ARKIVI:
11 Janar 2025

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

Shkrime relevante

Njomza Vllasa, portreti frymëzues i mjekësisë popullore…!

Nga: Luan Dibrani Bota bimore dhe barnat popullore zënë një vend të...

Shumë politikan, asnjë burrshtetas!

Florim Zeqa Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm...

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm për zgjedhje se si të vijnë në pushtet për të zhvatur pasuritë e shtetit e jo për qytetarët! Politikanët i shfrytëzojnë qytetarët dhe mërgimtarët vetëm si numra për të ardhur në pushtet, për t’i harruar më pas, siq thotë populli, si “boren e parvjeme”! Dëshmia më e mirë e kësaj është fillimi i fushatës zgjedhore tre muaj para afatit të rregullt zgjedhor për interesat e tyre personale!

Vijimësia e mentalitetit të njëjtë qeverisës

Pa dyshim Kosova është më mirë seqë ka qenë në të kaluarën, por nuk është në nivelin që e kemi pritur dhe dëshiruar. Kjo për shkakun e mentalitetit të ulët qeverisës të pasluftës në Kosovë.

Një shtet pa bujqësi të zhvilluar, pa arsim cilësor dhe pa shëndetësi të avancuar nuk mund të jetë shtet që përmbush kërkesat e qytetarëve, por vetëm mashtrim për këta të fundit! Janë këto tri hallkat më bazike të një shteti.

Pa arsim cilësor nuk ka përparim në sektorët e tjerë të zhvillimit të shtetit. Sado që të gjithë pushtetarët e deritanishëm u krrekosen për ngritje të cilësisë në arsim, janë rezultatet e PISA-s, ato që po ua thonë të vërtetën e hidhur të arsimit shqip në Kosovë!

Kusarët politikë të të gjitha llojeve dhe ngjyrave janë mësuar që të mos e trajtojnë shtetin si shtëpinë e tyre, por si plaçkë lufte!

Shteti është një shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të kontribuojmë njësojë për zhvillimin e kësaj shtëpie të përbashkët, por për fatin tonë të keq, politikanët nuk e trajtuan asnjëherë si të tillë, por si pronë të huaj duke e plaçkitur pamëshirshëm nga i pari e deri tek i fundit!

Nuk ka soj më të keq të njerëzve sesa i atyre që e vjedhin shtëpinë e vet!

E viteve të fundit është në rritje e sipër numri i atyre politikanëve që po e vjedhin shtëpinë e përbashkët të quajtur ‘Shtet’!

Për t’u zhvilluar shteti politikanët duhet të kontribuojnë dhe të bëjnë garë se cili po bën më shumë për shtetin, e jo me vjedhë të gjithë, pasi në fund nuk po mbetët gjë për qytetarët!

Bartja e hajnisë nga politikanët tek qytetarët

“Rrushi e sheh rrushin e piqet”, e thotë një fjalë e urtë popullore! Si duket, edhe qytetarët duke i parë politikanët supermilionerë, ia kanë filluar zanatit të hajnisë ndaj shtetit, duke mos e kursyer shtetin me vjedhje të vogla, por, kur të bëhen bashkë këto shuma, atëherë bëhen të mëdha dhe të barazvlefshme me hajnitë e politikanëve!

Njëra ndër hajnitë më të përhapura tek qytetarët është ajo e vjedhjes së energjisë elektrike me konsum enorm gjatë tërë vitit, përmes përdorimit të kondicionatorëve elektrik të temperaturave (klimave në gjuhën popullore) sikurse gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit.

Një gjë nuk e kam ende të qartë, është hajnia trashëgimi gjenetike e shqiptarëve apo pasojë e pushtimeve të gjata, për shkak se shqiptarët asnjëherë nuk i kanë pranuar pushtetet e huaja si të tyre!

Kjo mbetët për t’u vërtetuar në të ardhmen e afërt!

Mbase është fat i mirë që në gjenin e veprimtarëve nuk është marrja nga shteti, por dhënja gjithçka për shtetin! Kjo ishte dëshmuar përgjatë viteve të ’90-ta, kur të gjithë së bashku punuam në mënyrë vullnetare për krijimin e shtetit po llogaritur në asnjë përfitim material nga shteti!

E themë më mburrje dhe krenari, që për 43 vite veprimtari atdhetare nga shteti, nuk mora asgjë prej tij, duke dhënë gjithçka nga pasuria familjare dhe ajo intelektuale deri në ditët e sotme.

I tillë do të mbetem përgjithmonë-shërbëtorë besnik i atdheut tim.

Pa ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve, që karriga me lypë njeriun e jo njeriu me vrapu pas karrigës, shqiptarët nuk do të kenë shtet të mirëfilltë dhe përparim sikurse popujt e tjerë të botës së civilizuar. Aktualisht shqiptarët kanë shumë politikan, por asnjë burrshtetas të përgjegjshëm!

Me 11 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu