ARKIVI:
15 Janar 2025

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Shkrime relevante

Votoni për brezin e ri politik!

Florim Zeqa Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë...

Albini ma dha mue “listën e vrasjeve…!”

Agim Morina, Prizren ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE… ___ E dij që...

Forca e vërtetë është që të qëndrosh i palëkundur përballë tradhtisë e dhimbjes

Halil Geci, Skenderaj Njeriu i fortë nuk është ai që ngre pesha,...

Shpërndaj

ALBINI MA DHA MUE LISTËN E VRASJEVE…
___
E dij që Albinit nuk ka me i ardhë hiç mirë kjo çka kam me kallxu, por s’kam çka baj. Tashma doli në ledinë krejt çka pati me dalë. Por, mue më duhet ma kallxu qysh ka ndodhë.
Ishim në Kembrixh. Në një pab. E pyeta Albinin se a ka diçka që mundem me i ndihmu. Aj kqyri rreth e rrotull me kujdes, kaloi me dorë nëpër mjekër, e kapi krikllën me birrë dhe me një za të ulët tha:
– Më duhet diçka urgjent. Amo, kjo veç mes meje e teje.
Në sytë e tij mund të lexohej serioziteti i krejt asaj që fliste. Unë e kuptova dhe piva gjysën e krikllës së birrës, për me mujtë me i ba ballë asaj çka po vinte. Albini ma zgjati një letër. Letra m’u afru te dora. Dora jeme e shtrëngoi letrën e bardhë.
– Ç’asht kjo? – e pyeta.
– Asht një listë. Listë që s’kisha dashë me dijtë askush.
– Listë për çka?
– Për vrasje…
Mue më lëshuen kambët.
– O Albin.. kadal bre, se ti e din që unë veç vrasjet i kam mërzi… Pasulin e ha pa krypë… Kafe nuk pi… Lufta ka përfundu ka dy dekada e ma shum… Unë as mizën…
– Kjo asht detyrë jotja patriotike. Mue më kanë thanë se veç ti mundesh me kry këtë punë, – më ndërpreu. Qysh din veç aj.
Tue m’u dridhë duert, e futa letrën nën tavolinë e shpalosa letrën. Dhe lexova:
“Dy 37-she, një 40-she, pesë 42-she, një 46-she”
Kalibra të mëdhaj, mendova me vete. Ky po lyp predha, jo plumba. Kuku! Po don me nisë luftën. Më paska ngatërru me dikënd tjetër. Me ndonjë Agim tjetër, ma trim, ma të trentë, ma azgan.
– O Albin, ti e din që unë…
– Qysh? Krejt ata me të cilët kam folë më kanë thanë se ti je specialist për këtë punë.
– Për besë, ata e paskan huqë. Kurrë ma gabim s’e kanë pasë.
– A nuk je ti marakli i këpucëve a?
– I këpucëve? – u çorodita. – Kadal bre…
– Kjo asht lista e këpucëve që po i vrasin disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Mue më thanë që ti je marakli i këpucëve dhe mundesh me gjetë këpucë të klasit të parë, të mira e të lira. Dhe sidomos këpucë që nuk vrasin.
– O, bre, Albin, ty mos t’u daftë e mira! – dhe e derdha krejt birrën e mbetun në fytin e thamë prej tmerri që kalova. – Po, pse bre s’kallxojshe si insan, se desh m’i qite mendtë…
– Po marre, bre, Agim, – tha – me na marrë vesh që po vij në Kembrixh me ble këpucë për Këshillin e Përgjithshëm.
Të tjerat tashma i dini.
Më ka mbetë enigmatike se kah i paska ra në dorë kjo listë e e këpucëve që vrasin – të cilën ma dha Albini në Kembrixh – në dorën e këtyne TV Pec-Kosovo. Nuk p’e dij. Ndoshta MI6 po i mbledh listat e këpucëve që vrasin e po i furnizon këta për me i ba gaz të botës. S’ka mbetë ma as listë këpucësh që vrasin me shkru.
Dhe e fundit, që kurrqysh s’po më len me u ba rahat: kush e ka numrin e kambës 46 në Vetëvendosje? Fort m’u ka ba marak me dijtë. Qatij kisha dashë m’ia ble një palë këpucë që vrasin. Le të del ku të del: cep-ëm-cep.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu