vetanak kolektiv. Fanatikëve të sotëm shqiptarē për dallim nga ata tradicional që ishin me natyrë dhe prirje sociale, në debatet dhe ligjërimet publike p.sh. për temat politike, aspak nuk u interesojnë as idetë, as bindjet e as argumentet, por vetëm dezinformimi, nënçmimi, stigmatizimi dhe stereotipizimi i kundërshtarit të caktuar ideologjik apo politik. Ashtu që, p.sh në debatet e sotme zhvilluara nëpër mediet sociale për temat siç janë, sundimi i ligjit, krimi, korrupsioni, kriza, inflacioni, etj., “ushtria digjitale” e fanatikëve mediatik shqiptarë, shkaku i ekonomizimit të kohës i komenton dhe trajton live! Që nënkupton; shkallë të lartë organizimi, mobilizim dhe përgaditje solide për ballafaqime dhe konfrontime me cilindo qē s’i pranon, edhe si kulturë sjelljeje, po edhe si mentalitet social aktual.
3. Është interesant që të njejtëve, nuk u shpëton, asnjë temë as publike e as personale, pa u debatuar. Ajo çka është shqetësuese në këtë fenomen të pastudiuar ende sociologjik ndër ne, nuk ka të bëjë edhe gjithaq me gjuhën e përdorur denigruese për t’i shpartalluar kundërshtarët (qofshin ata ideologjik apo politik), sa ka të bëjë me dëmin që mendohet t’i shkaktohet publikut të gjerë. E dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet sot një publiku e qytetarie tē transicionit, është padyshim mënyra dhe tendenca uniformuese e të menduarit, vepruarit dhe gjykuarit! Tendencë kjo, jo vetëm që e ngulfat konkurrencën lojale, por edhe e vret të menduarit dhe gjykuarit kreativ demokratik. “Ushtritë digjitale”, apo militantët e verbër partiak që “betejat” dhe “luftërat” e tyre virtuale i zhvillojnë kryesisht nëpër medie, duke menduar e gjykuar në mënyrë uniformuese, në fakt duke avokuar lidershipin e tyre, e “vrasin” natyrën dhe sharmin e demokracisë neoliberale dhe qasjen pluraliste ndaj; mendimeve, gjykimeve dhe qëndrimeve të publikut.
Për këte shkak, kulti i individit që ndërtohet përmes besimit të verbët (politik) dhe lojalitetit të skajshëm (mediatik)ndaj liderit, ka gjasa reale të “prodhoj” situata e gjendje të atilla politike ku demokracisë mund t’i humb si kuptimi ashtu edhe sensi i qeverisjes me njerëz të arsyeshēm…
I nderuemi Fadil Maloku!
Në këtë portal – të cilin e moderon z.Gjergj Kabashi, lexova shkrimin e juaj. Më bëri përshtypje.
Ju përveç tjerash, shkruani se, po citoj:
“Problemi qëndron që Gjykimi kolektiv ndërkombëtar, për krimet e supozuara nga cila do palë “ndërluftuese”, duket që janë shunë selektive. Ngase, nuk mund të ken tretman e status të njejtë si agresori (ish regjimi serb i Millosheviqit) ashtu edhe viktima (civilët slloven, kroat, boshnjak, e sidomos shqiptar)!…!”
*
Ju lumt për guximin e diturinë e juaj…!
Në vend të komentit më të gjatë, po e jap këto vargje:
/Oj Serbi, oj shtrigë e vjetër/ në Kosovë s’ka çka lyp’ ma tjetër/për pa folë me ndejt s’po muj/në shtëpi tonë ti po na thue i huj/Kur Kosovën e mbuloi gjaki/ Festë të madhe bani Beogradi…/.
me nderime,
Ismet M. Hasani, Suedi