ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip dhe gjermanisht ) ___ Tragjedia e Magdeburgut në Gjermaninë...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë, janë tregues për numrin tejët të vogël të atyre që janë regjistruar në KQZ si votues nga Diaspora. Regjistrimi i deritanishëm i mërgatës në formën ‘e-diaspora’ është shumë i vogël në krahasim me numrin e votuesve që jetojnë në shtetet evro-perëndimore.

Rënja e interesimit të mërgatës për votim

Edhe përkundër propagandës së ministres së Punëve të Pashtme dhe Diasporës, njëkohësisht edhe zv. Kryeministre e vendit, znj. Donika Gërvalla-Schwarz për kinse rritjen e numrit të regjistruesve të rinjë nga mërgata, ky numër është simbolik.

Arsyet e rënjes së interesimit të mërgatës për të votuar janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme, duke filluar nga mospërmbushjet e premtimeve elektorale të pushtetarëve, injorimi i të riatdhesuarve në vendlindje dhe deri tek mos trajtimi dinjitoz i mërgimtarëve në listat zgjedhore të partive politike.

Si rezultat i zhgënjimit të qytetarëve në të gjitha qeveritë e deritanishme, e kemi një rritje enorme të numrit të mërgimtarëve, të cilëve mund t’iu flasësh për çdo gjë dhe të dëgjojnë me vëmëndje, por për politikën dhe politikanët e Kosovës në përgjithësi as që duan të dëgjojnë për ta.

“Shkaku i tyre e braktisëm Kosovën, ia kthyem shpinën shtëpisë dhe familjes, i nxorëm fëmijët nga shkolla, i ndërpremë studimet, i braktisem vendet e punës e erdhëm këtu në Dhe të huaj për një jetë më të mirë dhe më dinjitoze. Ngase atje, në vendin tonë, shteti nuk na sigurojë asgjë, as kontrata pune dhe as sigurime shëndetësore, as zhvillim ekonomik dhe as mirëqenje, madje edhe ndihmat sociale (lëmoshën) na ofrojnë vetëm në kohë fushate zgjedhore dhe përseri na harrojnë. E këtyre që na trajtuan në këtë mënyrë, jo votën, por as surratin nuk duam t’ua shohë më”, e përfundojë rrëfimin mërgimtari 48 vjeçar, baba i katër fëmijëve të lindur dhe shkolluar në Kosovë!

Ky është vetëm një nga mijëra rrëfime të tjera akoma më rrënqethëse të ish ushtarëve të UÇK-së, i famijëve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës për të cilët shteti nuk bëri asgjë, dhe ata në mungesë të përkujdesjes shtetërore u detyruan t’ia kthejnë shpinën vendlindjes dhe varreve të baballarëve dhe familjarëve të tyre të vrarë në luftën e fundit çlirimtare!

Ju politikan me ndërgjegje të vrarë, më mirë mos ia mësyni Diasporës, se mund të ndesheni me pakënaqësi të shumta të mërgatës sonë. Kërkimi i votës nga ana e juaj, është ofendimi më i madh për ta! Të paktën leni të qetë e mos ua ngacmoni ‘plagët e lirisë’. Rënkimi i tyre do të jetë mallkimi më i madh për ju.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu