ARKIVI:
10 Janar 2025

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Shkrime relevante

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Ministri i Grenlandës përshëndet Trumpin: – I hapur për biznes

Foto: Nikolai Linares / Ritzau / Reuters / NTB Magnus Kallelid Ministri i...

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Shpërndaj

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time të punës pasi e konsideroj si një oaz mjaft privat dhe mjaft të shtrenjtë e për këtë e mbaj për vete kryesisht por ka raste kur njeriu i shkel rregullat që vendos vetë për të dhënë mesazhin dhe për të ndarë gjëra të bukura që e prekin shpirtërisht.
Në kolegjin ku jap mësim në Vjenë dhe ku jap dy lëndë të ndryshme, herë pas herë eksperimentoj me studentët. Kjo ndodh kur flasim dhe shpjegojnë tema të tillë si: dashuria mësohet apo ndjenja është e lindur, inteligjenca është e lindur apo e kultivuar, urrejtja është pjellë e së keqes që kemi jetuar në të shkuarën apo tipar i mossuksesit i kthyer në atribut negativ, tradhëtia vjen si pasojë e dobësisë së njeriut apo si pasojë e pamundësisë për të zgjedhur atë që njeriu vërtet dëshiron e kënaqet më cfarë i ofrohet pa shumë mundime. Ndodh shpesh që salla ime mbushet me shumë më tepër studentë sesa ka grupi me të cilin duhet të punoj e herë pas here nuk respektojmë as orarin e përfundimit duke e zgjatur leksionin me 20 min.
Nuk po zgjatem duke treguar sa më gëzon fakti që ka të rinj që jetojnë si ne dikur, përpara shpikjes së celularëve e rrjeteve sociale, në kohët kur lexohej e mezi prisnim rastin të bisedonim mbi një libër me përmbajtje të thellë. Ishte fat nëse ndonjë mësues a profesor qëndronte me ne të na shpjegonte gjëra që na mahnisnin apo të na tregonte mbi jetën e shkrimtarëve, filozofëve e artistëve tanë të preferuar. Me pak fjalë mund të them se unë jam me fat që bëj punën që adhuroj, madje as punë nuk mund ta quaj përsa kënaqësi më sjell.
Në kolegjin tonë, një herë në vit studentët shkruajnë në mënyrë anonime mbi profesorët e tyre, shprehin konsideratën për profesorët që me mënyrën e tyre të mësimdhënies kanë lënë më shumë mbresa, shprehin kritikat e tyre, pikat e forta e të buta të secilit dhe mendimin e tyre sesi mund të ndryshojnë gjërat apo sesi mund të jenë ata vetë më të motivuar prej profesorëve. Kjo ndodh në fund të dhjetorit.
Sot ne, stafi kishim një mbledhje ku pjesa e fundit e mbledhjes iu dedikua pikërisht “zgjedhjeve” të studentëve duke përzgjedhur dhe profesorin më të dashur të vitit. Sigurisht të gjithë janë kuriozë të dinë çfarë mendojnë studentët mbi ta e zakonisht janë profesorët vendas që fitojnë çmimin e “profesorit të vitit”.
Këtë vit nuk u lexua thjesht emri i profesorit më të dashur por u lexua një letër e shkruar nga studentët e vitit të parë (ndërmjet disa të tillave që ishin shkruar edhe nga studentët e viteve më të larta). Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i kolegjit lexonte letrën që ishte mjaft frymëzuese, unë po buzëqeshja se në letër ishin përdorur shumë prej shprehjeve që unë bashkë me studentët kemi shpjeguar e diskutuar dhe më erdhi vërtet mirë që çfarë kemi punuar bashkë ishte kuptuar e përdorur më së miri. Por ajo që unë nuk imagjinoja ishte se ajo letër aq e bukur, e shkruar me aq ndjenjë, respekt e simpati ishte pikërisht për mua, “zyshën e vitit”. (i kam treguar se ne në Shqipëri përdorim termin e shkurtuar “zysh” thjesht dhe shkurt edhe kur bëhet fjalë për profesorë universitetesh dhe unë jam zysh Ina në fakt).
Mbeta pa fjalë dhe u emocionova si rrallë herë, zysha shqiptare, zysha që më tepër njeh studentët se kolegët, zysha që heq dorë nga pushimi, nga ushqimi për të qëndruar edhe ca më shumë me ta, zysha që i sheh të gjithë njësoj me Hermesin dhe Eilinin e saj, kjo është zysha që ata zgjodhën si “profesorin e vitit”. Dhe si asnjëherë tjetër studentët kishin shkruar emrat e tyre duke mos e lënë anonim përzgjedhjen siç ka qenë gjithnjë.
E solla në formë shkrimi këtë përvojë të bukur sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur për njeriun e thjeshtë, njeriun e punës sesa kur dashuria, përkushtimi, puna e dëshira për të dhënë i është kuptuar pikërisht siç e ka dhënë. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur ke shpërndarë dashuri, mirëkuptim e buzëqeshje e të të kthehen edhe më të shumta.
E pse jo, njeriu ndonjëherë duhet të jetë krenar për shpirtin që ka e për këtë merita i takon Zotit të Gjithëfuqishëm!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu