ARKIVI:
4 Janar 2025

2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Shkrime relevante

Recension i Shefqet Dibranit për përmbledhjen e poezisë së Miradije Maliqit, “Të fluturosh atje ku nuk ishe”

Shkruan: Shefqet DIBRANI A ËSHTË SHPIRTI MALLIKM?! Miradije Maliqi, “TË FLUTUROSH ATJE KU...

Babai im Brahim Sokoli, Masakra e Tivarit dhe ikja e tij nga ajo masakër e madhe

Pal Sokoli Brahim Sokoli, ( Babai im) ka lindur në Lekbibaj- Tropojë...

Populli nganjëherë ka të drejtë të mos ketë të drejtë

Agim Vuniqi Albin Kurti, me agjendën e tij sovraniste dhe reformuese, përpiqet...

Kurani, “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” i Vladan Gjergjeviqit !

Msc Belisar Jezerci Janë dy libra të shkruara dhe të botuara në...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t’na sjellin zgjidhje dhe asnjë dyshim, viti 2025-të do të jetë vit i bujshëm zgjedhor në Kosovë. Edhe pse zgjedhjet nuk do të paraqesin ndryshim të situatës politike në Kosovë, ato do të prodhojnë edhe disa figura të reja dhe të ricikluara në Parlamentin e Kosovës.

“Cosa Nostra”-t e Kosovës

Politika është shndërruar vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, fokusohet në forcimin e klientelave, zhvatjen e popullit dhe shërbimin e plotë per mafio-oligarkët, e assesi për mirëqenien e qytetarëve.

Të gjitha partitë politike, pa dallim, luftojnë me të gjitha mjetët që ta marrin pushtetin fillimisht në nivelin qendror më 9 Shkurt 2025 dhe në vjeshtën e po të njëjtit vit edhe në nivelin lokal ekskluzivisht per interesa personale dhe përfitime materiale e kriminale në sherbim te mafio-oligarkëve të nivelit të lartë, të shndërruar në “Cosa Nostra” të Kosovës.

Pra, aq shumë janë bastarduar partitë politike aktuale, të degraduara dhe të inkriminuara, sa që vetëm një reformim i thellë i tyre mund të krijojë premisat e ndryshimit real përmes proceseve zgjedhore.

E thashë pikërsiht kështu, për faktin se pa filtrimin nëpër disa procese të rregullta zgjedhore nuk mund të reformohen partitë tona politike dhe as të ndryshoj përbërja e skenës politike.

Skena politike me këta politikanë dhe me këto parti politike, si ne pozitë ashtu edhe në opozitë e kanë katandisur Kosovën në një shtet pa perspektivë, në një shtet tërësisht në duartë e krimit të organizuar, përkatësisht të në duart e mafio-oligarkëve politikë dhe ekonomik.

Si pasojë e kësaj sutuate të zymtë, qytetarët të vetmën shpresë po e kanë (përmes lëvizjes së lirë) që të gjëjnë mënyra për të ikur sa me shpejtë sa më larg nga Kosova.

Prandaj, në një situatë të tillë, kur krimi i organizuar dhe nëntoka udhëheqin në të dyja nivelet e qeverisjes, jo vetëm se nuk ka përspektivë për qytetaret, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin gjë tjetër, përpos vazhdimësisë dhe riciklimit të figurave politike nga njëra parti në tjetrën, përkatësisht nga njëri nivel i qeverisjes në tjetrin.

Pas dështimit në nivelin qendror, ngriten në nivelin lokal

Kandidatët e privilegjuar për deputet nga të gjitha partitë pa dallim pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arrijnë të bëhen deputet, do të caktohen si kandidatë për kryetarë të komunave. Kjo bëhet për të ruajtur ndikimin grupet e interesit brenda partive, e assesi për të mirën e qytetarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu