Nga: Fahri Dahri
●●●
Ndan njerëzit nga Bota,
shprehen ngushëllime,
Dhimbje dhe mallëngjime.
Shpresojmë në ripërtërime.
●●●
Dje s’ishe, sot je, nesër jo,
E sotmja njihet, e nesërmja jo
Nga shumë mendohet se po.
Siç jemi, pasnesër kurrë, jo
●●●
Diçka nga “shtatshja”, mundet!
Veç njerëz, etero-fizik si sot, jo !
Prindër, grua, burrë, vëlla
motra, fëmijë, në Dhe dergjen!
●●●
Natyrës në kushtet e saj,
I jemi dashur, na krijoi
Kur asaj cikli i mbar
Pas saj, asnjë nuk shpëton.
●●●
Ku, ç’farë, pse, si dhe sa, s’ka
Dielli, Hëna,Toka, shuhen
Univers, Big Bang, nuk e di
Di, po vdiqëm, njohje më s’ka.
●●●
Lind mes njerëzve të dashur,
Jeton në dashurinë e të gjeturve,
Jepet shumë dhimshuri të ardhurve
Lidhjet familjare, në kohë ndërpriten.
●●●
Llogjika jonë, vetëm për një jetë,
Vazhdimësi të njëjtë ska si të ketë.
Njerëzit deri një shekull arrinë
Më pas energjia merr arratinë!(1).
●●●
Prirjet drejt të fshehtës
Një iluzion, vetëm fantazi.
Nuk ka të fshehta pas vdekjes,
Ringjallja e gjallesave hiprokrizi
●●●
Me të sotmen duhet kuptuar,
Se e nesërmja s’është e jona
Shpirtërat ndofta, trupi tretur.
Nga hiçi në hiç qeniet tona.
●●●
Toka dhe qielli, tonat janë,
Sa rrojmë me këto jetojmë,
Trupi, dheun të sigurtë ka,
Treshja superiore(2) mos qoftë shaka!
●●●
Shënim (1): Me keqardhje më rezulton se njeriu, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve nuk e arrin “njohjen e vërtetë të jetës”. Ne e mendojmë se e njohim, por në të vërtetë hallakatemi sorollatemi, pas sigurimit të mjeteve të jetësës dhe përpiqemi të parandalojmë, të mposhtim ligësitë dhe të ligjtë që i kemi në të katër drejtimet (anët) që rrethohemi!
Në momentin që vdekja njeriun rrëmben, i gjalli në mendje kujtime të shumta sjell, atëhere diç nga jeta kupton, por prap harron!
Tiranë, më 03/dhjetor/2024.-
●●●
Shënim (2): “Ama-Budi-Manas”( Zoti brenda nesh; intuitori dhe dëshira). Uni hyjnor i njeriut.
Për më shumë shif “Dhembja dhe moskalli i Çamërisë” faqe 191-208, botim- viti 2017-autor FD).
Shënim 3): “Për tri mbesat e tre nipërit dhe jo vetëm. Shijoni lumturinë e bashkësisë familjare, ajo vjen një herë në jetë. Ti doni dhe respektoni pa kushte prindërit, motrat dhe vëllezërit tuaj. Ruajeni të fortë lidhjen mes jush. Gëzojeni atë që keni, e nesërmja sjell ndryshime. E sotmja s’kthehet, as ata. Gjyshi!
Tiranë, më 22/Korrik/2024.-
(Shkëputur nga libri: “Të vërtetat historike të tjetërsuara”-F.D.).