Në këtë kënvështrim janë përdorur dhe keqpërdorur nga persona të caktuar të SHIK-ut njerëzit që kanë punuar për UDB-ën, që i kanë rrahur dhe burgosur njerëzit e pafajshëm, vetëm e vetëm se e kanë kërkuar lirinë e munguar për popullin që i takonin.
UDB-ashët “tonë”, andaj , gjithë kohën me me ligësinë e njohur dhe mbrapshtitë e mendjes së tyre të lig dhe të keqe, kanë bërë plane për shantazhimin e të tjerëve. Madje, nuk duhet ta heqim nga mendja asnjë herë, se janë punësuar persona nga familje UDB-ashe, me qëllimin e vetëm që si “persona që dijnë” t’i shntazhojnë të tjerët. Ka shantazhime edhe për gjëra krejt banale, që njeriut normal nuk duhet as që t’i interesojnë. Për shembull, shantazhimi i njeriut të partisë tjetër me detyra mjaft të ndjeshme për vendin pas luftës, të cilit i “përkujtohen” edhe çështje familjare për gruan dhe dashnorin e saj të dikurshëm me synimin për ta “disiplinuar”dhe për t’ia “ulur kokën”.
Thuajse “gratë e tyre muslimane”, tashmë kryesisht të ngujuara apo të braktisura, nuk e kanë dashtë askend tjetër në jetë!
Me goditjen e tillë “muslimane”, UDB-ashtët “tonë” me vepër, të fshehur pas UÇK-së, e kanë rrënuar ardhmërinë e Kosovës së re pas luftës së fituar nga NATO dhe UÇK, pas pjesës së dytë të qershorit 1999.
Në rastet e tilla, pra në rastet kur keqpërdoret dhe trembet Njeriu naiv, duhet shtruar pyetjen: Athua i takon Filan Fisteku partisë që thotë se i takon, apo partisë së kryeshantazuesit e rrjetit të tij kriminal, apo…?!
Dhe duhet pyetur, po ashtu:
Ai që mbijeton në skenën publike – politike, shtetërore, duke i shantazhuar dhe mbyllë gojën të tjerëve, athua cilit shtet i takon; shtetit të Kosovës, apo shtetit të huaj, armiqësor për ne…?! Pasi me shantazhime të tilla mizore, mbijeton fatkeqësia e “baraspeshës së të fëlliqurve”, ku më i keqi, më i kobshmi, më jo-njeriu e antikombëtari, është mu ai që e shantazhon tjetrin…!
Më duhet ta rikujtoj se si para disa vitesh, kur e kisha botuar në vazhdime një dosje të letrave që nga Prishtina mi kishin dërguar në emrin e Bujar Bukoshit (nga 17 nëntori e deri më 23 nëntor të vitit 2000), Naim Miftari, punëtori i SHIK të dikurshëm, më pati bërë vërejtjen serioze, vërejtje që dëshiroj ta citoj për lexuesit:
“Tash prite kur të ngatërrojnë me familjarët që arrijnë t’i përpunojnë… Të cilët edhe mund t’i shantazhojnë, t’i turpërojnë apo “t’ua bëjnë ndonjë të mirë” me bisht që t’i keqpërdorin kur u duhen…! Duhet të tregohesh shumë i vëmendshëm gjithë kohën, se nuk do të lënë asgjë pa bërë, as gurë pa lëvizë, duke i përdorur njerëzit e caktuar që mund të jenë edhe në strukturat e caktuara të sigurisë, të cilët do të “zënë miqësi” me ndonjë të afërm tëndin”.
Këshillën dhe vërejtjen njerëzore të Naim Miftarit e kam pasë parasysh gjithë kohën, deri në këto momente.
Për temat e tilla “të rënda” e në dukje të ngatërruara, ne nuk kemi gazetarë zbulues që mund t’i trajtojnë. Kemi gazetarë që “u qeshet fytura” kur iu përkujtohet ish-shefi i sigurimit shtetëror serb, Ivica Stanishiq, por jo gazetarë që i trajtojnë, analizojnë dhe shqyrtojnë veprimet mizore të UDB-ës “sonë”. Për këtë arsye, duke qenë të patrazuar, ai që dje ishte Juda, sot mundohet ta luaj rolin e pajtuesit të madh të gjaqeve e ngatërresave, pra ta marrë rolin e Anton Çettës së ditëve tona…?!
Kjo është arsyeja që kriminelët e mëdhenj fshihen në institucione, pasi ata nuk ka kush t’ua bëjë me dije krimet që i kanë bërë; krime që i tejkalojnë në mizori e vetvrasje kombëtare edhe krimet e UDB-ës së vërtetë, sidomos në raport me vrasjet e ashtuquajtura politike të kundërshtarëve partiak që i kanë menduar si të tillë në një kohë.
I burgosuri i njohur politik, Xhafer Shatri, kah fundi i vitit të kaluar (2024) në një intervistë të gjerë që i dha Ermal Pandurit në Debat Plus të RTV Dukagjini, e përmendi një fakt që duhet t’i shqetësoj e trondis të gjithë Shqiptarët, kudo që jetojnë ata dhe sidomos të mendohet se kah e futën disa kriminelë të mëdhenj Kosovën e re.
Ai e përkujtoj një detaj shqetësues se si ka vepruar UDB-a në rrethana Lirie, menjëherë pas çlirimit të Kosovës , diku para vitit 2001.
Azem Syla e Hashim Thaçi, siç tha Xhafer Shatri, e kishin urdhëruar UDB-ashin Mehmet Haskun nga Peja, mu personin që ia kishte qitë prangat në duar dhe e kishte arrestuar në shtëpinë e tij në kohën e burgosjes shumëvjeçare (ishte koha e themelimit të Autonomisë së Kosovës), arrestim e burgosje që i kushtoj shumë vite burgu. Mizori Mehmet Hasku i kishte shkuar në shtëpi me një shok të tij “të ngusht” , që ishte nga rrethinat e Malishevës, të cilin Xhaferi “e kishte mbajtë me bukë” dikur.
Nana Time (Time Kabashi – Shatri) në foto me të birin e saj, Xhafer Shatrin. “Kur u ktheva në shtëpi, pasi isha i angazhuar me do punë menjëherë pas luftës, më tha Nana”: “Loke…, na nuk jemi çliru hala, se katër ditë ma përpara këtu ishte me një “shok tanin” UDB-ashi Mehmet Hasku, që t’ i ka pas qitë prangat në shpi…”!
Foto të bëra nga une, Gjergj – Bajram Kabashi, me 28 korrik 2017, në shtëpinë e Xhafer Shatrit në Tomoc.
***
Kuptimi i asaj “vizite” provokative të UDB-ashit tashmë të shantazhuar Mehmet Hasku, menjëherë pas lufte, në shtëpinë e personit që vet e ka burgosë, ishte një porosi e rëndë dhe mizore njëherit, jo vetëm për atdhetarin Xhafer Shatri, por edhe për mbarë atdhetarinë e Kosovës dhe mbarë Shqiptarinë. Kjo thuhet kështu, se, sipas mendjes së keqe të Azem Sylës e Hashim Thaçi, “atdhetar” ishte UDB-ashi Mehmet Hasku, e jo Xhafer Shatri !
Kjo mendësi antinjerëzore e antishqiptare ka vazhduar pothuaj përgjat gjithë pasluftës, deri në ditët e sotshme.
Me këso metodash të ulëta e mizore psudoshtetërore dhe pseudoatdhetare, është vazhduar deri në fund, pra derisa rrugaçët e ngjitur padrejtësisht në piramiden shtetërore, e dërguan vetën në Gjykatën Speciale të Hagës…!
Dhe ma e keqja dhe e tupshmja për ta mbetët nëse do të dënohen për vrasjen e kundërshtarëve politik, se nëse kanë vrarë ushtarë serbë, siç virten në çdo luftë çlirimtare ushtarët e armikut, kjo do të mbahet në mend për të mirë në biografitë e tyre.
Edhe rasti i provokimit mizor me dërgimin e Mehmet Haskut tek viktima e tij Xhafer Shatri, menjëherë pas luftës, tregon për natyrën e pashpirt të shantazhimit si metodë e panevojshme dhe armiqësore në Kosovën e re.
Në këtë mënyrë të pashpirt e kanë përdorur edhe gjithë “elitën e mirëfillt” të LDK-së që të më provokonin mua prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor të vitit 2000.
“Elitës” LDK-së tashmë i ka dalë gjumi, por është vonë, ashtu siç u ka dalë gjumi edhe atyre që e mashtruan atë “elitë”, duke e ndërsyer kundër meje në atë kohë.
Kryengritja ime profesionale e njerëzore për këtë arsye është e pa fund, dhe une do të “dorëzohem” vetëm kur të m’i kthejnë të drejtat që më takojnë ; ato të drejta që mi morën e mohuan kriminelet e bashkuar të vendit tonë.
Nëse nuk m’i rikthejnë të drejtat, atëhere kam me kërkue me ngulm që të ribëhet provokimi, pavarësisht që ata që i kisha në shënjestër deri vonë, tashmë nuk janë ndër të gjallët.
Kot ma përkujtojnë me thashetheme intriga “paaftësinë time” profesionale, pasi une isha gazetar shumë i mirë (gazetar me vepër), e edhe më i bukur se që ishin ata…!
Hahaa!
Nga ky kënd i kritikës sime, kërkoj që të më marrin seriozisht , nëse nuk duan ta shohin vetën të turpëruar dhe të mposhtur prej meje përnjëmend…!
Se une jam jo vetëm më i ditur, por edhe më trim se që janë ata…!
Se trimëria ime është kulturë, e jo sjellje e veprim barbar si i tyre; është përvojë dhe dëshmi e një jete të tërë të kaluar në profesion, trimëri që “as nuk blihet e as nuk shitet në pazarin e gjave” (kafshëve!).
Prandaj, mos harxhoni më kohë duke u përpjekur të më poshtëroni, se kur t’ua ngjes për “gabzheri” atyre që i kam në shënjestër, do të jetë tepër vonë.
Për mua si patriot dhe gazetar profesionist është me rëndësi ruajtje e çdo institucioni, e jo e ndonjë krimineli që është strehuar dhe vepron padrejtësisht nga institucionet shtetërore, duke e vazhduar me mendjen dhe veprën përçe UDB-izmin familjar.
Betohem që do t’i mposhti…!
Ose duhet të mi ktheni të drejtat që mi keni mohuar si serbomëdhenj në Kosovën e lirë, ose duhet të ballafaqoheni me mua…, se këtu nuk mund të ketë rrugë tjetër.
***
Nëse “temat e tilla” nuk i hapë mungesa e gazetarisë së mirëfillt kritike-hulumtuese e zbuluese, në kohën kur ende mbahet i fshehur fakti se vet disa gazetarë kanë marrë pjesë në krime të rënda (për shkak të naivitetit e xhelozisë profesionale), atëhere duhet që sot apo nesër temat e tilla t’i hapin ata që janë të thirrur për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe asaj nacionale-shtetërore.
Mjaft më …, se me shantazhime e shkatërruat vendin, vend që s’ka askush të drejtë ta shkatërroj…!
Tungjatjeta Gjergj Kabashi!
“Et eripuit animam meam in veritate!” thënie latine që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe nënkuptohet: “E thash të vërtetën dhe e lirova shpirtin!”
Revista DRINI që ju e udhëheqni, gjithëherë publikon shkrime të mirëfillëta, të cilat ne lexuesëve na zgjojnë kërsherinë t’i lexojmë dhe, që na pëlqejnë, në to edhe të japim komente.
Shkrimi i juaj i mësipërm është i një rëndësie të veçant – është relevant. E lexova me kujdes dhe vëmendje të përqëndruar, bile e rilexova, ndaj vendosa të jap koment.
E kam shprehi që në komente të zgjedh pjesë nga shkrimi (citate), po në shkrimin e juaj nuk veprova kështu, ngase secila fjalë e fjali ishte e një rëndësie të veçant, kështuqë po ta merrja një fjali, më mbetej tjetra që më dukej si më e rëndësishme; pra i tërë shkrimi ishte vërtetë relevant.
Qëndron një thënie e vjetër latine:”In medias res” që nënkuptohet: Të hyjsh në mbrendinë e çështjës. Ju, jo vetëm që keni hy në mbrendine e çështjës, por keni hy në “thelbin e bërthamës”.
Ju lumt mendja dhe ju lumt dora!
Po e përfundoj komentin me këto dy mendime:
1. Tri gjëra janë të vështira në jetë: të dëgjosh, të shohësh dhe te heshtësh!
2. Qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI!
Respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi